E premte, 29.03.2024, 04:00 PM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Thyhet vapa, thyhet gushti

E enjte, 04.09.2014, 05:20 PM


Thyhet vapa, thyhet gushti

(cikël me poezi)

Nga Përparim Hysi

 

Letër për Lejlanë

 

Isha në shkollë të mesme, në vitin e tretë

Ç'do lexoni më poshtë, është krejt e vërtetë.

Muhabetin fjollë me mua Lejlaja

Por, për pak fare, më gjeti belaja!!!

 

- Qasu tytje! Qasu nga unë!

(kuptohet që tani  iu qasa më shumë)

Duartë mbi timin gjoks e më dha të shtymën

Sa gati nga e keqja, kapërceva mbështymën.

 

Po vërtet Lejlaja me mua çfarë pati?

Mu  përmbi hundë më hipi inati!

Më pa një shok e me mua buzëqeshi:

- Nuk ke faj ti, po e ka dialekti!!!

 

Në Elbasan thonë qasu, d.m.th. largohu!

Ju nga jugu e kini për "afrohu!"

Ah, moj Lejla, që tani je bërë gjyshe

-Qasu, Lejla! Po veç " toskërishte"...

 

22 gusht  2014

 

Klarita !

 

" Eh, Klarita! Klarita! Klarita!

Pse s'nis këngën e gëzueshme, Klarita?"

Këngë ruse

 

Aty mesviteve pesëdhjetë kish ardhur në Tiranë

Një ruse e bukur, me  emrin Klarita!

Sa nur që kishte! Sa sharm!

E bukur qe rusja siç është drita.

 

Vinte mbrëmjeve tek bar "Sahati"

Se mbrëmjeve aty kishte muzikë

Nën tinguj tangoje, foksi a valci

Sytë tanë mbi ty nguleshin, e bukura Klaritë.

 

Se qe  e bukur si një tulipan

Tek kërcente sikur shkelte mbi thua

Djemuria e Tiranës pas saj si në "alarm"

Ajo sikur thoshte: më vështroni mua!

 

Tek rri, nuk di pse më kujtohet

Ajo ruse e bukur me emrin Klarita!

Portreti i saj,  sikur vjen e më afrohet

Se një kohë, djalërisë, dhe unë u mahnita.

 

Portreti i saj m'u bë si i gjallë

Sa dëgjova këngën për rusen e bukur

E dëgjova dhe, sado, tash, kokëbardhë

Si njëherë e një kohë, u bëra turbull.

 

19 gusht 2014

 

Thyhet vapa, thyhet gushti

 

Thyhet vapa, thyhet gushti; thyhet mosha dalëngadalë

Po s'më ndhet mua syrrushi, fët me sy, fët me qëpallë

Fët me sy, fët me qepallë dhe më fton mua në mejdan

Po më ha me sy të gjallë, sa mëdysh ky imi xhan.

 

Sos më fton në mejdan, po më bën dhe isharet

Sikur gjasme mua "s'ma mban"  ( vallë ka faj ai që "vret?!!!")

Nisem unë e përvesh mëngët, se beteja është e sertë

Ende unë vringëllij dhëmbët, për "atë punë" jam dreqi vet!

 

Vërtet që ajo është taze (unë "riosh" e mbi shtatëdhjetë)

I njoh mirë ato "avaze" (kam "licencë" e kam "patentë")

Dhe filloi "dyluftimi" ("dyluftimi" trup me trup)

E ku pyet, Përparimi? Turpin unë kam ngrënë me bukë.

 

16 gusht 2014



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora