E enjte, 28.03.2024, 01:15 PM (GMT)

Kulturë

Baki Ymeri: Poet briliant dhe mik i Shqipërisë

E premte, 29.08.2014, 07:29 PM


POET BRILIANT DHE MIK I MADH I SHQIPËRISË

(Toma George Maiorescu, Dashuria, Feniks, Preshevë, 2014)

NGA BAKI YMERI

Toma Goerge Maiorescu është poet, shkrimtar, eseist, profesor dhe mik i madh i Shqipërisë. U lind në një familje të motshme intelektuale (8 dhjetor 1928), në Reshicë të rrethit Karash-Severin (Rumani). Shkollimin fillestar në Reshicë, liceun në Karansebesh dhe Timishoara. Studioi letërsinë dhe filozofinë në Universitetin e Kluzhit (1947-48) dhe atë të Bukureshtit (1948-49), duke patur për profesorë dhe mentorë poetin e famshëm Lucian Blaga, filozofin D. D. Ro?ca, respektivisht kritikun letrar George C?linescu dhe estetiçianin Tudor Vianu. Më 1947, së bashku me A. E Baconsky themlon Klubin letrar “Poezia noua” (Poezia e re), duke qenë i nominuar për sekretar. Më 1959 boton në Bukuresht antologjinë e parë të poezisë shqipe në gjuhën rumune.

Në ndërkohë është bursier i shtetit rumun në Institutin e letërsisë “Maksim Gorki” në Moskë (duke krijuar miqësi me tre krijues të shquar shqiptarë: Llazër Siliqi, Fatmir Gjata dhe Drago Siliqi). Më 1992 absolvon një kurs specializimi pasuiniversitar në Universitetin Cleveland (Ohio). Ka qenë reporter dhe marinar, agrikultor dhe profesor i një disipline të re, prozator dhe pedagog në një shkollë, militant për ekumenizmin monoteist, drejtor revistash, koleksionar dhe restaurator ikonash të vjetra, realizator filmesh TC, president i një partie politike, i papunë (1982-1990). Në ndërkohë relanson revistën “Contemporanul” duke qenë kryeredkator i një rubrike të saj, zëvendës kryeredaktor i revistës “România pitoreasc?”.

Në kohën e Revolucionit antikomunist themelon Lëvizjen Ekologjike të Rumanisë duke qenë i zgjedhur për kryetarj (1989). Pas vitit 1990 vepron aktivisht në disa parti dhe lëvizje demokratike, duke qenë president dhe Anëtar në Këshilli drejtues të Unionit të Shkrimtarëve të Rumanisë.  Është i përkthyer në disa gjuhë të botës falë përkthimve nga disa shkrimtarë të njohur, si: Pablo Neruda, David Somoilov, Evgheni Eftushenko, per Olof Ekstrom, Dimos Rendis, Paul Miklau, Ognjan Stamboliev, Melike Roman etj. Është laureat i një numri të konsideruar çmimesh letrare, nacionale dhe internacionale, autor i mbi 40 vëllimeve me poezi, prozë, filozofi dhe publicistikë. Toma George Maiorescu është prezent në Five Thousand Personalities of the Word, International Who’s Who of Intelectuals, The International Directors of Distinguished Leaderships, Man of Achievement etj.

Vëllime poetike: Pllaka mbi një shekull, 1947; Rikthimi në atdhe, 1955; Ritme kontemporane, 1960; Sytë e Danielës, 1963; Hapa mbi ujëra, 1965; Kohë e kryqëzuar, 1969; Ishulli me orkide të përhirta, 1973; Kalorësi i kaltërt, 1975; Në sanataditën e vjeshtës, 1977; Vasha nga tregu i mbarimit, 1980; Vetë me engjëllin, 1982; Ndërkohërim mes fjalëve, 1984; Poema, 1985; Poezi/Poemes, 1997; Nën 50 yje, 2001; Postdefinitive, 2005; Pagjumësi semantike, 2013. Ka botuar në ndërkohë, prozë, romane, ditar, ese-reportazhe, intervista, ekosofi. Shquhen ndër to vëllimet, Ndërmjet kilometrit zero dhe golgotës (2005), Natën e mirë, shigjetues (2005), Princi i metaforës në oborret e metafizikës (2008), i përkthyer edhe në gjuhën angleze (2010), Toka e minuar e shpresës (2012), Gheopoema kërcime të degdisura dhe momente mbi oqeane e kontinente (2013), Gjeneza në shtylla stelare (2013), Dashuria, Përktheu B. Y., Feniks, Preshevë (2014).

MENDIME PËR POETIN

Toma George Maiorescu inauguron një seri të re të poezisë në një formë definitive të autorit. Ai e merr direkcionin e modernitetit, të avangardës historike, siç thuhet. Po nënvizoj se poezia e tij është një diskurs, gjë që nuk mund të pohohet për çdo produkcion poetik. Një numër i madh poezishë sklerozohen në tekste që heshtin. Te T.G.M. poemin e zotëron tensioni, ai proçesualizohet, bëhet inkadeshent, eksploziv, duke u shndërruar kështusoj, në një diskurs modern dhe të mirëfiltë. (Paul Micl?u). Poezia e vëllimit Postdefinitive e T.G.M. regjistrohet stilistikisht në linjën aq të drejtë të rrjedhës pradoksale të logjikës universale kontemporane në të cilën metafizikja është pllakë e shtruarjes së esencës së poetikës moderne, dhe, njëkohësisht, postmoderne. (George Astalos)

Fantasmagorik dhe realist, shkencor dhe romantik, citadin dhe agrest, revoltues dhe i mirëkuptueshëm, ëndërrimtar dhe kasant, dramatik dhe ironik, lirik dhe i ashpër, lakonik dhe i çprangëruar, ludik dhe mendimtar. Toma George Maiorescu kalon nëpër dekadat e fundit të letërisisë sonë kontradiktore, i magjepsëm dhe kryengritës, plot humor dhe gjithnjë e më shumë me trishtim, i pazëvendësueshëm dhe i nevojshëm, autor i disa veprave që pyesin dhe parashtrojnë pyetjet duke pritur me emocion dhe shtangim përgjigjen. (Ana Blandiana). Toma George Maiorescu është një kundërshtar i papajtuar i egalitetit me vetëveten, i përsëritjes dhe, përmes pasojës i mërzitjes. Shkrimet e tij do të jetë, kështupra, i shpejtë, sugjestiv, i pasur në përfytyrime dhe formula të mëndjehollësisë. (...). Është vagabondazh dhe aventurë shpirtërore ndërmjet formave të levarashta të kaleiodoskopit të jetës nga jashtë, që nga kosmogonët deri te fija e kullosës, por i dukshëm, në të njëjtën kohë, edhe përmes „syrit të brendshëm” të poetit. Odise i palodhur nëpër hapësirat dhe dimensionet e kohës gjeologjike dhe historike, poeti Toma George Maiorescu infliltron evazionet reale përmes flladit të legjendave, duke gërshetuar realitetin me ëndrrën, ngjarjen dhe faktin me mundësinë, konturet konkrete të gjërave dhe tymosjen e paqartë, shqetësimet dhe vegimet. (Ion Biberi)

Ai që ka vepruar për letërsinë e shpirtit nuk është përcaktuar në ato vite të vështira, asnjë çast, përmes vargut kosmopolit të bardhë, duke afirmuar me kryeneçësi përmes poezisë së tij ekspresive artistike, formë poetike që s’ka njohur kufinj, na befason sot me librin e 36-të tij, „Postdefinitive”, me një eksperiencë të re poetike. Ekzegjetë të Toma George Maiorescu-t kanë nënvizuar një konstantë të letërisë së tij: një permanencë dhe gjendje të plleshme të inovacionit, një hapje të madhe ndaj përvojave dhe aventurave të letërsisë universale, një aftësi të palodhshme për taransformim, për të qenë gjithmonë të ndritur pa e tradhëtuar zërin vetjak, personalitetin artistik. Toma George Maiorescu nuk ka qenë kurrë „konform”, nuk ka qenë kurrë nën kohëra (as dje, as sot), i lirisë së eksperimentiot poetik, i pazëvendësueshëm. Ka qenë dhe është gjithmonë përpara nesh përmes spiritualitetit dhe metafizikës së tij, përmes horizontit të mendimit ekumenik. T. G. M. ka arritur të divorcojë nga tendencat oficiele, të mbetet ai që është, përkrahës i vlerave madhore të kulturës rumune dhe universale. (Traian T. Co?ovei)

Shpërndan nga vargjet, nga përfytyrimet e piktuara me nxitim, nga portretet e skicuara me finesë, nga impresionet dhe nga gjendjet shpirtërore të dëshmuara me një ironi krenare, një atmosferë, një shqetsim të botës, të sendeve dukshmërisht të ankoruara në amzën e tyre, por në thellësi të turbulluara nga vizioni melankolik dhe sensibil i poetit. (Dana Dumitriu) Poet i meditimit moral, i kujdesshëmndaj konflikteve të fshehura nën përballimet paqësore të jetës, autor i disa fabulave të një peshe të madhe kuptimesh, Toma George Maiorescu nxjerr në pah, edhe me këtë libër, një moment intenziteti lirik që shpërthen nga evolucioni i tij. (Dan Grigorescu) Fjala konkrete, ekzakte, sinjifikative, perfekt e aplikuar në kuptimit të fjalës. Por e izoluar mbi një sfond intenziteti lirik. Dhe e shkëputur kështusoj, sa që të shënon jo vetëm realen, por edhe kuptimet e fshehta të realitetit. Fjalë të alegorizuara. Toma George Maiorescu mendon rrallë herë metaforikisht. Por mendon në mënyrë frekuente alegorike. Kështusoj, saqë  bëhet autori i njërit nga fabulat më të aplikuara të letërissë së sotme rumune. (Roxana Sorescu)



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora