E premte, 29.03.2024, 11:46 AM (GMT)

Kulturë

Jeton Kelmendi: Poezi nga Aduard Harens

E diele, 31.08.2014, 04:56 PM


Eduard HARENS, Armeni

Përktheu nga Anglishtja Jeton Kelmendi, Bruksel

Biografia

Eduard Harens, u lind me 27.08.1982 në Armeni

Studioi në Universiteti Shtetëror Armenian (Fakultetin e Studimeve Orientale), Yerevan Armeni

Në Universitetin e Kajros (Fakulteti i Studimeve Orientale), Kairo Egjipt.

Debutimi letrar: E përditshmja “Aliq” Teheran, Iran 100 kopje me 14.05.2000

Aktualisht ka gradën master.

Çmime vjetore dhe periodike: “Greters” 2007, 2009, 2011 dhe me 2013 çmimin vjetore përkthyesi më i mirë në poezi.

Çmimin e parë për të rinj të quajtur Irina Gyulnazaryan (Libri më i mirë i vitit) për librin “Vigjilenca lëkurake”, Yerevan 2013.


Festivalet

Konferenca e shkrimtarëve të rinj Panarmenia 2007-2014, Tsaghkadzor, Armeni.
Konferenca Ndërkombëtare e shkrimtarëve të rinj Tsaghkadzorian 2012, Tsaghkadzor Armeni.
Festivali Ndërkombëtar Letrar “Lierary ark” 2012, Yerevan-Dilijan, Armeni.
Festivali Ndërkombëtar Letrar “Lierary ark” 2013, Yerevan-Dilijan, Armeni.
Festivali i parë Ndërkombëtar i Yerevan-it 2013, Yerevan, Armeni.
Konferenca e 5-të Shkrimtarët Armen që shkruajnë në gjuhë të huaj 2013, Tsaghkazor, Armeni.
Forumi i 6-të i përktheve dhe botuesve të CIS dhe vendeve të Baltikut 2012, Yerevan, Armeni.
Forumi i 7-të i përktheve dhe botuesve të CIS dhe vendeve të Baltikut 2013, Yerevan, Armeni.
Festivali Ndërkombëtar “Poesia di Genova”, Gjenovë, Itali me 2014.
Festivali Ndërkombëtar “Netët e Poezisë në Kurtea de Argjesh” Rumani 2014.

Revista ku janë botuar poezitë

  • «???????????? ???????» (2012, Armeni), - në gjuhën Ruse

  • «??????» (2009, Rusi), - në gjuhën  Ruse

  • «Zagros» (2011, Armeni), - në gjuhën Kurde

  • «???????????? ??????» (2011, Rusi), - në gjuhën Ruse

  • «??????? ????» (2012, Moldavia), - në gjuhën Ruse

  • «Di tutti i colori» (2012, Itali), - në gjuhën Frënge

  • «??????????? ??????» (2012, Rusi), - në gjuhën Ruse

  • «ODA» (2013, Gjermani), - në gjuhën Gjermane

  • «Gazeta Shqiptare» (2013, Shqipëri),  - në gjuhën Shqipe

  • «??????? ????» (2013, Bullgari), - në gjuhën Bullgare

  • «?????.?. ???» (2013, Gjeorgji), - në gjuhën  Ruse

  • «Poezia» (2014, Rumani), - në gjuhën Rumune

  • «45-? ?????????» (2014, Rusi), - në gjuhën Ruse

«??????????» (2014, Rusi), - në gjuhën Ruse

Antologji

  • “Poezia armene bashkëkohore” 2012 Armeni, në gjuhën Angleze
    “Poezia armene bashkëkohore” 2012 Armeni, në gjuhën Gjermane
    “Poezia armene bashkëkohore” 2012 Armeni, në gjuhën Frënge
     «????? ?? ??????» (2013, Rusi), - dygjuhësh: Armenisht-Rusisht
    “Në fillim ishte fjala” 2013, Armeni dygjuhësh: Armenisht-Anglisht
    “çereku i poetëve botëror” 2014, në gjuhën Kineze
    “POESYS 18 në lutje të bukures”, volumi 2, Antologji poetike në Kurtea de Argjesh, Rumanisht-Anglisht, Rumani.

Bibliografia

. “Një Ëndërr e humbur” Zangak-97, shtëpia botues Yerevan 2000
. „Ëndrra të Lodhura“ Zangak-97, Shtëpia botues Yerevan 2002
. “Gjysëmrrëfimi i tregimeve” Zangak-97, Shtëpia botues Yerevan 2004
. “Shiu karafilave” Zangak-97, Shtëpia botues Yerevan 2005
. “Vigjilenca Lëkurëtarie” Zangak-97, Shtëpia botues Yerevan 20

***

Jeta jeton në mua me të gjitha detajet e mia,

dhe i kthehem përreth saj

si ngjyra e brushës tjetër.

Kavanozat e mia kanë vrima

si një monedhë japoneze,

përmes të cilës një nga një

të gjitha dashuritë e mia lirojnë veten e tyre

nga unë, gjithmonë jashtë

ikja e tyre

kumbuese për humbjen time të mrekullueshme ...

Dhe duartrokitjet e mia

peshojnë rëndë si unë bëj.

Kështu që kam mbledhur ato

në dorën time

si para letre paluar

për ti mbajtur ato

për fund – për vdekjen

për të rindërtuar maskën ??e saj,

që do të jetë vrimë e një ditë,

siç janë kanvacet e mia.

Dhe unë do të thërras jashtë përgjithmonë,

e jeta do të vazhdojë të jetojë me mua

me të gjitha të dhënat e mia ...

Jam duke shpupluar tani

qerpikët e heshtjes një nga një

ta ndreqë lutjen time,

i cili ka qenë e shqyer nga nuancat e fjalës ...

Tani nuanca është më shumë se e zërit ...

Dhe tani hyjë

Në kishën e Shpresës zbathur,

kështu që hapat e mi nuk do të pikturojnë zërat mbi pasurinë time.

Sa gjurmët e këmbëve janë të ndarë veç e veç nga pëshpëritja...

Ndërsa gjurma ime

është lutja ime e dashurisë,

e cila kurrë nuk mbaron,

si kurrë nuk ngjyrosë vetën në fjalë ...

dhe tani

ngjyra kryesore është e vërteta,

se dashuria është poezi e ndjenjës ...

Këto Muza nuk kthehet në gra ...


Unë jam biografi e
Keqardhjes Perëndisë.
ai shpesh rrëshqiti gjurmëve fatin tim.
Dhimbje e ujit-nimfës
ishte ndryshuar në zogj
dhe çukat portokallin
në rrokje fatit tim ...

Pastaj Zoti po kërkonte për molla në pëllëmbët e mia,
duke mbajtur solemnisht 
rrezen e pendimit
dhe përvjetori im ishte duke u festuar kësi soji,
për shkakun
Unë jam biografi
e keqardhjes Perëndisë ...

Por ...
Molla nuk bie nga brinjët e mia të degëzuara.
ai lënë trashëgim ato
në gjarpër, Eva dhe Adami
të cilin e përjashtuan nga Xheneti atëherë.
Dhe harroi për të marrë
disa fara ...

Jashtë parajsa
trajektorja e frutave ishte zhdukur
si
përfundimi vertikal i meteorit ...

Sikur engjëjt,
nuk ishin në gjendje t’ia falin Perëndisë
kështu
vendosën për të më harruar mua,
shkaku Unë jam biografi
e keqardhje të Tij ...

Fjalim Nobel

Armeni i këngës u çmend
sepse ai nuk e kishte mendjen.
Vetë Perëndia ishte vendi i mendjes.
dhe njerëzit
këtë herë përsëri nuk kryqëzuan Perëndinë,
por
kryqëzuan këngë për Perëndinë.
Lutja është neurozë engjyrës.
Dhe kur mbaroi ngjyra e saj e fundit,
Perëndia vendosi të ngjitet ...
Njerëzit e panë të gjitha ato gjëra, perceptuar,
kujtuan,
por
nuk besuan ...
Dhe ja pse ata menduan

Orhan Pamuk ... u çmend ...

******
sot,

më shumë se kurrë,

fillova

të kem nevojë për ekzistencën e Zotit.

Por nëse ai ekziston,

në këtë rast

sot

më shumë se kurrë

gradualisht, kam filluar të besoj

për këtë legjendë të shenjtë,

se djali i tij

ishte një njeri i thjeshtë si unë,

edhe pse ai mund të mbajë

valët e detit nën këmbë ...

Për shkak se

sa vjet,

Unë jo vetëm që jam duke ecur,

por jam duke vrapuar

në oqeanin e

Dhimbjes dhe Dashurisë ...


Urdhërimi i njëmbëdhjetë

 

Kur ju le Dashuria shkojë prej duarve tua,

japë një duartrokitje për

Dobësinë e shpirtit tënd.

 

Dhe për faljen e dritës që fluturoi

nga qepalla tua

jap një duartrokitje -

me shuplakë në faqen tuaj

nga e cila ju grisi fyelli i aromës.

Bëje një duartrokitje për fyellin ...

 

Një dorë jepe një duartrokitje shumë ..

E diel akuzuese

 

Trëndafilat e natës janë të bardhë

si gjuha hebraike.

 

E doja lutjen e humbur e hënë harkore.

 

Në mëngjes ... ndjenja e erë

ishte Armenishtja

si e kuqe ...



Lutja

 

Perëndia ju sheh në ëndrrën e tij.

Biseda mes miut dhe zogut ...

 

***

Pas aq shumë devotshmërie,

netë pa dashuri,

Nuk kam asnjë ide nga të cilat

muskujt të kohës,

por stuhitë po kumbojnë nga vetja ime

me sa duket duke rrëmbyer të gjithë merzitw

e mia, të cilat

mbetën grushta si kjo

deri tani

si këpucë

nga një student medalist i artë ...

 

interesante:

se sa i pasur, aq kumbues,

për të cilin portat

në mbrëmjen tim - një ditë -

hapen?


Dëshirë e zjarrtë

 

Hija e ngjyrës

është shkallë

e plagës së ditës;

duke ecur qetësisë

së një ëndrre të hasur ...

 

Lulja është fshehtësi

e dhimbjes;

një buzëqeshje medituese.

Pasardhës emri mëkatar.

 

Përtej zakoneve personale

të lutjes,

vetë-mohimi i një pemë

është po aq i ndritshëm

sa të ngrohta janë duart

e natës.

 

Po ngrij ... emrin tuaj.


Magdalena

 

Kthej mbrapa gurët

që hodhi në ju:

ka vrima të zbrazëta në muret e

dhomës time ...

 

***

E di, unë do të zgjohem një ditë

nga darka mistike,

do veshi gjurmët e dëmtuara

të babait tim

xhepat e vegjël

mbushur me dashuri pafund ...

Munden ditët e mia -mendoj-

shkalla që shumë e padurueshme

mendjelehtësi?



***

Emri im

është një gur në ëndërr Perëndie,

me gdhendje zbukuruese

pasqyra e shtrembër.

Nëpërmjet kockave të brinjëve

të dritës

kataraktet e babait tim

është tingëllim në gjuhën time.

***
Të dua, baba,

sepse trëndafila

e fatit tënd

po sëmbon këmbët e mia.

 

Linjat e mia janë lumenj të kuqe

poshtë ferrave

përmbyten rrënjët

e dashurisë time ...



Odiseja

 

Ne atë poezi,

heshtja tymosur

me një filxhan kafe,

kemi marrë larg nga vdekja

ngjyra përtypet,

por ende ne jemi duke vështruar

në fjalën ...



***
Verërat po shkatërrohen duke u shtjer,
si Rodin-së «Danaide-së» membranat e trurit ...

Vjeshta është këtu lodhur çrregullimit nga fati,
nga ngjyrë e tyre -
si jelek- piktori shpërndarë në stilin barok ...

Dimrat janë pistil vetë-hedhur poshtë
zgjatja zbehet
nga ëndërr-gjelbërta e engjëjve ...

Por ende jam pranverë
e dashurisë njëanshme ...


Flat[1] B

 

Lotët e nënës sime si një lule

bien nga mendja e Perëndisë.

Hemiparesis në anën e djathtë,

ju jeni grua pa sytjena ...

Ju jeni nata e besim-gjelbërimit tim.

Merrni dorën time të majtë si një sytjena për qumësht gjiri juaj

për të mos u turpëruar,

të mos kenë frikë,

jo për të humbur kauzën e qumështit të ftohtë!

Merrni dorën time të majtë si një sytjen për gjinjtë tuaj

për të mbrojtur nga të ftohtit!

Nuk dua lotët e nënës sime të dridhen.

Prandaj, le pikëllimin e nënës sime

të bjerë në duart e mia.

Siç tërheq lule-molës në sytjen ju nuk keni.

Lotët e nënës sime si një lule

bien nga mendja e Perëndisë



***
Ka gra të tilla,

pas humbjes virgjërisë

po qëndrojnë më shumë se virgjëresha...

Gratë e tilla janë

të gjitha qirinj ...

Kuq,

kuq,

ndër betimet tuaja të kuqe

ngjyrat e engjëjve

janë me gjysmë zemre shi;

shiu po fiksonin klithmat

në shpirtin e trotuarit tim;

të cilin po e thithni

frymëmarrje

tani-

si një poçe-këndojë ...



Kairo

 

Ti je një grua-qyteti me gjinj piramidal,

përkulur në shtyllat kurrizore e mijëra viteve.

 

Ti je një grua me kupolë harkore,

si një pasdite myslimane;

ti je një grua me nikabin,

si zëri i Ibna-l-Qulsum-it;

ju ëndërr duke shikuar në pasqyrën e thyer mijëvjeçare,

si hieroglifet e fundit.

 

Ti je një qytet që ka sharmë,

si netët e rrumbullakëta arabe.

Dhe ju buzëqeshje aq të madhe sa piramidat juaja egjiptiane,

errët dhe shënuar.


Ti mbjell një lule-Fairuz

për çdo ditë pas mesditës,

si një tym nargjile,

në fytin tuaj të hollë

si numri dhe renditje e faqeve Kuranore,

si një këngë ninullë.

 

Ti nuk ke të drejtë, të kesh një fund të shkurtër,

dhe të dalësh jashtë, apo të ecësh nëpër shtëpi.

Dhe sidomos të shtrihesh anësh-kockave të shekujve,

duke shikuar në qiell.

 

Ti nuk ke të drejtë,

por, edhe, nuk ke dert,

se era e shekujve

linde

nën fustanin tënd të shkurtër, -

nga quka jote anash.

 

Ti je aq të qetë,

qetësisht si mumiet,

që do të japin gjak për ADN

në mbrëmje ...

 

Edhe, ti nuk je e turpëruar për këmbët tua

të bardhë dhe blu.

Për këmbët tua, që humbin forcën e tyre shkaku i verës, përgjithmonë

si një gjarpër - vajzë në këtë papirus.



Jubran Khalil Jubran

 

Një zemër Arabi e stilit rokoko,

çdo ditë,

pas çdo valë e nëntë të diellit të çmendur,

bën molesin libanez

në zemër të gjigantit Nju Jork.



Poezi

 

Poshtë në rruazë të kërcenit të shekujve,

pasuar nga bie në sytë e gjinjve dashamirës,

të ziera

prej syrit të Ma'arrit,

nga veshi i Beetovenit,

prej frikës sw Dantes,

nga zëri i Kalas

dhe

nga truri i çmendur i Chanents ", -

një koktej qejf ...


***
Në atë ditë e kuqe

megjithatë gjyshet pagane të muzës time,

me votim të fshehtë e të mbyllur,

kishin vendosur që

pas nëntë muajsh

nën këngët e fazanit Bakun

duhet të lindte poeti i mbesave të tyre.

E, ndërsa ata ishin të frikësuar prej Zotit,

prandaj vendosen-

mollën e fundit të pemëve Qiellore,

e cila nuk i është dhënë rëndom- çdo mjeku

ta fshehin atë nën prehrin e nënave të mia me kujdes ...

 

Në gusht të 1981s

babai im ishte distilimi vodka e manit ...



***
Nën dritaren e poezisë

nga çdo fund deri në fillim të shekullit

harxhova serenatat e dehura ...

Dhe deri rreth meje membranat përtypen

herë prostitutë,

për joshje zemrës time,

po ndryshimi i ngjyrave të

vdekjes tyre për ndërresa shterpë, -

ngjyra ime e dashur në botë

është poezia ...



***
Le të dihet.

Mbiemri im është Dashuria,

dhe emri im - puthja.

Unë kam sytë e gjelbër

dhe hënën blu

e universin-venë -

me gjak dhimbjeje.

Dhe kështu që unë jam lindur në fillim të shekullit të Përjetshëm -

në muajin të çastit

të vitit të gëzuar -

në natën e Sekreteve të

Ditës mitike -

në dashurinë e nevojshme dhe Kthimit,

me trupin e misterit ...

E pra, do t'ju them një gjë më shumë,

Unë i dua ata,

emri i të cilëve është Dashuria,

Dhe mbiemri - puthja ...

Le të njihen.

***
Kjo poemë,

e cila më quan baba,

që sytë janë plot qeshje pafund,

ajo tingëllon sikur në momentet e mia të trishtim,

si buzëqeshja ime

është lodër e humbur ...

Ajo gjithmonë fiton në çdo lojë,

Po rrëfen në lidhje me vajzat e dashura,

dhe para gjumit

ai më urdhëron,

për të rrëfyer tregime e

fëmijërinë sime ...

Dhe si një vjeshtë e pamend

shkërmoqet para mrekullisë time ...

E merr britmat e fëmijës tim në pëllëmbët e mia

Unë jam duke pëshpëritur:

- Ju vetë jeni matuf- përrallë

Dhe ... e kënaqësisë,

që unë nuk mund të kujtoj

çdo përrallë-zanash në asnjë mënyrë,

ai është duke qeshur me mua

gjithë Natën-

deri në agim ...

atëherë

gërvisht Gëzimin mbajtur mes qepallash-

hyn në një tabernak[2] mer një sy gjumë.

Nëse kënga ime është duke fjetur, - hapja sytë ...

***
E në qoftë se ti mund ti përkthesh ngjyrat,

lexo letrën dhe dëgjimin e shpendëve;

mund t’ia hiqni lutjes baltën

në trotuar gdhendjen e fateve?

 

E atë që mund ta pini të vërtetën

përtyp fajin dhe ... trete të vërtetën,

kur jo larg ju përgënjeshtruan se engjëjt

për të pikturuar u rritën, e vrarë namazin? -

 

Kur ju rrethon vdekja dhe helmi,

dhe kur trupi juaj është tepër ditues

e kur në vend të infermieres shqisat tuaja

jetojnë duke u përpjekur për të qethur zemrën tënde ...

 

Kur syllobusi emëron fatin tuaj

intrigat pinë gjakun tënd të shndritshme;

kur me trishtim tënd kudo thonë mirëdita

ata që më parë do të urrejnë ...

 

Nëse ju mund të ... atëherë ta dredh n’ emrin,

për tradhti në të pasur emocion,

dhe për gjakun tënd, në rritje deri,

zhdukjen e mëkatit të vajzave të fatit tuaj!

***
Çfarë është e tillë si, sikur - pse,

ajo është misteri që shfaq dritë;

ankthi - pa buzë, buzë - ozel[3]

duke çuar shumë buzëqesh në krahët e tij.

 

Dhe çojë qiellin që kishin vjedhur:

si - çfarë dhe pse - si;

taketukja nuk na pëlqen në errësirë

Shpend-keqja luan cirk, oh!

 

Këto janë recetat e çmuara të vdekjes

vënë në lotari, sidomos të lirë,

por kjo nuk pritet këndshëm nesër:

pse - si, çka - ¿Kur POR?

 

Pastaj poshtërimin ja kalon se njëjtës

së shpejti do të përfundojë rolet e vdekjes.

Megjithatë - çfarë, pse dhe si:

të shfaqet mister dritë përsëri ...


[1] Term muzikor për rrafshin muzikor

[2] Vendi ku predikon prifti

[3] Bime e gjelegër që kultivohet brenda shtëpisë



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora