E shtune, 20.04.2024, 10:57 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Poezi fosforishente me rrënjë

E diele, 31.08.2014, 07:04 PM


Poezi fosforishente me rrënjë  fjale që lind nga kocka e poetit

Nga Xhevahir Cirongu

Të shkruash  diçka për poetin Kosovar Adem Zaplluzha, në radhë të parë duhet që të kalosh nëpër filtrin e mendimit e të fjalës së shkruar prej tij. Çdo fjalë e rresht që ka shkruar në libra me poezi Ademi, sigurisht ai e ka ‘’matur e peshuar’’ mirë brenda vetes mendimin e fjalës, pastaj e shkruan në letër. Ai gjurmon si skifter mes skutave të fshehta të mendimeve dhe i përpin ato brenda shpirtit. Pastaj, si një hekurpunues  dredh ujvarën e shpirtit  në letër. Me krijimet e tija, poeti Adem Zaplluzha  ka formuar ‘’liqenin’’ e vet me fjalën e bukur shqipe. Unë do ta quaja këtë poet, si një poet i shekullit të ri të 21-të, sepse kush si ai s’ka krijuar e botuar kaq libra me poezi,(ka edhe botime të tjera përveç poezisë). Ai dallohet për varg ‘’Naimian’’, ‘’Çajupian’’ ,’’Migjenian’’ etj.

Pse e quajmë kështu këtë poet?!

Po të hedhim një vështrim në gjithë krijmtarinë e tija në konceptin kohë, por e në pozicionet konceptuale të lëvrimit krijues letrar; do vijizosh  trekëndshin e tre kohëve: @1.Të djeshmen krijuese në kushtet e një regjimi totalitar e skllavërues.  @2. Atdhedashiria për vendlindje e gjuhën shqipe.@2. Krijmtari në mosh të re, si dhe moshën e thyerë të sotme nga vitet  e jetë me rrënjë te liria e Kosovës, po ashtu edhe të fjalës  së shkruar shqipe. Poeti bën një përshkrim faktik historik e letrar të  të gjithave ngjarjeve  të popullit ku ka lindur edhe vetë ai, madje është edhe pjesëmarrës direkt në këtë rrugëtim sa të vështirë e plotë madhështi me çlirimin e Kosovës nga okupatori shekullor Serb. Drithërima e shpirtit të poetit Adem Zaplluzha, lakonte dhe lënkonte për shtypjen mizore që bënte ‘’korbi i zi’’ sllav edhe në fushën krijuese për gjithë shkrimtarët e poetët në Kosovë, e sidomos ndaj atyre me prirje atddhedashuri për fjalën e shkruar shqipe. Poeti ka ditur të kapërcejë me zgjuarësi  dhe krijmtari letrare çdo sfidë të kohës makabre. Ai merr guximin e hedh në letër mendimet e tija, nga ku poezia ishte arma e vetme por edhe më e fuqishme që ngrinte peshë ndjenjat e popullit të vet , e që mbillte me vargun e poezisë lulet e lirisë në Kosovën martire. Mbas çlirimit të Kosovës, këto lule u rizgjuan brenda shpirtit të poetit dhe shpërthyenë si yje në qiell të kaltër, sepse ato kishin kohë që qëndronin të ‘’fshehura’’ në qënien e tij, e si rrjedhim udhëtuan me emrin liri drejt vargut poetik  e vëllimeve të 116-të. Poezitë e Ademit janë të thjeshta në dukje për lexuesin dhe për çdo lexues të thjeshtë.Kanë një rrjedhshmëri  të pastër kur lexon, por aty do ndjesh një krenari të ligjshme e hyjnore që të ndez zjarre dashurie për njerëzit, atdheun, traditat e popullit shqiptar, fjalën e bukur shqipe, pulson jetën tonë në vargjet e poezisë.

Takon personalisht poetin e befasohesh për fjalën e ëmbël që derdh nga shpirti me një dashamirësi që është tërsishtë njrëzore.

E si mund të mos krenohesh për këtë njeri, sa njeri edhe poet!?

Ecën me kohën, ka shkelur mbi kohëra të symta e të trishta, por kurrë s’është përkulur para vështirësive. Ai  ka thyerë çdo gurzi që i ka dalë para, pra, me simbolin e fuqishëm si një mal alpin ngarkuar me borë, por gur zjarri brenda shpirtit të derdhur me aq dashuri në letra fjalën shqipe. Edhe libri i fundit që pret botimin të titulluar ‘’Fluturojnë zogjtë e verbër’’ , na jep plot figura letrare dhe forcën e shprehjes filozofike të vargut poetik. Te poezia me titull ‘’Ta ndjejmë ekzistencën e fjalës’’ aty gjallojnë të fuqishme figurat letrare. Poeti është treguar i kujdesshëm jo vetëm te ky vëllim, por edhe në treguesit e përmbajtjeve të titujve dhe të brendisë që kanë gjithë vëllimet e botuara të mëparshme. Ai asnjëherë se ka përsëritur vetveten në poezitë. Të gjitha janë të ndryshme e dallohen lehtë nga vëllimi në vëllim,por edhe nga poezia te poezia. Ne shkëputëm për ilustrim këto strofa nga poezia ‘’Ta ndjejmë ekzistencën e fjalës’’. Autori e barazvlerson fjalën e shkruar me peshën e gurit, me dritën e yjeve, me ngrohtësinë e rrezeve të diellt, por  edhe të larë me vesën e mëngjeseve. Fjala është ajo që të ngroh më shumë se zjarri ,- thotë poeti Adem Zaplluzha. Por kur ajo është e gatuar me baltën e vendlindjes.Poezia e  poetit Kosovar  Adem Zaplluzha ka dritë fosforishente me rrënjë burimore që del nga kocka e trupit të vetë poetit. E si e tillë ajo duhet vlerësuar nga qarqet akademike e filozofike historike , letrare e gjuhësore mbarëkombëtare.

 

‘’ Sa herë që deshën të parët e mi

Nëpër xhepat e erës,

E gjetën vetveten.

Thonë se kur nuk kishin grurë

Në copa rrasash gatuanin dashurinë.

 

Kështu mësuam nga gjyshërit

Ta ndjejmë ekzistencën e fjalës,

Nuk ishte aq lehtë

Të kapërcehet përtej vetvetes.

 

(………………………………………………….)

Nuk na u deshtë shumë kohë

Mësuam shpejt,

Dhe nga ne mësuan të tjerët

Se si ruhet dhe ndizet zjarri’’.

 

Vet poeti është dashuruar pas letrave.Të shkruash një letër nuk është aq e thjesht sa thuhet. Letra është e bardhë në formën e saj ku mbi atë shkruhet me penë e që derdhet boja që formojnë shkronjën e më pas fjalën. Kur lexohet dëgjojmë tingullin e saj, ëmbëlsinë, dashuri fjale që pasqyron  botën e atij që e shkruan.

Po vetë poeti ku është në këtë rastë?

Ai është si një margaritar  i gjithëgjendur te fjala e vargu i shkruar në letër. A s’është fakti që ky poet me një moshë mbi 70 vite mbi supe, shkruan e krijon mbi tastierin e kompjuterit, që i cili  fal energji krijuese për poezinë e dashamirsit e letrave shqipe kaq botime!?

Në poezinë e titulluar ‘’Të lutem më shkruaj një letër’’ ai shprehet qartë dhe me një ekuvalencë të fuqishme letrare.Rryma e të shkruarit, metafora e krahsimet që përdor poeti janë të mbështetura edhe te poetët e tjerë shqiptarë, si te vargu i Naimit, Çajupit, Migjenit etj.

Dhe më konkretisht:

 

‘’Më shkruaj një letër 

Ku nuk dëgjohet britma e Ot’hellos;          

Le të jetë me ngjyrë meneksheje 

Po me atë ngjyrë  

Që i përngjan dashurisë tënde’’.

 

Poetët nuk i tremben  vdekjes. Ata e shohin si një pjesë të vazhdimit të jetës. E pse t’i trembemi vdekjes, -thotë poeti në një poezi?! Të jetosh jetë, duhet që të bësh diçka të dobishme në këtë botë, jo vetëm për veten por e për të tjerët, për gjithë shoqërinë, pra kështu s’ka edhe vdekje, por s’ke edhe frikë nga kjo vdekje që dikur ajo do na trokasi në pragun e jetës sonë.Atëherë, pse të kemi frikë nga kjo vdekje?

Ta konkretizojmë me disa rreshta që poeti ka shkruar te ajo poezi ku thotë se, ‘’s’duhet të vdes kurrë!’’ .

‘’Vdekja nuk është vdekje

Po që se ke kohë,

Të rrëfehesh

Përpara pasqyrës se mendjes tënde.

(……………………………………….)

Për të mos vdekur askurrë

Mbille pemën tënde,

Të shenjtë mbille

Në rrëfyestoren e shpirtit’’.

 

Te poezia e poetit Kosovar Adem Zaplluzha gjen vetveten, gjen forcën e mendimit, aty rrjedh e kristaltë fjala e shkruar me petalet e luleve shumëngjyrshe, tingëllon si valë deti mendimi, vargu merr freskinë e erës së malit e gatuhet me brumin e pjalmit të pemëve, dëgjohen cicërima zogjësh  në fluturim, e mbi të gjitha ka dashuri njerëzore me rrënjë te atdheu, te vendlindja,poezi  fosforishente me rrënjë te kocka e vetë poetit. A na lejohet të themi se: Poetët s’kanë vdekje?! Gjykimin bëheni vetë ju lexues nëse kemi të drejtë apo jo për këto fjalë zemre që po themi për poetin Kosovar.

Suksese e jetë , i dashur mik!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora