Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Liman Rushiti: Përmendorja që nuk e bren stuhia

| E shtune, 30.08.2014, 04:15 PM |


K?to dit?, nga Sht?pia Botuese “Meshari”, e financuar nga Ministria e Kultur?s, Rinis? dhe Sportit e Republik?s s? Kosov?s, doli n? drit? Monografia  e Bedri Tahirit “P?rmendorja q? mungon”, kushtuar Ahmet Delis? e Jetullah Ram?s

PËRMENDORJA QË NUK E BREN MOTI AS STUHIA

(Bedri TAHIRI, Përmendorja që  mungon, Meshari, Prishtin?, 2014)

Nga Prof. dr. Liman RUSHITI

Pas veprës së parë, të botuar më 1995, me titullin “Azem Bejtë Galica”, të cilën e kishte bazuar mbi literaturën e shkruar, autori Bedri Tahiri, i lindur dhe i rritur pranë vatrës së kryekomandantit Azem Galica, në Galicën heroike, mori guxim që t’i hyjë një pune, sa të vështirë aq edhe të rëndësishme, për të mos i lënë harresës kujtesën historike të jetës dhe veprës së atdhetarit të madh, Ahmet Delisë së Prekazit

Sikurse libri i parë, edhe ky për Ahmet Delinë, dalin vepra integruese, të cilat janë rrjedhojë e një edukimi familjar, të brumosur me karakterin dhe edukatën  e frymës luftarake për çlirimin kombëtar  deri në vdekje. Kështu, në veprën “”, autori me një mjeshtri të rrallë, trajton jetën dhe veprën e Ahmet Delisë që nga lindja, madje edhe më herët, duke hyrë në mugëtira e historisë, tek heroi i parë drenicas, Milosh Nikollë Kopiliqi, e deri në rënien e tij heroike, në betejën e tij të fundit, më 25 dhjetor 1912.

Nëse botimin e parë të kësaj vepre, dikush edhe ka mundur ta quaj vepër letrare, botimi i dytë i plotësuar është krejt ndryshe dhe unë nuk pajtohem fare me këtë përcaktim zhanror. Vepra “Përmendorja që mungon”, në mënyrë besnike paraqet një ngjarje të vërtetë, andaj është vepër historike. Këtu, askund, nuk ka gjera të fantazuara e të imagjinuara, por pasqyrohet një ngjarje e vërtetë historike, me protagonistë të gjallë, të cilët u dolën përballë hordhive barbare serbo-çetnike, për të mbrojtur pragun dhe nderin familjar e kombëtar.

Autori, me të dhënat që i mblodhi si bleta nektarin, duke fluturuar lule me lule, ka arritur që me sukses të shkëlqyer të pasqyrojë jetën dhe veprën atdhetare të Ahmet Delisë e t? Ram? Islamit me bijt? e tyre, Murselin e Jetullahun, brenda një tridhjetë vjeçari kohor të historisë sonë të lavdishme. Titulli i librit është mjaft sugjestiv dhe nënkupton shumë, por autori ia ka dalë dhe e ka mposhtur atë, sepse me veprën e tij ngriti një përmendore, të cilën nuk e bren moti as nuk e rrënon stuhia. Andaj, unë, me përgjegjësi të plotë, tashmë, duke u mbështetur edhe në aparaturën e saj shkencore, burimet e shkruara dhe gojore, librin “Përmendorja që mungon” e quaj vepër historike.

Siç e thashë edhe në fillim, me këtë vepër autori i guximshëm dhe i palodhshëm Bedri Tahiri na paraqitet në vitin 1997, vetëm dy muaj para paraqitjes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llaushë të Drenicës, më 28 Nëntor 1997. Dhe, pikërisht tashti, në fundvitin 2012, në 100- vjetorin e rënies heroike të Ahmet Delis? e t? Jetullah Ram?s si dhe n? 100- vjetorin e Pavar?sis? s? Shqip?ris?, autori vjen me ribotimin e kësaj vepre të përpunuar e të plotësuar me të dhëna të reja burimore, qoftë nga historia, qoftë nga folklori, dhe me një varg elementesh të tjera, të cilat librin e radhisin në literaturën e rëndësishme e të domosdoshme të historiografisë sonë. Kjo më gëzon shumë për faktin se më duket si një paralajmërim se  jemi në prag të kuror?zimit t? aspiratave tona shekullore: Ribashkimit Komb?tar!

Urojmë që së shpejti, autori  Bedri Tahiri të na paraqitet me një vepër tjetër për Ramë Islamin dhe të birin Jetullahun, edhe pse në këtë ribotim atyre u është kushtuar një kaptinë e veçantë!

Prishtin?, janar 2012