E premte, 19.04.2024, 03:32 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Emigrantët shqiptarë në Venedik

E diele, 07.09.2014, 05:33 PM


Nga Ulqini deri në Durrës / Emigrantët shqiptarë në Venedik

Lovorka Coralic/ Zagreb

Histori/Dokumente origjinale nga Arkivi Shtetëror i Venedikut zbulojnë të kaluarën e emigrantëve shqiptarë në Venedik.

Venediku-qytet i hapur

Gjatë shekujve të kaluar Venediku ishte i njohur si qytet që tërhiqte emigrantë, udhëtarë dhe vizitorë nga e mbarë bota e asaj kohe. Me zhvillimin dhe forcimin e fuqisë ekonomike të Republikës, në kohën kur hapësira e saj zinte thuajse të tërë bregdetin e Adriatikut lindor dhe një pjesë të konsideruar të ishujve grekë, Venediku u bë vend-strehim i pakicave të shumta kombëtare. Imigrimin e banorëve me prejardhje nga vise të ndryshme venedikase në Adriatikun lindor dhe Greqi, si dhe ardhjen e tregtarëve ekonomikisht të fuqishëm dhe ndërmarrës, të fushave të ndryshme, zejtarëve të aftë si dhe mjeshtërve me nam nga pjesët e zhvilluara të Evropës, e ndihmoi edhe pushteti venedikas me masa rregullative (ligjore) dhe me stimulime. Veçanërisht një emigrim i madh u regjistrua pas rënies së Kostandinopojës gjatë depërtimit të Perandorisë osmane në rajonin e gjerë të Evropës juglindore, por edhe passhkretimit të popullatës indigjene (vendase) shkaktuar nga murtaja të shpeshta që bënin kërdi në popull. Emigrantë nga vende të llojllojshme, të ndryshëm për nga karakteristikat e përkatësisë nacionale, fetare dhe civilizuese, të huajt (emigrantët) shumë shpejt gjetën rrugë dhe iu përshtatën rrethit të hapur venedikas i cili u ofronte mundësi të panumërta për zgjidhjen e çështjeve themelore ekzistenciale. Karakteristikat e atdheut të tyre ata i ruajtën brez pas brezi, e tregues më elokuent i kësaj është vendosja e tyre në pjesë të caktuara të qytetit, themelimi i vëllazërive të tyre, mbledhjet (tubimet) në kisha të njëjta, si dhe shfaqja e tyre e përbashkët në tregun e biznesit venedikas.

Emigrantët të ardhur nga viset greke ishin një ndër bashkësitë më të vjetra dhe numerikisht më të mëdha në Venedik. Grekët përbënin edhe shoqërinë e përzgjedhur të të huajve të shquar të cilët si të dërguar bizantinë, prelatë kishtarë dhe krijues letrar fituan shtetësinë venedikase. Gjatë kohës së mbajtjes së koncilit kishtar për bashkim në Ferrara dhe Firence (1438 – 1439) Venedikun e vizitojnë përfaqësuesit më eminentë të jetës kishtare greke, gjersa pas rënies së Kostandinopojës (1453) një numër i madh intelektualësh dhe personalitetesh kishtarë të orientimit pro-perëndimor gjejnë strehim të përhershëm në qytet në laguna. Në fund të shek. XV në Venedik u regjistrua numri i rreth 4000 Grekëve, që më pas nga fundi i shekullit XVI ky komunitet të arrinte numrin e rreth 6000 anëtarëve. Këta kryesisht populluan zonën lindore të qytetit Castello. Në bazilikën e atjeshme dominikane Shën Gjoni dhe Pali morën në përdorim të përkohshëm për shërbimet e tyre fetare-liturgjike kapelën e Shën Orsola-s, por që në fund të viteve të tridhjeta të shekullit XVI të fillonin me ndërtimin e kishës së tyre të Shën Gjergjit. Në kuadër të kishës ndodhej edhe shoqata përkatësisht vëllazëria e tyre kombëtare (Scuola dei Greci, Scuola de San Zorzi dei Greci). Bashkësia kombëtare greke i dha edhe një kontribut të rëndësishëm toponomastikës venedikase kështu që sipas tyre janë emërtuar një numër i madh i zonave të vogla të qytetit në periferi të Castello-s (dei Greci: Calle, Campo, Fondamenta, Ponte, Rio, Ramo). Me komunitetin emigrant greklidhet edhe prejardhja e ndërtimeve të pallateve të mëdha Flangini dhe Flangini-Fini pranë Grykës (Kanalit) Grande (famullia e Shën Geremisë), të cilat i ndërtuan familjet refugjate të fisnikëve nga ishujt e Qipros.

Njëra ndër bashkësitë më të njohura, por edhe numerikisht më të fuqishme në Venedik, ishte bashkësia hebraike. Duke arritur nga vende të ndryshme (Gjermania, Portugalia, Spanja) dhe nga Lindja, këta fillimisht u vendosën dhe jetonin në ishullin Giudecca, kurse nga shekulli XIV zhvendosen në Mestre, Mogliano, Chirignago dhe Conegliano. Meqë u tregua i nevojshëm dhe i dobishëm qëndrimi i bankierëve të suksesshëm hebraikë si domosdoshmëri në biznesin e qytetit, Këshilli i madh në vitin 1516 mori vendim me të cilin atyre iu ndahet hapësirë në zonën e Cannaregio-s për banim të përhershëm. Ky vendim më vonë është i njohur në burime si Ghetto Vecchio si dhe (meshtrirjen në zona të tjera fqinje viteve 1541 dhe 1633) Ghetto nuovo dhe Ghetto nuovissimo. Getoja hebraike në Venedik për shekuj me radhë paraqiste një qytet brenda qytetit, me pengesa natyrore (kanale) dhe mbikëqyrjen shtetërore të ndarë (izoluar) nga qendrat e tjera urbane. Përbrenda i themeluar dhe banuar mirë (në shek. XVI me rreth 5000 banorë) getoja përmbante një numër të madh objektesh fetare (Sinagoghe apo Schole), të ndara sipas prejardhjës së Hebrenjve të imigruar (Schola Italiana, Schola Canton, Schola Tedesca, Schola Levantina, Schola Spagnola o Ponentina).

Specifikat në lidhje me strehimin dhe aktivitetet e Hebrenjve në Venedik janë të përfshira në historinë e komuniteteve gjermane, turke dhe persiane. Bashkësitë e cekura kombëtare kishin selitë e tyre në ndërtesat e veçanta (fondaci) të dhëna përkohësisht me qira nga autoritetet venedikase. Ndërtesat ishin të destinuara për vizitorë kalimtarë dhe njerëz të biznesit me qëndrim të përkohshëm në Venedik. Prania e bashkësive të tilla të huaja nuk ishte konstante, siç është rasti me grupin e imigrantëve grek, hebre, shqiptar apo kroat, porse ajo kushtëzohej kryesisht nga nevojat ekonomike. Hani kryesor i përkiste grupit gjerman (Fontego dei Tedeschi). U ndërtua kah fundi i shekullit XIII si strehë për tregtarë dhe udhëtarë gjermanë dhe si vend për ruajtjen e mallrave që importohej ose eksportohej nga Venediku. Kjo ndërtesë u dogj në zjarr në fillim të shekullit XVI, mirëpo shumë shpejt u rindërtua dhe zgjerua në të njëjtin vend, duke zënë një hapësirë të madhe pranë urës Rialto – vatrës së aktivitetit tregtar të sipërmarrësve gjermanë. Për nevojat e shërbesave fetare banorët gjermanë kishin në dispozicion një kapelë në kishën e afërt të Shën Bartolomeut. Dëshmi për bashkësinë gjermane në Venedik janë regjistruar në emërtimet e disa toponimeve (Calle dei Tedeschi në famullinë S. Samuele; Ramo dhe Campo dei Tedeschi në famullinë S. Giacomo dall’Orio).

Nga grupe të tjera kombëtare – prezente në kohëzgjatje më të shkurtër a më të gjatë në jetën e përditshme të Venedikut – identifikohen Armenët, të mërguar në Venedik pas pushtimit osman të atdheut të tyre në fillim të shekullit XVI. Edhe pse të shpërndarë në pjesë të ndryshme të qytetit, ata së shpejti u rritën numerikisht dhe me pasurinë dhe nivelin civilizues u bënë një komunitet kombëtar i denjë për një respekt të veçantë. Shumica e tyre jetonin në famullinë e S. Giuliano, ku kishin posedonin shtëpi, dyqane, një han si dhe një hapësirë për shërbesa fetare. Zona më e fortë tregtare armene në Venedik ndodhej në rrugën e cila nga Kisha e S. Maria Formosa shpie në thellësi të Castella-s, quhej – sipas qytetit armen Julfa – Ruga Giuffa (Gagiuffa). Një kontribut të padiskutueshëm kulturor Venedikut i kanë dhanë pa dyshim rregulltarët benediktinë me prejardhje armene të vendosur që nga viti 1717 në ishullin S. Lazzaro në qendër të lagunës (S. Lazzaro degli Armeni). Këtë ishull edhe tani e banojnë murgjit armenë, kurse në muzeun e atjeshëm lokal të kuvendit ruhet një ndër koleksionet më të pasura të miniaturave armene.

Banorët jo venedikas gjatë pranisë së tyre më intensive në Venedik përbënin mbi 15% të popullsisë së përgjithshme. Diversiteti i tyre etnik dhe fetar, llojllojshmëria e zakoneve qëi kishin sjellë nga vendet e tyre, si dhe niveli i lartë civilizues të shumicës së grupeve të imigrantëve, rrënjosën në Venedik përjetësisht një tipar multikulturaliteti dallues dhe mbi të gjitha kreativ.

Mënyra e regjistrimit të emigrantëve shqiptarë në burimet venedikase

Në burimet venedikase, emigrantët shqiptarë kryesisht janë të shënuar me emrin e tyre personal dhe të babait të tyre dhe – kur është fjala për pjesën e emigrantëve të gjinisë femërore – shënohet edhe emrat e bashkëshortëve të tyre. Prejardhjen e këtij grupi emigrantësh e mësojmë në rend të parë në bazë të vendosjes së shenjës të territorit të tyre të gjerë të origjinës (de Albania, Albanese) gjegjësisht në bazë të emërtimit të qytetit nga i cili vijnë (Ulqin: de Dulcigno, Dolcigno, Dolccegno; Drisht: de Drivasto, Drivastinus; Shkodër: de Scutari, Scutaro, Scodria; Lezhë: de Alessio; Durrës: de Durazzo, Duracio, Durachio, Duratio). Edhe pse mbiemrat shpeshherë nuk janë shënuar, një numër i madh dokumentesh mundëson për të pas një pasqyrë të spektrit të gjerë të mbiemrave të asaj kohe të emigrantëve nga Ulqini deri në Durrës. Kemi të shënuar, si shembull të përmendim vetëm disa mbiemra: Barati, Bascalegri, Bocho, Calogergia, Casanegra, Ceri, Charuzzi, Mamori, Mussachi, Oti, Palessi, Procali, Rezzi, Smachi, Sorba, Toleri e të tjerë. Disa mbiemra zbulojnë edhe përkatësinë e disa emigrantëve të cilët dikur i përkisnin familjeve të shquara shqiptare (Bussati, Cuzzi, Duchagini, Mida); një pjesë e tyre është evidente se kanë rrënjë sllave (Bogocich, Bornich), ndërsa disa mbiemra janë krijuar në bazë të pseudonimit që ia kanë ngjitur emigrantit përkatës (Nigro, Negro, Biancho, Parvo, Pizolo etj.).

Kohëzgjatja e shpërnguljeve dhe veprimtarive të emigrantëve shqiptarë në Venedik

Shqyrtimi i shpeshtësisë së imigrimeve të Shqiptarëve në Venedik mund të bëhet në bazë të zbërthimit të numërueshëm të mostrave më së shpeshti të përdorura – dokumentet testamentare. Kërkimet e testamenteve sipas viteve të bërjes së tyre (shih: Tabela 1) tregojnë se si para vitit 1450 në Venedik shënojmë një numër relativisht të vogël imigrantësh. Nga mesi i shekullit XV përmendja e tyre në Venedik është gjithnjë e më e shpeshtë, kurse mes periudhës së viteve 1476 deri 1526 arrin nivelin më të lartë. Gjatë dekadave të ardhshme gjegjësisht gjatë pesëdhjetë viteve të ardhshme numri i imigrantëve shqiptarë gati se përgjysmohet, edhe pse ende mbanë një vazhdimësi të qëndrueshme. Që nga mbarimi i shekullit XVI, sidomos përgjatë shekullit XVII, të regjistruarit e tyre në burimet venedikase (në rend të parë në testamente) lidhet vetëm me raste individuale.

Është interesante që këto rezultate statistikore të krahasohen me ato të cilat (për periudhën nga viti 1300 deri 1510) i ka shënuar B. Imhaus. Në bazë të klasifikimit të saj të statistikave është evidente se përgjatë shekullit XV zhvillimet e imigrimeve shqiptare janë të një shkalle më të ultë. Sipas këtyre treguesve një rritje e prezencës së Shqiptarëve në Venedik është më e theksuar në vitet e tridhjeta të shekullit XV, kurse nivelin më të lartë e arrin në mesin e shekullit XV. Në dekadat e mëvonshme, (deri në vitin 1510) përmendja e Shqiptarëve në burimet të cilat i përdor B. Imhaus përjeton disa luhatje të caktuara (periudha të ngritjes dhe rënies), mirëpo në përgjithësi deri në periudhën e analizuar (viti 1510) ruan një nivel mjaft të lartë. Nëse llogaritjet statistikore të B. Imhaus i krahasojmë me ato tonat, atëherë do të vërejmë një numër të madh përputhjesh. Periudhat të cilat në të dy llogaritë përputhen i referohen shekullit XV, vërtet periudhës kur Shqiptarët ishin më së shpeshti prezentë në Venedik. Fakti që sipas Imhaus numri më i lartë i tyre është arritur në mesin e shekullit XV mund të shpjegohet me faktin se llogaritjet sipas të cilave dokumentet testamentare kanë qenë kriteri kryesor i datimeve të prezencës së imigrantëve në ndonjë vend, në të vërtetë janë bërë në një moshë më të shtyrë të personit në fjalë, kështu që kohën e imigrimit të tij (ose të saj) mund ta shtyjmë deri edhe në disa dekada më përpara. Në këtë rast, dhe duke marrë parasysh që në këto llogaritje janë përdorurfonde arkivore të burimeve të ndryshme, të dy zbërthimet statistikore padyshim tregojnë se periudhën nga mesi i shekullit XV e deri në fillimin e dekadave të para të shekullit XVI mund ta konsiderojmë si kohën qendrore të imigrimeve shqiptare në kryeqytetin e Republikës së Venedikut.

Vështrim më i afërt i origjinës atdhetare të imigrantëve shqiptarë

Duke analizuar përmbajtjet e dokumenteve testamentare është e mundur që të përcaktohet numri i përafërt i imigrantëve shqiptarë të shënuar në Venedik. Përveçvetë trashëgimlënësit, por duke iu falënderuar të dhënave konkrete mbi anëtarët e familjeve dhe miqve të tij, mësojmë edhe për një sërë emigrantësh të tjerë me prejardhje nga bregdeti i sotëm i Malit të Zi e deri te qytetet bregdetare të Shqipërisë. Në bazë të një analize të bërë të tillë është nxjerrë numri i 388 imigrantëve të cilët mund t`i kategorizojmë në korpusin e kërkimeve me të cilin merret ky punim (shih: Tabelën 2). Numri më i madh (50%) e kanë prejardhjen nga Shkodra, qytet i cili deri në rënien e tij nën Osmanlinjtë në vitin 1479, dominonte bregdetin shqiptar dhe paraqiste bazën qendrore ushtarako-strategjike venedikase në këtë pjesë të Adriatikut. Shkodrën, më tutje, e gravitonin edhe një numër i madh vendbanimesh të vogla përgjatë liqenit të Shkodrës (si ato të Malit të Zi të sotëm, ashtu edhe ato të Shqipërisë) dhe nga këtu numri i madh i vërejtur i të shpërngulurve nga ky qytet dhe zonat përreth tij, si dhe fakti se Shqiptarët shkodranë i vërejmë në Venedik edhe me shekuj pasi që qyteti i tyre për Venedikasit ishte i humbur në mënyrë të pakthyeshme. Një raport i madh i përqindjes i imigrantëve bie edhe te ata të cilët janë deklaruar si Albanesi gjegjësisht de Albania (21%), ndërsa pjesa e Ulqinakëve është pak më e vogël (17%). Për imigrantët që vinin nga Drishti i Shqipërisë veriore i bie 9%, kurse një përqindje e papritur e vogël e emigrantëve është nga Durrësi (2%) dhe Lezha (1%).

Nëse këto tregues i krahasojmë me ato te të cilat ka ardhur në bazë të kërkimeve. Imhaus (është interesant se autorja „disponon“ me rreth 410 emigrantë, çka është një numër që përafërsisht i përgjigjet kërkimit tonë të shkrimeve testamentare) devijimet më të mëdha janë vërejtur pikërisht në shembullin e qyteteve Durrës dhe Lezhë. Në burimet që i ka pas në përdorim Imhaus janë regjistruar madje 19% e imigrantëve nga Durrësi dhe 5,58% nga Lezha. Përqindja më e madhe e imigrantëve të regjistruar, sipas hulumtimeve të autores franceze, janë të regjistruar me shenjën Albanese (38,5%) ndërsa diku më tepër se 20% vijnë nga Shkodra. Nga Drishti janë të regjistruar 7,5 nga numri i përgjithshëm i imigrantëve shqiptarë, kurse nga Ulqini vetëm 6,7%. Këtë ndryshim, në rend të parë të ndjeshëm kur është fjala për korpusin e imigrantëveme prejardhje nga Durrësi, mund ta shpjegojmë me faktin se për llogaritjen statistikore janë përdorur burime të ndryshme, por edhe me faktin se autorja hulumtimin e saj e fillon me vitin 1300, dhe e përfundon me fundin e dekadës së parë të shekullit XV. Sipas Imhaus, pikërisht shekulli XIV dhe pjesa e parë e shekullit XV, është periudha e prezencës më intensive e imigrantëve nga Durrësi dhe Lezha në Venedik, ndërsa më vonë – pas rënies së këtyre qyteteve nën Osmanlinj (fundi i shek. XV dhe fillimi i shek. XVI), shpërnguljet e tyre bien ndjeshëm. Meqë hulumtimet tona janë të orientuara para së gjithash në periudhën prej shek. XV (vërtet nga pjesa e dytë e këtij shekulli) deri në përfundimin e shekullit XVI – kur pjesëmarrja e emigrantëve të qyteteve të përmendura është ndjeshëm më e vogël – me siguri nga kjo dalin edhe dallimet në përmasat e hollësishme statistikore të prejardhjes së origjinës autoktone të Shqiptarëve në Venedik.

Nga pjesa perëndimore e Dorsodoro-s deri te pjesa lindore e Castello-s dhe në ishullin Chioggia: vendbanimet e imigrantëve shqiptarë

Një nga elementet kryesore nga jeta e përditshme si dhe përshtatjes së imigrantëve shqiptarë në mjedis të ri ka të bëjë me vendet e banimit të tyre në Venedik (brenda famullive, vërtet pjesëve të qytetit – sestiera) dhe në ishujt përgjatë Lagunës (shih: Tabelën 3). Në bazë të zbërthimit të të dhënave nga dokumentet testamentare është e qartë se Shqiptarët kanë jetuar kryesisht në pjesën lindore të Castellos (32%) dhe atë qendrore (dhe Castellon fqinj) të Shën Markut (28%). Në Castello, ku shumë Shqiptarë gjetën punësim në arsenalin venedikas (në të kaluarën kompleksin më të madh detar–ushtarak në Mesdhe) – më së shpeshti i hasim ata në famullitë S. Trinità, S. Maria Formosa, S. Pietro di Castello, S. Severo, S. Antonin dhe S. Giovanni Nuovo (S. Giovanni in Oleo), kurse në contrade-të tjera të kësaj pjese janë prezentë në një numër dukshëm më të vogël (S. Biagio, S. Provolo, S. Marina, S. Giovanni Bragora, S. Martino, SS. Filippo e Giacomo). Në pjesën e Shën Markut – selinë e qeverisë shtetërore dhe zonën më të frekuentuar tregtare – Shqiptarët më së shpeshti përmenden në famullitë S. Moisè, S. Angelo, S. Luca i S. Vitale, kurse pjesët tjera të kësaj zone përmenden në numër më të vogël të rasteve veç e veç (famullitë S. Stefano, S. Benedetto, S. Paternian, S. Salvador, S. Maria del Zobenigo, S. Giuliano, S. Geminiano, S. Maurizio, S. Fantin). Një cifër të barabartë numerik (me nga 11%) të Shqiptarëve hasim në zonat e Dorosodoro-s dhe Cannaregio-s, ndërsa në një përfaqësim më të vogël se dhjetë për qind janë të përfaqësuar në pjesët veriore të qytetit (zonat S. Croce dhe S. Polo). Kur është fjala për ishujt venedikas, është e rëndësishme të cekët se Shqiptarët (kryesisht emigrantët nga Shkodra) përmenden disi më shpesh në ishullin pak më të larguar Chioggia (9%).

Edhe pse të dhënat numerike nuk përputhën tërësisht, të dhënat nga hulumtimi i B. Imhaus në thelb tregojnë rezultate të ngjashme me ato të mëparshme. Këtu mbizotërojnë po ashtu zonat e Castello-s dhe S. Marku-t, mirëpo raporti i përqindjeve të tyre është i kundërt (S. Marku: 45% me imigrantë shqiptarë; Castello: 23%). Një grup të fuqishëm numerikisht shqiptar Imhaus regjistron edhe famullitë anën e mbanë Cannaregia-s (21%), ndërsa pjesët e tjera të qytetit janë të përfaqësuar me një numër dukshëm më të vogël (Dorsoduro: pesë për qind; S Croce: katër për qind dhe S. Polo: dy për qind). Devijimet nga treguesit e statistikave të mëparshme (të krijuara në bazë të zbërthimeve të shkrimeve testamentare nga periudha prej shek. XV deri në shek. XVIII), mund të shpjegohen me një përdorim më të rrudhur të mostrave të lëndës (me këtë njëkohësisht edhe me një mungesë të të dhënave konkrete në dispozicion), orientimin ekskluziv të autores në periudhën deri në vitin 1510, si dhe përzgjedhjen e fondeve arkivore (për shembull dokumentet tregtare dhe artizanale të bashkisë) të cilat në rend të parë shënojnë imigrantët e përkohshëm, vërtet personat të cilët hasën në qytetin e lagunave ekskluzivisht për arsye konkrete tregtare-punëtore.

Të dhënat testamentare përmbajnë, megjithëse jo në të gjitha rastet, edhe njohuri shtesë mbi vendet e afërta të vendbanimeve të emigrantëve. Këto janë në rend të parë, pranë emrit të zakonshëm të famullisë ku banojnë, shënime mbi pronarin e shtëpive, vërtet banesave në të cilat banojnë emigrantët. Në rastin e Shqiptarëve si pronarë të shtëpive të tyre regjistrojmë avokatë nga familjet qytetare dhe fisnike venedikase si dhe institucione rregulltare (manastire) dhe kishtare.

Vendbanimet e emigrantëve shqiptarë është e mundur të përcillen – për periudhën e shek. XVII dhe XVIII – edhe në bazë të të dhënave kadastrash venedikase (magistratura Dieci Savi sopra alle Decime in Rialto). Në këto lista, të sajuara shumë hollësisht, shënohen – pranë emërtimit të zonës, famullia dhe vendndodhja e saktë e objektit – emrat e pronarëve të shtëpive dhe qiramarrësit, si dhe kostoja e marrjes së ndërtesës me qira apo të ndonjë hapësire të veçantë. Kështu në vitin 1661 në famullinë SS. Apostoli u Cannaregiu (u Calle de Ca’ Dolfin) banonte tregtari i mallrave të përdorura (strazarol), Ivan Scutari dhe që për banim paguante qira njëzet dukatë trashëgimtarëve të të ndjerit Domenic Dampinelli-t. Në po të njëjtin vend ndodhet edhe një hapësirë komerciale (bottega) të cilin Shkodrani e huazon nga qytetari venedikas Francesca Rive të cilit i paguan 18 dukat në vit. Po të njëjtin vit shënohet edhe regjistrimi në bazë të të cilit kuptojmë që Francesco Albanese shfrytëzon dyqanet, vërtet punëtoritë në famullinë S. Giovanni Nuovo në Castello. Botegge (dyqanet) janë në pronësi të Anzola Marsella-s (të vendosura në Corte de Cha Michiel) dhe Frederica Cornera-s (në Calle della Rasse), kurse emigranti shqiptar për to në vit paguan 22, vërtet dhjetë dukat. Për zonën e Castello-s regjistrojmë edhe disa shënime të përdorshme nga vlerësimet kadastrore të shekullit XVIII. Në vitin 1712 në famullinë S. Pietro di Castello (në Corte di Piero di Lesina) ndodhet shtëpia në pronësi të Simonit të të ndjerit Nikollë nga Shqipëria dhe të motrës së tij Cecilie-s, kurse në vitin 1740 në famullinë S. Marina Anton Albanese huazon me qira nga fisniku dhe kavalieri venedikas të Sh. Markut Daniel Bragadin-i një hapësirë për punë (bottega) in Campo sotto Ca’ Bragadin. Qiraja është 16 dukat në vit.

Edhe pse kryesisht të përqendruar në pjesët e Castello-s, S. Marco-s dhe Cannaregio-s, emigrantët shqiptarë – është e dukshme nga statistikat-analizat e mësipërme – ata regjistrohen edhe në pjesë tjera të Venedikut. Ndërsa, për shembull, për emigrantët kroat gjurmët apo provat toponomastike të cilat tregojnë për praninë e tyre shekullore në Venedik në rend të parë janë të lidhur kryesisht me zonën Castello, emërtimi i rrugëve dhe rrugicave, i shesheve më të vogla e për emërtimin e të cilëve merita të mëdha kanë pikërisht grupet e emigrantëve shqiptarë të shpërndarë thuajse në të gjitha pjesët e qytetit. Ndoshta ndër më të famshmet nga këto është i vendosur në Castell, e fjala është për Calle dei Albanesi, një rrugicë e ngushtë dhe e gjatë (nga numri i shtëpisë 4249 deri 4270) e cila nga Campo SS. Filippo dhe Giacome shpie për në Riva degli Schiavoni – vend shkarkim i anijeve të Adriatikut lindor dhe me siguri kontakti i parë i emigrantëve me atdheun e tyre të ri. Rrugica e njëjtë është shënuar edhe në disa pjesë tjera. Në zonën (pjesën) S. Croce jo larg kishës S. Stae (nga numri i shtëpisë 1941 deri 1944) po ashtu është e vendosur kjo rrugicë, kurse në pjesën S. Polo mes Rio S. Stin dhe Rio terra (përfshinë vetëm numrin e shtëpisë 2631) e që ndodhet jo fortë larg nga kisha dhe vëllazëria S. Rocco. Në Cannaregi me emra shqiptarësh janë të emërtuar shumë rrugica të vogla, vendkalimi dhe sheshi (Calle, Ramo, Campiello dei Albanesi) janë të vendosura mes Rio de S. Andrea dhe Rio Priuli o de S. Sofia (numëri i shtëpive 4014 deri 4051, ndërsa në pjesën qendrore të S. Makru-t është „Rruga e Shqiptarëve“ e cila ndodhet pranë Campo S. Anzolo (numri shtëpisë 3748). Së fundi, në pjesën S. Marco, janë të vendosur edhe toponimet (emrat e vendeve) që tregojnë për prezencën, praninë, e dikurshme të familjes fisnike emigrante shqiptare Zaguri, për avokatët e së cilës do të flasim më tepër në përfundim të këtij punimi. Fjala është për Calle Zaguri, për një rrugicë jo fortë të madhe (nr. 2628) e cila – është e mbështetur në pallatin e së njëjtës familje – shpie (qon) deri te Campo S. Maurizio vërtet deri tek selia e vëllazërisë shqiptare në Venedik.

Të dhënat e paraqitura (analizuara) më parë janë të dhëna të gjalla, shenja e shembujve të mirë dhe të qartë mbi prezencën dhe angazhimin, kyqjen e Shqiptarëve në jetën e përditshme urbane venedikase. Janë prezent në të gjitha pjesët e qytetit, këta emigrantë janë bërë si grup i dashur dhe i kuptueshëm në qytet e i cili është krenuar me karakteristikat e saj shumëkulturore dhe që për shekuj me radhë ka tërheq dhe bashkuar grupet etnike nga vendet bashkëkohore të shumta e të njohura asokohe (atëbotë).

Marinarët, artizanët, tregtarët, priftërinjtë, xhandarët (rregullmbajtësit) – profesionet dhe mundësitë ekonomike të emigrantëve shqiptarë

Një nga elementet e pashmangshme rreth hulumtimit të përditshmërisë (jetës së përditshme) dhe rregullimit apo përshtatjes së jetës së emigrantëve në Venedik është edhe përcaktimi i veprimtarisë së tyre profesionale (profesionet). Qytetet për rreth bregdetit perëndimor të Adriatikut, në veçanti Venediku, në të kaluarën u kanë ofruar mundësi të shumta emigrantëve nga vendet e ndryshme të botës, për punësim të përkohshëm apo të përhershëm. Republika e Venedikut, si njëra ndër superfuqitë udhëheqëse (kryesore) evropiane të tregtisë detare, zhvilloi ndërtimtarinë e anijeve dhe ekonominë detare jashtëzakonisht të fortë, e cila tërhoqi numër të madh njerëzish për punësim të përhershëm. Arsenali dhe objektet e ndryshme të saj mbështetëse (përcjellëse), marina tregtare dhe ushtarake, prodhimtaria e tekstilit për tregjet e huaja si dhe nevojat më se të domosdoshme dhe urgjente për eskadrilat ushtarake, janë vetëm disa nga kushtëzimet, të cilat ishin të favorshme për ruajtjen dhe mbajtjen e përhershme të shumë grupeve emigrantësh. Materiali bazë i shfrytëzuar dhe i përdorur për të përcaktuar strukturën e profesioneve të Shqiptarëve në Venedik, janë shënimet (dokumentet trashëgimlënëse). Të dhënat mbi profesionin zakonisht jepen që në fillim të testamentit trashëgimlënës, por udhëzimi i tij nuk është i rregullt në të gjitha shkrimet (dokumentet). Kështu që, analizat janë bërë vetëm në bazë të atyre dokumenteve në të cilat të dhënat mbi profesionin e trashëgimlënësit shprehimisht tregojnë apo edhe – në bazë të të dhënaveë tjera – është e mundur të vërtetohen apo të përcaktohen këto me një siguri të madhe. Përveç dokumenteve testamentare, njohuritë shtesë mbi profesionet e imigrantëve shqiptarë mbajnë, përfshijnë edhe shkrimet e tregtarëve – korporatave zejtare (Arti), si dhe të dhënat në fondin Patroni e Provveditori all’Arsenal.

Bazuar në analizat e testamenteve është e mundur të shihet edhe ndarja e emigrantëve shqiptarë sipas llojeve të profesionit, punës, që ushtronin gjatë jetës së tyre në Venedik. Rishikimi statistikor i përfaqësuesve të kësaj bashkësie sipas profesionit (punës) (shih: Figura 4) tregon një epërsi të përfshirjes së tyre në veprimtarinë detare (28%) dhe asaj tregtare (24%). Në mesin e këtyre dy grupeve të punës, profesionit, numerikisht mbizotëruese është veprimtaria detare e të cilëve u prijnë marinarët e zakonshëm (të thjeshtë) të punësuar në anijet tregtare dhe luftarake venedikase. Shpesh shënohen (hasen) edhe pronarët e anijeve të vogla për bartjen e udhëtarëve dhe mallrave përgjatë kanaleve venedikase dhe Llagunës (barkarioli), ndërsa peshkatarët shqiptarë janë të shënuar në numër më të vogël. Dukshëm është spektri i gjerë i profesioneve artizanale në të cilat kanë qenë të përfshirë emigrantët de patribus Albanie. Burimet i përmendin ata si mjeshtër tekstili, përpunues-ndreqës të armëve, qirinjve, si kamerierë, lëkurëtarë, rrobaqepës, farkëtarë, mjeshtër gdhendës druri (marangozë), bukëpjekës, berberë etj. Në veçanti janë të rëndësishme dhe interesante shkrimet, analizat e të dhënave nga fondi Patroni e Provveditori all’Arsenal në bazë të të cilit mësojmë, veçanërisht për shekullin XVIII, emrat e punëbërësve në drugdhendje, zdrukthëtari (marangoz), në arsenalin venedikas, ky një ndër institucionet që janë më të përhapura në strukturën e punësimit të emigrantëve nga (zona) hapësira e gjerë e Adriatikut Lindor. Emigrantët shqiptarë janë të regjistruar si mjeshtër marangozë (marangoni) dhe ekspertë në ndërtimtari anijesh (kalafati). Shumica e tyre kanë banuar në zonën (pjesën) Castello (përgjatë së cilës gjendet hapësira e arsenalit e rrethuar me mure) dhe shpeshherë pranë cekjes së emrave të tyre janë të shënuara edhe të dhënat mbi gradimin (progresin) në detyrë (nga nxënës në mjeshtër). Sipas renditjes alfabetike dhe sipas pohimit identik në origjinal (në formën e italianizuar të emrave), të renditura sipas emrave personalë të këtyre punonjësve (mbiemrat nuk janë të shënuar) me prejardhje të origjinës amtare shqiptare, shënojmë këta persona sa vijon: Alvise Angelo Albanese (kalafat, vdiq më 1778), Angelo Alvise di Iseppo Albanese (i lindur më 1785, marangoz mjeshtër nga viti 1800), Antonio di Giovanni Battista Albanese (i regjistruar si nxënës marangoz vitin 1781), Antonio di Simon Albanese (marangoz mjeshtër nga viti 1774), Gasparo Piero Antonio de Francesco Antonio Albanese (i lindur më 1782, nxënës marangoz nga viti 1798), Bortolo Francesco Albanese (i lindur më 1761, provimin për mjeshtër kalafati e dha më 1782), Francesco Antonio di Lorenzo Albanese (i lindur më 1769, ndihmës kalafati nga 1789), Giacomo Piero Albanese (nxënës kalafati nga viti 1764.), Giacomo di Simon Albanese (i lindur më 1752, kalafat), Giovanni Antonio di Angelo Albanese (i lindur më 1781, marangoz mjeshtër nga viti 1801), Giovanni Battista di Angelo Albanese (i lindur më 1780, terza classe të aftësisë në studimet për marangoz i ka arritur më 1799), Giovanni Battista di Francesco Antonio Albanese (i lindur më 1782, terza classe të aftësisë në studimet për marangoz i ka arritur më 1798), Giuseppe Giovanni Battista di Giovanni Battista Albanese (i lindur më 1770, marangoz mjeshtër nga viti 1796), Giuseppe Nicolò Albanese (nxënës i mjeshtrit e kalafatit nga viti 1757), Giuseppe Simon Albanese (i lindur më 1750, kalafat, vdiq më 1796), Lodovico Zuanne Albanese (nxënës i mjeshtrit e kalafatit nga 1770), Lorenzo Francesco Albanese (i lindur më 1741, kalafat), Marc’Antonio Anzolo Albanese (i lindur më 1736, kalafat), Marin Albanese condam Simon (kalafat, banor i famullisë S. Trinità, 1743), Pietro Albanese (i regjistruar si nxënës i marangozëve nga viti 1775 deri 1778), Simon Anzolo Albanese (i lindur më 1723, kalafat, vdiq vitin 1787), Tomaso Zuanne Albanese (nxënës marangoz nga viti 1766 deri 1772), Vettor Zuanne Albanese (i lindur më 1764, provimin për mjeshtër kalafati e ka dhënë vitin 1784) dhe Zorzi Pasqualin filio Zuanne condam Nicolò Albanese (i lindur vitin 1776, mjeshtër kalafati nga viti 1797).

Më tutje, është interesante edhe prania e tyre e shpeshtë në thirrjet e shenjta, detyrën apo shërbimin meshtarak (14% nga numri i përgjithshëm i shqiptarëve te të cilët është paraqitur profesioni). Fjala është për meshtarët (priftërinjtë) veprimtarinë e tyre, në kisha të ndryshme venedikase, në rend të parë për ata të vendosur në pjesët e famullive ku emigrantët shqiptarë janë të regjistruar më shpesh, pra në numër më të madh. Kur është fjala për këtë detyrë të çmuar, të rëndësishme për jetën fetare dhe shpirtërore këtu do të përmendim disa shembuj konkret dhe specifikë jo vetëm në mesin e komuniteteve shqiptare, por edhe të qytetarëve venedikas në përgjithësi. Në vitin 1456 shënohet prifti Nikolla nga Ulqini, mansionarius (vër. përkth. misionar) në kishën e S. Foscka në pjesën e Cannaregio-s, ndërsa prezbiter Coradius de Dulcigno vepron (është aktiv) pranë Kishës S. Maria Nova. Kur është fjala për klerikët me prejardhje nga Shkodra, në vitin 1423 përmendët kryesisht Iohannes de Scutari (pranë kishës S. Vitale në pjesën e S. Marco-s; Nikollë Shkodrani është kapelan në kishën S. Severo në Castell, kurse Nikollë Petrov kleriku është në famullinë S. Luca. Shumë më vonë, në mesin e shekullit XVIII (viti 1749) si kreu (epror) i kuvendit (manastirit) françeskan në ishullin S. Spirito përmendët fra Antonio Scutari. Pikërisht fra Antoni u përpoq që të merrte leje te autoritetet venedikase për shërimin dhe trajtimin e shkrimtarit kroat fra Filip Grabovci-t (1697 – 1749) i cili ishte viktimë – e internimit në pjesën klimatike jo të shëndosh të Lagunës – ku qe sëmurur rëndë. Siç është e njohur kjo punë mirë, intervenimi i fra Anton Shkodranit, po as i përfaqësueseve të rregullit të Provincës së cilës i takonte Grabovci, nuk rezultoi me rezultat, kështu që mërgimtari i pafat kroat vdiq në ishullin e rregullit françeskan me 13.II.1749. Burimet regjistrojnë (shënojnë) priftërinj edhe nga vendet (pjesët) e tjera. Kah fundi i shek. XV në kishën S. Antonio vepron Natale Bogetiq nga Drishti, kurse si mansionarius në kishën S. Moisè vitin 1489, është i shënuar presbiter Petrus Bogissa de Albania.

Të dhënat shtesë të prezencës së klerikëve nga hapësira shqiptare në Venedik, por edhe në zonën e gjerë të Veneta-s, shënojmë në bazë të hulumtimeve të studiuesit të shquar të historisë së Regullit (Rendit) të françeskanëve konventualë, fra Ljudevita Antona Mara?i?-it. Në bazë të hulumtimeve të Mara?i?-it mësojmë për një numër të madh të françeskanëve të shquar shqiptarë të Provincës së Shën Jeronimit, të cilët kanë studiuar apo vepruar në pjesët e Italisë veriore. Kështu, në vitin 1400, përmendët Nikollë Shkodrani, doctor sacrae paginae, si dhe ndërmjetës në aktivitetet diplomatike mes autoriteteve shqiptare dhe atyre venedikase.

Me prejardhje nga Durrësi janë fra Nikolla, i shënuar vitin 1409 në Venedik, kurse vitin 1414, është i shënuar si lektor në Fakultetin Teologjik në Padovë, ndërsa po në këtë qytet studioi edhe bashkëqytetari i tij Georgius de Duracio (viti 1417). Me prejardhje nga i njëjti qytet janë edhe fra Andrija i Markut të ndjerë (shënuar vitin 1418 në Padovë), pastaj, profesori i teologjisë Dominik-u (1430), ndërsa në vendin Lendinara (provinca Rovigo në Venetu) vitin 1473 vepron fra Stephanus de Durachio. Më pas, pranë Padovës dhe Universitetit të Padovës është e lidhur edhe veprimtaria e fra Rajmond-it nga Shqipëria (1418) dhe e fra Palit nga Lezha (vitin 1440 në Padovë pranon tonzurën dhe rendet e ulëta), ndërsa rregulltari françeskan Bernardi nga Drishti, vitin 1417, përmendet në Viçencë.

Dymbëdhjetë për qind të emigrantëve shqiptarë evidentojmë (shënojmë) në aspekte të ndryshme të veprimtarisë tregtare-sipërmarrëse. Në të shumtën është fjala për tregtarë me kapital modest dhe fushëveprim të kufizuar të biznesit, rrezatimi (shtrirja) i së cilës kryesisht ka qenë i drejtuar vetëm për qytetin në të cilin ata jetonin, kështu që, sipas mundësisë ekonomike, nuk janë dalluar bindshëm (shumë) nga emigrantët e tjerë me të ardhura, pasuri, mesatare. Shembull i tillë, për të cilin mësojmë (informohemi) në bazë të të dhënave të ruajtura në fondin arkivor qendror Arti të shtetit venedikas, ku janë të shënuar se si Nikollë (Nikoletto) Shkodrani dhe Anton Shqiptari (Antonio Albanese), ishin si tregtarë të mallrave të dorës së dytë (strazzaroli). Kurse, si tregtarë të vegjël (marzeri) në fund të shekullit XVII dhe fillimin e shekullit XVIII, përmendën Gjon, Jerolim dhe Pjetër Shqiptari (Albanesi), ndërsa si prodhues makaronash (fritoler-shitje me pakicë) dhe tregtar regjistrohet Tomaso condam Zuanne Albanese, banues në famullinë S. Tomà (Shën Toma), i cili në shoqatë të repartit të profesionit të tij hyn vitin 1771, kështu që pranë kësaj paguan për pranim per la benintrade 12,8 lira.

Në strukturat shtetërore ishin të punësuar njëmbëdhjetë për qind të shqiptarëve të zhvendosur, kurse fjala është kryesisht për ato detyra e shërbime pranë bashkive të ndryshme venedikase më pak të paguar. Kështu, për shembull, si anketues vërtetë vlerësues në Zyrën për vera regjistrojmë Mark Ulqinakun (mensurator vini) dhe emigrantin relativisht të pasur nga Zeta Paulus condam Luce Albanese (stimador ad Officium datii vini); anëtar i shërbimit policor të quajtur Signori di Notte është Petrus Vorcius Albanensis de Dulcigno, ndërsa si kapitan i burgut dhe fante degli Esecutori vitin 1624, përmendet Gaspër, biri i Gjon Pagëzuesit nga Shkodra, i akuzuar nga magjistrata (gjyqi) Esecutori contro la Bestemmia për denoncim të akuzave false.

Emigrantët me prejardhje nga atdheu i bregut lindor të Adriatikut shpesh në Venedik punonin si shërbëtorë shtëpiakë dhe në këtë kontekst zakonisht janë regjistruar gratë. Një situatë e tillë është regjistruar edhe me rastin e emigranteve shqiptare (në shërbëtoret shtëpiake bie nëntë për qind nga raporti i përgjithshëm i punëve të emigrantëve nga kjo pjesë e Shqipërisë venedikase), të cilat në rend të parë (kryesisht) veprojnë si shërbëtore në shtëpitë e fisnikëve dhe qytetarëve venedikas (ancilla, servitrice, nuora, massara). Vetëm në një rast, kur është fjala për dokumentet (shkrimet) testamentore, në cilësinë e shërbëtorit shtëpiak shënojmë një emigrant kurse fjala është për Engjëllin nga Drishti, shërbyes (servitore) in gastaldia S. Dominici.

Së fundi, edhe pse ushtarët shqiptarë përgjatë kohës së fundme të shekullit të mesjetës dhe fillimit të hershëm të shekullit modern janë shpesh të pranishëm në shërbimin ushtarak venedikas, shkaku i mobilizimit-lëvizshmërisë së tyre dhe ndërrimit të shpeshtë të vendbanimeve të tyre, pjesëmarrja (përqindja) e tyre me vendbanim të përhershëm në qytetin në Llaguna është shumë i vogël me vetëm dy për qind.

Profesionet e emigrantëve shqiptarë në Venedik

Nëse i krahasojmë tani, llogaritjet e raporteve të fituara sikur në rastet e mëparshme mbi shtrirjen apo përfshirjen e emigrantëve shqiptarë në lidhje me profesionet, me ato të dhëna të cilat na i ka paraqitur B. Imhaus, atëherë do të fitojmë përfshirje diç më të ndryshme, kurse arsyeja e kësaj në rend të parë ka të bëjë me fondet dhe dokumentet e ndryshme arkivore. Pjesëmarrja apo përqindja e shqiptarëve në detari në të dy parallogaritë është i njëjti (30% të përfaqësimit sipas Imhaus, kurse 28% në bazë të analizave tona). Mjeshtëria apo artizanati sipas analizave të testamenteve të dokumentuara e përfaqësuar me 24%, ndërsa tek Imhaus kjo përqindje është dukshëm më i vogël (15%). Tutje, përdorimi apo shfrytëzimi i shkrimeve të shumta nga fondet e magjistraturës e të cilat kanë të bëjnë lidhje me administratën shtetërore dhe policore shkaktoi faktin apo kushtëzoi rrethanat që sipas hulumtimeve të B. Imhaus emigrantët shqiptarë si dhe shërbyesit civil të janë të përfaqësuar me madje 24%, edhe pse në thelb fjala është apo e gjitha kjo korrespondon me profesionet e njëjta të gradave apo kategoritë më të ulëta profesionale dhe më pak të paguara. Pjesëmarrja, apo përqindja e punonjësve shqiptarë si shërbyes dhe e ushtarëve në të dy statistikat është identike, e ngjashme (shërbyesit përfaqësohen me 9%, kurse ushtarët me vetëm 2%), gjersa dallime të dukshme dhe në mospërputhje apo që nuk përputhën në përqindje janë ato që kanë të bëjnë me tregtarë dhe klerik (te Imhaus ato shënohen me nga 7%).

Qarqet themelore të jetës së përditshme; lidhjet familjare dhe miqësore të emigrantëve shqiptarë

Jeta e përditshme e emigrantëve shqiptarë në Venedik, jeta e tyre familjare, miqësitë dhe njohjet, nuk ishin shumë të ndryshe nga banorët e tjerë të qytetit të lagunës. Një ndër treguesit i cili shpie prapë në disa veçori të caktuara është lidhja e tyre përbrenda grupeve homogjene, por edhe lidhjet e tyre të përbashkëta e të shpeshta me emigrantët e bashkësive tjera, e në veçanti lidhja me ata të cilët vijnë po ashtu nga bregdeti i Adriatikut lindor. Kështu që analiza e këtyre të dhënave, përveç njohurisë, të jetës së përditshme dhe private të emigrantëve shqiptarë, njëkohësisht dhe si shtesë bënë dhe ofron të të kuptuarit edhe mbi komunitetin kroat dhe lidhshmërinë e tyre me emigrantët tjerë (në këtë rast me ata shqiptarë) të bashkësive tjera emigrantësh. Një dëshmi e gjallë e cila flet në favor elokuente janë edhe martesat. Vërtetë numri i madh i emigrantëve shqiptarë ishin në martesë me pjesëtarë/pjesëtare të komunitetit ekuivalent (të njëjtës përkatësi) vërtetë të zonës së Shqipërisë së Venedikut. Kështu, për shembull, duke u bazuar në bazë të të dhënave nga vepra e B. Imhaus, shënohen martesat mes Leona Biancha (Albanese) dhe emigrantes nga Durrësi Katarinë-s (1404, Gjoni nga Lezha dhe Marie nga Durrësi (1408), Shkodrani-t Andre dhe Menege de Albania (1417.), emigrantit nga Shkodra Lukës me Radën (1477.), Lazërit nga Shkodra me Mari-en ulqinake (1481, pastaj të emigrantit nga Tivari Gjergj Mandi-jës me Marien nga Ulqini (1485.).  Të thënat shtesë mbi martesat e shqiptarëve mes veti i njohim e zbulojmë edhe në bazë të të dhënave të dokumenteve testamentare. Kështu, për shembull, Zanetta e të ndjerit Gjergj Shkodranit bashkëshortja e Gjon Manolosit nga vendi shqiptarë i quajtur Danj; Menega e emigrantit të ndjerë Shtjefnit e martuar për Mihovilin nga zona e Krajinës (zonë afër Tivarit, kah liqeni i Shkodrës), kurse emigrantja shqiptare Zanetta (vr.përkth. Zana) (bija e lt.kolonel Pjetrit) është e veja e Gjonit nga Shkodra.  Më tutje, janë martesa të shumta të emigranteve dhe emigrantëve shqiptarë të lidhura me qytetarët venedikas me prejardhje nga zona e gjerë e hapësirës së bregdetit kroat kështuqë sjella konkrete e këtyre shembujve i shkon në favor më tepër rreth njohjes së komunikimit dhe ndërgjegjësimit, në drejtim të banorëve nga ana tjetër e Adriatikut. Shembull, Angjelia e të ndjerit Bartol-it nga Ulqini është e veja e Mazola-s nga Spliti; Shkodrani Daniel-i u martua me emigranten nga Rabi Agat-ën; Angjella e të ndjerit Jure Dalmatini është martuar me Vick-un nga Shkodra; Monikë Cuzzi nga Shkodra shënohet si e vejë e Dominikut nga Zara; Gërguri nga Shibeniku është burri i Bone de Albania, kurse Marta nga Durrësi në Venedik u martua për emigrantin nga pjesa veriore-kroate e Zagrebit.

Emigrantët Shqiptarë në jetën e tyre të përditshme personale nuk kanë funksionuar si të izoluar për qytetarët tjerë, atyre nga Venediku dhe pjesë tjera të Italisë, si bashkësi e mbyllur.

Lidhje me këtë dëshmojnë shembuj të shumtë mbi martesat me emigrantët e pjesëve tjera të gadishullit Apenin, e veçanërisht me ata nga zona e Venetës.  Së fundi, janë shumë Shqiptarë e Shqiptare të vendosur në Ciogi ku pikërisht aty edhe kanë themeluar familjet e tyre kështuqë pranë bashkëshortëve vërtetë bashkëshorteve të tyre regjistrojmë (raportohen) mbiemra tipik për këtë pjesë-zonë, ishull pak më i largët nga Venediku.

Të dhënat dokumentare në të cilat në mënyra të ndryshme përmendën anëtarët më të ngushtë të familjeve dhe të afërmve kryesisht janë të ngjashme (identike) çdo qytetari të qytetit mbi lagune. Anëtarët e familjes më të ngushtë të çdo individi (bashkëshorti/bashkëshortja, fëmijët, vëllezërit dhe motrat, prindërit e gjallë (një jetë) konsiderohen personat më të besueshëm dhe besnikët më të mëdhenj kështuqë pothuajse rregullisht kërkohet prezenca dhe pëlqimi i tyre në cilësinë e zbatuesit (ekzekutuesit – mommissarii) apo dëshmitarit me rastin e lidhjes së marrëveshjeve të ndryshme gojore dhe të shkruara të fundit të emigrantit si depozitë (testamente, kodicili, inventari). Pranë kësaj, me rastin e ndarjes së pasurisë pronësore të ndonjë emigranti, antarët më të ngushtë të familjes, rregullisht janë të cekur dhe të shpërblyer para të gjithë të tjerëve, kështuqë që në mes tyre zakonisht gjendët edhe trashëgimtari kryesor të të gjitha të mirave të trashëgimdhënësit (herede universario, herede residuario, padrone assoluto, padrone di tutto dhe ngjashëm).  Në përputhje të potencialit ekonomik (pasurisë pronësore) të tij, trashëgimlënësit si legatët e veçantë i shpërblejnë anëtarët e familjes dhe të afërmit. Në të shumtën e rasteve e më së shpeshti dhurohen shuma në të holla si dhe gjësende nga pasuria e luajtshme e trashëgimlënësit (në rast të emigrantëve të pasur me prona) kështuqë shembujt e këtillë vërtetojnë të dhëna shtesë të lidhshmërisë së përbashkët të familjeve të emigrantëve, por edhe paraqesin e zbulojnë gjendjen e tyre materiale si dhe të kulturës urbane (të banimit, apo jetesës, vër. përkth.).

Miqtë dhe të njohurit janë të radhës, poashtu rreth i pashmangshëm i komunikimit të përditshëm i emigrantëve shqiptarë në rrethin venedikas. Ata regjistrohen (shënohen) si zbatuesit apo ekzekutuesit e vullnetit të fundit të trashëgimlënësit, dëshmitarë pranë përpilimit dhe nënshkrimit të testamentit (porosisë) si dhe të pasurit e një pjese të pasurisë së trashëgimlënësit. Në të shumtën fjala është për personat e statusit të njëjtë shoqërorë (qytetar të zakonshëm), të mundësive të pasurisë modeste apo të mesme, të cilët jetojnë në pjesët e njëjta apo pjesë dhe (Castello, S. Marco) famulli të afërta e që kryejnë veprimtaritë e ngjashme mes veti. Ndonjëherë miqtë e tyre janë personat më të ngushtë (afërt) dhe më të besuar të trashëgimlënësit kështuqë – kryesisht nëse trashëgimlënësi nuk ka anëtarët të ngushtë dhe të afërm të familjes – miqve iu besohet dëshira, realizimin, e fundit dhe iu dhurohet një pjesë e pronës.  Në testamentet e emigrantëve nga zonat e Ulqinit deri në Durrës janë shënime të cilat tregojnë më konkretisht emrat të bashkëvendësve të tyre nga zona e Shqipërisë venedikase, ndërsa në këtë kontest – në veçanti si realizues të porosisë së trashëgimlënësit – theksohen më tepër Shkodranët. Kështu, për shembull, shkodranja Katarinë është njëra ndër zbatueset e dëshirës së fundit të bashkëqytetarit të saj Daniellit, ndërsa në testamentin e Agata-s nga Rabi, bashkëshortes të emigrantit nga Shkodra Daniell-it si zbatues janë të shënuar Maria, e veja e Shkodranit Pjetrit si dhe Klara – bashkëshortja e emigrantit shkodran Gjonit.  Gjon Missi nga Shkodra është ndër personat më të besuar dhe besnik i Gjon Grate de Scutaro, kurse në testamentin e fisnikes Teodore Ducagini (vër. përkth. Dukagjini) si zbatues shënohet Mark Bascalagri nga Drishti.  Jo rrallë herë si zbatues (së dëshirës së fundit) të testamenteve të legatëve të emigrantëve shqiptarë janë edhe personat me prejardhje nga zonat e gjera të hapësirës së Shqipërisë venedikase (Tivari, Pashtroviqi, Budva),  kurse më të rrallë në këtë kontekst janë të shënuar si dëshmitarë apo zbatuesit të dëshmisë së trashëgimlënësve, emigrantët kroat nga Dalmacia.

Vëzhgime të ngjashme shënojmë kur është fjala edhe për dëshmitarët e shënuar në testamentet e emigrantëve shqiptarë. Prijnë emigrantët nga Shqipëria Venedikase,  ndërsa nga qytetarët venedikas të cilët kanë prejardhje nga pjesët veriore të Adriatikut lindor regjistrojmë – në testamentin e emigrantes nga Kotori të definuar si Albanensis – mjeshtrin e qirinjve nga Senji Andrinë.  Miqve dhe të njohurve të përkatësisë së atdheut të njëjtë iu dhurohet – sipas mundësisë së dhënësit – një pjesë të pasurisë së tyre, ndërsa kemi të regjistruar (edhe pse në numër të vogël shembujsh) si trashëgimtarë kryesor.

Edhe më i larmishëm është numri i shembujve të regjistrit të Shqiptarëve të përfaqësuar në testamentet e emigrantëve nga pjesë tjera të bregdetit të Adriatikut lindor. Shpërndarja hapësinore e tyre, me origjinë vendase kryesisht të emigrantëve kroat, përfshinë zonën nga Istra dhe brendinë e Kroacisë, përgjatë Bregdetit deri në Dalamci dhe Bokë. Dhe këtu është, duke marrë parasysh vlerën e materialit të shënuar, gjë falënderuese të sillën shembuj konkret. Kështu pra, sjellim shembuj konkret, ku kemi raste të shumta ku emigrantët shqiptarë shënojnë në cilësinë e kryerësit të testamentit emigrantë nga Zagrebi e deri te Lushtica.  Më tutje, është numri edhe më i madh i emigrantëve shqiptarë të cilët i hasim si dëshmitarë të testamenteve të Kroatëve nga hapësira gjithëpërfshirëse e zonës pranë detit si dhe nga brendia. Në testamentet e shkruara të tyre si dëshmitarë më së shpeshti janë të regjistruar Shkodranët, të shpeshtë janë edhe Ulqinakët, ndërsa Shqiptarët nga qytetet tjera shënohen vetëm në raste individuale. Së fundi, është e nevojshme të cekim edhe shembujt në të cilët ku emigrantët Shqiptarë shpërblehen me pjesë të pasurisë së trashëgimlënësve kroat. Kështu për shembull, Matej Stjepanov nga Trogiri i lë Pjetërit nga Shkodra medietatem omnibus bonorum meorum mobilium de argentis et jocolarum;  Ana, bashkëshortja e Juraj nga Vrana i dhuron Antunit të Dominikut nga Drishtimeum camisum meliorum;  Radica nga Lezha është e shpërblyer me pasurinë trashëgimoretë emigrantit zadran Mihovil Jurjeva-s me një shumë të vogël prej dy dukateve,  ndërsa Splitasja Katarina i lë Teodorit nga Shqipëria una mastela.

Emigrantët Shqiptarë nuk ishin, ky fakt është cek tashmë në disa vende më herët, grup i izoluar kështuqë – në bazë të pasqyrës së qartë në testamentet e tyre – pra ishte i zhvilluar komunikimi i tyre me Venedikasit vendor. Lidhje me këtë dëshmojnë – në cilësinë e kryerësit të testamenteve, dëshmitarët apo dhuruesit e pjesës së pasurisë nga ana e trashëgimlënësve shqiptarë – banorë të shumtë venedikas me prejardhje italiane. Farkëtarët, lëkurëtarët, këpucëtarët, rrobaqepësit e gajtanëve dhe ndreqësit e armëve, argjendarët dhe punonjësit në shtypshkronja, zdrukthëtarët dhe ndërtuesit e anijeve si dhe shitësit e gjësendeve specifike të ndryshme, janë këto vetëm disa nga profesionet e qytetarëve venedikas – në rastet më të shpeshta persona me status të mesëm apo të ulët të pasurisë – të cilët i hasim (shënojmë) në testamentet e emigrantëve nga zonat shqiptare. Jo rrallë herë (d.m.th. shpeshherë) personat më të besuar janë pikërisht njerëzit nga shtëpia e tyre ku ata banojnë, kështuqë në ata shembuj më së shpeshti është fjala për testamente të bëra shqiptare, të cilat si shërbyese të shtëpive, për vite të tëra kaluan në shtëpitë e fisnikëve dhe qytetarëve venedikas. Ndonjëherë në këtë kontekst shënohen prokurorët të familjeve që çmuara fisnike venedikase, ndërsa si kryerës të testamenteve për Shqiptarët të vendosur (që jetojnë) Chioggi janë pikërisht qytetarët e cekur të atjeshëm indigjen (vendorë).

Në cekjet e mëparshme janë sjellë në mënyrë konkrete – me qëllim të ilustrimit dhe dëshmive të drejtpërdrejt – shembujt e shumtë të paraqitur të cilët flasin për jetën familjare dhe shoqërore të përditshme të emigrantëve shqiptarë në Venedik. Burimet elokuentetregojnë që fjala është për një komunitet aktiv shoqërorë e cila ishte në kontakt me të gjitha shtresat e qytetarëve venedikas. Edhe pse të dhënat janë dëshmi të plota mbi lidhjet me bashkëkombës të vet (familjare dhe miqësore), është fakt evident edhe komunikimi i shpeshtë i tyre me banorët vendor venedikas. Shënime apo karakteristika të ngjashme vërejmë edhe me rastin e dokumenteve të jetës së përditshme shoqërore të emigrantëve kroat në Venedik kështu që sipas këtyre veçorive apo karakteristikave që të dy komunitete emigrantësh mund të numërohen, konsiderohen, në aktivitetet shoqërore të përshtatura (integruara), e të cilëve ndërrimi i vendbanimit nuk iu ka sjellë tronditje kulturore,por që në mesin e ri – larg nga problemet dhe rreziku i luftës – kanë vazhduar apo filluar jetën e frytshme dhe dobishme për të gjithë komunitetin.

Përktheu nga kroatishtja Marjan Sebaj-Sopi

(Shkrimi është botuar ne librin: „Poeta nascitur, historicus fit. Ad Honorem Zef Mirdita“ (ed.) Albert Ramaj, St. Gallen-Zagreb 2013)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora