E premte, 19.04.2024, 05:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Skënder Hoxha: Fille të shpërthimeve poetike

E marte, 09.09.2014, 07:10 PM


(Poezi për fëmijë)

(Ese)

FILLE TË SHPËRTHIMEVE POETIKE

/Liridonë M. Muriqi, “Buzëqeshje stinësh”, Art poetika, Pejë, 2010/

SHKRUAN: Prof. mr. SKËNDER R. HOXHA – redaktor i librit

Përmbledhja me poezi për fëmijë “Buzëqeshje stinësh” e nxënëses së klasës së pestë të shkollës fillore, Liridonë M.Muriqi, ka tri cikle:

Cikli i parë mban titullin “Histori që nuk shlyhet”, ku të dhjetë vjershat që janë në përbërje të tij u kushtohen figurave kombëtare, simboleve, si dhe datave të shënuara historike të kombit dhe atdheut tonë.Vërejmë këtu një sprovë që bën krijuesja e re për të shprehur në vargje inspirimet e saj përkitazi me motivet për të cilat shkruan. Fuqia shprehëse e këtyre vargjeve kumbon në ndjenjat e lexuesve, sidomos të lexuesve të vegjël, të cilëve u zgjon asociacionet e së kaluarës dhe të sotmes, citoj: “28 Nëntorin/ E presim/ Me gëzim/ E ngrisim/ Flamurin/ Në qytetin tim” (Vj. “28 Nëntori”, f. 9). Krijuesen e njomë e gëzon liria, e gëzon pavarësia, sepse për këto është da-shur të kalojë shumë kohë me sakrificë e të derdhet shumë gjak, e këto ajo thotë në vargjet: “Sa gjak/ Si zambak/ U derdh për liri”(Vj.”Pavarësia”, f. 11), por tash: ”Tash erdhi Dita e Çlirimit/ E fitores/ E shpëtimit”, shpreh Liridona kurorëzimin e fitoreve tona, mbi gjithë ato vuajtje e robëri që përjetuan populli i saj, vargje këto nga vjersha  Erdhi Pavarësia”, f. 13 të kësaj përmbledhjeje poetike.

Duke e shfletuar më tej këtë libër, gjejmë ciklin e dytë me titull “Nënës”, me njëzet vjersha që kanë zënë vend në këtë cikël. Këto njëzet vjersha, njëherit përbëjnë një tufë poetike me vargje që kanë dalë si rezultat i inspirime-ve e frymëzimeve fëmijërore të kësaj vajze të njomë. Frymëzime që e kishin joshur e motivuar për të vargëzuar për to. Në vjershat e këtij cikli qartas vërehen ndjenjat dhe aspiratat e vogëlushes për të shkruar për gjërat që e rrethojnë, për gjërat me të cilat ka kontakte të përditshme, e që janë karakteristike për të gjithë mocanikët e autores. Shih për këtë, në vjershën me titull “Premtoj”, thotë: “Do të shkoj në shkollë/ rrugës do të ha një mollë/ pastaj do të mësoj/ ashtu si premtoj” (f. 27). Pastaj, kemi ëndërrimet e meditimet fëmijërore të autores, që shprehen në vjershat: “Kujtoj”. “Ëndërroj”, “Po të isha” e ndonjë tjetër. Do thënë se në këtë cikël gjejmë edhe disa vjersha ku-shtuar prindërve, vargëzime këto që janë të rëndomta, të thuash, për çdo kri-jues fillestar. Të këtij motivi po përmendim vjershat: “Nënës”, “Nëna”, “Për nënën”, “Ditëlindja e motrës”, “Gjyshja” etj. Nuk mungojnë këtu edhe vjer-shat që shprehin dashurinë ndaj librit dhe shkollës, si: “Abetarja”, “E dua librin”, “Mësuesja”, “Ëndrrat” etj., ku në këto vjersha gjejmë edhe efektet edukatovo-arsimore të vargut poetik.

Cikli i tretë i kësaj përmbledhjeje mban titullin “Stinët në shtegtim” dhe përfshin 23 vjersha. Vjershat e këtij cikli janë kruesisht me motive nga natyra. Autorja u thur vargje të katër stinëve të vitit ku jep edhe përshkrime, por paraqet edhe botën e fëmijëve në raport me to: “Në pranverë si përherë/ Gjelbërimi na përqafon” – thotë Liridona në vjershën për pranverën, në faqe 43 të librit. Fëmijët u gëzohen stinëve të vitit, e, kur vjen vera: “Fytyrat i ke-mi buzëqeshje/ si rrezet e diellit” (shih, vjersha “Po vjen vera”, f. 50). Por, fëmijët i gëzohen edhe stinës së dimrit, i gëzohen sidomos borës së parë, ndaj autorja vargëzon: “Bora kur bie në tokë/ Fëmijët fillojnë lojën tok/ I gë-zohen borës së parë/ Që të gjithë janë krenarë”, (Vj. “Bora e parë”, f. 57). Vlen të përmendet se në frymëzimet e kësaj krijueseje kanë gjetur vend  edhe bota bimore dhe bota shtazore, përkatësisht, disa kafshë, të buta e të egra si: flutura, dallëndyshja, zogu, bilbili, buburreci, maçoku, lepurushja etj., si dhe bimët: Mollëkuqja, Gonxhja, Dredhëza, Lulja, , ndaj dhe kishte vargëzuar për to. Vargjet e këtyre vjershave e bëjnë këtë libër edhe më tërheqës për fëmijët, jo vetëm sa për t’i lexuar e kënaqur me vargjet, por edhe për të parë e kuptuar mënyrat e komunikimit poetik me bimët dhe kafshët.

Në fund të këtij shkrimi redaktorial do thënë se Liridona e vogël, me këtë përmbledhje vjershash, tregon se ajo ka botën imagjinative dhe ndjenjën e fillet e talentit krijues, të cilat, gjithsesi, kërkohet t’i begatojë e t’i ndërtojë në të ardhmen, për të realizuar më mirë ëndrrën e saj për t’u bërë poete.

Dëshirojmë dhe urojmë të bëhet kështu!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora