Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Tahir Bezhani: Mbete dallgë kujtimesh

| E shtune, 30.08.2014, 06:28 PM |


Tahir Bezhani

 

MBETE DALLGË KUJTIMESH

 

-Jonida Osmanit, me rastin e vdekjes-

 

Fjalët m’u ngrinë përmallimeve

Në lapidarin e këngës

Rrudhave te ballit djersë dhimbje

Më është përzier loti

Mes fjalëve Tua:

-Bac,më shkruaj prap!

E unë,

Vija çdo ditë,orë e ças

E Ti, e zënë,

Herë me vargun

Herë me brushën

Në përçafim me Asjen

Mes valëve të detit Jon

Duke çëndisur lulishten

Me zjarrin  e dashurisë

Shëmbulltyrë  jete

Kujtimet e pavdeksisë…

 

Gjakove,

20.08.2014