E premte, 19.04.2024, 11:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Krijuesit e kudo ndodhur

E enjte, 04.09.2014, 07:13 PM


Krijuesit e kudo ndodhur në gjithë globin, janë të parët që mbjellin në zemrat e njerëzve dashurijete!

Esse nga Xhevahir Cirongu

Poetët  ecin mbi vargun e tyre krijues të cilëve iu buron nga shpirti. Ata janë qënie si gjithë të tjerët e kësaj bote të mbadhe…! Por ja,…e veçanta që dallohen nga masa tjetër e qënieve njerëzore është vargu poetik, të cilët  fjalët në rreshta që derdhin si hoje mjalti në letrën e bardhë, i bëjnë të cilëshueshëm dhe prekës atë mas tjetër të madhe njerëzish kur ata lexojnë vargun e poezisë. Vargu i poetit është magjik. Ai për lexuesin ngelet i pavdekshëm , sepse mbush hapsirën e shpirtit të tyre. S’ka shumë rëndësi  se kush autor e ka shkruar vargun poetik, mjafton që ai është shkruar nga dora e poetit  me drithërima këngësh e zogjësh në fluturim, me ujë të ftohtë e të kristaltë të burimeve, deri me lumin  e dashurisë njerëzore me rrënjë fjale  që ka pirë qumsht nga sisa e nënës, me fjalën e bukur të shqipes sonë.

Edhe  Perandorët e Mbretërit  qysh në lashtësi, në oborrin e tyre kanë pranuar të kenë  afër në radhë të parë poetët. Pse kjo afrinitet me poetët?! E pra, poetët  janë profetët e fjalës diellore që ngrohin shpirtrat e njerëzve. Ata janë të dërguarit  Zotit , ku me fjalën e bukur që shkruajnë të japin forcë, mposhtin të keqen, të japin jetë. Por… krijuesi e artit  kudo ndodhur  në gjithë globin, janë të parët që mbjellin në zemrat e njerëzve dashuirjete!

Hapsira gjeografike dhe njohja me krijuesit e të të gjithave fushave të shkencës, duke punuar edhe në gjininë e publicistikës, kam njohur nga afër shkrimtarë  apo poetë. Me ata kam patur e kam koorospodenca të ndryshme publicistike  apo deri ato historike e letrare. Njohjet e kohëve  të sotme është edhe më e lehtë, sepse  teknologjia moderne (Interneti) na ka mundësuar të komunikojmë  e njohim vlerat  krijuese  midis njëri-tjetërit kudo që ndodhemi , madje nga një kontinent te tjetri. Sa për ilustrim të shkrimit po japim me rezerva disa emra që të jem sa më konkret, sepse ata janë shumë e s’mund t’i shkruajmë të radhitur të gjithë në këtë esse letrare.(Prandaj ju kërkoj ndjesë atyre që s’u kam përmendur emrin!).

Interneti është bërë pjesë  e jetës sonë së përditshmes. Ai tashmë na bën ‘’ftesë’’ në  gjithë veprimtarinë tonë të jetës. Falë kësaj teknologjie të kohës sonë , na ka afruar edhe më shumë me njëri-tjetrin anembanë globit. Kam ndjerë një kënaqësi të veçantë kur më është botuar shkrimi në portalin ‘’Fjalalirë’’ e ‘’Gazeta kritika’’.  Por edhe në portualet e tjera’’Zemra shqiptare’’, ‘’Filolet’’,  ’’Kosovarimedia’’, ’Zeri i shqiptarëve’’, ’’Devolli’’, ‘’Albaniapress’’, etj.                                                                                                        Ishte posta elektronike që mundësoi të njihja e të komunikoja me shumë shkrimtarë e poet në vende të ndryshme të kontinenteve,  qofshin këta të huaj apo shqiptarë. Te fjalalirë u njoha me Fatmir Terziu, Xhavit Gasa, etj. Në portualet e ndryshme me botimet e tyre, u njoha me Drita Ademi e Adem Zaplluzha nga Prishtina, Bedri Tahiri nga  Vushtrria, Bedri Neziri nga  Kastrioti, por edhe me Hazir Mehmeti në Vjenë . Me Raimonda Moisiun, Përparim Hysi, Drita Lushi, Pëllumb Gorica,  Faik Xhani, Sokol Demaku, Zeqir Lushaj, Baki ymeri etj. Vitet  treten në  valët e jetës sonë. E megjithatë, ato lënë edhe gjurmët e tyre pas. Vjen një ditë e takohesh me njerëzit e viteve të shkuar me plot mall e dashuri. Me Namik Selmanin jam takuar për herë të parë në Lezhë, viti 1980. Njohja jonë e mëparshme ishte nëpërmjet shkrimeve që botonim në gazetat e kohës. Në qytetin bregdetar takoj mbas viteve’90-të, (i ndjeri) Bashkim Çuçi, Alma Begaj, Artan Ballgjini, Fatime Kulli, Daut Hoxha, Flora Dervishi(Gjondedaj) , Gjergj Vlashi,Kadri Tarelli,Nebi Dragoi, Pjetër Cara, Skënder Kapiti, Gëzim Çela, Pëllumb Mane, Shahin Ibrahimi, Myrteza Baboçi, Myftar  Gjonpalaj etj.

Te kafja ‘’nëntë katshe’’ në Tiranë flasim për letërsinë, me poetin Xhevahir Spahiu, dhe vazhdojmë me të tjerë kolegë të fushës së artit të shkruar si: Albert Zholi, Enrieta Sina, Kastriot Caka, Zylyftar Hoxha, Kujtim Mateli, Gëzim Voda, Nuri Dragoj, Mark Simoni,  Land Lushi , Bashkim Koçi etj. Takim pas takimi edhe me Enver Cakaj nga Osoja e Skraparit, që s’i pushon pena së shkruari çdo ditë nëpër gazeta të ndryshme. Shkruajnë për të vulosur kohën tonë që ajo t’u flas brezave nesër.

Por mundësia e një kafe mirënjohje e respekti miqësor  piktakohet  edhe me piktorë e këngëtarë siç janë: Naim Këçuku - Durrës, Azir Aziri ngaTetova, Nuri Jaupllari- Skrapar, Ardian Traga,,Çaush Vathi ,Sali Xhaja- Durrës etj.                    Por s’mund të lë pa shkruar edhe  një rresht fjale pë skluptorin me origjinë nga Çamëria, që atje  në studion e tij  me baltën e gurin e vendlindjes shqipëri  lartëson shtatoret e heronjëve tanë. Dhe ai është njeriu duarartë Idriz Balani.                         Malli për vendlindjen të zhurit shpirtin. Atje ku të ka lindur koka, pavarsisht se ku jeton e punon, afër apo larg atdheut, te vendlindja shikon  ëndrrat e jetës. Kishte disa vite pa ardhur në Shqipëri poeti Xhavit Gasa. Emigrimi e degënisi larg atje në Londër me gjithë familje. Aty u njoh edhe me shqiptarë të tjerë. Lidhën  shoqëri e miqësi. Por syt e mendjen e kishin te vendlindja. Dhe ja…nëprërmjet postës elektronike në portualet bashkëbisedon e njihet edhe me mua. Flasim në distancë për  artin e letërsinë. –Do vij në shqipëri më thotë e do takohemi të pimë një kafe aty në Durrës. E mirëpres ftesën e poetit Xhavit Gasa që me orgjinë është nga Zenishti i Matit. Ishte data 14 gusht 2014 kur unë takohem me poetin emigrant Xhavit Gasa që kishte ardhur nga Anglia për të shuar  atë malldhimbje. Pss një telefonate, ai së mbshku  me një mikun e tij Sabri Dedolli , takohemi në një lokal  të lagjes Shkozet. Ishte një befasi, por edhe takim miqësor poetësh sikur kishim vite që njiheshim fizikisht. Aty mësova se Xhaviti ishte nga fshati Znisht të rrethit Mat. Udhëtojmë në vite e sjellim kujtimet tona. Thinjat e bardha që na përshëndesin aty-këtu, në kokë  mbajnë të fshehura enigmat e jetës. Në vitin 1975 Xhavit kryen arsimin e mesëm  bujqësor në shkollën’’Ylli i kuq ‘’ në Kamëz- Tiranë. Në vitin 1982 martohet dhe nga martesa sjell në jetë djalë e vajzë të cilët janë të martuar. Xhaviti është bërë edhe gjysh, ndaj sot krenohet e gëzohet me nipa e mbesa që rriten si pëllumba.Ai i kujton në këtë tavolinë ku pimë barrën e fresktë dhe sytë i mbushen me lot. Xhavit Gasa ka botuar dy libra me poezi. Jo më kot njërin libër e ka titulluar’’Jehonat e dhimbjes’’ të cilin e ka botuar në vitin 2009. Librin e parë me poezi e boton në vitin 2008. Po përgatitet për vëllimin e tretë me poezi shqip-anglisht.

E gjithë biseda jonë ishte fokusuar te arti e letërsia. Arti i të shkruarit i bashkon njerëzit.I dhurojmë njëri-tjetërit nga një libër  ku nënshkruajmë autografin tonë aty. Çaste të bukura takimesh intime që mbeten gjithmonë në memorjen e kujtimeve.     Çfletoj librin e mikut tim dhe fiksoj në mendje vargjet e një poezie, të cilat poeti Xhavit Gasa i ka derdhur me aq dashuri nga shpirti i tija.

‘’Dua,

Që vargu im,

Në krahët e zogut

……..të fluturojë.

Me zërin e bilbilit,

………të këndojë.

Me dallgët e detit,

………të vallëzojë,

Me shpatën e Skënderbeut,

………sherret t’i ndalojë’’.

 

E pra, njerëzit e artit e të letërsisë të çdo lloji kombësie qofshin ata, mbjellën dashurijete  te njerëzimi në gjithë globin. Kur takohen poetët edhe gurët ia thonë këngës…!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora