Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zeqir Lushaj: Cikël poetik nga Eriola Margjeka

| E hene, 01.09.2014, 08:20 PM |


Boton per herë  të parë

TRAFIK MENDIMESH

-NGA BREG-VALBONA NË BREG-ADRIATIK-

Eriola Margjeka, Shengjin, Albani

Nga Zeqir Lushaj

Kush është Eriola:?

-Eriola Margjeka ka lindur me 01.11.1994 në breg te Valbones nen shushurimen e kaltersine e valeve te saj, në lagjen Mollë e Kuqe të Bujanit (Tropojë). Eshtë rritur dhe ka jetuar gjithnje ne Shengjin ku edhe mbaroi ciklin e fillores me rezultate shume te mira. Duke qene se qe e vogel ishte e apasionuar pas librave, e sidomos pas te shkruarit , ne perfundim te 9-vjeçares, mori pjese ne nje konkurs esesh me teme te lire, kryesisht mbi Jeten, ku fitoi çmimin e dytë.  Tani vazhdon studimet per inxhinieri ekonomike viti i I-rë, në Tiranë.

Jola me thotë se “Te shkruarit më ka shoqeruar ne çdo moment te jetes. Poezite dhe eset kanë qene pjese e çdo frymezimi, çdo perjetimi, pjese e jetes time, diçka që vertet i jep kuptim qenies time dhe qe do vazhdojne të më shoqeroje pergjatë saj”.

Kjo vajze e re qe zbriti nga brigjet e Valbones ne breg të Adriatikut, ka goxha ambicie per jeten, dhe nje nga keto eshte qe zeri i saj te degjohet larte e me  larte e te jete frymezues.  Beson se te shkruarit eshte menyra me e mire edhe per kete qellim.

Suksese Eriola dhe mos harro se Ciklin e pare poetik po ta boton ZemraShqiptare.

 

 

Imazhe në harresë

 

Ç'po ben aty? Ik, mos e prek!

Melodinë sonte e kam zgjedhur vet,

Se zgjodha unë, fati më ndihmoi,

Jeta... këtë melodi më dhuroi.

 

Mbaj mend vetem zera, lehtë i perceptoj...

Ishte surprizë, mirë se kujtoj.

Trafik mendimesh, kujtime pafund...

Ah kjo melodi, sonte s'paska fund!

 

E vjeter kjo kasetë, aty në atë rrëmujë

Një fletë ditari, imazh më dhuron

Fjala e shkruar magnet me terheq

s'ngopem ne lexime, qaj edhe qesh.

 

Nje fytyrë aty diku,  jo larg,

me duket si i njohur, s'po kuptoj aspak...

Per nje moment, ai imazh kujtime me sjell,

Ç'lumturi kam ndjerë ateherë!

 

Ku ishte kjo kasete,

Mbase nje dite e kam fshehur vete?

Ç'me ka ndodhur ne vite,

kjo kujtese...sa e dobet!

Te mbaroje kjo melodi mezi po pres.

 

Janë plakur vitet, (… me to dhe unë),

Here pas here neper kujtesë humb.

Sikur humbin gjurmet neper borë

Aaah kjo kasetë zemren po ma lodh.

 

 

Profili Im

 

Ja diku në imazh,

Një portret perfytyroj.

Një buzeqeshje në të qarë,

Në lotë zeri ngasheroj.

 

Ai lot në sytë e qeshur,

çdo nishan ja zbukuron,

Buzë-kuqes dhimbjen fshehur,

Me vite, vite ja shëron.

 

Tashmë lehtë e dehur,

Sikur thellë diçka mendon:

"Ah, kjo lumturi dehëse

harmoni se ç'po më dhuron!"

 

E ç'i duhet i plot imazhi,

Kur bishti i syrit i mjafton,

Te shprehë ate buzeqeshje

Të Sajen…, pergjithmonë.

 

...!

Eh, me mire s'po flas  fare,

(e ç'më duhen fjalë të kota),

Ne kete fotografi të vjeter,

Sikur perterihet krejt Bota!

 

 

Sikur Një Ditë...

 

Sikur një ditë të jetonim të qetë,

pa e menduar jeten si një lojë.

Sikur nje dite te mund te strukesha

ne at' strofullen e lumturise, pa frike.

Sikur nje dite te mund te hiqnim dore,

nga ato maska qe te tjeret na dhuruan.

Sikur nje dite dikush t‘me dhuronte nje buzeqeshje,

me shpirtin hapur drejte meje.

Sikur nje dite te mund të thoja „Të dua“

duke marre të  tillë ndjenje të sinqerte në kembim.

Sikur nje dite te besoja , ty o njeri,

pa patur frikë zhgenjimin.

Sikur nje dite te mos plasja zemren,

ne ngujim te ndjenjave te verteta.

Sikur nje dite te mos vrisja mendjen

(per te drejten dhe as per te gabuaren),

sepse gjithçka dhe çdo kush do ishte "i drejtë",

per  genjeshtren dhe te verteten ,

sepse gjithçka dhe çdokush do ishte "i vertetë".

Sikur një ditë një copëz jete të ishte plot jetë

e të mund ta jetonim vertetë.

Sikur një ditë të mos ndihesha vetem,

ne kete turmë gjigande fallsiteti.

Sikur një ditë të mbyllja syte pa ngurruar në zgjim,

e realiteti të ishte më i bukur se endrra.

Sikur një ditë, të mos mendonim "Sikur".

Sikur një ditë..., vetem e vetem një ditë!

 

 

Vetmi

 

Me zhurmen e valëve të detit, rri mendoj

Në kujtime , në jeten time pluskoj.

Ndihem pak e semurë,

e lodhur, pa fuqi,

Nje gjendje boshe më fal vetmi.

Detin shoh me mister,

nga kjo vetmi dhe ai me fal tmerr.

Ul koken e nis te largohem,

e di se po t‘rri me shume vetem,

do frikesohem...

Them neser, nje dite e re do vij,

kesaj vetmie do i fali risi,

por me kot...

E nesermja u bë prap sot.

 

Shmangem nga shumë mendime,

(Se s'kam nga t'ja mbaj),

Bashkjetoj me vetminë time ,

Edhe kur qeshi... edhe kur qajë!

 

 

Jam krenare - jam Shqiptare!

 

Shqiperi, vend i dashur,

Ç'histori paske patur!

Ato luftra, dhimbje t'thella,

lot n'sy e zemrat nder tela.

 

Si nuk mundi asnjë thikë,

As një plumb, as një armik,

S'mjaftun gjith' ato padrejtsi,

per t'thy ty, Nënë Shqipëri!

 

Tokë e dashur, tokë shqiptare,

N'harresë dhimbjen Ti lësho.

Ki besim te bijtë e tu,

Gjaku i tyre të forco.

 

Per ty e bukura Shqiperi,

Që nga Jugu e në Veri,

Vite e shekuj  me të nderue ,

Borxhin Ty s’ta kem‘ pague.

 

Ja, ket' zemer ti na e dhe‘,

Trimerinë  stafetë na e le‘,

Fort per Ty ndjehem krenar,

Na e dhe emrin shqipëtar!!

Per ZemraShqiptare, nga Shengjini, 1 Shtator 2014