E premte, 29.03.2024, 05:08 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Gra të mbyllura në kafaz, shiten për 25 $

E diele, 31.08.2014, 08:33 AM


Një foto mjaft e trishtë është publikuar së fundi në rrjetin social Twitter nga një aktiviste arabe nga Libani, që tregon se si grupi militant ekstremist ISIS, i shet gratë si të ishin skllave.

Fotoja e postuar nga Brigitte Grabiel tregon disa gra dhe vajza që i përkasin sektit Yazidi dhe atij kristian, që shiten në treg si të ishin bagëti, të futura në një kafaz nga ku përzgjidhen nga blerësi.

Sipas burimeve mësohet se janë dhjetëra vajza e gra të krishtera që mbahen prej javësh në burgun e Badushit në Mosul, ku përdhunohen në grupe ndërsa të tjera shiten për gra me çmim 25 dollarë.

Sipas Ministrisë së të Drejtave të Njeriut në Irak, të gjitha gratë janë nga 13 deri në 35 vjeç, të rrëmbyera në qytetin e Sinjarit nga terroristët e Shtetit Islamik. Vajzat nuk kanë asnjë të drejtë të refuzojnë blerësin, përndryshe përballen me dhunë.

Përpara se t’i nxjerrin në treg për t’i shitur, atyre u sigurohen veshje dhe tualete. Nëse ndonjë prej tyre është vërtet e bukur dhe e re në moshë, çmimi arrin deri në 150 dollarë.

Mesa duket terrori i luftëtarëve të ISIS, përveç rekrutimit të të miturve, vrasjeve e torturave makabre të javëve të fundit, tashmë ka nisur me tregtimin e qenieve njerëzore.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora