E enjte, 25.04.2024, 02:09 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Serbia e Madhe dhe shqiptarët

E marte, 02.09.2014, 07:59 PM


Serbia e Madhe dhe shqiptarët

Nga Fahri Xharra

”Shqiptarët dhe historia e tyre , a ishim    padëshiruar ? ”Shqiptarët dhe historia e tyre janë ende objekt i dhimbshem i manipulimeve. Kështu çdo popull për rreth tyre tenton të përvehtësojë një pjesë të historisë në mënyrën e një recepti, të një kuzhine, të së cilës i shtohen mëlmesa në mënyrë që historia ta ruajë shijen speciale të dëshirës së tyre.”. Giselle Kurti-Clerc

Europa është në dijeni që apetitet serbe për një Sërbi të madhe  përherë janë  aktuale, ato qëndrojnë të mëshefura  në sirtarët e politikës dhe  kishës serbe  si virusi i hepatitit në trupin e njeriut .Me vëmendje të madhe vazhdimisht përcillet prej tyre situata dhe kur ata e shofin të përshtatshme sulmojnë. Virusi i hepatitit në trupin e njeriut duket se nuk egziston  ,por se një dobësim i tij ,një humbje e barazpeshës trupore ai aktivizohet dhe Prite se kur ndalet.!

Serbët e dijnë mire të kaluarën e tyre , e dijnë mire që kanë lindur prej kurrçkafit , por nuk ndalen , nuk harrojnë , e kanë të ngulur në zemër  që dhuhet të jenë të mëdhenj. Të mëdhenj po , por rritja bëhët në llogari të dikujt :  e ata ishim dhe jemi ne.

“Kur Serbia u okupua nga Nazistët, autoritetet e kohës e ndërtuan Geton Hebre të quajtur “Judenlager Semlin”, mu në zemër të atij qyteti që sot quhet Beograd. Ishte kampi më i madhi në Evropë për likuidimin e hebrenjve. Kolaboracionistët serbë ishin planifikues të arrestimeve dhe deportimeve. Që në vitin 1942 , Berlini ishte informuar që Serbia është: “Judenfrei” ( pa jahudi) , kështu që Serbia u bë shteti i parë në Evropë “ duke e liruar veten” nga hebrenjtë. Historianët e konsiderojnë këtë kamp Hebrenjsh si vend emblematik në historinë e Holokaustit (Jose Marre Memory to the victims of the Holocaust in Serbia.)”.

Historia gjithmonë i bënë nder vendit te vet , ay ku është zhvilluar! Por serbëve , kjo që u shkrua më lartë nuk iu bënë nderë aspak, por edhe kurrë nuk iu harrohet .Por atyre iu harrohet  , fat e kanë. Ne nuk jemi syçelur !

“ Serbët në mesin e të gjithë sllavëve të jugut ishin të vetmit që me forcat e tyre vetanake u çliruan nga turqit ( s`është e vërtetë fxh) dhe kushtimisht e kanë të drejtën  që këtë punë edhe ta vazhdojnë . Që tani ( v.1900 fxh) në shumë vende dhe në disa kabinete qeveritare

parashifet dhe  parandihet që : serbëve iu  vjen një ardhmëri e ndritur “ shkruante në shtypin e kohës.

Por serbët ishin shumë të herëshëm në parashikimet e të ardhmes së tyre : “ Shteti i  Serbisë në jug kishte për ti dhënë Europës të gjitha garancat që ajo do të  ketë një shtet të shembullt dhe si e tillë shumë e aftë që të qëndron në mes të Rusisë dhe Austrisë “ ( Ilija Garashanin  1812/1874)

Një studim të posaqëm “ Serbët së bashku dhe gjithëkund” që Vuk Karaxhiqi e botoi me 1849 , ishte një sinjal i apetiteve të medha serbe ndaj fqinjëve të tyre . Por edhe më herët ,derisa Garashanini në “Naçertanjën” e tij  (1844) i ipte idetë se si serbohen të gjithë popujt fqinjë , Vuk Karaxhiqi që në vitin 1836 i kishte klasifikuar të gjithë fqinjët në grupin e serbëve ( pra edhe shqiptarët). Në një botim të tij të asaj kohe lexojmë : “ Me të vërtetë dihet që serbët jetojnë në Serbinë e sotme ( në mes të Drinës dhe Timokut, si dhe në mes Danubit dhe maleve të Sharrit), në Metohi ( që nga Kosova deri tek froni i Dushanit në Prizren, patriarkana  serbe e Pejës, manastiri i Deçanit) në Bosne , në Hercegovinë, në Zetë  në Malin e Zi , në Banat , në Sllavoni në Baçkë , në Srem , në Kroaci ,Dalmaci dhe përgjatë Adriatikut nga Trieshta deri në Bunë.”  Mandej  shkruan : “ të gjithë popujt e menqur që nga Serbët e Greqisë e edhe nga Serbët romak  e dine që janë një popull dhe se pak nga pak do të mësohen ta njofin vetën si të tillë “ ( Vuk Karxhiq 1936 ) Pra më këte filluan “ përgagtitjet “ për një Serbi të Madhe . E dinte edhe  turku , edhe Europa për planët e tyre .

Serbët e dinin mirë se si të bindin botën që janë më të aftit  për shtetformim dhe se sipas Jovan Cijiqit , në gadishullin Ballkanik , nuk ka vend më të përshtatshëm dhe komb po

ashtu më të përshtashëm se sa serbët për të formuar një shtet të fortë. Sipas tij , që Serbia të funkcionon si shtet dhe falë vetvendosjes së saj ekonomike i duhet patjetër dalja në Detin Adriatik  . Çka me shqiptarët? asgjë  dhe shumë lehtë , ata janë një amallgam i serbëve dhe shqiptarëve.  - thoshte ai.

E shifni, shumë qartë në planet e tyre ekspansioniste, pa dro , pa komplekse inferioriteti .

Por me shqiptarët çka  do të bëhet?- pyetet Vasa Çubriloviqi . Asgje e madhe dhe shumë e lehtë ,shton ai  se serbët që herët e kanë filluar spastrimin e kunxhit shqiptar duke i larguar  edhe shqiptarët më verior ,që nga Jagodina.” . ” Shqiptarët , ndryshe nuk bën me ta vetëm se  duke e përdorur metodën e kolonializimit shkallë shkallë, sepse ky është i vetmi popull që ka pasur sukses të mbijetoj në një mijë vjetshin e fundit , mu në bërthamën e shtetit tonë. ( pra Serbisë ) ”

Pra, kjo në vija të shkurta ishte ideologjija e Sebisë së Madhe , ideologji e cila nuk heshtet kurrë për deri sa të jemi fqinj me ta.

Shkaku i shkrimit: inferioriteti i shqiptarëve ndaj historisë së tyre  sepse Skllavëria, si çdo pësim tjatër, pasi rëndon ca kohë në kurriz, bëhet më në funt një zakon i pëlqyer,dhe ata që e mbajnë mi xverk e durojnë me gëzim. Veçan atyreve që lindin skllav, u është skllavëria si një natyr' e dytë dhe ata jo vetëm s'marin vesh çdo me thënë liri, po ndiejnë një farë urrejtje për mprojtësit e lirisë dhe ushqejnë respektin më të thellë për tiranët ekspertë të shkopit dhe të zinxhirit.!/thoshte Faik Konica

A ka ligësi më të madhe, sesa të bëhesh shërbëtor besnik i pushtuesve të nduarduarshëm?



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora