E marte, 31.03.2020, 01:06 PM (GMT+1)

Aktualitet

Imamin tentojnë të shtypin, foli keq për ekstremistët

E hene, 01.09.2014, 06:12 PM


Imamin pejan tentojnë të shtypin me veturë, foli keq për ekstremistët

Imami Zuhdi Hajzeri nga Peja, është kërcënuar vetëm pse ka bërë "like" faqe në Facebook, që janë kundër ekstremizmit. Atë kanë provuar ta shkelin me veturë.

Imami Zuhdi Hajzeri nga Peja, thotë se është kërcënuar vazhdimisht nga disa persona, vetëm për shkak të qëndrimeve të tij edhe në rrjetet sociale.

Ai ka thënë për KTV-në se kanë provuar ta shkelin edhe me veturë.

Ai ka thënë se "sulmuesi i tij është punëtor i Bashkësisë Islame në Pejë".

"Personi që më ka kërcënuar është në një pozitë shumë të ulët të aspektit të organizimit të BIK'ut. Asnjë reagim nuk është bërë nga BIK", ka thënë ai.

Këtë rast e ka konfirmuar edhe Policia në rajonin e Pejës, të cilët kanë thënë se rasti tashmë është duke u hetuar nga Prokuroria.

Siç ka rrëfyer imami Hajzeri, ai ka thënë se edhe vetëm kur ka bërë ndonjë "like" ndaj faqeve që janë kundër ekstremizmit në Facebook, edhe për këtë është kërcënuar.

E personi që e ka kërcënuar Hajzerin, ka qëlluar të jetë djali i dajës së kryeimamit në Pejë, Enes Goga.

Ai ka sqaruar për KTV-në këtë rast.

Këto nuk janë kërcënimet e para që po ndodhin në Kosovë. Shumë imamë, tashmë kanë bërë të ditura mënyrat e kërcënimeve që kanë marrë për shkak të qëndrimeve të tyre.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT