E merkure, 24.04.2024, 08:17 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Serbët e shokuar!

E hene, 01.09.2014, 07:55 PM


Për çka bisedohet në shtypin serb?

Serbët e shokuar: “”Shqiptarët na e përvehtësuan  historinë

Nga Fahri Xharra

“Ana di Leilo , na e dha rastin dhe mundësinë që  ndryshe të shohim verzionin e Luftës së Kosovës (1389) , verzioni e shqipëtarve.. Ky kolekcion e vlerëshëm dhe i përkthyer shkëlqyeshëm na e mundëson shikimin e vërtetë në të kaluarën e Ballkanit “ Të rikujtojmë që gazeta supernacionaliste serbe  “Politika” kishte paralajmëruar që autorja Ana di Leilo do të promovon librin “ Beteja e Kosovës- ep shqiptar “ në botimin e shtepisë së famshme botuese “Palgrawe Mackmilan”dhe që sipas paralajmërimeve ajo i studjon mire këngët epike shqipatre për Luftën e Kosovës, dhe e vërteton që Millosh Obiliqi ishte  luftëtar dhe trim shqiptar. Di Leilo është sociloge , gazetare, analiste politike dhe e “ punësuar në funkcione te larta në Kosovë në dhetëvjetshin e fundit “ ( kështu shkruante “Politika”) Në internet , tani për tani mund të gjëndet edhe përmabjatja e librit me këta kapituj:   “Ishte dikur sulltann Murati....” “  Heroi shqiptar në kampin e të krishterëve”, “ Millosh Obiliqi  kundër Millosh Kopiliqit”, “ Varianti shqiptar i këngëve për luftën  e Kosovës” . Sa për dijeni .këngët e mbledhura në gjuhën shqipe jane të periudhës 1923 - 1998 .

Lajmi nga Amerika për këtë libër , që këngët e Betejës së Kosovës  do të ipen në gjuhën shqipe e kishte shokuar opinini serb

Sipas specialistëve serb , “përvehtësimi shqiptarë i kulturës dhe historisë serbe nuk është i ri dhe sipas mediave serbe , shqiptarët tentojnë që edhe Karagjorgjen ta paraqesin  me prejardhje Kelmendase shqiptare . Përvehtësimi i mitit serb të Millosh Obiliqit me tëcilin Serbia krenohej në botë, e paraqet vetëm se një dhunim të historisë serbe”

- “Në Kosovë nuk ka asgjë shqiptare ,dhe aty është problemi. Asnjë kishë e as një xhami nuk është shqiptare.Kur flasim për Kosmetin  ,atehere flasim per nje trashegimi otomane serbe, çdo gjë tjetër është fiksion. Të kuptohemi se në Kosovë ishin disa princër shqiptar me origjinë serbe, por prap ishte kjo princëria serbe. ( Historiani serb Predrag Markoviq)

” Zorica Tomi?, kryetarja e zyrës së Unescos për Serbi thot që përvehtësimi i Millosh Obiliqit është edhe një shenjë më tepër që Serbia dhe kulturat tjera më të vogla nuk duhen të zihen në gjumë sepse çdo zë edhe më i vogli kundër uzurpimit shqiptar të historise sonë është i mirëse ardhur.  Vetëm me politikë mbrohet historia e jonë serbe - thoshte ajo “  Me përvehtësimin e Kishave dhe Manastireve “ serbe” në , tentohet nga shiptarët të krijohet një identitet i ri i tyre. ( mediat serbe )



(Vota: 4 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora