E hene, 25.10.2021, 11:50 PM (GMT+1)

Kulturë

Remzi Limani: Bashkimi i Principatave Shqiptare në art

E shtune, 30.08.2014, 07:33 PM


BASHKIMI I PRINCIPATAVE SHQIPTARE NË ARTET FIGURATIVE

Nga Remzi Limani

Kur flasim për veprat historike në artet figurative, pashmangshëm na merr vëmendjen, artistja, Arta Regjepaj. Me vepren e saj figurative "Bashkimi i Principatave Shqiptare", artistja jonë Arta, na dhuroi diçka të bukur dhe të vacantë në kuptimin e trajtimit artistik të ngjarjeve historike. Në veprën në fjalë, Arta na servon një kompozicion piktural të lakmueshëm. Vepra e saj flet për ngjarjet nëper kohë dhe hapësirë, ku në vetvete ngërthen të kaluarën duke e shtjelluar ngjarjen në një narracion figurativ. Në këtë kontekst, artistja me një kujdes të veçantë, i qaset një pune serioze, për ta kuptuar talentin e saj në fushën e pikturës. Pra, pa asnjë dyshim, Arta me sukses na del para sfidave pikturale, të cilat flasin për mjeshtrinë e saj të padiskutuedhme, sepse, në gjithë pikturën e paraqitur, vërejmë qartazi edhe njohuritë e saja në fushën e vizatimit. Së këndejmi, vepra në fjalë nxjerr në pah edhe vlerat etnografike, duke e veshur pikturën edhe me një dimension artistik, e cila flet me gjuhën e etnosit tonë indigjen në trojet e veta stërgjyshore. Andaj. shtjellimi figurativ, i kësaj vepre, na jep shumë dimensione figurative të begata në kuptimin artistik dhe poashtu në paqyrimin e vlerave etnografike, sepse, figurat e paraqitura në këtë tablo janë të veshura me kostume tradicionale nga gjithë trojet e principatave shqiptare.

Në qendër të pikturës, shohim Kryetrimin Legjendar dhe Heroin Kombëtar i gjithë shqiptarëve - figura më e shquar në historinë shqiptare deri më sot. Pra, jo rastësisht, artistja jonë, në qender të vëmendjes e vë figurën e fisnikut tonë, Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, në cilësinë e prijetarit të fisit të tij, në mbrojtje të tokave shqiptare.

Së këndejmi, tabloja e mbushur me rreth dyzetë figura, patjetër se na jep një kompozicion të lakmuar me një baraspeshë të duhur estetike, e cila mjeshtërisht e shfrytëzon teorinë e hapsirës pikturale. Piktura në përgjithësi ka një kolorit sensibël, i cili nuk na rrudhë sytë nga kontrastet e tepruara, përkundrazi, paleta e përpunuar me ngrohtësinë e ngjyrave, pikturën e bën më joshëse dhe të kapshme për syrin e çdo shikuesi. Po ashtu, sfondi piktural i pikturës me bjeshkët e shkrira në mugëtirë kohe…, na japin edhe një dimension, sa artistik po aq edhe filozofik, ngase, forca dhe qëndresa e bjeshkëve shqiptare flasin me metaforën e të pamposhturës…

Dhe, krejt në fund, artistes Arta Rexhepaj i dëshirojmë suksese të reja, të vargëzuara në gjerdanin e bukur të kulturës shqiptare.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora