E enjte, 28.03.2024, 01:19 PM (GMT)

Kulturë

Ksenofon Dilo: Mik i mirë, i paharruar!

E hene, 08.09.2014, 05:58 PM


Ksenofon M. DILO

 

MIK I MIRE, I PAHARRUAR!

 

Në këtë botë të gënjeshtërt

ishe e Vërteta

në këtë jetë plot halle e derte

ishe Buzëqeshja!

 

në rrugën ku bashkë ecëm

ishe shok me kokë

furtunat që u ngritën në atë rrugë

i prite me gjak të ftohtë!

 

Ashtu mbete në mendjen time

që me mall tani kujton

Ashtu ndrite në mendime

porsi diell që të ngroh.

 

Ti nuk lype kurrë lavdi

Nuk e njohe kurrë frikën

trimëria të ndrinte në sy

kishe zjarrin që ndes dritën.

 

Atë zjarr prej Perënndie

që buronte nga vetë shpirti

ti e derdhje dorëgjërë

rreth teje gjithçka vetëtinte.

 

Kështu ishe MUSTAFA

Shok i mirë , o vëlla

Kështu vjen  në mendjen time

dhe më mbush me ato kujtime,

 

që na bënë të ndjenim jetën

Që na bënë të qëndrojmë

kurr përreth vërtitej vdekja

me një kosë e vetëm korrte

 

korrte jetë si fije bari

kurrte pa ndjerë dhëmshuri

E ndërkohë dëgjohej

rroftë e qoftë ..nëna parti...

!

Po si mundem të harroj

kur me sy plot flakë e zjarr

dorën më shtrëngove

e dy vargjet e mija

me atë zjarr i ...recitove!

 

Këndo , qyqe si..kaposhi

edhe lutju perëndisë

se si sot lindi kodoshi

biri kurvar i xhadisë

..

kur mbarove sytë prej gazit

mbushur me shumë mirësi

-Mik më the hiqe atë perëndi

me djallin Zoti a rri?

 

për të tjerat, e ke qarë

ma ke bërë zemrën mal!!

gjithë shoferët i dëgjova

s'thonë më mirmëngjes

 

S'thonë as rrugë të mbar

Pershendesin me kto vargje

ty të lumtë pena e bardhë!

!Më dhe forcë më dhe gas...!

 

Ja shikoni se me çfarë ne gëzonim dhe

përpara duke çarënjëri tjetrin dhe më shumë,

n'atë rrugë gjith rreziqe  me guxim e kurajonim.

 

Po pse hike , o vëlla

pse e le në mes gëzimin

ti aq mirë kishe nisur

T'ecje pa tu trembur syri,

 

n'atë rrugë që prej t'parëve

ishte shkelur me burrëri

që kurorat e lavdisë,

ato që Vrionët fisnikë,

 

me lavdi, e patriotizëm

i falën historisë, mëmës Shqipëri!

një të tillë edhe ti

me aq shumë urtësi,

 

dit për ditë e thurje

që ta shtoje në lavdi

në lavdinë e kësaj toke

që e doje me nderim,

 

në lavdinë e këtij populli

dhe i veshur me durim

Si një bir e si hero

ballin lart e pa ngurim,

 

nuk të thyen teroristët

nuk ju trembe diktaturës

hidhje hapa sigurie

kishe zemër prej luani

 

nuk tu drodh jo asnjëherë

dritë e syrrit nga tufani

dije , e çNuk dije të thoje

Dije krenarinë ta fitoje!

 

Dije dhe ta mbizotëroje

e gjarprin drejt në sy

pa dridhje qerpiku

pa frikë e shikoje!

 

ti që ishe MIRESIA

ti që jepje veç gëzim

mos u lodhe , mos s'mendove

që do na hidhje në hidhërim?

 

Një e errët dorë e keqë

të preu urtësinë

na goditi si rrufe,

ike aq shpejt si vetëtimë

nale ne miqve të tu...jetimë.

.

Por ti ishe aq i breshtë

porsi oshtimë që ndihet në mal

që vjen me gjëmim e na mbështjell

edhe pse na vesh me mantelin  MALL!

 

Je pranë nesh si mik e vëlla

Të kujtojmë me dashuri

nuk mungon nga gëzimet tona

Mustafa!.

 

Në bash të vendit

.në ballë  të kuvendit

në dollinë e parë që

emrin tënd mba!

 

Mustafa Vrioni ,lule o djalë!

Shqipëria të jep kurorë në ballë

Kurorën që Vrionët e kanë të gjithë

Atë që e meritojnë, që e mbajnë

vetëm bijt e vërtetë Shqipërisë!

 

Mes nesh do mbetesh,

i gjallë i paharruar

në jetën e përditshme

në punë e kudo,

 

Do jesh shoku e vëllai

që bukën e ndau

që diellin e rezatoi,

që pranverën e shpërndau,

 

që buzëqeshjen e mbolli,

që i tha të keqes :Ndal

që nuk njohu kurrë frikën

që me të dhe malet ndritën.

..

Jo aspak nuk e teproj

ishe shoku im i mirë

në një kohë kur kjo gjë

Ishte shumë e vështirë

 

Ishe mik edhe vëlla

nuk eshtë ajër s'është dëshirë.

Është zemra që për ty flet

Mustafa Vrioni, është Një

Tjetër si Ai në botë s'ka!!



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora