E enjte, 28.03.2024, 04:12 PM (GMT)

Mendime

Selim Hasanaj: Mergata shqiptare ne Norvegji dhe shteti norvegjez

E marte, 01.07.2008, 07:46 PM


Selim Hasanaj
MERGATA SHQIPTARE NË NORVEGJI DHE SHTETI NORVEGJEZ

Nga Selim Hasanaj

Po i jap këtë titull sepse deshta ta ndryshojë pak nga shkrimet e mija të maparshme. Unë e kamë kategorizue mergaten tonë në tri kategori. Per dy të parat siperfaqësishtë shkrova ma parë dhe të jem i sinqertë sado që asht nji numer i madhë i mergimtarve që erdhen në Norvegji në periudhen 20 vjecare  pra 1980-2000, nu ka asgja të veqant të shkruhet per ta sepse pikrisht në këtë kohë hic të perndjekunit politik pjesa ma e madhe kanë ardh llom dhe honrak dhe të tillë kanë mbet andaj të shkruen njeriu per ta mund të shkruej vetem per mbrapshtitë e tyne sepse shumë pak ka pozitive. Shumica mendojnë se kanë arrijt dicka por realiteti per ta asht teper i dhimshem sepse nuk kanë arrijt asgja pos se e kanë shtue numrin e banorve të  Norvegjisë.
Nga viti 2000 e deri para dy viteve erdhë vala tjeter ma e vogel e shqiptarve në Norvegji dhe edhe kjo nuk asht per të shkrue shumë per te sepse ata që erdhen në prag të luftes si dhe gjatë vetë luftes në Dardani ata me shumicë posa ka perfundue lufta janë këthye në vendlindje, ka disa se kanë mbetë dhe shumica e tyne janë integrue per mrekulli. Por këta edhe nuk janë sikur mergimtaret e viteve 80 dhe 90 të shek. të kaluem. Këta janë kryesisht të shkolluem dhe arsimuem andaj edhe lehtë janë integrue në mjedisin e ri. Por asht edhe nji pjesë e tyne që erdhen pas luftes në Dardani per shkak të varfnisë ekstreme dhe pamundësisë per të jetue. Këta faktikisht ( jo të gjithë por disa) e kanë turpnue veten, kanë pergojue dhe njollos vlerat e kombit dhe luftes sepse shumica janë paraqit si rom, ose ashkali vetem e vetem per të marr qendrime në Norvegji. Disa kanë deklarue se janë të rrezikuem nga ish UCK-ja tani TMK-ja sepse nuk kanë marr pjesë në luftë dhe në Dardani konsiderohen si tradhtar andaj e kanë jeten në rrezik, ka pas edhe të tillë që kanë deklarue se ka gruen serbe pa e pas fare vetem per ti marr letrat per qendrim. Pra asht e vertetë se jo të gjithë nga grupi i tillë e kanë ba këtë me qejf ose me qellime të caktueme, por thjesht ata kanë deklarue si kanë mujt vetem të shtyem nga skamja dhe egoizmi i tyne. Këso deklaratash kanë lanë pershtypje të shemtueme tek organet norvegjeze dhe edhe tek populli norvegjez.
Dhe shteti norvegjez si zakonisht i ndikuem nga politika  teper miqsore me Serbinë dhe  nga propaganda serbe  krijojë nji pershtypje negative per neve, dhe kjo reflektohet edhe tek transferet neper komuna pasi të lëshohet qendrimi nga organet e azilkerkimit, dhe tek procesi i integrimit në shoqninë norvegjeze. Kur pat perfundue lufta në Bosne shteti norvegjez u pat lanë mundësin qytetarve të Bosnes që të këthehen në vendlindjet e tyne dhe ata që këthehen do të marrin ndihma per ndertimin e objekteve banesore atje, por nese shofin se nuk mund jetojnë ata gjithmonë mund të këthehen mbrapa në Norvegji dhe do të gëzojnë të drejtat sikur i kanë pasë. Ndersa pas luftes në Dardani  shqiptarve u bante presion të këthehen dhe  presionin e bante me shantazh. Kishte caktue shumen 15.000 korona norvegjeze që janë 1900 euro per person per ata që këthehen  vullnetarishtë, ndersa ata që nuk këthehen do tua shqyrtonte landet per azil individualisht edhe njiherë por nese nuk u lëshohet qendrimi do ti këthejnë dhe nuk do ua japin 15.000 koronat. Pra ky asht nji shembull tipik se si shqiptaret trajtoheshin ndryshe në krahasim me të tjeret. Me qellim mora shembull boshnjaket sepse ata janë po sikur neve nga  ish e njejta hapsinë gjeografike dhe kanë ik nga shkaku i luftes po sikur neve dhe po nga i njejti agresor. Asht per të ardhur keq kur njeriu ndjen se nuk shikjohet sikur tjetri, ndjen se je qytetar i rendit të tret e të katert. Shteti norvegjez me nji politikë të tillë jo të drejtë, me nji politikë provokuese dhe shumë herë edhe diskriminuese duhet ta mbanë hisen e fajit që shumë shqiptarë nuk u integrue kurr, që shumë të tjerë u futen rrugve të pamira dhe disa edhe në rruget e krimit dhe mafisë. Thamë politikë provokuese sepse asnjiherë nuk na kanë pranue si shqiptarë , as si minoritet së paku nga ajo pise ish Jugosllavi, këta na thirrnin jugosllav. Me qellime  të caktueme dhe provokuese na futnin neper të njejtat klasë të mesimit të gjuhes norvegjeze me serb të ndryshem. Na i sillnin perkthyesit serb, dhe kur u thoje se nuk e pranojë ka pas raste kur nji reagim i tillë ka ndikue që atë që kemi kerkue kurr nuk e kemi realizue, sikurse ka pas raste që na ka kushtue edhe me largim nga shteti. Thjesht byrokracia e këtij shteti asnjiherë nuk ka pas qendrim korrekt me neve. Nuk kanë dasht ta pranojnë qendrimin tonë stoik per hallet e atdheut. Aktivistet e qashtjes kombëtare shqiptare nuk i kanë shikjue me sy të mirë, shumices u pergjohen telefonat dhe kanë percjellje të ndryshme per ti pergjue. Ka raste kur shqiptarit i cili në situat afekti ka bertit ose ka thanë se do bajë kështu e ashtu ( mënyra e shprehjes ballkanase të pakënaqësisë ose mospajtimit) dhe sistemi i quditshem po sikur ta kishte formue Roj Bini *** i kohes së Prendimit të eger në Amerikë e ka denue me burg shqiptarin e till. Ai asht akuzue si agresiv, i rrezikshem etj. Ndersa hajnat, mashtruesit dhe pismahlukatet e ndryshem shqipfolsa as që i ka pengue kush. Të tillët kanë kjen të paret që edhe i merrnin qendrimet. Sistemi byrokratik i shtetit norvegjez me vite ka shpenzue shuma marramendse parash gjoja per strehimin dhe integrimin e refugjatve, dhe gjithmonë pas disa viteve vetë e ka pa se udhëheqë politikë të gabueme. Këto edhe kanë ndikue në ndasitë dhe injorimin e norvegjezve të cilet shumë herë edhe kanë kalue në racizem dhe urrejtje primitive.
Ka mjaftue që dikush të jetë nga cilado skutë e ish Jugosllavisë dhe të ketë ba dicka në Norvegji, gazetat  dhe TV-ja shtetnore NRK  menjiherë kanë shkrue dhe fillue kampanjen a mos asht fjala per shqiptarë. Asnjiherë nuk ju ka kujtue nji gazetari të bajë nji intervistë me ndonji shqiptarë të shkolluem , të suksesëshem, biznismen etj por gjithmon po sikur gjuetaret e shtrigave kanë prit në pusi per të gabue shqiptari dhe ata ti mbushin faqet e gazetave. Merreni me mend se dy tri vite janë marr me njifar Princ Dobroshin nga Peja të cilin e paten shpall njeriun ma të rrezikshem në Evropë. A në realitet ky si duket ishte nji matrapaz i zakonshem i inplikuem në tregun e narkotikës. Shtypi norvegjez pa fije turpi si duket i shtym nga Beogradi shkruente se me parat e narkotikes së Princ Dobroshit ash financue lufta në Dardani dhe se ai asht njeri i Dr. Rugovës. Më vinte të pelcas që askush   nga shqiptaret nuk reagonte. Unë dy tri herë pata reague por shkrimin tim nuk e botuen
kurr. Në Arendal diku para kater pes viteve, nji vajzë me ndihmen e vëllait e mbyt me thikë baben e vetë  në dhomen e spitalit derisa ai ishte i shtrim në komë dhe dy tri javë rreshtas gazetat ishin perplot me tituj senzacional. Sipas këtyne shkrimeve krijohej pershtypja se shqiptaret janë populli ma incestuoz në botë. Ndersa e verteta ishte se vajza kishte pas dashnore femen  norvegjeze( pra ishte lezbe) dhe per këtë kishte has në kundershtim të babes dhe nji mbramje si duket edhe me mdihmen e nanës e cila ishte serbe ato e helmojnë baben dhe derisa ai ishte i shtrim në spital në komë vajza dhe vëllau i saj e therin me thikë dhe ai vdes. Pra nuk kishte kjen e vertetë verzioni i spekulimeve të shtypit se baba ka kjen mizor , ka rraf dhe torturue familjen dhe ka keqperdorë vajzen e vetë seksualisht. Kjo prrallë ishte trillim i gazetarve dhe inskenim i lezbeve qiftit shqiptare-norvegjeze si dhe nanës serbe. Raste të tilla të shkrimeve senzacionale antishqiptare ka pas dhe ka me qindra. Unë quditem se si p.sh. kur nji i ri shtetas norvegjez me kombsi shqiptarë asht lojtar futbolli i sukseëshem dhe per te interesohet ta zam nji Manqester Junajted ose Liverpuli. Gazetaret i mbushin faqet me mburrje se si nji norvegjez do të shkojë atje në djepin e futbollit. Kurrsesi nuk e shkruejn se ai asht shqiptarë me shtetsi norvegjeze. Por sikur ai të thej edhe rastësisht nji dritë neoni në rrugë bahet kjameti dhe thuhet se ai asht shqiptarë ose i huej. Ka shumë padrejtësi që byrokracia e shtetit norvegjez vite me radhë u ka ba dhe u banë shqiptarve , por unë megjithate due të jamë i sinqert per faktin se  fajin e mbajm vet dikund 70%. Nuk jemi të organizuem. Nuk perkrahim njerzit tanë që kanë vlera, neve ata i pengojmë dhe luftojmë. Gadi c'do minoritet ka perfaqësuesit e vetë neper pushtetet komunale dhe kantonale e besa p.sh. pakistanezet i kanë dy a tre deputet në parlament të shtetit ndersa neve nuk kemi asgja. Neve vrapojmë mbas intereseve personale dhe mbas antivlerave. Të tjert i kopjojmë aty ku nuk duhet ndersa ajo që duhet neve nuk e shofim.
Asht nji rethanë fatlume se norvegjezet si popull janë të urtë dhe njeriu mund të depertojë dhe krijojë miqësi me ta. Këta janë miq të ndershem dhe vetem nese e tradhton ti se ai kurr nuk të largohet kur krijon bindje se ti je i ndershem dhe i sinqertë. Kjo asht nji temë per të cilen të hujet ishte dasht të shkruejn e jo sikur se, posaqërisht minoritaret e besimit islam  e edhe neve shqiptaret  që vetem shfrytzojnë mirsinë dhe urtësinë e popullit norvegjez dhe para syve u paraqiten si miq ndersa qellimi   nuk asht miqësia por thjesht mashtrimi dhe keqperdorimi.
***
Roj Bini ishte nji gjykatës në kohen e prendimit të eger në Amerikë dhe me librin e Kushtetutës në dorë kishte denue me vdekje me qindra njerëz në atë kohë per veprat e tyne të ndryshme. Ky gjithmon hapte librin dhe gjente aty nenin dhe pragrafin e ligjit per ti denue ata, por pak para se të vdiste vetë në pleqni të thellë zbulojë se kurr nuk ka lexue ligjet as Kushtetuten sepse ka kjen analfabet. Në Norvegji fatkeqësisht ka shumë Roj Bina.

Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norway



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora