E enjte, 25.02.2021, 05:27 AM (GMT)

Kulturë

Kolë Tahiri: Mësimi i gjuhës shqipe në diasporë (2)

E diele, 07.09.2014, 04:26 PM


VLERA E MUNDËSI TË MESIMIT TË GJUHËS SHQIPE NË DIASPORË  (2)

Nga Prof. as. Dr. KOLË  TAHIRI

1. Te ecim me te dy kembet : integrim dhe identitet etnik e kulturor.

- A eshte e vertete se mesimi plotesues i gjuhes shqipe behet pengese per integrimin e femijeve shqiptare ne mjedisin rrethues te vendit ku kane lindur e rriten ?

Thene ndryshej, a behet pengese mesimi plotesues i gjuhes shqipe per integrimin e femijeve shqiptare ne shoqerine vendase ? Ne ç’raport jane integrimi e asimilimi me identitetin etnik te emigranteve?

Ky eshte nje problem gjitheperfshires. Ai ka egzistuar qysh kur ka  nisur problemi i  emigri-meve(levizjeve) te njerezve nga nje vend ne nje tjeter. Ne kohe e vende te ndryshme jane bere perpjekje per t’i dhene  pergjigje ketij problemi edhe ne rrafshin teorik. Pikepamjet dhe rruge-zgjidhjet e propozuara kane qene nga me te ndryshmet, me karakter, sidomos politik.

Shtetet europiane, i jane permbajtur pikepamjes se emigrantet qe vinin nga vendet e tjera du-hej te integroheshin e te asimiloheshin ne shoqerine e shtetit ku vendoseshin per te jetuar. Kjo i shkonte per shtat sistemit tradicional te kolonializmit boteror. Per kete, perveç diskrimi-nimit e mohimit te te drejtave e lirive njerezore emigranteve u mohoheshin te drejtat e me-simit te gjuhes amtare. Ne disa raste, si p.sh., ne Turqi e Greqi emigranteve shqiptare u mo-hohej edhe besimi fetar, u ndryshoheshin emrat dhe kombesia. Per kete po i referohemi qe-ndrimit te shtetit grek ndaj emigranteve shqiptare, veshtruar ky, jo vetem historikisht, por edhe ne shekullin XX- te dhe deri, sot e kesaj dite, ne shekullin XXI-te.

2. Retospektive nga e shkuara e arberoreve(arvanitasve) ne Greqi.

Eshte e njohur, se shqiptaret, prej shekujsh, per shkaqe te ndryshme kane emigruar drejt ve-ndeve fqinje, Greqise, Italise, Turqise, Bullgarise etj. Ndonse, ka patur emigrime masive shqiptaresh, madje edhe te vendosur ne qendra homogjene shteti grek ua ka ndaluar atyre rrebtesisht te drejten e perdorimin te gjuhes shqipe. Asnjehere, emigranteve shqi-ptare  nuk iu eshte njohur e drejta per te hapur, qofte edhe nje shkolle te veteme ne gju-hen shqipe.

Perdorimi i gjuhes amtare ndalohej zyrtarisht, madje edhe ne komunikimin e perditeshem verbal. Vetem, perdorimin e gjuhes shqipe ne komunikimin verbal ne mjedisin familjar nuk arriten t’ua ndalonin. Keshtu, gjuha shqipe u ruajt, vetem si zhargon shtepijak. Pa-varesisht terrorit fizike, psikologjik shteror arvanitasit(shqiptaret) e ruajten gjuhen am-tare, si shfaqie te identitetit amtar : historik, kulturor e shpirteror.

Gjuha amtare i ndihmoi ata per te ruajtur traditat e zakonet shqiptare, folklorin, shpi-rtin shqiptar. Nenat shqiptare gjuhen shqipe ua mesonin femijeve te tyre duke e ruajtur e percjellur ate brezpasbrezi.

Historia e arvanitasve ne Greqi eshte e mbushur me dhimbje, tragjedi, vuajtje njerezore e varferi. Ja, si shprehen e ruhen ne gjuhen e folklorit te vet popullor mjegulla ne sy dhe helmi ne zemeren te emigranteve te larguar nga trojet e veta :

Nje mjegull e zeze me vu ne sy,

mu sillnin trute e muar ere gjithç’ka.

Me helm ne zemer un erdha ne shtepi,

si zog i varfer, ç’jam pa fole.

Deshmite per vuajtjet dhe trajtimin qe u eshte bere emigranteve shqiptare, mohimi i gjuhes e traditave te tyre, te lashta ne Greqi jane te panumerta.

Ja, klithma shkreptime e shpirtit arvanitas per gjuhen e vet amtare, klithme deri ne qiell, e cila ka udhetuar nder shekuj !

Gjuha jone vetem thuhet,

nuk e lane qe te shkruhet.

Beme kenge, keshilla te urta

qe te mos harrohet gjuha.

E kunderta ka ndodhur me Arbereshet ne Itali, te cilet arriten te ruajne gjuhen, traditat, zako-net dhe kulturen e tyre amtare duke u bere, me De Raden e madh flamurtare edhe te Rili-ndjes sone Kombetare.

Gjuhetari i shquar Mahir Domi, ne nje studim statistikor mbi gjuhen shqipe nder arbere-shet e Italise shkruan : « … nga 80 katunde te Italise Jugore, ne 55 prej tyre flitet gjuha shqipe, ose rreth 1.360.000 banore komunikojne ne gjuhen e tyre amtare.

Natyrisht, qe, nuk eshte i vogel as numri i atyre qe e kane harruar ate. Ne katundet arbereshe vepron nje opinion i fuqishem atdhetar i cili i etiketon ata si : «gjuhe prere», «te bjerre», «te humbur », «te pagoje», « e deri «te mjere» sepse, nuk jane ne gjendje te shkembejne dy fjale me bashkekombesit e vet te gjinis e te gjakut, nuk jane te zotet te shfrytezojne asnje bu-rim informacioni, as botimet, as shtypin e atdheut meme, as mjetet bashkekohore te informa-cionit si internetin, radio-televizionin etj. etj. ».( Nenviz. K.T.)

Arbereshet e Italise Jugore jane integruar per mbrekulli ne jeten shoqerore me vendesit, por gjuhen, traditat, zakonet, gjenin shqiptar, gjakun, shpirtin e shprishur shqiptar e kane ruajtur, ne menyre te admirueshme.

Vepra e arberehve te Italise per ruajtjen e gjuhes, kultures dhe shpirtit shqiptar eshte permendore ne altarin e kombit.

Ne periudhen e zhvillimeve bashkekohore, ne kohen e globalizmit trajtimi i te drejtave te emigranteve behet prioritet i bashkesive  dhe institucioneve nderkombetare.

Praktika shume vjeçare e shteteve te medha si Gjermania, Franca, Italia, Spanja e ka hedhur poshte politiken e asimilimit te emigracionit, si politike te deshtuar dhe po e braktisin si teori kolonizuese te tejkaluar.

Sot, prane Keshillit te Europes egzistojne njesi te veçanta organizative, behen studime shkencore gjuhesore dhe jane hartuar ligje mbi mbrojtjen e gjuheve amtare qe rezikojne te zhduken. Po i referohemi nje studimi kryer per nohjen e gjuhes shqipe, ne zhdukje e siper ne krahinat e Greqise :

Studjuesi Arben Llalla, ne revisten  EKSKUZIVE, nr. 23 , mars 2002, paraqet «Fshatrat ne Greqi ku eshte folur dhe flitet gjuha arberore» ne te cilin i ben te njohur publikut shqip-tar fshatrat ne te cilat vazhdon te flitet nga banoret e tyre gjuha arberore ose shqipe deri me sot. Publicisti thekson se, «… nga kerkimet e studjuesve te ndryshem arberor, si Antonio Be-lushi, Aristidh Kola, Jorgo Miho, Jorgo Maruga, Anastasio Cigo, Kazaqis, Panajotopullos etj. jane zbuluar, se ne Greqi gjenden 600 fshatra qe mund te ndahen ne dy grupe, ne ato ku ba-noret jane arberor vendas, qe njihen qe ne kohen antike dhe te tilla jane rreth 450 fshatra, dhe arberoret qe kane ardhur ne Greqi mbas vdekjes se Skenderbeut te cilet jane mbi 150 fshatra ne te cilat, ne vater perdoret gjuha shqipe. Ato ndodhen kryesisht ne zonen e Epirit, ne zonen e Thrakes, ne ishujt Korfuzi, Speca, Hida, Psaron, Andros, Peloponezi-(Morea), Rumelia etj.

Ajo qe paraqet interes te veçante, eshte se studjuesi Arben Llalla deshmon se : «Ne viti 1987, nga data 4-10 tetor, nje grup i Komunitetit Europian vizitoi Greqine per te kryer nje stu-dim rreth pranise se elementit shqiptar, ose arberor(arvanitas) ne Greqi dhe ruajtjes se prejardhjes etnike te gjuhes shqipe atje.

Udhetimi u organizua nga Byroja Europiane per Studimet e Gjuheve pak te perdorura nen mbikqyrjen e Komisionit te Komunitetit Europian.

Grupi perbehej nga studjuesi i njohur, arberieshi Antonio Belushi (Itali), Rikardo Alvares, Kolon Anget, Havier Boski, Joseph San Sokasao(spanjoll), Onon Falkoma (holandez), Volfgan Jeniges(belg), Robert Martin, Stefan Moal(francez), Kol  O’Cinseala-(irlandez).

Qellimi ishte qe perfaqesuesit europian gjate vizites te shihnin katundet qe banohen nga njerez qe flasin gjuhen arberore ose shqipe.

Gjate vizites perfaqesuesit e komuniteti Eoropian u ndeshen me shume probleme derie dhe ne lendime».

Ekipi i shkencetarve nderkombetar  zbuloi se gjuha arberore ose shqipe, perdorej si gju-he shtepije ne shume krahina te Greqise dhe ne fshatrat per rreth tyre. Permendim : Krahi-nen e Atikise me 29 fshatra, krahina e Megarindhos me 8 fshatra, krahina e Egjinit me fshatin Agjistri, krahina e Thives me 41 fshatra, krahina e Livadhiase me 11 fshatra,  krahina e Korinthit me 36 fshatra, krahina e Lokridhes me 9 fshatra, krahina e Argos me 8 fshatra, krahina e Navplias me 11 fshatra, krahina e Trizinias me 18 fshatra, kra-hina e Ermonidos me 9 fshatra, krahina e Montinias, Dara, krahina Kalavrite-Lukuria, krahina Patron me 15 fshatra, krahina e Ilias me 11 fshatra, ku gjuha shqipe, pothuajse eshte zhdukur fare, krahina e Trifilias (Peloponezi Perendimor), qe me pare quhej Mo-rea me 15 fshatra.. (nenviz. K.T.)

Terheq vemendjen fakti, se ne fshatrat Ripes, Piça, Kuvella, Agrilia, Psari dhe Hirisohori, kryesisht burrat e vjeter flasin mire gjuhen arberore. Po keshtu gjenden  krahinat e Ka-rishtias, ose Eubea me 38 fshatra, Ishulli Andros me 32 fshatra etj.

Edhe nje veshtrim i siperfaqeshem tregon, se ne 59 prej fshatrave qe shumicae banohen nga arberoret rrenja ose kuptimi i toponimeve te tyre deshmojne qarte prejardhjen ose kup-timsine nga gjuha shqipe.

Eshte e natyreshme, qe niveli i zoterimit dhe perdorimit te gjuhes arvanitase ose shqip nuk eshte i njejte. Keshtu, p.sh., ne Krahinen Patron, me 15 fshatra, thuhet se para tre shekujsh ba-noret flisnin kryesisht gjuhen arberore, dhe kishte gra qe nuk dinin fare greqisht. Sot gjuha ar-berore ose shqipe eshte ndihmese dhe perdoret kryesisht ne  kuvendet e pleqeve, ose kur fole-sit nuk desherojne te mesojne te tjeret ate qe kuvendojne midis tyre.

Ne Krahinen e Tifilias (Peleponezi Perendomor) ose Morea ne fshatrat Sulima dhe Lapsi gju-ha arberore flitet si gjuhe e dyte. Kurse ne fshatrat Ripes, Piça, Kuvela, Agrilia, Psari dhe Hirisohori, kryesisht burrat e vjeter flasin gjuhen arberore.

Me keqardhje rezulton, se ka edhe mjaft fshatra ku gjuha shqipe ose arberore(arvanitase) flitet pak dhe po shkon drejt zhdukjes.

Duam t’a pranojme, ose jo, kjo eshte historia fatzeze e emigracionit shqiptar ne Greqi dhe e perpjekjeve per te zhdukur, treguesit themelor per shqiptaret identitetin e tyre amtar, kulturor e shpirteror, gjuhen shqipe.

Me te drejte autori i katij shkrimi Arben Llalla nenvizon se : «Te gjithe, dashamire dhe da-shakqinje, duhet ta kuptojne, se asnje e keqe nuk i vjen askujt  nga vetedija dhe krena-ria e ligjeshme per ruajtjen e vlerave tradicionale te kultures dhe gjuhes arberore. « …Arberoret ne Greqi  jane nje baze e forte dhe e patundur, qe tregon per lidhjen qe kane egzistuar, ekziston dhe duhet te ekzistoje midis Shqiperise e Greqise.»

Ne keto kushte, a nuk kemi te drejte te pyesim :

- Cili eshte fati i ketij studimi ?  Ku ka perfunduar ai ?!

- Cfare perfundimesh e detyrash ka nxjerre shteti shqiptar per ruajtjen e te drejtave te arvanitasve ne Greqi ?

- Cfare eshte menduar per t’i ndihmuar arvanitasit qe te ruajne gjuhen e tyre te origjines ?

- Sa eshte kerkuar nga shteti shqiptar, qe shteti grek te ruaj te drejtat e emigracionit shqiptar te dhjetevjecareve te fundit ?!

- Sa kembengulet nga shteti yne per zbatimin e te drejtes se recipocitetit ne marredhe-niet nderkombetare kur behet fjale per te drejtat e minoriteve ?!

Pa u futur ne problematiken e Camerise etj. apo ate te se drejtes per hapjen e shkollave ne gjuhen shqipe do te permendim ndonje shembull aktual te trajtimit te femijeve shqip-tar ne vendin fqinje, te quajtur Greqi.

Ne kete rast, e kemi fjalen per skanalin e zhdukjes se 502 femijeve shqiptar nga shtepija bamirese «Agia Varvaras» e kryeqytetit grek,  ne vitet 1998-2002, skandal i zbuluar ne vi-tin 2003 nga Organizata Nderkombetare «Terre des Hommes», i botuar edhe ne shtypin tone.

Po kjo organizate ka denoncuar, se gjate 15 viteve te fundit jane futur, ne rruge ilegale ne Gre-qi mbi 3800 femije, prej te cileve 25% e tyre ende nuk jane gjetur. Sipas Departamentit te policise greke, cdo vit zhduken 300 femije. Diskriminim ekstrem, katastofe, mjerim !

Zhdukja e femijeve emigrant, kryesisht shqiptare, ne Greqi eshte bere problem deri ne OKB, ne UNCEF, ne Keshillin e Europes, ne Komitetin Kunder Tortures etj.

Me gjithe presionet ndekombetare ndaj shtetit grek dhe atij shqiptar per zbardhjen e ketyre fakteve ka me se 10 vjet, qe problemi vertitet ne «kalendat greke», gjithnje, ne kuadrin e propogandes mashtruese.

Jane, me te vertete tronditese, deri kriminale edhe heshtja dhe zvarisjet e ndjekjes e zbar-dhjes se ketij problemi nga institucionet shqiptare kur dihet, se keta femije, qe zhduken bien ne kthetrat e mafias nderkombetare. Per me teper, po, sipas ketij burim, mendohet, se ne klinika private, ne Itali e Holande, ne menyre makabre, ketyre femijeve u merren orga-net e brendeshme si zemra, veshka, sy etj. ]

A do te vije valle, ndonje here ajo dite, qe shqiptaret me korrektese e dinjitet te kujdesen per fatin, jeten dhe dinjitetin e shtetasve te vet, kudoqofshin ata, te interesohen per sht-rirjen dhe ruajtjen e gjuhes amtare shqipe ?!, A  nuk ka ardhur koha, qe shteti meme t’i kerkoje rrenjet e gjakut te vet te shprishur, te interesohet dhe te mbroje te drejtat e tyre njerezore ? Ky nuk eshte vetem mision atdhetare, pergjegjesi kombetare, por edhe detyre imediate, humane.

Sjellim ne kujtes te opinionit problemin e veshtersive dhe shqetesimeve qe solli kthimit nga Greqia i femijeve shqiptar, te cilet duhej te vazhdonin shkollen ne vendin e tyre, ne gjuhen amtare, te cilen prinderit nuk ua kishin mesuar, sepse shteti grek ua kisht ndaluar.

Shihet, se keto probleme jane vazhdimsi e historise se emigracionit shqiptare ne Greqi.

Studimet teorike bashkekohore dhe praktika boteror kane vertetuar, se mesimi i gjuhes amtare(bilinguizmi) nuk e pengon integrimin e emigranteve ne shoqerite ku ata jetojne. Perkundrazi, keta behen qytetar te vertete europian, me te kompletuar e me kulture te gjere. Eshte e drejta e emigranteve qe te krenohen  me vendin e origjines, ashtu, sikurese edhe me atdheun e tyre te dyte, vendin mikprites. Keta shtetas sherbejne si ura lidhese midis kombeve, i sherbejne miqesise, komunikimeve e bashkepunimeve te ndersjellta e miqeso-re midis vendeve.

3.      Arritje dhe  sfida te integrimit te shqiptarve ne Belgjike.

Sociologu Ferid Shehu, ne librin «Shqiptaret dhe marteat e perziera», Prishtine, 2011, sjell te dhena nga shtypi belg dhe ai shqiptar mbi integrimin e shqiptareve ne kete vend mikprites e human europian.

Me rastin e 50 vjetorit te mergates shqiptar ne Belgjike, me 22 shtator 2006, ne Senatin e Belgjikes u mbajt nje Seance Akademike, ne te cilen senatorja Marie-Joze Laloy, ne fjalen e rastit, midis te tjerash tha : « …, Femijet e gjenerates se dyte apo te trete e kane gjetur plotesisht vendin e tyre ne gjirin e shoqerise belge. Ne rastin e shqiptareve inte-grimi ne pergjithesi eshte i sukseshem.»

- Po ne kete akademi Kryetarja e Senatit Belg Anne-Marie Lizin nenvizoi se : «Mund te themi se kemi integrim te mire te shqiptareve ne Belgjike.Te femerat shqiptare shihet po ashtu nje perparim i madh edhe pse ne kafe e retaurante i shihim me pak se meshkujt shqipta-re.»

- Joelle Milquet, kryetare e Partise Frahkofone Belge CDH dhe ministre e punes :

- «…  ne jemi per integrimin dhe jo asimilimin e shqiptarve ne Belgjike».

- Eurodeputeti flaman belg Bart Staes, nenkryetar i komisionit per kontrollin e Buxherit ne parlamentin Europian, ne nje meting ne Antverp, me 2OO4 deklaroi se ;

- «Shqiptaret e ardhure ne Belgjike jane te integruar mire dhe jane miq dhe partneret tane».

- Kryetari i qytetit Namyr Bernard Anselm, i cili ka qene edhe minister edhe deputet belg, ne nje tubim belgo-shqiptar, ne 17 dhjetor 2005, per gazeten « Koha Ditore» dhe Tele-vizionit Frankofon Belg, kanali C deklaroi : «Ka shume kohe qe i njoh shqiptaret ne Na-myre, si qytetare te ndershem ».

Ne nderhurjen e gazetarit te TV Kanal C, se prej tyre ka edhe asi qe bejne probleme, kryetari i qytetit Namyr Anselm tha: - Jo, eshte nje numer i vogel prej tyre qe bejne probleme. Shqi-ptaret, tha Anselm jane te integruar shume mire ne shoqerine belge. Shqiptaret ne Namyr jane qytetar namuruaze(namyras), dhe jane te integruar plotesisht, natyrisht duke e ruajtur specifificitetine tyre… Pra, ata jane nje simbioze  belge-shqiptare».

- Ne kete tubim te organizuar nga Shoqata e Grave Shqiptare mori pjese edhe Kryetarja e Se-natit Belgr, Anne-Marie Lizin e cila deklaroi se :

- «Diaspora shqiptare ne Belgjike eshte shume mire e integruar, ne menyre ekuivalente me italianet, te cilt kane ardhur ketu para 60 vjetve».

- Laurete Okelinx, zevendes kryeministre belge dhe ministre e drejtesise… « E nxitur nga nje ankese e nje shqiptari, rreth asaj, se vecanarisht nga mediet eshte krijuar nje imazh i keq per ne shqiptaret,… tha :

- « Jo, kjo nuk eshte e vertete, sepse ka te mire e te keqij te cdo popull, andaj ju nuk duhet te ndjeheni fajtor e aq me pak te turperuar per shkak te veprave te keqija te ca individeve. -  Perkundrazi, ju ketu duhet te theksoni me krenari origjinen e kulturen tuaj. Ju duhet te ndiheni krenar me NeneTerezen dhe Ismail Kadarene, qe dalin nga populli shqiptar.

- Partia Socialiste frankofone belge i ka, aktualisht 4 keshilltare komunal belg me origjine shqiptare. Me i njohuri dhe me i votuari eshte Ahmet Gjanaj».(Bruksel, shtator, 2006).

- Bernard Clairfayt, sekretar shteti ne qeverine Federale Belge dhe kryetar i komunes Schaebeek te Brukselit, ne nje takim tha : «Neve jemi te gezuar qe gjenerata e mergim-tareve shqiptare ne Belgjike jane shkolluar dhe kane zene vende te mira pune sikur eshte rasti me me dy vellezerit Sulejman Gjanaj dhe Ramadan Gjanaj etj., te cilet kane fakultete ne Belgjike. Neve kemi nevoje per keso kuadro».

Keshtu, mund te permendim krijues e specialiste te tjere si shkrimtarin Skender Sherifi, piktoret Vashington Doko, pedagog prej vitesh ne akademin e Arteve ne Bruksel, piktoret e tjere Artan Seferi dhe Maksut Vezgishi, mjeket e sukseshem kosovare : Ramadan Jashari, Na-im Durmishi, Muje Mulaj, aktorja kosovare Arta Dobroshi, futbollistet, si Besnik Hasi, tani tajner i FC, Anderlechtit, A. Januzaj, i cili luan ne kampionatin anglez si dhe me perfaqe-suesen belge etj.

Sollem shembuj nga sukseset e emigracionit te vjeter, sic thuhet ketu, pa u ndalur ne arritjet e emigacioni te ri te cilat jane per t’u lavderuar. Nje pjese prej tyre kane kryer ose vazhdojne shkollat e larta dhe universitete, kane zoteruar gjuhe te huaja dhe punojne ne firma te medha belge, amerikano-belge etj.

Francois Schepmans, nenkryetare e parlamentit te komunitetit Francez ne Belgjike, mori pjese ne themelimin e shoqates kulturore euro-belge-shqiptare «Nene Tereza» ne Bru-ksel. Ajo me kete rast tha : «Keto aktivitete kontribuojne ne perhapjen e imazhit te vertete dhe te mire te shqiptarve. Pikerisht, porogrami i kesaj shoqate jep nje kendveshtrim tjeter, pra, me te mire per shqiptaret dhe per kulturen shqiptare ne gjirin e popullit belg dhe europian».

Shkrimtari dhe diplomati belg Daniel Soil, me rastin e promovimit te librit te tij, perkthyer edhe ne shqip falnderoi intelektualet e mergates shqiptare : Kole Gjeloshaj, Safet Kryemadhi, Selvie Sula dhe Zenel Laci te cilet ndihmuan ne promovimin e romanit te tij ne Bruksel. Me kete rast ai tha : :Angazhimi im intelektual dhe profesional konsiston ne faktin e nderti-mit te urave te miqesise…vecanarisht ne ndertimin e miqesise belgo-shqiptare, qe eshte me interes per te dy popujt… ».

Pranohet nga autoritete belge, se emigracioni shqiptare eshte pak i njohur dhe madje i neglizhuar sidomos ne zgjedhjet ne Belgjike. Atehere, a eshte e drejte qe media belge te trajtoje emigracionin shqiptare vetem ne kroniken e zeze, kur dihet se ketu, jetojne e punojne me ndere, mbi 60 mije shqiptare!?  Hedhja e «urave» nenkupton qe te punohet ne te «dy kra-het», ne kohen kur interes eshte i te dy paleve.

Po, kaq e vertete eshte se shqiptaret, nuk e vleresojne voten e tyre, me ane te ciles u jepet e drejta te perfaqesohen ne organet drejtues vendase. Ata nuk futen ne partite politike belge te cilat i kane dyert e hapura edhe per emigrantet shqiptare. Aty u krijohen mundesite edhe te kandidohen per funksione politike si eshte rasti i Nermine Kumanoves ne parine Ecolo. Keshtu, shqiptareve do t’u shtoheshin mundesite per mbrojtjen me mire te te drejtave te tyre.

Politikanet, diplomatet, shkrimtaret dhe personalitet e larta te Belgjikes, me shume takt e dashamiresi u japin keshilla te dobishme emigrantve shqiptar, shpalosin mundesite qe u kri-jojne shteti dhe qeveria belge per integrimin e tyre te metejshem. Ata keshillojne shqiptaret :

- Te ruani gjuhen shqipe e kulturen shqiptare.

- «Ju duhet te perziheni gjithandej me belg, sepse edhe ju jeni qytetare te Belgjikes, vetem keshtu ju promovoni kulturen tuaj te pasur te fqinjet tuaj belge».

- Me rastin e promovimit te librarise se pare ne gjuhen shqipe ne Bruksel nga z. Altin Fino, ministresha Onklinx tha :

- «Jam e lumtur qe komuniteti shqiptare ne Belgjike, tani ka nje librari, ku mund te bleje libra te botuara ne disa gjuhe dhe vecmas ne gjuhen e origjines tuaj.

- Femijet qe e mesojne gjuhen amtare krahas gjuhes frenge ne shkolle, evolojne me mire ne shoqerine multikulturore dhe multietnike sikur eshte ketu ne Belgjike».

- Bernard Clairfayt, sekretar shteti ne Qeverine Fedeale Belge, ne nje pritje te nje dele-gacioni shqiptar thekson :

- «Jemi te interesuar qe t’i stimulojme aktivitet tuaja kulturore ne menyre qe ju ta ruani gjuhen, traditat dhe kulturen tuaj.

- Ne se ndermerrni inisiativen per hapjen e nje Qendre Kulturore Shqiptare ketu ne Bruk-sel, do t’a keni perkrahjen tone te plote. Shikoni me nje qender kulturore do te beni takime te perbashketa me komunitet e tjera, por dhe do te progandoni kulturen tuaj, vendin yuaj turistik dhe bregdetin e bukur qe ju e keni. Kjo do te ndihmoje edhe ne aspektin e ima-zhit, sepse per shqiptaret, te disa belgj ka nje opinion jo te mire, por kur afrohet njeriu me ju dhe u njeh me mire e sheh se jeni njerez dhe miq te mire». Nje e vertete e cila nuk ka nevoje per koment.

Me rastin e hapjes, pak kohe me pare te «Vatres Shqiptare» ne Bruksel, eshte hedhur nje hap i pare, ndonse, me teper eshte inisiative individuale e z. Ahmet Gjanaj, hap i cili jep shp-resa. Nje Qendere Kulturore Mbareshqiptare e mireorganizuar do te bente te mundur per-qendrimin e subjekteve shqiptare per hapjen e funksionimin e shkolles shqipe te mesimit plotesues. Po, jo vetem kaq, simbolet tona mbarekombetare, bashkuese jashte interesave par-tiake, fetare, krahinore etj., jane te shumta.

Fatkeqesisht, as per keto ceshtje kombetare emigracioni shqiptare nuk bashkepunon, nuk e gjen gjuhen e perbashket, nuk shftrytezohen shanset per integrimet mbarekombetare. Qeverite tona nuk i kushtojne, vemendjen e duhur ketij problemi, harrohet, se ketu eshte epiqendra e Europes se Bashkuar, harrohen mundesite e mira qe disponon mergata shqiptare ne Belgjike, si ambasadori me i mire i  vendit tone.

Nje Qender Kulturore Shqiptare, ne Bruksel do te luante rol te dores se pare per propo-ga-ndimin e kultures e gjuhes shqipe, letersis, arteve tona, turizmit ne Shqiperi, si dhe do te per-bente nje mundesi reale per t’iu kundervene propogandes anti-shqiptare te atyre qe va-zhdojne t’a kene hale ne sy perparimin tone.

Dihet, krahas te tjersh, se per ndryshimin e opinionin te keq per shqiptaret, ka rendesi, ne ra-dhe te pare, figura, sjelljet, qenderimet, aftesite, puna dhe komunikimet e secilit emigrant sh-qiptare me njerezit ku jeton e punon, ka vlera pjesmarrja ne veprimtarite e perbashketa me belgjit dhe komunitete e tjera.

Kur, erdhen emigrantet e rinje nga Shqiperia dhe Kosova u krijua nje imazh shume negativ per shqiptaret. Mund te sillen plot deshmi te tilla : Ishim ne nje ceroni varrimi te nje shqip-tari ne Flander. Ne dreken perkujtimore, kamarieri i cili na sherbeu, me korrektese, aty nga fu-ndi, kur mori vesh se ishim shqiptare, ne menyre demostrativ shprehu habine : «Ah ! Po, Ju qenkeni si ne»! Ne nje rast tjeter nepunesit belg nuk i besohej se kosovari mund te ishte violi-nist dhe i solli instrumentin, pasi u bind shprehu habine : « Si ka mundesi… ?! Ti kosovar i bie violines ?  Kur po necigocionim per te marre apartamentin me qira, pronarja, sapo e mori vesh se jemi shqiptar nderpreu bisedimet dhe kundreshtoi, ne menyre demonstrative.

Kuptohet, se shkaktaret kryesor per krijimin e ketij imazhi qene bere vete shqiptaret.

Eshte e njohur se ne Belgjike, shqiptaret e emigracionit te vjeter ishin vrare midis tyre, me prurjet e reja te emigacioni beheshin trafikime femrash per prostitucion, kontrabande droge, trafikime emigrantesh per ne Angli, krime, madje edhe vrasje shqiptaresh etj.

Por, ka qene po aq e vertete se imazhin negativ per shqiptaret e paten amplifikuar edhe me-diat e shkruara dhe ato vizive, te cilat evidentonin, vetem kroniken e zeze te atyre viteve. Harrohej, se mergata e vjeter, vertete pate bere disa krime, por, ne pjesen me te madhe te ras-teve ato kane qene te nxitura e organizuara direkt nga njerezit e sigurimit shqiptare dhe UDB-ja jugosllave. Te tilla kane qene ne Belgjike, vrasjet politike te Vehbi Ubrahimit, Enver Hadrit, Musa Hotit etj., ne Gjermani te vellezerve Gervalla, Kadri Zeka etj. etj. Ne raste te vecanta edhe shqiptaret kane bere vrasje midis tyre, sic eshte rasti, p.sh., kur i «fejuari» ne  Shqiperi, me te ardhur ne Belgjike e nxjer te fejuaren ne rruge per prostitucion. Vellai sapo e merre vesh kete poshtesi vjen nga Shqiperia dhe e vret «te fejuarin» e motres. Bie ne sy edhe fakti, qe shqiptaret, p.sh., ne ofezat e ndryshme, ate qe mund t’a pranojne nga te tjeret, ndaj njeri-tjetrit reagojne egersisht, deri edhe me vrasje.

Keto jane raste te vezhguara ose te marra nga shtypi. Ketu nuk eshte fjala per te justifikuar krimet e shqiptareve, por per te qene me afer se vetetes.

Thuhej, p.sh., se mafiozet kosovar sillnin prostituta nga Lindja, por kurre nga Kosova. Harro-hej, p.sh., se trafikimet e njerezve, prostitucionin, drogen etj. e udhehiqte mafia nderkombe-tare, ku edhe shqiptaret implikoheshin. Per shume kohe, nuk u more vesh se nje pjese e prosti-tutave deklaroheshin si shqiptare, ne kohen kur ishin te nacionaliteteve te tjera. Pa dyshim, se midis tyre ka patur edhe shqiptare. Pak kohesh me pare, flitej se ne burgjet e Belgjikes gje-ndeshin mbi 2500 te ndaluar shqiptare. Kjo, sepse nje pjese e tyre, kur arrestoheshin dekla-roheshin si shqiptar. Kur, u ndermor aksioni i perbashket i kthimit te te burgosurve ne Shqi-peri doli, se ata nuk e kalonin as numrin 300.

Pra, kemi te bejme me rastet kur te arrestuarit, prostitutat etj. paraqiteshin me identitet shqi-ptar, ne kohen qe mund te ishin bullgar, rumun, moldave etj. Shqiptaret po vertetonin thenien etnike, se «Eshte me mire te te dal syri, se sa nami i zi».

Eshte e mirenjohur, se situata te tilla si lufterat, trazirat etj. perbejne periudhat te lulezimit per mafian lokale dhe nderkombetare. E tille, pat qene gjendja ne kohen e «sunamit» shqiptare mbi Europen plake. Kuptohet, se pjesmarrja e shqiptareve ne keto veprimtari kriminale nuk mund te mohohet, por amplifikim i saj e tejkalonte te verteten dhe beri qe imazhi yne ne syte e opinionit vendas te perkeqesohej.

Me kalimin e viteve, gjendja, gradualisht po qetesohet, po ndryshon imazhi yne, ndonse duku-rite negative vazhdojne, elemente keqberes do te kete edhe per shume kohe.

Ky imazh dhe opinionet negative kane qene dhe vazhdojne te mbeten faktor pengues per integrimin me te shpejte te shqiptarve ne shoqerine belge. Per t’a ndryshuar kete gjendje dhe per te pershpejtuar integrimin e metejshem do te duhen edhe shume perpjekje dhe sidomos kohe.

Regjizori dhe gazetari flaman, Karel Van Reth ne nje mbremje ne komunen Ganshoren te Brukselit flet per historine e shqiptareve… « … une i noh shume mire shqiptaret. Mbi 2O here kam vizituar Kosoven dhe konsideroj, se religjioni ne jeten e shqiptareve ne Kosove nuk ka ndikim negativ, sic e paraqesin serbet. Bile, shqiptaret me tri besime fetare : kato-like, ortodokse dhe islame, ne pikepamje fetare…nuk ka radikalizem islam nder ta. Shqi-ptaret kultivojne  nje tolerance shembullore fetare».

Pa dyshim, ky faktor emancipues lehteson integrimin tone ne shoqerine belge, europiane etj.

- «Ne janar te vitit 2007, ne librin «Rrugetimi jetesor i grave shqiptare», Michele Vatz  dhe Altay A. Manco citojne fjalet e nje refugjatje, intelektuale nga Shqiperia, zonja Prifti…e cila pohon se ndjehet mire ne Belgjike…Ne familje ne flasim shqip. Edhe femijet tane jane te integruar, vajza e madhe ka mbaruar studimet universitare per gjuhet gjerma-nike dhe eshte e martuar me nje burre belg, i cili eshte inxhinier i informatikes, s’ka rende-si nacionaliteti,- por njeriu,- perfundon ajo».

Nje grua zvicerane pohon : «Ekziston nje pershtypje e gabuar te zviceranet per shqiptaret, se ata jane te ashper, por ky eshte opinion nga distanca, sepse kur njeriu afrohet me shqi-ptaret e sheh se ata jane te mire».

Sollem disa te dhena, ku personalitetet shteterore e qeveritare belge, intelektualet etj., jo per te na bere qejfin, shprehin nje tregues te arritur te integrimit nga emigracioni shqiptare, gje e cila na gezon. Por, ne te njejten kohe, me shume dashamiresi, ne gjuhe diplomatike evidentojne edhe problemet dhe shqetesimet qe ekzistojne ne kete fushe.

4.            Integrimi dhe martesat e perziera.

- Faktor, me ndikim te vecante ne integrimin e shqiptareve ne shoqerine belge jane edhe mar-tesat e perziera. Ne librin kushtuar ketij problemi, sociologu Ferid Shehi sjell te dhena nga hulumtimet e bera, shoqeruar edhe me stistika perkatese. Nga vezhgimet e pjeseshme ai vren, se ne gjeneraten e pare, nga 19 martesa te perziera belge-shqiptare kishte 10 divorce, gjenerata e dyte, nga 38 martesa te perziera belge-shqiptare kishte 15 divorce.

Hulumtimet jane perqendruar, vetem ne disa rajone te Brukseli, te Vallonis e Flandres, pra, nuk jane gjitheperfshires. Hulumtimet e bera dhe njohja me mjaft cifte martesah te perziera japin tendencat e pergjithshme dhe opinione te vecanta.

Shtypi shqiptare, sidomos ai kosovare, duke trajtuar keto probleme denon martesat me interes, ose «Nuset me letra» te cilat, sic theksonte «Bota sot» kane perfunduar ne 80 % te rasteve ne divorce. Po ashtu, eshte i njohur fakti se femijet behen viktima te divorcit te prin-derve te tyre. Me gjithese martesat e perziera perbejne problem serioz per te gjithe shqiptaret ato, jane jetike dhe te pashmangeshme. Ky numer eshte ne rritje sidomos ne Kosove. Po vre-het edhe rritja e numrit te martesave me sllavet si ne Maqedoni, ashtu edhe ne Shqiperi. Midis ketyre martesave ka edhe te sukseshme.

Ne Belgjike ne gjysmen e rasteve te vezhguara femijet flisnin gjuhen shqipe, madje ka edhe raste, kur burri ose gruaja  belge kane mesuar gjuhen shqipe. Eshte bere fakt se, gjate viteve te fundit tek shqiptaret vrehet nje rikthim tek martesat me vajza shqiptare, madje edhe te origji-nes se prinderve te vet. Keto martesa, sidomos kur behen midis emigrantesh, jo vetem flsin ne favor te gjuhes sone, por edhe u sherbejne direkt integrimeve tona brendashqiptare, te cilat jane aq te shendeteshme e te dobishme per shoqerine tone.

Sic vrejne sociologet e shquar te cilet jane marre me studimin e ketij problemi tipi i martesa-ve te perziera, ne te ardhmen do te zgjerohet, sepse eshte shtuar numri i emigranteve dhe, se dashuria nuk njeh kufije. Krahas kesaj theksohet, se keto martesa jane me te veshtira se sa marteat e te njejtes etni.

Studimet per pershpejtimin e zhvillimi fizik e mendor te brezave te rinje vene ne dukje, se nje nder shkaqet e kesaj dukurie objektive te shekulli XX-te jane edhe martesat e perziera, midis etnive te ndryshne, feve e racave. Per ket sillen si shembuj raset e evidentuara tek per-sonalitet e medha te shkences aritit, politikes etj. Ne rrjedhat e historise permenden si shem-buj : Leonardo da Vinxhi, sulltan Sulejmani, Barak Obama etj. si produkte te martesave te perziera.

Nobelisti shqiptar Ferid Murati shkruan ne gazeten «Dielli» se nga bashkejeta dhe bashke-punimi mes njerezve nga kombe, fe e gjuhe te ndryshme mund te zberthejne energji te ja-shtezakoneshme. Ai permend rastin e marteses se babajt te vet shqiptar me nenen amerikane, si dhe martesat mikse te femijeve te tij, per te dhene shembullin e «mozaikut heterogjen gje-netik te Shteteve te Bashkuara, ku vlera e njeriut qendron mbi cdo parakusht… ».

Ne Belgjike, nuk jane te paket rastet e femijeve nga martesa te perziera, te cilet madje jane bere te sukseshem, sic eshte rasti dhe i politologut Safet Kryemadhi me origjine shqi--ptaro-italiane etj.

Autori i ketij punimi thekson se ky studim eshte punuar gjate nje peridhe dhjetevjecare, pra edhe perfundimet jane te perkoheshme, synimim ka qene, vec te tjerash per te treguar per-voja teorike e praktike lidhur me martesat e perziera.

Problemi i integrimit te shqiptareve ne belgjike, krahas arritjeve ka edhe probleme, sfida, veshtersi te cilat nuk varen vetem nga ata.  Keshtu, p.sh., Marie-Jose Laloy ne parathenien e librit te studjuesit Gjovalin Kolaj, ne fengjisht «Per se Belgjika ne historine e shqiptareve ?» pohon se :

- « Ekziston bindja te ne, se shqiptaret jane pak si te izoluar ne levozhgen e tyre dhe kane nga pak veshtersi ne integrim. Mirepo, edhe belget nuk jane shume te hapur dhe kurioz te takohen me te huaj». (Vincent Wertz, profesor universiteti).

- «Komuniteti shqiptar ne belgjike eshte pak i njohur per opinionin belg, sepse sipas saj shqiptaret jane te mbyllur ne rrethin e vet. Ata martohen mes vedit. Per shembull, me mire eshte per nje katolik shqiptar per t’u martuar me nje vajze shqiptare myslimane, se sa me nje vajze katolike belge». (Gazetarja Nathali, revista «Agenda interkulral », 2004, numri i dhjetorit.). Natyrisht, qe me perpjekje te dyanshme kjo gjendje do te ndryshoje. Ja nje rast i mire qe edhe shqiptaret t’u japim nje model te martesave nderfetare.

Per t’u rikthyer tek integrimet nderkulturore sjellim mendimet e disa albanaologeve ba-shkekohor. Keshtu, Ulmar Kviku, miku i mire shqiptareve dhe njohesi i gjuhes shqipe albanolog-suedez sqaron : « …eshte normale, dhe cdokush ka nevoje per rrenjet ne trua-llin ku jeton. A do te jetojne ketu femijet me rrenjet diku larg, ne boten shqiptare, ose  do te behen suedeze duke harruar vendlindjen e prinderve te tyre ? Duhet te kuptojme se gjendja ideale eshte qe te pervetesohen gjerat me te mira nga dy kultura. As izolimi fanatik nga shoqeria suedeze, as liberalizimi i pafrenuar, ku individi pa norma shfrytezon cka i jep me shume dobi, nuk jane rruge te mira per gjeneraten e re. Duhet te kemi nje proces te ndergjegjshem seleksionimi ne te cilin individi dhe familja marrin qendrim dhe bejne zgjedhje.

Dhe ne ate aspekt shkolla mund te jape impulse te mira dhe mundesi konkrete per familjen dhe individin.»

Albanologu tjeter i shquar zviceran Dr. Basil Schader, njohes, po ashtu i gjuhes shqipe thek-son : «Brezi i ri i shqiptareve ne mergim duhet te jete nje brez, i cili ka nje vetedije te forte dhe te zhvilluar si pjestar i dy kulturave dhe i dy gjuheve, Ai dhe ajo duhet ta ruajne da-shurine, lidhjet dhe solidaritetin me vendin e prinderve

Per kete,- thekson Schader,- ka rendesi te madhe ndjekja e mesimit plotesues ne gjuhen shqipe.

Jane te mirenjohura kontributet e albanologut te shquar kanadez Robert Elsje, zoterues i thelle i gjuhes shqipe, perkthyes ne anglisht i vepres «Lahuta e Malesise» te poetit kombetar Gjergj Fishta.

Tani mund te themi se kemi nje Ringjallje te vertete te gjuhes shqipe ne Diasporen Shqi-ptare. Meriton te permendim se interesimin e madh te studjuesve per gjuhen tone, shtimin e numrit te veprave kushtuar gjuhes dhe historise se shqiptareve, funksionimin e hapjen kate-drave te gjuhes shqipe ne vende te ndryshme etj. shkrimtare e studjues po mesojne gjuhen to-ne dhe madje kane arritur te shkruajne poezi e deri romane ne gjuhen shqipe. Per keto, po sjellim ndonje shembull te koheve te fundit.

I kesaj natyre eshte, aktiviteti letrar ne Budapest, me rastin e festimit te gjashte vjetorit te pavarsise se Kosoves, organizua ne bashkepunim edhe me SHSHKSh «Aleksander Moisiu» te Vjenes».  Kryetari i kesaj lidhjeje, poeti Besim Xhelil theksoi, se tani jemi 27 shkrimtare e krijues etj. Meriton te vecohet edhe z. Kamil Weiner, perkthyes, regjizor e publicist i cili, ne fjalen e tij, ne nje shqipe te rrjedheshm mes tjerash tha : «Jam themelues i shoqates «Besa» ne Sllovaki e cila nxori edhe revisten mujore ne shqip «Besa», ku shkruhet per problemet e Kosoves dhe te shqiptareve ne pergjithesi ne trojet tona… «Isha gjate gjithe kohes se luftes ne Kosove si prijes i gazetarev sllovak dhe cek. Kam perkthyer disa vepra te autoreve shqip-tare ne sllovakisht dhe te atyre sllovak ne shqip». Ai lexoi dy poezi ne gjuhen shqipe. Midis te tjerash, ai tha ; «Ne duhet te jetojme per Shqiperine e jo te vdesim per Shqipri-ne».

Te gjitha keto ndihmojne direkt per propogandimin e kultures sone ne bote dhe per permiresimin e imazhit te shqiptareve.

Po, a i pergjigjet ne shkallen e duhur perkrahja dhe vleresimi nga Akademite tona te shkencave i ketyre personaliteteve te huaja, perkushtimit te tyre shembullor per kulturen shqiptare, per gjuhen shqipe ?!

I nisur nga nje ankate studimore mbi gjendjen e mesimit plotesues te gjuhes shqipe ne Belgjike u ndala edhe ne disa theksime te tjera qe i perkasin ruajtjes se gjuhes shqipe ne gjirin e mergates se madhe shqiptare, propogandimit e shrtirjes se saj te metejshme, gjithmone ne kuadrin e gjuhes amtare. Nga te dhenat del, se vetem nje perqindje shume e vogel e femijeve mergimtare, (ne rastin me te mire, vetem 1O % e tyre i ndjekin keto shkolla), cka do te thote, se kemi te bejme me nje problem serioz te karakterit gjithkombetar.

Ne kete situate eshte propozuar qe ky shkollim ne gjuhen amtare te behet i deryruar per te gjithe femijet e emigracioni tone. Po,  sa mund te realizohet kjo ide eshte veshtire per t’a thene ? Sidoqofte shprehja e mendimeve «pro dhe kunder» do t’i sherbente rrugezgji-dhjes me te sigurt te mesimit te gjuhes shqipe ne diasporen tone me shtrirje te jashte-zakoneshme dhe me emigracion aq te madh, ne raport me popullsine tone.

Dihet, se sot e drejta nderkombetare nuk  shtron problemin e asimilimit te thelle te emigran-teve, por trajton nevojen e integrimit paralel me ruajtjen e identitetit etnik e historik, kulturore e gjuhesor te emigranetve etj.. Pra, jane krijuar mundesite qe emigracioni yne te eci ne te «dy kembet» : Integrim dhe identitet etnik e kulturor.

Pervoja boterore jep modele te ndryshme te zgjidhjes se kesaj sfide me permasa boterore. Anglezet, p.sh., kane ndjekur rruge te veçante, dhe jo pa sukses. Po, ashtu ne SHBA, funksio-non e drejta e cdo individi, si emigrant dhe si bashkesi etnike per te ruajtur e zhvilluar traditat, zakonet, gjuhen e kulturen amtare, besimet fetare te origjines se vet etj.. E tille eshte demokracia amerikane e zbatuar praktikisht e me shume sukses, prej shume kohesh.

Ne shtete e kohe te ndryshme zgjidhja e ketij problemi ka patur lekundjet dhe veshtersite e veta. Ndersa, epoka e globalizmit shtron kerkesa e krijon mundesi te medha per zgjdhjen e drejte te kesaj dileme te madhe (integrim, apo identitet ?!).

Tashme, ka ardhur koha, qe edhe shqiptarte, krahas kombeve te tjera te kerkojne te drejtat dhe lirite e tyre, te futen ne rrjedhat e zhvillimeve historiko-shoqerore boterore.

Problem madhor per shqiptaret krahas integrimit ne mjediset ku jetojne mbeten edhe integri-met brendaperbrenda shqiptare. Ky problem kerkon vemendje e trajtim te vecante. Lenia e tij ne rrjedhat e spontanitetit do te kete rrjedhoja negative per shqiptaret.

-Shkrimi vazhdon ne numerat e ardhshem-



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora