E premte, 19.04.2024, 03:54 AM (GMT+1)

Mendime

Qazim Rrushaj: Më mirë një mik të fortë se një numër të pavlerë!

E diele, 29.06.2008, 07:48 PM


Më mirë një mik të fortë se një numër të pavlerë!

Zoti B. Ajazi, në një shkrim botuar në Gazatën 55; bën analizë rreth shteteve islamike, dhe ai kthjellon diçka, ndërkohë atyre u lutet që të njohin pavarësinë e Kosovës, tash a kurrë. Disi më zgjoi nga gjumi, se vërtetë ç’u bë puna me shtetet islamike, që nga 57 vende anëtare, vetëm 3 e kanë njohur Kosovën të pavarur.
Kur maxhupin e dënuan, në një pyetje të rastësishme, përgjigjet: Ka diçka (!)

Nga Qazim Rrushaj

Duhet të sqarohemi se, të gjitha të mirat nuk vijnë përnjëherë, në kohët që të duhen, për të plotësuar nevojën. Këtu, s’ka të bëjë me “Kuranin”, për mëshirë e për gjynahe. Të gjitha arsyet politike – interesi politik bënë punët e veta.
Mareshali Tito, në t’ashtuquajtur epokë e ftohtë, perëndim-lindje; krijoi Lidhjen e Shteteve të Paangazhuara, që u zgjodh lideri i tyre; dhe shumë Shtete Muslimane përfshirë edhe Indinë e Madhe të Nehrut, Egjiptin e Naserit, Abisininë e Perandorit Haile Selasi, si dhe shumë të tjerë; ish-Jugosllavia atë botë njihej si shtet socialist e liridashës. Arabët dhe të tjerë, gati për çdo ditë i shihnje tek Pallati Dedinje të Titos për këshillime. Sa për Shqiptarët e Jugosllavisë, Muslimanët nuk dinin gjë, veç se ishin musliman, dhe a kanë të drejtë t’i falen Zotit me ritin musliam, dhe kaq. Nuk shfaqej ndonjë interes rreth shqiptarërve, sepse nuk dinin gjë se ka shqiptarë në ish-Jugosllavinë e Titos, udhëheqësit të tyre shqpirtënor.
Propoganda politike si gjithmonë Shqiptarit i ka munguar, dhe s’është prekur aspak ndjeshmëria e çështjes shqiptare të Jugosllavisë, Greqisë e gjetkë, që bota arabe, bota islamike; atë mund t’a bënte vetëm Shqipëria Politike. Erdhi deri tek rënja e komunizmit, kështuqë, Shqipëria iu mbështet Amerikës, një force të madhe botërore, që mund të mbrohej, dhe Shqiptarët mirë bënë për aleatë të tillë. Nga ana tjetër, ndonëse po dëmtohen intereset politike me Arabët, njëkohësisht edhe me Muslimanët jo arabë; por sa miq interesi mund të mbajsh, jo shumë.
Një mik i madh e me peshë duhet mbajtë siç është Amerika. Me të gjithë nuk mund të mbahesh. Arabët për Interest e tyre shtetërore e kombëtare, Kuranin e hedhin pas shpine; e kthejnë në anë të kundërt.
Shqipëria monoiste, u pré e u vra, për deri sa të pranohej Kina në Këshillin e Sigurimit. Sot, ajo është kthyer një element kundërshqiptare ose nuk flet fare. Miqë e mik duhet zgjedhur, dhe sot kemi zgjedhur Amerikën!
Kemi boll shembuj për të dhënë. Jemi miqë me Amerikë, jemi bërë miqë me Hebrej, kemi ushtarë në Irak, kemi ushtarë në Afganistan; janë pak por ata numrohen si bashkëluftëtarë në krahë të Amerikës. Shqipëria e Vogël një aleate e madhe e Amerikës; aë është një shtet me popullësi të madhe muslimane. Ndërsa Kosova dëshiron njohje më të madhe nga shtetet muslimane; tash nuk janë në krahë të saj.
Shtetet islamike jo se s’duan që të njohin pavarësinë e Kosovës; por për inat të vjerrës le të vdes edhe nusja; nuk kanë simpati ndaj Amerikës, Amerikën e urrejnë, përderisa nuk tërhiqet nga sulmet në shtetet arabe. Pra, është Amerika – është kjo Amerikë, dhe janë kundër saj, dhe jo kundër Kosovës.
Në realitet Kosova paguan haraçin.
Sidoqoftë, nuk duhet t’u zemrohemi arabëve nusliman, duhet të jemi të vetpërmbajtur, dhe duhet tu spjegohet palës muslimane, palës arabe se ky është interesi jonë, se pa ndërhyrjen e Amerikës; Kosova sot mund të boshadisej nga Shqiptarët dhe sërbët do të zëvendësonin këta të fundit.
Është zor që të mbash miqësi me çdo kend; interesi do të jetë vendosja e ardhmërisë së popullit tonë.
Nuk lunë rrol çështja se muslimanët a duhet patjetër të njohin Kosovën, sepse mbi 40 shtete e kanë njohur; shtete që kanë peshë në ekonominë dhe politikën globale. Është mirë të njihet, por edhe nëse nuk njihet nga muslimanët, nuk çalon gomari nga veshët. Tashmë, do të mvaret se si lidershipi i shqiptarëve a do të funkcionojë ose jo. Do të mvaret nga vetë udhëheqësit e Kosovës, se me çfarë mençurie do të veprojnë; çfarë urtësie do të tregojnë që të funkcionojë shteti i tyre.
Më mirë një mik të fortë se një numër të pavlerë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora