E premte, 29.03.2024, 10:00 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Terrorizmi, hyjnë në fuqi ndryshimet në ligj

E enjte, 04.09.2014, 05:49 PM


Kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal pas problematikës së hasur muajt e fundit kur u zbulua se gati 80 shtetas shqiptarë marrin pjesë në luftime në Siri.

Sipas ndryshimeve në Kodin Penal dhe shtesave që i janë bërë ligjit në nenin 265/B, parashikohet se nxitja, rekrutimi, organizimi, stervitja dhe vënia në dispozicion apo mbështetja metariale e personave në çdo lloj forme e mënyre për të marrë pjesë në luftime në një shtet të huaj dënohet me burgim me nga 1 deri në 8 vjet burgim.

Shtesat në ligj shoqërohen me ndryshime edhe në Kodin e Proçedurës Penale, i cili i jep kompetenca Prokurorisë dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda për të hetuar e gjykuar këto vepra.

Hyrja në fuqi e këtyre ndyrshimeve do të thotë që çdo shtetas shqiptar që merr pjesë në luftimet në Siri dhe që është i identifikuar nga shteti shqiptar do të gjykohet sipas ligjit të ri, ashtu sikurse nëse do të konstatohen raste të shtetasve shqiptarë që do të tentojnë apo do të bëjnë thirrje për luftë në zonat e prekura nga konfliktet.

Gjithashtu, nga sot hyn në fuqi edhe ashpërsimi i Kodit Penal që parashikon se çdo person që do të kapet duke shitur karta SIM në mënyrë të pautorizuar rrezikon të dënohet me nga 30 ditë deri në 6 muaj burgim.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora