Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dibrani: Xhuli Spahiu shpalos portretin e humaniste

| E diele, 31.08.2014, 06:17 PM |


Xhuli Spahiu shpalos portretin e humanistes dhe veprimtares Behide Hasanit

Shkruan Asllan Dibrani

Vapa e madhe  e këtyre  ditëve te Gushtit  përkundër  fluksit të pushimeve     shumë vende   pati edhe aktivitete të ndryshme kulturore  . Njëri ndër këto  aktivitete ishte edhe  Seksioni i  XII shkencor, i  organizuar nga Shoqata e intelektualëve Mbarë    shqiptar "Trojet e Arbrit". Tubimi  u mbajt në hotel “Evropa” në Gjakovë, më 9 gusht 2014. Tema   ishte  me karakter historik  nga “Ripushtimi jugosllav i Kosovës dhe trojeve tjera etnike prej vitit 1944 dhe Qëndresa shqiptare”.

Ne takim  morën pjesë  rreth 80 veta nga e gjithë bota  qe i  grumbulloj   intelektual krijues dhe publicist të ndryshëm.

Kumtuesit trajtuan, evokuan dhe shpalosën kujtesën historike për ngjarje e figura të atyre viteve të rënda e dramatike të Kosovës së ripushtuar. Kujtesa historike për qëndresën antisllave e shqiptarëve të Kosovë, sinjalizoj edhe njëherë në aspiratën  tonë kombëtare  për të drejtën e vetëvendosjes së këtij kombi për të jetuar brenda një shteti shqiptar, vetëpërcaktim që u mohua sistematikisht nga sllavët pushtues.

Pjesëmarrësit Nue Oroshi, Tomë Mrijaj prof. Dr. Muhamet Shatri, janë vetëm nga disa drejtues të kësaj Shoqate, e cila ka nisë rrugëtimin e saj që para një dekade dhe ka nxjerrë në dritë njëmbëdhjetë numra të vet, ku përmblidh kumtesat e një seksioni  shkencor. Në mesin e 85 referuesve, me kumtesat e tyre dhanë kontributin e tyre autorë si prof.dr.Muhamet Shatri, prof. dr. Jahja Drançolli, Ahmet Mehmeti, dr. Riza Sadiku, dr. Izber Hoti, dr. Mehmet Rukiqi, mr. sci. Nue Oroshi, Tomë Mrijaj, Mentor Kaçi, Leonora Laçi, Selman Etemi, Artur Roshi, Sulejman Gjana, Gjon Marku, Frrok Kristaj, Prend Buzhala, Fatbardha Mulleti -Saraqi, Xhemal Meçi, Pal Canaj, Avni Bilalli, etj. Pjesëmarrësit ishin nga  Kosova , Shqipëria, nga trojet etnike në Maqedoni, Mal të Zi e Preshevë, nga diaspora jonë në Evropë,nga Amerika dhe Australia. Vlerat  dhe kumtesat  shkencore  i paraqiten mbi 80 veta .

Aty pati edhe të pranishëm që  kishin  një reputacion  kombëtare në veprimtarinë e tyre dhe aktivitete kombëtare  , shkencore  krijuese dhe humanitar nga të cilat përmes këtij tubimi  u pasqyruan    shumë shkrime .

Një nder pjesëmarrësit  e këtij takimi  ishte edhe  Xhuli Spahiu  një poete , aktiviste  dhe një punëtore e zellshme  nga Gjilani me  një serë aktivitetesh , humanitare  dhe  sekretare  e Shoqatës  për të drejtat e lirit e njeriut për Kosovë. Zonja Xhyli  pasqyroj   figurën e aktivistes  nga Zvicra  zonjën Behide Hasanin që pa ju shmangur   simpoziumit   e përputhi  në formë   profesionale  portretin  e saje  me sa vijon:

Kam nderin dhe privilegjin qe gjendem sot në mesin e juaj në mesin e shumë intelektualëve ..historianëve, shkencëtareve por edhe veprimtarëve e humanisteve të shumtë të Kosovës  dhe ma gjerë që po marrin pjesë në këtë takim  me vlera  nacionale. Në mesin e  këtyre njerëzve kam nderin dhe jam shumë e lumtur që është sot në mesin tonë një grua me një zemër të madhe ,me shpirt të pasur, me dashuri ndaj gjithë njerëzimit dhe një grua me një dinjitet aq të madh e cila dinë të afroj dhe ndihmoj  në çdo aspekt. Pra të nderuar e shumë të respektuar kjo është zonja Behide Hasanaj  një grua  me shpirt dhe zemër  shqiptare. Unë sot para jush kam nderin të shpalos në pika të shkurta për jetën dhe veprën e të madhes Behide Hasanaj .Pra jeta dhe vepra e humanistes dhe veprimtares zonjës Behide Hasanaj, është mbushur me një bagazh të madh  me një aktivitet  të pa lodhshëm sidomos për shqiptarët  në Zvicër . Është një humaniste e cila virtytet e humanitetit i ka marrë nga tradita jonë shqiptare, e mishërimin për ta ndihmuar të varfrit ,i ka marrë nga idolja dhe e madhja humanistja Nënë Tereza - Gonxhe Bojaxhiu. Veprimtaria e saj dhe  kontributin e ka filluar qysh në vitet e fëmijërisë që nga mosha 7 vjeçare në klasën e dytë të shkollës fillore. Hapat e pare  të shkollimit i  morri në Pejë. Ndërtimi i saj si një qytetare     vitin 1980 e gjeti me aktivitete të  mëdha me kontributin e saji humanitar. Kështu që në vitet e tetëdhjeta zonja Behide filloj me qeize të nusërisë ku kontributi i saj ishte humanitarë, po ashtu vullnetarisht ajo edhe qepte qejzin e nuseve me çka i tubonte këto financa te grumbulluara për  të varfrit . Atyre vajzave apo nuseve që ishin të varfra dhe se nuk kishin si me pagua çejzin e martesës kështu që ajo falas ju qepte  dhe i ndihmonte . Ditën për veti punonte e natën për ata qe nuk kishin mundësin të paguanin gjithnjë  solidariteti i saj ishte në qendër të vëmendjes me ato kushte që vepronte dhe punonte!. Ajo  krijoj familje dhe  i rriti, po ashtu edhe fëmijët e vet  falë punës dhe ato  veti   ju ka promovuar edhe fëmijëve te vet  në edukatë dhe kulturë, po edhe  ne  shpirt te pajisur me  vepra humane për t'i ndihmuar të tjerët. Pas   që Kosovën  e përfshin ngjarjet e viteve 1981 mori rrugën e kurbetit  nga qe nuk pati siguri   nga arrestimi , fillimisht ajo shkoi në Sarajevë. Edhe atje   u aktivizuar  dhe u përkujdes për jetimë nga që e ndiente  veten  gjithnjë në lëkuren e  skamnorëve dhe  i ndihmonte .Kështu që nga Sarajeva shkoi në Zvicër në vitin 1983. Këtu kishte fillua mu marr me çështjen kombëtare me qe ra në lidhje  me  shumë organizator qe  u inkuadruar edhe në këto lëvizje për t'ju rrekur  veprimtarisë   për çlirimin e Kosovës nga okupatori serbo-sllav. Zonja Behide vazhdoi punën humanitare për krah  veprimtarisë   politike për   Kosovën.  E madhja humaniste zonja Behide Hasanaj grua e cila nuk diti të lodhet kurrë për këtë popull .Grua e cila ka dhënë dhe jep shumë për këtë popull dhe deri tash nuk është ndalur asnjëherë t'u dal në ndihme njerëzve  me nevoja nga Kosova   qe fillimisht janë të pa strehë e të pa shtëpi. Kjo aktivitetin e vet   e përhapi edhe në shumë  shoqata humanitare Zvicerane si dhe me shumë personalitete bamirëse dhe politike të shtetit zviceran  i cili e ndihmoji Kosovën në shumë aspekte .Zonja Behide Hasanaj gjatë luftës në Kosovë u angazhua direkt përmes Shoqatave Humanitare ne Zvicër dhe e ndihmoji popullin shqiptar në Kosovë. Me aktivitete humanitare Behide Hasanaj pas shumë viteve në shërbim të humanitëtit është e gatshme që edhe njëherë të rifillojmë rrugën e pajtimit që bëri i madhi profesor  Anton Qeta me rini dhe popull. Zonja Behide shprehet dëshiroj  ta shuajmë hasmërinë ne mes veti mos ti lajm nënat me duar në gji, të mbesin fëmija pa bukë dhe pa shkolla. Ajo  thërret përmes një  mesazhi ku thotë kështu " Vëllezër e motra, kudo që jeni të shtrim dorën e pajtimit e di se është vështir, po ta bëjmë zemrën guri dhe të ja falim gjakun njeri tjetrit" Serbisë po ja falim krejt gjenocidin qa ka bërë kundër popullit tonë. Serbisë po i falim  njerëzit e pa gjetur apo te varrosur nën   osfalltet e Serbisë .Po i falim dëbimin nga vatrat tona  neper botë!!!!???... Po i heshtim dhe po i  harrojmë 20 mi femra te përdhunuara, ende te pa përkrahura!.  Po tolerojmë Serbinë  për  dëmet e pa kthyera nga gjenocidi  prandaj ta falim edhe na njeri tjetrin   me kusht qe mos te derdhet gjaku  ne mes veti. Serbin epo e durojmë  edhe kur cenon integritetin e vendit tonë  andaj të pajtohemi  në mes veti që t'i dalim zot atdheut tonë të shtrenjte. Ushtrinë tonë  mundohen që ta njollosin  prap ne po shuajme  dhe po durojmë andaj të respektojmë njeri tjetrin  qe ta duam sa ma shumë. Kurse tek ne te na ndodhin këto vrasje ne mes vete nuk është mirë. Prandaj i ftoji gjeneratat e reja tash me vullnetin e tyre qe kanë ta ndjekin rrugën e te ndjerit profesor Anton Qetes  dhe  veprimtareve patriot ndaj atedheut...

Të shkruhet e flitet për humanisten Behide Hasanaj nuk është e lehtë sepse kontributi i saji në shërbim të humanitetit është i madh. Ajo është një humaniste me shpirte të madhe e cila me punën e saji të palodhshme dhe përpjekjet e mëdha në shërbim të humanitetit, bëri që të përfiton zemrat e shumë organizatave humanitare në Zvicër dhe më gjerë, që ti dalin në ndihmë të varfërve dhe skamnorëve në Kosovë. Le te mbetet për fund ta  falënderojmë   zonjën Behide  për kontributin e dhënë   edhe ne ekspozitat  mbi gjenocidin serb në Kosovë qe i panë me   mijëra zviceran  e qe sensibilizoj shumë  qytetarë të këtij vendi  qe ti ikën propagandës se Beogradit kundër popullit shqiptar.