E shtune, 20.04.2024, 12:59 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Z. Vuçiq, Vulinit ia kam thene njeherë...

E enjte, 04.09.2014, 07:41 PM


Z. Vuçiq,  Vulinit ia kam thene njeherë,  po ta them edhe ty !

Nga Fahri Xharra

(”Vuçiç i quan shqiptarët “banditë”,  jep autorizime për policinë serbe

Kryeministri i Serbisë,  Aleksandër Vuçiç,  sapo është kthyer nga Berlini,  menjëherë ka vizituar bazën e xhandarmërisë serbe në kufirin me Kosovën. Ky është krim i organizuar”, tha ai dhe shtoi se beson që shqiptarëve të komunës së Podujevës “nuk do t’iu bien ndërmend të shërbehen me akte të tilla terroriste dhe të tërbohen në rrethinë të kësaj baze”,  transmeton fjalët e tij Lajmi.net.”)

I  pata shkruar çatipit serb :”Zoti Vulin!  Kemi menduar se sado pak  lufta e fundit iu ka mbushur mend : iu ka mbushur mend në kuptimin e marrëzisë serbe  në lakminë e juaj të pa shterruar për të pasur edhe atë që nuk iu takon . Por ju  harroni shpejtë ; me qëllim e harroni çdo gjë dhe bëhëni sikur nuk e keni ditur. “

Ky ishte mjerimi i politikanit serb kur ne nje rast krejtsisht paqësor Vulini pat thënë:

““Ndoshta kanë qenë shqiptarë,  nuk e di,  por njerëz ju siguroj se nuk kanë qenë”.

E pa mundur me ju.

Zoti Vuçiq keni menduat që s`do të ketë  më shqiptarë në Kosovë ? Si nuk e keni ditur që përkundër krimeve që i keni bër, ka qenë e pamundur të na zhbëni ? Sa shpejt që harroni !

Kurse tani i quajtët  shqiptarët “banditë”,   dhe jepni autorizime për policinë serbe që të ndëshkohen shqiptarët.

Edhe ju zoti Vuçiq, ende nuk e  keni dënuar të keqën dhe për ate ti nuk sheh as shqiptar e as njerëz në Kosovë,  ti sheh vetëm banditër .Ata ta turbulluan mendjen  .Dënimi i rrënjëve të së keqes është i detyrueshëm për të gjithë.

Zoti Vuçiq, ”Ka një doktrinë në Ballkan,  një draft të vitit 1938,  që kërkon haptas dëbimin e popullit më të vjetër të gadishullit. Ky draft është shkruar prej një akademiku të njohur me emrin Vasa Çubrilloviç dhe titullohet: “Dëbimi i shqiptarëve”.

Ju  i qëndroni besnik këtij memorandumi .

“Në këtë program,  bashkë me idenë se jeta e kombit serb nuk do të ishte e sigurt asnjëherë përbri shqiptarëve në Ballkan,  e vetmja zgjidhje jepej dëbimi i këtyre të fundit. Ky dëbim duhej të niste me shqiptarët e Kosovës….Nuk di ndonjë rast që të jetë dënuar në Jugosllavi e më pas në ish-Jugosllavi. Një projekt kriminal i padënuar është më i rrezikshëm se një organizatë e fshehtë terroriste. Më 1999,  pra 60 vite më pas,  gjithë bota pa vënien në jetë të këtij projekti: “dëbimin e famshëm” të shqiptarëve.(Ismail Kadare) “

Por ju Zoti Vuçiq veproni në kor ( chorum), pas pak doli kjo :” Ministri i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministër i Serbisë,  Ivica Daçiq,  ka deklaruar se Serbia nuk do të nënshkruajë marrëveshje ndërkombëtare të paqes me Kosovën.

Mediat në Beograd ndalen te deklarata e kryeministrit në detyrë,  Hashim Thaçi,  i cili gjatë konferencës për Ballkanin Perëndimor ka thënë se "Kosova është e gatshme për të vazhduar në fazën e dytë të dialogut",  i cili duhet të kishte përfunduar me "marrëveshjen ndërkombëtare për paqe në mes Kosovës dhe Serbisë ". Ju nuk e doni fqinjësinë !

Çfarë ironie, njëfarë Batakoviqi s`qenka i kënaqur me politiken serbe ndaj Kosovës . Drejtori i Institutit të Ballkanologjisë SANU,  historiani dhe diplomati Dusan T. Batakovic i cili ka publikuar në Francë librin “ Dekada e stuhishme-Serbët në Kosovë pas vitit 1999: shkatërrimi i trashëgimisë kulturore,  pastrimi etnik dhe margjinalizimi”,  është shfaqur kritik ndaj politikës aktuale që po ndjek Serbia në raport me Kosovën.

Ai  nuk  e  paska pritur që shqiparët të jenë aq “ servilë “ ndaj Perëndimit .

Si menduat ju zotërinj që ne do të ndjekim pafuqinë tonë të vitëve te dumbabës dhe Esat PashëToptanit tuaj ?

Zoti Vuçiq, akademikuBatakovic ka thënë se “Kosova e pavarur është projekt amerikan,  ku ndihmësit më të ngushtë kanë qenë gjermanët,  të cilët në BE janë të ngarkuar me Ballkanin,  bashkë me austriakët,  mbrojtësit historikë të nacionalizmit shqiptarë në dy shekujt e fundit”. Ju pëleqeu kjo ?

“Sot SHBA’të janë të zënë me vatrat tjera të krizave,  kështu që cementimi i pavarësisë së Kosovës,  duket se tani është në duart e Gjermanisë. Shqiptarët kanë një qëndrim tradicional antirus dhe antiserb,  janë klientë të dëgjueshëm dhe të gatshëm që për shkak të interesave të tyre t’u shërbejnë interesave afatëgjatë të Fuqive të Mëdha në këto hapësira: pra bashkëpunëtorë idealë ‘thot Batakoviq . Po si menduat ore zotërinj që ne

t`iu plotësojmë dëshirën dhe ta krijojmë kombin e ri Kosovar, ate që s`mundet ju ta bëni

me decenje të tëra  ? (  shiptari, arbanashi,  arnauti, këshu e deshtët .) Po si menduat ju zotërinj që ne në Kosovë të krijojmë identitete të reja fetare?

Zoti Vuçiq, Daciq, Batakoviq  duhet  ta dini që ne  “shqiptarët,  në bashkëpunim me NATO’n dhe kombet e caktuara europiane,  jemi treguar aleatë dhe të dëgjueshëm  !”

E di mire  q ë ne ishim  më “servilë” se sa që pritej nga ana e juaj .

E dijmë mirë që ju dhemb  “separatizmi i cili me amendamentet kushtetuese të vitit 1968 -1972 dhe Kushtetutën e vititit 1974,  u legalizua me ndihmën e famkeqit Eduard Kardel,  nga diktatori komunist Josip Broz Tito. “

Kjo po iu dhemb” “Shqipëria e Madhe de facto ekziston edhe pse ajo nuk është formalizuar,  ajo është realitet,  sepse nuk ka më kufi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë,  ndërsa është ndërtuar muri i pakalueshëm i Berlit ndaj Serbisë në Merdarë dhe në Jarinjë” (ka thënë Batakovic.), sepse ju e deshtët Serbinë e Madhe.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora