E enjte, 25.04.2024, 08:53 PM (GMT+1)

Mendime

Skender Korça: Asambleja serbe inagurohet në punë, fjalamanët nuk mërziten

E marte, 01.07.2008, 10:00 PM


Skender Korça
Asambleja serbe inagurohet në punë, fjalamanët nuk mërziten

Shkruan: Skender KORÇA – Gjilan

Në Kosovë tash është një strukturë paralele e cila inaguron edhe një asamble bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit në Kosovë. Është një kalim nga vota në realitetin serb që po veprohet edhe kur i tërhiqet vërejtja në këtë kohë, që askush nuk i beson realizmit, realizëm  ky që po ndodhë dhe fjalamanët as që nuk besojnë se ky do jetë legjitim. Nuk do duhej të besoj askush por edhe nuk do lejonte askush një diçka të këtillë, por në Kosovë negacionet janë realizmi dhe në përfundim procesi thuhet se kjo është diçka që me asnjë kusht nuk e pengon funksionimin e shtetit të Kosovës. Fjalamania politike është mbështetja më e fuqishme e këtij inagurimi.
Rruga deri në këtë realizëm të politikës kosovare është një rrugë që rezulton me projekte që pa vetëdije politikanët shqiptarë të Kosovës, mbrojnë dhe aplikojnë projekte dhe mega projekte ku sponzor do janë ndërkombëtarët me infrastrukturën e tyre ligjore, marrin modele inegsistente dhe aplikojnë në Kosovën e promovimit modelor. Shqiptarët e nënshtruar politikisht nuk po guxojnë të thonë askujt asgjë sa i përket kësaj “ligjëmërie” ndërkombëtare, sepse aty atakohen interesat e tyre me sebët dhe ndërkombëtarët, që duhet të “respektuar” më shumë se vetvetën tonë dhe heshtja është modeli që kur përmenden serbët duhet thënë një amin-amen. Nëse kjo lutje në fund të procesit nuk përfundo kështu, lindin reagimet ndërkombëtare nga qendrat e vendosjes. Reagohet pak ditë, thuhen ca fjalë, lindin edhe ca fjalaman të pa njohur për Kosovë dhe dalin edhe ca telashe të reja. Nëse bashkësia ndërkombëtare ka për synim një tërsi funksionale për Kosovë, kjo do të thotë se strukturat e tilla paralele duhet të zhduken edhe para se të legjitimohen ato, para se të bëhet jehonë e tyre dhe për ato, para se të krijohet edhe më shumë hendeku edhe ashtu i thelluar mes dy etnive, njërës shumicë dhe tjetrës shumë minore.  Tolerimet e tilla nuk na qojnë askund, sepse në Kosovë askush nga minoritetet dhe pakicat nuk bënë parlament te tyre përpos serbëve të instrumentalizuar nga Beogradi. Problemi serb nuk është më në Kosovë problem i tyre dirket, por është lutja e poltikës me përkdhelje të tyre nga çdo faktor ndërkombëtar sa që edhe shqiptarët politikan disa prej tyre ju ha mendja se do duhej që për ta të bisedohet edhe me Beogradin, sepse nuk e kanë parë kurrë se si ka zbardhur gjysma e qershorit të 1999 me apo  Beogradin, dhe kanë harruar se është bërë luftë me këtë kryeqendër problemore të Ballkanit.
Nëse kështu iket edhe më pastaj, do vazhdohet një pasqyrë tjetër. Serbët do janë edhe më shumë pasqyrues dhe dominues në tërë politikën kosovare, do kemi dialogje dhe debate ndër media, vlim gjaku ndër popullatë, shancë e re për të e grisur petkun e sigursisë kurdo që digjen shancat për të ç’bërë këtë realizim poltik serb në Kosovë, promovim i një modeli sui generis prapë të pjellë në Kosovë dhe nga vetë toleranca kosovare, dhe politika e verbër e saj, bashkërisht me ndërkombëtarët.
Ky inagurim asambleje serbe te strukturës paralele në Kosovë bëhet në ditën e të ashtuquajtur “Beteja e Kosovës”, problem që ky ngjallë historinë e bishtërimeve politike dhe historike në Kosovë për t’i dhënë edhe një herë shancë reale përbuzjes së figurave historike në Kosovë dhe për ti rrimarrë ndër sqetulla me stenograme datash ëndërrat e tyre për ti përcjellë misionit të ri të “vërtetën serbe” të Kosovës, dhuratë kjo që do i jepet EULEX-it sepse ata nuk dijnë asgjë se si serbët manifestojnë historinë e rreme përkundër realitetit dhe figurave historike në Kosovë. Kjo është edhe një ngritje e tyre në kohën e duhur, sepse toleranca shqiptare është joshëse që ju lejon çdo ditë qëndrime dhe radikalizime politike serbëve në Kosovë.
Nëse një strukturë legjitimohet kështu kësisoj me vetëm fjalamaninë se nuk do lejohet dhe nuk do jetë legjitim ky lloj kuvendi i serbeve si element paralel në Kosovë, atëherë fitorja nuk do jetë vetëm realizmi i politikës beogradase në Kosovë, por do jetë edhe një shënim dhe fitore tjetër e tyre në planin historik, sepse do kujtohet 1389 çdo herë me një iniciativë politike, projekt i tyre i sistemuar në kohë dhe në hapsirë se çfarë do duhet të ndodhë në Kosovë në vitet në vazhdim. Nëse fjalamania për këtë temë mbetet fjalamani vetëm e refleksit politik të thuhet se kemi reaguar, por situata e tanishme e kërkon të jemi të “qetë” ateherë të kuptohet se në qershorin e 2009 kur do festojnë si zakonisht sebërt “Betejen e tyre të Kosovës” do festojnë edhe një vjetorin e kësaj asambleje në Kosovë, e cila a është paralele apo jo për shqiptarët e Kosovës e enkas për poltikanët, do jetë një shënim historik i tyre, që me ligjet e reja dhe funksionin realistik të këtij segmenti do detyron politikanët në Kosovë të ngrejnë dorën për të futur si ditë kremte dhe festive këtë datë të shënuar historike të tyre, sepse kjo do jetë një ditë pushimi për të përfolur për fjalamani që do ndodhin në vitin e ardhshëm që do janë një shpikje e re serbe për ta në Kosovë e cila me këtë logjikë do “respekt të detyrueshëm të saj”.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora