E merkure, 24.04.2024, 04:53 PM (GMT+1)

Kulturë

Rrustem Geci: Monografitë - libra kundër harresës

E marte, 09.09.2014, 07:43 PM


Lexim i 5 monografile të albanalogut dhe shkrimtarit, Xhavit Kryeziu nga Rogana e Dardanës

Monografitë - libra kundër harresës

Gjuha zhvillohet duke jetuar, ajo rritët nëpër shkëbinjtë oral  dhe të shkruar , e gjelbër, me lule, e lagësht. Atë e rritë dashuria dhe fryma jonë nëpër kohë!..  Aort Prishtina

Nga Rrustem Geci - Dortmund

Është e ndaluar të mos i besosh jetës dhe historisë tënde, Është e ndaluar të mos e ndihmosh popullin tënd kur ai ka nevojë. Është e ndaluar të mos e ndjekësh frymëzimin që atë ta shkruash, që gjaku të mos humbet e harrohet. Një pikë gjak për liri, dhe një pikë ngjyrë për ta shkruar atë, i bëjnë nder kombit dhe historisë. E fillova këtë ese për Xhavit Kryeziun, albanologun, shkrimtarin, dhe ushtarakun, me një varg të Nerudës, E ndaluar është të mos bësh luftë për liri dhe të mos arsimohesh, se luftërat për liri janë të domosdoshme. Xhavit Kryeziu, tërë shekullin e punës së tij, për 40 vjet rresht, ia kushtoi arsimimit dhe edukimit të gjeneratave të reja në të gjitha fazat e shkollimit. Punoi me zemër e me shpirt në klasat e ulëta të fillores, në ciklin e lartë të mësimit lëndor të fillores, në shkollat e mesme dhe në universitet, me një qëllim e synim, që të zhdukë terrin, analfabetizmin e të kaluarës shekullore, për një të ardhme më të mirë e më të lumtur. Koha dhe rrethanat shoqërore imponuan angazhim të jashtëzakonshëm të intelektualëve tanë që të funksionojë sistemi i shkollimit edhe në këto troje, edhe atëherë kur kanosej rreziku i shuarjes së tij. Kështu, për ta mbajtur gjallë gjimnazin në Hogosht se aty ku hapet një shkollë- mbyllet një burg, udhëtonin nga Dardana profesorët: Januz Sylaj, Faik Shkodra, Izet Surdulli, Zekë Jusufi, Xhavit Kryeziu e shumë të tjerë, të angazhuar deri në shkallën e sakrifikimit vetëm e vetëm në interes të dritës e diturisë liridashëse kombëtare. Pikësynim i tij ishte ligjërimi i qartë, komunikimi i drejtpërdrejtë me nxënës e studentë në përvetësimin e njohurive e shkathtësive të reja dhe aplikimin e tyre në jetë. Me Xhavitin njihemi që nga fëmijëria. Jeta e të gjithë nxënësve, studentëve, dhe intelektualëve të Roganës, në moshën tonë të bardhë, thuaja s´e ishte e njëjtë. Xhavitin e njoh si poetin më serioz të Roganës. Si nxënës i Normales në Gjilan, në vitet 1962 – 1965, Xhaviti kishte të botuara rreth 20 poezi në gazetat dhe revistat e kohës si: "Flaka e Vëllazërimit", "Zëri i Rinisë", „ „Rilindja“ etj. Përplasjet e dallgëve të jetës janë trazira të paparashikuara. Gjuha, kultura, arti, krijohen duke jetuar. Frymëzimet nga historia jonë monumentale, nga dita në ditë po bëheshin pjesë e jetës së jetuar. Zinxhirët e mentalitetit osman shtrëngonin nga brenda, të mos lëvizej përpara, këtë e mëtonte dhe armiku, që vëzhgonte nga afër çdo lëvizje të fshatit dhe qytetit të Kosovës. Fryma e së përjetshmes, edhe pse e pa frymë, mbetet e pandalshme. Xhavit Kryeziu, u ngrit bashkë me zinxhirët e kohës nëpër këmbë, të mbushë mendjen e shpirtin e tij me dije. Dhe ashtu ndodhi. Formimi i një intelektuali, shkrimtari, publicisti, do kohën e vet të domosdoshme. Ne ishim si lulet e egra të shkëmbit më thotë Xhaviti. Varfëria ishte mur i trashë, dhe herë-herë e papërballueshëm. Xhavit Kryeziu u lind më 24. 4. 1943 në Roganë, të Dardanës. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, Normalen në Gjilan (1965), ShLP-në, Dega e Gjuhës e Letërsisë Shqipe, në Prizren (1968), fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Prishtinë, ndërsa magjistroi në Fakultetin e Mbrojtjes ( të ashtuquajtur ), Popullore. Shkrimtari, Xhavit Kryeziu, ka kohë që merret me krijimtari, dhe është njohës i mirë i gjuhës shqipe. Ai deri më tash ka botuar këto libra ; 1 . Shkolla fillore "Metush Krasniqi" e Roganës, 1945 - 2000, me bashkautor, botuar me 2001 (300 faqe). 2 . Shkolla fillore "Metush Krasniqi" e Roganës, 2000 - 2005 (II), me bashkautor, Gjilan, 2006 (216 faqe). 3 . Pishtarët e shkollave shqipe në Dardanë (Kamenicë) I, Gjilan, 2006 (126 faqe). 4 . Pishtarët e shkollave shqipe në Dardanë (Kamenicë) II, Gjilan, 2007 (102 faqe). 5 . Gjimnazi Ismail Qemali i Kamenicës (1964- 2007) -I-" Gjilan, 2009 – Monografi, ndërsa në librin e fundit: "Peizazhet e Fjalës", 2011, (155 faqe) trajtohen çështje nga: gjuhësia, letërsia dhe historia. Dr. Zeqir Demi lidhur me një monografi të Xhavit Kryeziu shkruan: "Brendia eksplikative e veprës, pyet për brendinë e njeriut dhe brendinë e kombit dhe njëkohësisht zbulon me stilistikë simbiozitetin e kombit me arsimin për t'i prekur në rrafshin e hapësirës së lirë kombëtare". Të gjitha këto vepra janë dëshmi e pasionit të tij, për librin, për krijimtarinë,dhe letërsinë. Në këto 1 mijë e dyqind faqe monografi, vetautor, dhe me bashkautorë, shkrimtari Xhavit Kryeziu, tregon përkushtimin e tij për të kaluarën, për të tashmen, dhe të ardhmen e popullit të tij. Në monografitë e Xhavit Kryeziut, janë me qindra figura të prezantuara, nga urtësia e tij prej krijuesi. Monografitë janë libra kundër harresës, dhe që ruajnë të shkruar shpirtin e kohës për studiues dhe trashëgim të kujtesës për brezat e ardhshëm. Unë kujtoj se, ai që di ta lexoj monografinë, dhe galerinë e pafund të figurave, ai do ta vlerësoj veprën e mirëfilltë të albanalogut, publicistit, shkrimtarit.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora