E enjte, 25.04.2024, 08:16 PM (GMT+1)

Kulturë

Kolë Tahiri: Mësimi i gjuhës shqipe në diasporë (1)

E premte, 05.09.2014, 08:52 PM


VLERA E MUNDËSI TË MESIMIT TË GJUHËS SHQIPE NË DIASPORË  (1)

Ekskluzivisht per botim ne ZSh, nga Prof. as. Dr. KOLË  TAHIRI

Ne kete punim behen perpjekje per trajtimin e dy ceshtjeve :

1. Problematika e analiza e anketes studimore: «Perse (s)na duhet mesimi i gjuhes shqipe ne diaspore» !?.

2. Shkencat psikologjike e linguistike mbi dygjuhesine (bilinguizmin).

I. PROBLEMATIKA E ANKETES DHE DISKUTIMI

Per te ndihmuar sadopak ne sqarimin e: mentaliteteve, ideve, koncepteve, pikepamjeve, qe-ndrimeve, dhe opinioneve te cilat qarkullojne per ecurin e sotme, pa harruar te kaluaren dhe, sidomos te ardhmen e mesimit plotesues ne gjuhen shqipe, prane dy shkollave ne komunat : Molenbeek(Bruksel) e Vilvorde(Bruksel) plotesuam nje ankete(pyetsor), me 108 subjekte : prind, mesues, nxenes, ish-mesues e drejtues te kesaj shkolle, antare te kryesise se LASH-it nder vite, si dhe ish mesues te ardhur nga Gjakova e Shkodera, Shkupi e Tirana, Kukesi e Tetova, Fieri e Prizreni, Tropoja e Istogu, Peja, Korça, Gostivari e Miredita, Pre-sheva e Puka, Vuthajt e Juniku, Vushtrria e Hasi, Suhareka e Lezha etj.

- Perberja e te anketuarve: meshkuj - 42 % , femra - 56 %.

- Niveli arsimor varionte: 14 % arsim 8-vjeçare, 29 % te mesem dhe 48 % arsim te larte.

- Zoterimi i gjuhes se njehesuar shqipe; me goje e me shkrim paraqitej perkatesisht : «Shu-me mire» 76 %, «mire» 28 %, dobet me goje 2.8 % dhe me shkrim 3.7 %.

Gjuha shqipe perdorej ne te folurit e perditeshem, ne shtepi, ne 86.9  %.

- Origjina e te anketuarve : nga te gjitha trojet shqiptare te Ballkanit.

- Mosha e te anketuarve varionte : Nga 10-15 vjeç : 20.5 % , nga 30-50 vjeç : 64.5 %, mbi 50 vjeç(gjyshe dhe gjysher) :12.5 %.

- Koha e plotesimit : 2006-2007.

- Ne 6 kapituj e pyetsorit  shtroheshin 18 pyetje, me 56  mundesi (opsione),  midis te cilave do te zgjidheshin nga i anketuari.

Per hartimin e kesaj ankete dhe sjelljen e te dhenave te studimeve me te reja ne fushen e psiko-linguistikes ka ndihmuar psikologia shqiptaro-irlandeze Enkeleida K. Fitxherald.

Mbas perpunimi matematik dolen problematika te ndryshme, optimiste, por edhe shqetesuese te cilat kane nevoje per analize e interpretim te veçante.

1.     Medyshja hamletiane : Integrim e asimilim, apo identitet etnik e kulturor ?!

Ne diskutimin e raporteve midis koncepteve : integrim, asimilim(tretje) dhe identitet et-nik e gjuhesor(mbijetese shpirterore e kulturore) te anketuarit shprehin ide e koncepte te njohura, por edhe te papritura, madje edhe alarmuese. Keshtu, ne pyetjen mbi shkaqet qe pengojne ndjekjen e mesimit plotesues  ne gjuhen shqipe nga femijet shqiptare anketuesit pergjigjen se :

-Mesimi i gjuhes shqipe pengon integrimin e femijeve ne mjedisin shoqeror : 11 % .

- Mesimi i gjuhes shqipe behet pengese per mesimin e gjuhes vendase :  29 % .

- Mesimi i gjuhes shqipe shkakton mbingarkese dhe lodhje per femijet : 24 % .

- Mesimi i gjuhes shqipe pengon perparimin e nxenesve ne shkollen vendase : 16 %

- Femijet nuk kane deshire te mesojne gjuhen shqipe :  16 % .

- Gjuha shqipe nuk ka asnje vlere ne tregun e punes. : 27 % .

- Mesimi i gjuhes shqipe kerkon shpenzime suplementare per prinderit : 15 % .

Nga nje analize e thjeshte e kesaj problematike dalin disa perfundime:

1. Ne veshtrimin e pare te ketyre pergjigjeve(te dhenave) te ben pershtypje munga e duksh-me e informacioni te sakte shkencor tek te anketuarit  per keto ndervartesi. Fatekeqesisht, per te anketuarit rezulton, se mesimi plotesues i gjuhes amtare(shqipe) behet pengese per in-tegrimin, pengese per  perparimin e nxenesve ne mesime, penges per mesimin e gjuhes ve-ndase etj. Keto «pengesa», qe nxjerr mesimi plotesues i gjuhes shqipe pohohen, si te tilla, te marra se bashku nga 56 % e te anketuarve, d .m.th., me shume se gjysma e tyre.

Prania e koncepteve dhe opinioneve te kesaj natyre, perveç te tjerash kane bere qe te frekuen-tojne keto shkolla, ne rastin me te mire te jete me pak se 10 % e femijeve emigrante te dias-poeres sone. Per Belgjiken numeri eshte edhe me i vogel. Ky fakt, ne vetevehte perbene problem, ne mos fatkeqesi kombetare per te sotmen e  per te ardhmen e diaspores shqi-ptare.

Te  nxirren pergjegjesit per kete gjendje eshte njera ane e problemit. Rendesi te veçante merr shpjegimi shkencor i shkaqeve, sociale e psikologjike te tyre, i mundesive reale dhe percaktimi i rrugeve e mjeteve te sherimit te kasaj epidemie mbareshqiptare. Per keto do te ndalemi, ne menyre te veçante, diku me poshte

2. I habiteshem e rrenues eshte mendimi se :

Femijte shqiptare nuk paskan deshire te mesojne gjuhen shqipe, gjuhen e nenes. Kete e kane shprehur 16 %  e te anketuarve. Fatekeqesisht, ky numer mund te jete edhe me i madh.

Shkaku i ketij qendrimi negativ te femijeve shqiptare lypset te kerkohet tek bashkesia shqiptare, qe nuk mirret seriozisht me kete problematike kaq te rendesishme, se ciles kombet e tjera i kushtojne vemendje serioze. I pa falshem shembulli dhe qendrimi i prinderve emi-grant, megjithe se, jo kurdohere ata jane fajtor.

Po shoqatat atdhetare, partite politike dhe organizmat e tjera, ne rast se ka çfare bejne, a nuk i trondite nje koncept i tille dhe qendrimet perkatese ? Po shtetet ame e ndiejne pergjegjesine perkates per kete gjendje te fatkeqe ?! Mjerim e fatkeqesi !

Ne keto raste, gjasat me te medha jane, qe prinderve, u mungon niveli arsimor, por kryesore eshte se, ata, pa e ditur kane rene, nen ndikimin direkt te propogandes antishqiptare e cila injektohet tinez, prane filxhanit te kafes e gotes se alkoolit, nga ata qe e kane hale ne sy gju-hen shqipe dhe bartesit e saj, si dhe mjeteve te sofistikuara te kohes.

Nuk perjashtohet mundesia, qe ketu te implikohen edhe faktor negativ te kohes nga te cilet in-fektohen, lehtesisht shqiptaret, por kryesore mbetet pa  pergjegjeshmeria shoqerore e veti-ake e prinderve per te ardhmen e femijve te tyre.

Nje perqindje e tille e femijeve qe nuk kane deshire te mesojne gjuhen shqipe tregon se, sho-qatat atdhetare, partite politike etj. e kane lene pas dore edukimin atdhetare te brezave te rinje, nepermjet te mesimit te gjuhes amtare. A nuk eshte ky tregues i  faktit se armiqet, me te me-dhenje te shqiptareve jane, vete shqiptaret. Per kete, Konica i madh leshonte kushtrimin, qe kendej nga Brukseli, ne revisten e tij «Albania», ketu e 100 vjet me pare: «Te vijme ne ment…»!

3. Te anketuarit  theksojne edhe se : Mesimi plotesues i gjuhes shqipe shkakton mbingarkese per femijet, se ata duhet edhe te çlodhen e te defrejne. Disa permendin edhe, se per kete kerkohen nga prinderit shpenzime financiare shtese etj.

Keto probleme duhen pare konketisht nga shkolla e prinderit, e zgjidhur si pas mendimit shke-ncor psikologjik, sociologjik e pedagogjik, ne pershtatje me gjendje e mundesit konkrete te secilit nxenes dhe seciles familje. Ato jane plotesisht te kapercyeshme, mjafton te mos mun-goje vullneti e perkushtimi perkates.

Kur organizohen mire mesimi dhe veprimtarite e tjera te kesaj shkolle femijet, perveç punes mesimore interesante edhe kendojne, vallezojne e luajn midis tyre, marrin pjese ne shetitje e vizita interesante, pergatisin programe artistike duke shmangur mbingarkesen, duke krijuar lidhje e miqesira te reja dhe njeherit duke u çlodhur.

Ndersa, krahasuar me vlerat formuese qe merr femija, shpenzimet financiare jane plotesisht te justifikuara dhe nuk perbejne ngarkese financiare te paperballueshme.

Pra, as ne pikepamje praktike e financiare, as ne kendveshtrimin pedagogjik e metodik mendi-me te tilla nuk i rezistojne se vertetes.

2.     Vlerat e gjuhes shqipe ne tregun e punes dhe jeten e emigranteve ?!

Gjuha shqipe nuk ka asnje vlere ne tregun e punes, pergjigjen 27% e te anketurve.

Ne veshtrimin e empirik e aktual ky fakt duket sikur qendron. Por, po te thellohemi rezulton se, eshte thellesisht i gabuar.

Historikisht, emigrantet shqiptare kane enderuar dhe jane kthyer e vazhdojne te kthehen ne vendlindje. Koha, zhvillimet shoqerore, politike, ekonomike si dhe nevojat kulturore, atdhe-tare, artistike, shoqerore ia rrisin vleren mesimit te nje gjuhe te dyte, aq me teper te gjuhes amtare. Shihni se ç’po ngjet, ne ditet tona, me emigrantet e Greqise, Italise etj., ne çfare situ-ate te veshtire gjenden sot ata femije shqiptar, qe jane te detyruar te kthehen ne shqiperi? Si do t’a ndiejne vehten ne mjediset shoqerore shqiptare kur nuk dine gjuhen shqipe ?

Veshtersite per vazhdimin e mesimeve ne shkollen shqipe perbejne nje problem tjeter te permasave serioze. A nuk duhej qe qeveria shqiptare dhe prinderit t’i kishin dalur perpara nje situate te tille ? Pa dyshim qe po.

Ne favor te mesimit te gjuhes amtare, per veç vlerave utilitare mund te sjellim edhe argu-mente te tjera. :

- Femijet e sotem, neser do te kene nevoja e kerkesa me te medha : per kulture, per infor-mim, per burime dije, komunikime sa me te gjera, per horizonte te veçanta kulturore, histori-ke, te cilat te tjeret nuk i kane. Keto i pasurojne ata menderisht e shpirterisht. Gjuha shqipe do te perbeje per ata nje burim te ri informacioni, sidomos per origjinen, prejardhjen, identitetin e krenarine e tyre amtare, historike e kulturor.

Po, a nuk eshte vlere utilitare per bashkeatdhetaret qe te mesojne, pikerisht ne shkolle gjuhen e njehesuar letrare shqipe qe te komunikojne e kuptohen me mire, te mirren vesh midis tyre ? Gjuha e nenes, fituar ne shtepi nuk ua krijon mundesite femijeve qe te mesojne normen le-trare te gjuhes sone, te mesojne te lexojne e te shkruajne sipas normes letrare te gjuhes shqipe. A nuk eshte kjo e domosdoshme per komunikimet tona ndershqiptare. Mesimi i gjuhes shqipe ne shkolle do t’a bej secilin te afte per te komunikuar me bashkeatdhetaret neper mjet te te gjitha formave te komunikim bashkekohor : shftrytezimin e mjeteve te komunikimit masiv, te internetit etj. A nuk jane te gjitha keto vlera utilitare ne fushen e komunikimit ?

Sjellim nje dialog te derguar Konices nga nje bashkepunetor nga Shqiperia per t’a botuar ne «Albania», aty nga fundi i shekullit XIX-te :

- A do te mesosh shqipen ?

-Jo, or zot, ç’me duhen ato mua !

- Po shqipja eshte gjuha tende, duhet te dish t’a shkruash.

- Une s’ perzihem ne te tilla punera.

- Funt, e shoh qe s’do. Po thuam psene e vertete te kesaj mosdashje.

- Do te verteten ? Nuke ‘del ulefeja(paraja) me shqipen. S’del ulefeja !... aty eshte gjithe puna. Po te dilte ulefeja jane gjithe ata shqiptare qi sot mohojne gjuhen e tyre do t’a gje-nin te mire, te bukur e te shishme…. (nenviz. K.T.)

- C’eshte kjo e shqiptareve qe, perveç ulefese s’duan gjesendi,- alarmohej rilindesi i ndritur ? A nuk flet kjo per «besnikerine» e shqiptarve ndaj mentaliteteve te tejkaluara ?

Fatekeqesisht, edhe pasi ka kaluar me se nje shekull shqiptaret, madje te shetitur neper bote, perseri e vene theksin tek ulefeja(paraja), duke deklaruar, se shqipja nuk ka vlere ne tregun e punes !

Ku vemi keshtu te dashur bashkeatdhetar ?! Do t’a humbasim identitetin tone etnik ?! Do t’i nenshtrohemi asimilimit te thelle, te shkrihemi si kripa ne uj, te mohojme gjenin e gjakun sh-qiptar ?!  Vertete do te vazhdojme t’a shesim edhe shpirtin per nje grusht para ? Perse ylefe-ja(paraja) vazhdon te mbetet mbi gjithçka per shqiptaret ?! A eshte e drejte te mohohet keshtu shpirti shqiptar, gjeni i lashte i gjuhes sone ? A do te na fale kombi yne dhe pasar-dhesit tane, te cilet do te jene, ku e ku ma te kulturuar se ne ? Natyrisht qe jo, 1000 here,  jo !

Sot, ndihet nevoja per integrime brendaperbrenda shqiptare, ndersa humbja e gjuhes am-tare eshte humbje, jo vetem e atdheut e atdhetareve nga secili, por eshte edhe humbaja e te afermeve, te gjakut tende. E kuj i hyn ne pune nje tehuajsim i tille ?

Ne ditet tona, po shtohet, per here e me teper numri i familjeve te emigranteve tane te cilet, se bashku me femijet e tyre i kalojne pushimet verore ne brigjet e Adriatikut dhe takohen edhe me njerezit e tyre ne Shqiperi. Sa mire ndihen ata femije qe luajn e komunikojne me te afer-mit e tyre bashkemoshatare  ne gjuhen shqipe. Gjuha i lidhe, i afron, i miqeson me njeri-tjetrin, ne te kundert ata ndjehen keq, ftohen per njeri tjetrin dhe tjetersohene me gjakun e vet. A esh-te njerezore, e aq me teper shqiptar ky distancim ? Pa dyshim qe jo.

- Sa me te kulturuar, qe do te behen femijet e sotem, aq me teper do t’a ndjejne nevojen per identitet kombetar, per lidhje e komunikim me njerezit e gjakut te tyre.

Shkolla,- thoshte Konica,- nderton njeriun qe don diturine, çmon lirine dhe sakrifikon per atdheun.

Ata do te ndjehen te vetedijeshem per identitetin e tyre etnik, do te ndjehen krenare per figurat  e permasave boterore qe ka nxjerre kombi yne i vogel si Skenderbeu, Nene-Tereza, Aleksa-nder Moisiu, Ismail Kadare, nobelisti Ferid Murati, Inva Mula etj. etj.

Emigranteve shqiptare, si evropian te vertete, do t’u lind nevoja, do t’u ngjallet kurreshtja per te ditur me shume per origjinen e kulturen e te pareve te vet, per historin e simbolet e te parve tane, per lashtesine e gjuhes sone amtare etj.. dhe mbi kete baze per te ndihmuar, sa-dopak, me mundesite e tyre bashkeatdhetaret, vendlindjen e tyre, ne permiresimin e imazhit tone ?!

- Neser, emigrantet do te behen biznesmen dhe askund nuk mund t’a ushterojne nje veprim-tari te tille, ku mund te investojne me mire se ne vendin e origjines. Zoterimi i gjuhes shqipe do t’i favorizoje ata per te bere investime te ndryshme, per te ndertuar, apo blere vila ne breg-det, per te kaluar pushimet se bashku me femijet e vet, per te vendosur lidhje miqesore, e pse jo edhe martesore etj. etj.

- Nga ky brez, neser mund te shkojne ne Shqiperi si specialiste, si kuader, studjues, gaze-tare, pedagoge, diplomat etj..Tradicionalisht emigrantet jane kthyer ne atdheun e tyre edhe me fuksione politike e shteteror duke vene njohurite, pervojen dhe energjite e tyre ne sherbim, ne te mire te atdhut te tyre te origjines.Te tille ka edhe sot, ne funksione te ndryshme ne Shqiperi, Kosove e vise te tjera shqiptare.

A nuk do te ishte gje e mire, ne rast se femijet e emigranteve shqiptare, te rritur e formuar ne vendet perkatese te ngarkoheshin me detyren e diplomateve, ne po ato vendet ku jetojne. Perfaqesimi prej tyre i vendit te origjines, do t’i sherbente lidhjeve dhe bashkepunimet midis vendeve ku jane rriture dhe atij te origjines? E njejta gje mund te thuhet per perfaqesimet shqiptare ne organizatat a po organizmat nderkombetare.

Medja shqiptare vizive dhe e shkruar, per here e me teper do te kete nevoje per korres-pondentet e saj ne vende te ndryshme te botes. E kush mund do t’a kryente me mire kete detyre, se sa gazetaret e rritur e formuar ne keto vende ?

Sudjues te ndryshem, nga vende te tjera te botes mirren(albanologe), mbase tere jeten me studime historike, gjuhesore, letrare etj. per Shqiperine e per shqiptaret. Por, perpara kesaj ata duhet te mesojne gjuhen shqipe. Cilet do te ishin me te pershtateshem per detyra te kesaj naty-re? Kush do t’i kryente, me mire keto, se studjuesit me origjine shqiptare ? Kush do t’i shfry-tezonte me mire arkivat e vendeve te ndryshme te Europes me mire se sa shqiptaret qe kane mesuar ne shkolle, fakultete apo kurse te ndryshme gjuhen shqipe ? Atyre do t’u mbete-shin borxhli shkencat  albanologjike. Kujtojme ketu rastet e kesaj natyre si Konica, Aref Mati-(Mathieun Aref), Martin Camaj, Ernest Koliqi, Arshi Pipa, Krist Maloki, Sami Repishti etj.

Albanologet, perpiqen qe te prezantojne, sa me mire shqiptaret dhe Shqiperine perpara botes. Kush do te mund t’a bente me mire kete detyre se sa shqiptaret e formuar ne diaspore, te cilet kane zoteruar e njohin gjuhen, historine, kulturen dhe shpirtin shqiptar me te mirat dhe dobe-site e tij.?

- Mjafton te kujtojme se, vetem arkivat dhe bibliotekat e Belgjikes ruajne ne fondet e tyre dokumente, botime, korrespondenca, botime e materiale historike me vlera te medha per his-torine tone, kulturen, gjuhen tone te cilat deshmojne per urat lidhese midis vendeve tona. Kush do te mund te aktivizohej me mire ne kete pune me vlera atdhetare, vlera intelektuale, shkencore etj. ?

- Dihet, se kombet fqinje, nder shekuj kane bere pune te madhe per te popullarizur e njohur Europen e Boten me historine, letersine, artet e kulturen e tyre. Krahas kesaj, ata kane botuar dhe vazhdojne te botojne edhe per denigrimin e shqiptareve perpara opininit nderkom-betar. Keshtu’ ata i kane shkaktuar dem te pallogaritshem imazhit tone, imazhit te shqip-tareve ne bote.

A nuk do te jene keta femije te sotem, qe mesojne gjuhen shqipe te cilet, neser do te ndihmo-jne ne prezantimin me te mire te shqiptareve perpara opinionit boteror ? A nuk do te jene ata, qe do te beheshin perkthyes te shkelqyer te letersise sone artistike e shkencore ne gjuhet e ndryshme te botes ? E jo vetem te letersise, por edhe te vlerave te tjera shpirterore te shqip-tareve ? A nuk do te ishin ata qe do te perkthenin ne gjuhen shqipe veprat e letersis artistike e shkencore te vendeve ku ata jane rritur dhe formuar ?

Po kengetaret, artistet, piktoret, sportistet me origjine shqiptare te formuar ne vendet e tjera te cilet po perfaqesojne Shqiperine ne veprimtarite nderkombetare ?! Sa e bukur eshte kur keta krenohen me atdheun e tyre te origjines, marrin pjese ne veprimtarite aristike, ga-rojne dhe mbrojne ngjyrat kuq e zi, flamurin tone. Sa bukur eshte kur ata flasin edhe gjuhe|n e nenes, shqipen. Ata do te mund te jepnin ndihmes me vlere ne perhapjen e sporteve te reja ne vendin tone dhe rritjen e cilesise se ekipeve tona kombetare. Kujtojme ketu rastin e futbo-llistit te kombetres shqiptare, Lorik Cana, Besnik Hasi, a po futbollistet, me origjine shqi-ptare qe moren pjese ne kampionatin e fundit boteror ne Brazil, ne perberje te ekipeve te vendeve ku jane rritur e pergatitur si ne Zvicer, Gjermani etj. Na vijne ne mendje ke-ngetaret si Saimir Pirgu, Josif Gjipali, Ermonela Jaho, Gerta Ismaili, Mirian Canaj, ba-lerini, me fame boterore Engjell Prelocaj, instrumentisti Edi  Papavrami e dhjetra te tjere.

Vendet e Bllokut Komunistte, fqinjet tane, prej kohesh kane gjetur menyrat per zgjidhjen e ketij problemi. A nuk eshte bere edhe per ne domosdoshmeri kjo sfide?! A nuk duhet te nder-mirren hapa e masa praktike per zgjidhjen sa me te shpejte e ne perspektive te ketij problemi ? Kush e ben me sukse nje pune te tille se sa keta intelektual, artiste, sportiste etj. ?

Keto nuk jane fantazira, por relitete te kapshme, realitete bashkekohore dhe, per me teper te nje te ardhmje, fare te afert.

Po, per Imazhin e shqiptareve dhe te Shqiperise kush mud te kontriuboje me mire se intele-ktualet atdhetare te diaspores te formuar ne Evrope, Amerike e vende te tjera, qe ne moshat me te vogla ?

Dikush mund te thote, se si shume po i ngarkon kesaj shkolle dhe ketyre femijeve. Ashtu duket, ne veshtrimin e skeptikeve, indiferenteve, keqdashesve ndaj çeshtjes sone kombeter. A nuk jane instrumentistet, kengetaret, balerinet, sportistet shqiptare etj. te cilet nderojne Shqi-perine dhe shqiptaret ne bote ?

Ashtu, siç veprohet ne deget e ndryshme te artit, sportit, profesioneve etj. ku femijet e nisin rrugen e formimit te vet qe ne moshe fare te vogel. A nuk ia vlen, qe edhe zoterimi i gjuhes se huaj te nis qe ne moshe sa me te re, sa po femija ka mesuar gjuhen e nenes?  Pikerisht fo-shnja, ashtu siç gjendet ne «dushin gjuhesor» familjare eshte e domosdoshme te familjarizo-het me gjuhen letrare shqipe gjate viteve te femijerise dhe adoleshences, vite te cilat perbejne periudhen optimale te pervetesimit te gjuhes amtare dhe te gjuheve te huaja.

Vetem, keshtu mund te pretendohet per arritjen e niveleve te larta ne pervetesimin, e gjuhes amtare me goje e me shkrim, zoterimin e gjuhes leterare,  te njehesuar. Kjo eshte e nevoje-shme te behet, jo vetem per gjuhen amtare, por edhe per aftesite e talentet e fushave te ndryshme. Fillimi i mire nis ne moshat sa me te reja per te vazhduar pastaj dhe ne moshat e mevoneshme.

Ndjekja e ketij zhvillimi realizohet ne bashkepunim te ngushte midis familjes e shkolles duke ndergjegjesuar per kete femijet dhe adoleshente. Ky eshte obligim i madh familjare dhe at-dhetar. Ketu, nuk eshte fjala qe te gjithe ata qe e vazhdojne kete shkolle do te shkelqejne. Jo e Jo ! Edhe ketu, seicili do te arrije ato nivele qe shtrihen ne mundesite vetiake, aftesite e zote-site konkrete e reale reale te secilit, sipas kushteve dhe mundesive qe krijon familja dhe sho-qeria. E rendesishme eshte, qe secili nxenes qe ndjek rregullisht mesimin plotesues te gjuhes shqipe te aftesohet per te komunikuar, per t’u marre vesh me njerezit e afert, me bashke--atdhetaret kudo qe jane.

Qellimi i kesaj shkolle eshte, qe ata te gjithe te behen atdhetare te mire, me formim shpirteror e kulturore shqiptar te cilet, jo vetem komunikojne, shftytezojne mjetet e informimit ne gju-hen shqipe, por edhe ndjejne diçka per origjinen e tyre, krenohen per te paret tane qe kane arritur te mbijetonin ne rrebeshet e historise.

Ne qofte, se ne rruge e forma te ndryshme do t’a mesojne gjuhen  letrare shqiptare mijera e mijera femije me origjine shqiptare, atehere. nuk ka dyshim, qe prej tyre do te dalin edhe dhjetera, qindera e mijera intelektual, artiste, shkencetare, shkrimtare, gazetare, spor-tiste etj. me formim shpirteror shqiptar.

Per analogji, a mund te lindi e te rrenjosen ndjenjat dhe shpirti atdhetar vetm ne moshe te rri-tur ? Kjo edhe mund te behet, por eshte me kosto shume me te larte dhe jo aq rezultative. Per kete, kerkohet qe mesimi i gjuhes shqipe, puna per ngulitjen e ndjenjave atdhetare dhe lidhja me vendin e origjines te nis, pikerisht ketu, ne moshe te vogel dhe te vazhdohet me perkujdesjen dhe investimet perkatese.

Keto nuk jane, vetem deshira, dhe as pretendime, por probleme te cilat i shtron e sotmja dhe aq me shume e ardhmja. Dhe sa me seriozisht qe te mirremi me kete pune, aq me te mira do te jene «korrjet» e se nesermes. Sa mbreselenes eshte fakti qe, femije dhe adoleshent te talen-tuar te lindur ne emigracion kthehen dhe marrin pjese ne konkurset, veprimtarite artisti-ke ne Shqiperi. Futbollistet e rinje te formuar ne vende te tjera shprehin deshiren qe te luajn me perfaqesuesen e Shqiperise, apo te Kosoves. Menjehere na vjen ne mendje talenti shqip-tare me origjine nga Kosova A Januzaj, i cili braktise mundesite per te perfaqesuar vende me futboll te zhvilluar si Anglia, Belgjika etj. dhe shprehe deshiren per t’u bere pjese e kombe-ta-res se vendlindjes se vet, Kosoves ? Bukuri, vlera, krenari !

Qeverite shqiptare, ne shumecka mund te tregohen doreshternguara, por jo, kur behet fjale per prezantimin e shqiptareve dhe Shqiperise ne boten e jashtme. Kjo eshte detyre atdhetare. Perndryshej, fqinjet tane dhe, jo vetem ata do te vazhdonje te livadhisin me imazhin e te drejtat tona, siç  kane bere deri me sot.

Edhe ne ditet tona, shihet qarte, se synimet shiviniste te fqinjeve tane, jo vetem nuk kane ndryshuar, perkundrazi ato jane sofistikuar dhe intesifikuar. A nuk  u sherbeu politika e Mi-llosheviçit dhe nacionalisteve serbe kesaj politike  shfarosese ndaj shqiptareve ?  Po qendri-mi i qeverive te Beogradit ndaj njohjes se Kosoves ? Po, a nuk ndjek te njejten politike shovi-niste ndaj shqiptareve fqinji yne jugor? A nuk eshte aktuale politika e Agimit te Arte ne Gre-qi ? E keshtu, me radhe sot e kesaj dite.

Nuk eshte i mjaftueshem vetem  ndergjegjesimi yne per bashkerendimin e veprimtareive antishqiptare te fqinjev tane ne  kohen tone moderrne. Perballimi i kesaj sfide, kerkohen ma-sa e veprime te shumaneshme ne shkalle te gjere. Ne kemi humbur shume kohe te cilen du-het te fitojme.

Vetem para pak kohesh, ministri i jashtem shqiptar deklaroi, me pergjegjesi institucionale, ne nje emision televiziv, se vetem gjate ketyre 20 vjeteve te fundit, ne shtypin evropian dhe ate boteror jane shkruar mbi 5600 arikuj diskriminues ndaj shqiptareve. E ne kete fushate, te cilen e menazhojne, me kujdes fqinjet tane perfshihen edhe qeveri  te medha te Ev-ropes. A kemi te drejte te qendrojme indiferent ndaj kesaj situate rrenuese per kombin tone?!

Shtetet e medha dhe vendet e qyteteruara i kushtojne kujdes, ndajne fonde te medha per ruajtjen dhe ngritjen e imazhit dhe dinjitetit te tyre. Po shteti shqiptare sa e ven kete uj ne zjarr?! Ku jemi me keto probleme? Te mberrthyer ne prangat e politikes agresive shqiptare, gati per t’i nxjerre syte njeri-tjeterit per poste e karriga(pasuri e prona) duke harruar problemet e medha kombetare ?

A mund te perballohen sfidat qe kemi perpara duke ia lene kete problem spontanitetit, siç e kemi lene deri me sot ? A mos valle, ndonse sapo festuam 100 vjetorin e pavarsise, ende nuk jemi pjekur per t’i dale zot vehtes, per te mbrojture vetevehten ?! A eshte e mjaftueshme, vetem vepra e perkthyer e Kadarese  dhe ndonje tjeter, gjitheçka e bere, pothuajse me perpje-kje individuale?

Ah ! Sa shume mesime te vyera, per kete mund te nxirren nga jeta dhe vepra e  te medhenjeve, lidereve tane : Konica, Fanoli, Pipa, Camaj, Koliqi e dhjetra intelektualve rilindas e bashkeko-hore ?!

A mund te pretendohet per  perballimin e ketyre sfidave me ata qe sot «nuk kane deshi-re te mesojne gjuhen shqipe», me ata qe mendojne e flasin hapur per pavlefshmerine e gjuhes sone ne tregun e punes ?!  Pa dyshim qe jo. Kjo do te thote, qe per çdo dite te shpiesh uje ne «mullinjet» e armiqve te kombit tone.

- E nesermja e brezit te rinj te shqiptareve qe rriten dhe formohen ne emigracion mund te re-zervoje te papritura befasuesa tejet te dobishme. Keshtu, nje gjuhe e dyte eshte thesar i ver-tete kulturor, eshte dritare e cila te tjereve u mungon. Per me teper, prej saj nuk vjen asnje e keqe, asnje rrezik. Nuk mungojne shembujt praktike nga jeta e emigracionit shqip-tare qe vertetojne keto qe thame me larte, pa permendur perspektivat e pa njohura qe mund dhe do te sjelle e nesermja e brezit qe po ritet ne vende te huaja.

Me keqardhje kujtojme ketu poziten e veshtire te emigranteve shqiptare ne Greqi, femijeve te te cileve atje u qe ndaluar mesimi i gjuhes shqipe dhe sot jane te detyruar te kthehen ne Shqiperi. Edhe disa perpjekje  individuale te mesuseve te vecante per mesimin e gjuhes shqipe, ne ndonje shkolle greke deshtuan, sepse nuk gjeten perkrahjen e organeve per-katese qeveritare greke. Me teper te cudite, se sa te gezon lajmi i koheve te fundit, per te hapur, ne Universitetin Aristoteli te Selanikut, per here te pare ne histori Degen e Gjuhes Sh-qipe, ne te cilen, thuhet se jane regjistrouar edhe 30 studente shqiptar. Inisiatoreve u duhet hequr kapela, vertete teper vone, por, me mire vone se kurre,- thote nje fjale e urte.

Nuk ka dyshim, se gjuha shqipe do t’i duhet te perballoje edhe per shume kohe sfida te tjera me politiken e sofistikuar greke.

Ne Belgjike situata paraqitet me e favoreshme. Ketu ka ekzistuar nje fare tradite per mesimin e gjuhes shqipe. Edhe ketu, mendoj, se ka ardhur koha, jane krijuar mundesite, qe gjuha shqi-pe te perkrahet me teper, jo vetem si shkolle e mesimit plotesue per moshat e vogla, por edhe me te drejten e saj si gjuhe e dyte ne arsimin 9 vjecar etj. te drejten per hapjen e kurseve te vecanta. Per me teper, besoj se jane pjekur kushtet edhe per hapjen e katedres se gjuhes shqipe ne nje nga universitete e Brukselit.

Zgjidhja e problemit te gjuhes sone rezulton, e kushtezuar edhe nga statusi i sotem politik i Shqiperise e Kosoves. Pranimi i tyre tyre ne Bashkesine Europiane, me te drejta te barabarta, krahas eperisive te tjera do t’i shumfishonte shanset e statusit te gjuhes shqipe. Pra, edhe cel-sat e ketij problemi i kane ne dore vete shqiptaret.

3.      Faktore pengues per ndjekjen e mesimit plotesues ne gjuhen amtare.

Ne  pyetjen, ne se kane nderhyre edhe faktore te tjere specifike, qe pengojne dergimin e femijeve ne kete shkolle te anketuarit rendisin edhe :

- Mungesa e informacioneve te plota  per shkollen : 53 % .

- Mungesa e informacionit per planin dhe programin e kesaj shkolle. 29 % ./

- Mosbesimi tek cilesia e punes pa pagese : 42 % .

- Mos njohja me stafin drejtues dhe mesuesit qe japin mesim. 21 % .

- Pershtypjet, jo te mira dhe opinionet e keqia per shkollen dhe mesuesit e saj : 12 % .

- Largesia e shkolles nga shtepia ku banojne femijte : 46 % .

Synim eshte qe te hidhet, sado pak drite ne sqarimin e ketyre problemeve. Keto te dhenat do t’u sherbejne mesuesve per propogandimin me te mire te problemeve qe lidhen me ndje-kjen e mesimit plotesues te gjuhes shqipe. Ky punim, sado pak do t’ ju vije ne ndihme, pri-nderve, intelektualeve, shoqatave atdhetare, partive politike, per te vleresur e kuptuar me thelle kete ceshtje dhe per te shtuar propoganden dhe interesimin atdhetar.

Keto te dhena a nuk perbejne nje program te madh per bashkesine shqiptare ne Belgjike dhe sidomos per LASH-in dhe mesuesit e ketyre shkollave ?

Te anketuarit, ne pergjigjet e veta permenden edhe veshtersi te tjera si :

- Mungesa e nje shkolle te tille ne qytetin e tyre ,

- Deshira me e madhe e femijeve per t’u marre me sport e lojera te tjera zbavitese.

- Niveli i ulet kulturor i prinderve.

- Faktin, se ne klasat e formuara mesojne femije te moshave te ndryshme, etj.

Keto pergjigje tregonje, se sa e rendesishme eshte qe LASH-i, shkolla dhe mesuesit te bejne pune konkrete, koke me koke me prinderit per njohjen e tyre me punen e shkolles(planin e programet mesimore), per njohjen me punen edukative qe behet aty, per afirmimin e qellime-ve  atdhetare, kulturore, por edhe utilitare praklike te kesaj shkolle.

Po aq e rendesishme eshte qe prinderit te njihen kokretisht me stafin e shkolles, me qellim qe t’u pritet rruga thashethemeve te ndryshme. Per me teper jane vete prinderit qe do te shpre-hin mendimet, sipas rastit edhe kundershtimet e tyre per cilesine e punes te secilit mesues, de-ri ne largimin e tyre nga mesimdhenia. E raste te tilla ka pasur. Kane qene nxenesit te cilet i kane braktisur mesuesit te cilet nuk punonin mire dhe klasat  e «mesuesve» te tille jane mbyllur.

Pevoja e ketyre viteve tregon, se sa e domosdoshme eshte qe te bashkepunojne te gjithe fa-ktoret shqipar per zgjidhjen e problemit te pjesemarrjes masive te femijeve ne kete sis-tem te te mesuarit te gjuhes amtare. Keshtu, p.sh., po te regjistrohen me shume femije ne shkolle do te krijohet mundesia qe grupet te formohen me femije  te moshes se perafert si dhe per mesuesit puna do te jete me efektive. Per keto klasa eshte karakteristike se kur formohen grupet(klasat), krahas moshes merret ne konsiderate, niveli i zoterimit te gjuhes shqipe me go-je, dhe me shkrim.

Jane prinderit ata, qe do te zgjedhin moshen me te pershtateshme per dergimin e femijeve ne kete shkolle. Per kete kerkohet qe prindin te keshillohet me mesuesit e ketyre klasave.

Pervoja pozitive e mjaft mesuesve si p. sh., Rukie Rama, Gjovalin Nonaj, Sali Avdyli, Si-lvana Gjebrea, Ajshe Morina, Alisa Aliu, etj. apo puna e drejtuesve te shkolles se komu-nes Molenbeek,  z. Ahmet Gjana e Ibrahim Dizdari  etj. tregon, se informimi i prinderve dhe rezultatet e dukeshme te femijeve ne pervetsimin e gjuhes amtare letrare sigurojne, jo vetem frekuentimin, por edhe perfundime te mira te femijve ne zoterimin e gjuhes, historise dhe kultures shqiptare. Ne te kunderten rregjistrimi i femijeve ne keto shkolla, frekuentimi e perfundimet e pakenaqeshme jane evidente.

Po, kush duhet te mbaje pergjegjesi dhe cilet faktor kerkohet qe te ia vene shpatullat kesaj detyre atdhetare ? Ata nisin, qe nga prinderit, shoqatat atdhetare, partite politike, biznes-menet shqiptare, kleriket shqiptar e sidomos LASH-i, shkollat e secili mesues, se bashku me Keshillat e prinderve, te cilat duhet te ngrihen e funksionojne pran shkollave etj.

Pjesemarresit, te cilet me dashamiresi moren pjese ne plotesimin e kesaj ankete dhe ne dis-kutimet e zhvilluara per keto probleme theksojne, se ka ardhur koha qe te zgjidhen proble-met financiare dhe ato te infrastuktures shkollore. Kjo edhe per faktin se, kur puna behet mbi baza vullnetare, kontrolli, ndihma,kualifikimi dhe as llogaria nuk mund te behen e kerkohen ne nivelin e duhur.

Pranohet e kerkohet nga te gjithe ata qe njohin problemin, se ka ardhur koha qe te organizo-het e financohet puna e ketyre shkollave nga qeverite e vendeve tona ne bashkepunim, ne rastin konkret me organet perkatese belge, si dhe me qeverite vendore te shteteve ku jane hapur dhe do te hapen shkolla te tilla.

Pervoja e Vendeve Skandinave, me demokraci shume te zhvilluar, por edhe ajo e Zvicers jep modele per t’u patur zili, prej te cilave mund te perfitohet shume. Kjo pervoje eshte e zbatueshme edhe ne vendet e tjera europiane.

4.     Mendime per nivelin e cilesine e mesimit ne keto shkolla.

Nga çeshtjet me te rendesishem te ketij pyetsori kane qene ato mbi standartet qe duhet te plo-

tesoje kjo shkolle(SHSHMP) ne Belgjike. Me shume te drejte te anketuarit kerkojne qe ne tere permbajtjen e shkolles dhe punen e mesueve :

- Te vihet theksi ne formimin atdhetar e ne identitetin etnik shqiptar te nxenesve: 50 % .

- Te arrihet pervehtesimi i mire i gjuhes letrare shqipe me goje e me shkrim : 78 % .

- Te sigurohen standartet infrastrukturore: lokali, baza didaktike, tekstet, kuadri : 65 % .

- Te sigurohe lidhjet me te ngushta me shkollen vendase : 31 % .

- Te organizohen me shume veprimtari jashteshkollore me nxenesit : 36 % .

 

Realizimi i ketyre detyrave bene te domosdoshem :

a) Permiresimin e me tejshem e te vazhdueshem te permbajtjes se shkolles(planet, progra-met, tekstet etj.) si dhe

b) Pergatitjen e kualifikin bashkekohore te mesuesve te ketyre shkollave specifike: 74 % .

Te gjitha keto kerkesa jane plotesisht te drejta, por te anketuarit nuk kane informacion per punen qe eshte bere viteve te fundit per plotesimin e tyre. Tashme, prej vitesh prane Ministri-se se Arsimit Teknologjise dhe Sporteve ne Prishtine ka  ekezistuar nje departament, qe eshte marre direkt, jo pa sukses, me keto probleme.

Sot, ne Republiken e Kosoves funksionon Ministria e Diaspores. Per kete, ka kohe qe bashke-punohet me Ministrine e Arsimit dhe Shkences te Shqiperis.Te kesaj natyre egezistojne edhe mjaft projekte te tjera te perbashketa. Permendim bashkepunimin per tekstet shkollore, projektin per Abetare mbarekombetare, etj.

Prej vitesh jane haruar plan-programet e reja mesimore(Kurikulat) dhe punohet per zbatimin e permiresimin e tyre te metejshem. Eshte per te ardhur keq qe as per keto prinderit nuk kane informacionet perkatese. Sikur LASH-i, shkollat dhe mesuesit, por edhe mjetet e informimit qe egzistojne ne Bruksel te shfaqnin interesimin perkates nuk do te egzistonte midis pri-nderve nje terr i tille informativ.

Dihet, se Departamenti i shkolles shqipe per Diasporen, i kompletuar edhe me mire i ka kaluar Ministrise se Diaspores dhe pritet ngritja e nivelit dhe cilesise se kesaj pune. Punohet per tekstet, bazen materialet te domosdoshme, botimet perkatese, bashkepunimin me mjetet e informacionit e propogandes, jane hartuar projekte serioze per thellimin e kesaj pune ne Dia-sporen Shqiptare. Pune e veçante behet per kualifikimin pedagogjiko-metodik te mesuesve qe japin mesim ne keto shkolla. Por, edhe ky kualifikim ka ardhur koha qe t’u sherbej, me mire e me konkretisht qellimeve perkatese.

Per shkollen shqipe te mesimit plotesues ne Belgjike mbetet i pazgjidhur problemi i infra-struktures shkollore(lokalet, baza materiale-didaktike, tekstet mesimore etj.).

Problem serioze mbetet per mesuesit bashkepunimi me i ngushte me mesuesit e shkollave ku zhvillohen mesimet plotesuese ne gjuhen shqipe.

Me te drejte te anketuarit theksojne se eshte e domosdoshme qe te organizohen me teper e me mire veprimtarite jashte shkollore me keta nxenes.

Te anketuarit, ne pyetjen, se cili, ose cilat institucione duhet t’e mirren me kete pune pergjigjen :

- Ministrite e arsimit dhe shkences te Tiranes dhe Prishtines : 53 % .

- Akademite e shkencave te Tiranes dhe Prishtines : 11 % /

- Komisione studiusish nga te dy akademite e shkencave : 13 % .

- Ekipe psikologesh, didaktesh e mesuesish me pervoje te diaspores : 5 % .

- Grupe pune me studjues nga te dy akademite dhe mesues me pervoje : 10 % .

Ky problem eshte futur prej kohesh ne rrugen e zgjidhjes dhe komisionet e perbashketa pu-nojne ne kete drejtim. Por, kerkohen ritme te tjera, lufte kunder burokracise e akademizmit.

A duhen bere ndryshime ne punen e LASH-it(Lidhja e Arsimtarve Shqiptar ne Belgjike), pothuajse te gjithe pergjigjen «Po» : 72 % .

Nje nderhyrje energjike, per permiresimin rrenjesor te gjendjes se pergjumur, jo vetem eshte e domosdoshme, por edhe e nguteshme.

5.      Baza materiale e shkolles, financimi dhe pergatitja e kuadrit.

 

Per menyrat dhe subjektet te cilat do te financojne kete shkolle te anketuarit mendojne qe :

- Te financojne qeverite e Prishtines e Tiranes ne bashkepunim midis tyre :  66 %.

- Te financoje qeveria e Belgjikes, sipas marreveshjeve protokolare nderqeveritare : 62 %

- Te financojne prinderit e femijeve : 14 %

- Klubet atdhetare, shoqatat bamires etj. : 6 %

- Partite politike  dhe subjektet shqiptare : 8 %

Me organizimin, emerimin e kuadrit, kualifikimin dhe ndjekjen e problemeve finaciare eshte e nevojeshme qe te mirret Ministria e Diaspores, ministria e arsimit Tirane ne bashkepunim te ngushte me LASH-in dhe komitetet e bashkesive te prinderve.

Te dhenat tregojne, se midis te anketuarve ka paqartesi per kete problem. Shoqatat atdhetare, biznesmenet, partite politike etj. kane kontribuar per disa kohe, sidomos  per bazen materiale, por, ato nuk mund te vazhdojne te mirren me tej. E vetmja gje, qe percaktohet pa medyshje nga te anketuarit, eshte fakti se nuk mund te vazhdohet me tej vetem mbi baza vullnetare. Pervoja tregon se qeveria e Belgjikes nuk e ka mundesine financiare qe t’i paguaj keta me-sues, ashtu siç e ben, p.sh., Qeveria Suedeze etj.

Perveç kesaj, eshte e domosdoshme qe te nenshkruhen konventa ndershteterore e doku--mente te tjera perkatese midis qeverive shqiptare dhe asaj belge.

Praktikat e kesaj natyre jane te njohura. Kjo ceshtje lidhet,sidomos me statusin aktual te qeverive tona, ne raport me Komunitetin Evropian.

Me pranimin e Shqiperise e te Kosoves ne Bashkimin Evropian, atehere do te futet ne rruge-zgjidhje pagesa e mesuesev te kesaj shkolle dhe problemet e tjera te infrastuktures shko-llore, bazes didaktike etj. Per kete eshte e nevojeshme te shfrytezohet pervoja e shteteve te tjera europiane.

Nga problemet  me serioze, sidomos per te ardhmen e ketij tipi specifik shkolle eshte ai i pergatitjes dhe kualifikimit shkencor, pedagogjik, psikologjik e metodik te kuadrit me-simdhenes.

Ja, çfare propozojne te anketuarit per zgjidhjen e ketij problemi lenia e te cilit ne rrjedhen e spontanitet do te prodhoje pasoja te demeshme :

- Eshte bere e domosdoshme pergatitja speciale e mesuesve te kesaj shkolle : 97 % .

- Evidentimi i mesuesve emigrant dhe kualifikimi i tyre i veçante : 69 % .

- Mesues te diaspores te cilet u jane nenshtruar kurseve te veçanta per keto shkolla : 21 %.

- Te diplomuarit per gjuhe letersi shqipe ne vendet tona dhe zoterimi i gjuhen se huaj : 18 % .

- Pergatitja e mesuesve  prane universiteteve te huaja : 5 % .

- Hapja e katederes te gjuhes shqipe pran ndonjerit nga universitetet e Brukselit : 32 % .

Analiza e thjeshte e ketyre pergjigjeve tregon se: Variantet e mundeshme per perzgjedhjen e pergatitjen e kuadrit jane te ndryshme. Eshte bere imperative qe organet arsimore te marrin masat per venien ne jete  te dy prej tyre :

a). Perzgjedhjen e atyre qe do t’i pergjigjen aktualisht kesaj detyre.

b). Fillimin e punes per pergatitjen e kuadrit arsimor per nje perspektive me te larget e te sigurt.

Nje kolegu im, me banim ne qytetin e Alstit, me tregonte nje dite, se ne ate qytet ka  6 shqip-tare te cilet kane mbaruar Universitetin Flaman dhe se ata, fare mire mund te japin mesim ne kete shkolle. Eshte fjala per shkollat ne qytetet flamane.Te tille mesues mund te gjenden edhe ne qytetet e tjera te Belgjikes. Me organizimin e drejtimin e kesaj pune mund dhe duhet te mirret direkt kryesia e LASH-it, me deget e veta ne qytete te ndryshme.

Zgjidhja e sigurte dhe e perspektives eshte hapja e Katedres se Gjuhes Shqipe prane  Uni-versitetit te Lire te Brukselit. Kjo ide ka mjaft perkrahes, egzistojne edhe mundesite reale.

Mesuesja e gjuhes shqipe ne Hamburg (Gjermani) z. Aferdita Halimi ka dhene nje shem-bull konkret, se si mund te hapet nje kateder e tille. Pervoja nuk mungon. Edhe kuadrot egzis-tojne. Mjafton interesimi perkates, se mundesite do te gjendeshin.

6.           Shpjegime psikologjike e didaktike me ndonje perfundim.

Nga analiza e pergjigjeve  te anketes se mesiperme lind nevoja per te dhene shpjegime, ne rrafshin psikologjike, pedagogjike e didaktike per çeshtjet thelbesore qe ngrihen.

Per keto probleme egzistojne botime te ndryshme, gjenden te dhena ne internet etj., megjith-ate, e bejme kete nderhyrje, sepse, jo kurdohere te interesuarit, sidomos(prinderit) i kane mundesite dhe kohen per t’u njohur direkt me keto burime. Keto te dhena do t’u sher-bejne mesuesve te kesaj shkolle, shoqatave atdhetare e partive politike ne propoganden e tyre mbi mundesite dhe epersite qe krijon mesimimi plotesues i gjuhes shqipe per femi-jet shqiptare ne emigracion.

Per te dhen shpjegimet perkatese shkencore, midis ketyre çeshtej zgjodhem:

- Raportet midis koncepteve integrim, asimilim e identitet etnik e kulturor.

- Ndervartesite midis mesimit plotesues te gjuhes shqipe dhe perparimit te nxenesve ne mesime, ne shkollen vendase.

- Mesimi i gjuhes amtare dhe zhvillimi psikik i nxenesve.

- Vartesite e ndersjellta midis gjuhes amtare e gjuhes se huaj.

-Shkrimi vijon ne numerat e ardhshem-



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora