E enjte, 28.03.2024, 07:43 PM (GMT)

Kulturë

Shefqet Sulmina: Pozita dhe Opozita

E premte, 12.09.2014, 05:55 PM


Pozita dhe Opozita

Skicë humoristike nga Shefqet Sulmina

Po beja shaka me Trapin e Lanës një mikun tim nga s'aujku, Sauku dhe po më tregonte për punën e mustaqeve të Çelo Picarit. Mirë i thashë, ishim tek zogu i Zi po pinim kafene e dyte, do të tregoj edhe unë diçka për të qeshur. -Opozita tani është rehat, thashë, po ti a e di pse?

-Çfarë thua?, tha ai dhe shkoi dorën te mustaqet. -Opozitë do të thotë heqje e përkohshme e çelësave të shtetit, jo pse nuk i ke tundur mirë, por mund ti tund një tjetër më mirë. Është thjesht, vullnet dhe dëshirë e popullit që ti pati dhënë. Tani ja jep një grupimi tjetër politik. Kjo është e natyrshme, sepse populli mendon për ty si grupim politik dhe jo si ty grupim që nuk punove siç duhet të mbaje besimin e tij dhe të tundje çelësat e tij. Ky grupim politik, nga puna e lodhshme dhe e gjatë për tërë kohen e mandatit, kthehet në shtëpi për të luajtur më fëmijët e tij, të pijë një gotë raki apo verë sepse i takon nga lodhja e gjatë dhe paga e mirë që i takoi të marri. Sepse edhe politikanët nuk mund të punojnë 24 su 24 orë, se helbete, edhe ata njerëz janë. Mirëpo shohim se menjëherë pasi kthehen në opozitë nuk marrin këtë rol që u takon të bëjnë, por kthehen dhe fusin shkopinj në rrotën e qerres së qeverisjes së re. Çfarë faj ka pozita që ti nuk e bind popullin të votoj për ty?

Pozita e sotme në kohën e opozitës së saj, thonë...se ka qenë mjaft e edukuar dhe për gjatë kësaj kohe, nuk ka futur shkopinj në qerren e qeverisjes,(sa të duash) por ka luajtur me fëmijët dhe gruan në shtëpi dhe duke qenë kështu aq e lumtur,i polli mendja të bëj një program më të bukur se ti, arsye që ti u ktheve në opozitë dhe të takon ty ta bësh jetën që bëri opozita në familje me fëmijët gruan dhe miqtë e tu. Kështu që ti duke studiuar shoqërinë që do të komandosh, studion programin tënd të ri për legjislacionin tjetër dhe unë jam i bindur që ti do ta fitosh.

Ti do ta fitosh sepse programi yt është më i ri, më më shumë fantazi idesh,(në pastë ndonjë) sepse do ti përshtatet më tepër aktualitetit. Ti duke ndjekur çdo hap pozitën me çelësa në dorë do të shohësh që ajo nuk do të dijë ku ti fusë të tërë çelësat sepse koha rreshket shpejt dhe të ndërron shpesh edhe portat(e futbollit).(Kriza) Presidenti është simbol i shtetit dhe mbron shtetin. Ti si qeveri çelësat dhe kohën...Ti opozitë do ti ngresh kartonin e verdhë që ti thuash popullit që nuk ke vdekur,(shpresojmë) por nuk duhet të përzihesh në polemika të ashpra me pozitën,(po tu ndejë) sepse do ti humbësh kohe pozitës të bëj detyrën e saj. Sepse populli do ta kuptojë atë që gabon pozita, por edhe gabimin tënd që e bën nervoze pozitën(sikur). Sepse populli do që gjërat të shkojnë mirë për të dhe jo për ty qe dhe ti je(po qe) popull.

Por ti opozitë kërkon të komandosh prapë qysh nesër. Po nuk e kupton se je e lodhur? Të paktën të kishe bërë lejen e zakonshme! Populli e sheh që ti je lodhur dhe nuk e kupton se si ti kërkon të punosh kështu pa pushuar?(pa bërë lejen) Populli mendon për qeverisësit e tij. Sepse populli punon dhe e di çfarë do të thotë punë.

Populli kur mbaron tetë orët e punës, mëzi shkon në mbrëmje në shtëpi. Nganjëherë në këtë kohë krizash që s'ka punë, populli mendon të punoj shtatë orë dhe prapë e di që do të jetë i lodhur. Populli është i lodhur për pension. Ai nuk e kupton se ku e gjeni ju politikanë kaq forcë duke dalë vullnetarë për të punuar 24 su 24 orë pa pyetur fare për lodhjen dhe pensionin. Po unë po flas për popullin që ka punë. Unë nuk po flas për popullin që nuk ka bukë. Por opozita nuk mund të hesht, sepse kështu fillon vdekja e saj dhe kjo është kaq e natyrshme sa edhe populli e kupton dhe e nderon kur ajo i nxjerrë vazhdimisht kartonin e verdhë pozitës, së të kuqin nuk mund ta bëj nëse vërtetë do popullin dhe është përbërëse e tij, e vullnetit të tij dhe e demokracisë së tij.

Populli nuk qan për rrogat tuja të larta! Populli nuk qan për varfërinë, sepse është mësuar...Qan për një shtresë të shoqërisë që po shkatërron tërë të qënurit NJERI.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora