E premte, 19.04.2024, 02:33 AM (GMT+1)

Editorial

Sarë Gjergji: Kush fshihet prapa Organizatës Islamike ''Xhihadi Thërret''?!

E diele, 29.06.2008, 09:44 PM


Sarë Gjergji
KUSH FSHIHET PRAPA ORGANZIATËS ISLAMIKE ‘XHIHADI THËRRET” ?!

Nga Sarë GJERGJI

Jo pak është shkruar se shqiptarët janë shembulli më emblematik i tolerancës dhe i harmonisë ndërfetare. Dhe të gjithë kemi besuar në një konstatim të tillë. Për më tepër, këtë tolerancë dhe harmoni ndërfetare tek shqiptarët e kemi promovuar  kudo nëpër botë, gjersa makineria millosheviqiane e pushtuesit serb propagandonte për fundamentzlizmin islam në Kosovë. Ishte klasa intelektuale ajo që kundërshtonte tezat serbe mbi fundamentalizmin islamik tek ne dhe, u desh  mjaft mund për ta bindur botën se shqipatrët përgjithësisht e Kosova në veçanti nuk kanë  të bëjnë asgjë me fundamentalizmin. Dhe kishim një shembull të mirë, një mekanizëm mbrojtës: kishat tona ishin të mbushura përplot me të tillë, që Millosheviqi i quante fundamentalista islamik…

Por sot, cila është e vërteta e kësaj tolerance dhe harmonie ndërfetare?

Po shikuam  faqe të shumta interneti të mbushet mendja se Kosova është më shumë se një Iran, se një Irak, se një Avganistan, më shumë se një Talibanistanë. Por, këto faqe interneti, të drejtuara nga klane e qarqe antikombëtare, nuk janë treguesi i gjendjes reale në Kosovë  e Shqipëri, megjithëse nuk është dhe një gjendje për lakmi.

Në një kohë kur Kosova po kalon nëpër procese mjaft të mundimshme drejt bërjës së një shteti funksional  e demokratik, ku të gjithë qytetarët kanë të drejtat, por edhe përgjegjësitë e tyre, thirrja për të ekzekutuar e vrarë persona që konvertojnë në krishterim, madje duke shenjuar edhe me emer e mbiemër,  e Organizatës islamike “Xhihadi thërret”, tregon për elementë të rrezikshëm antikombëtar e antishtetëror. Por, kjo thirrje nuk do kuptuar vetëm si atak e kërcënim ndaj personit në kërkim të kësaj organizate, por kjo thirrje iu drejtohet edhe të gjithë atyre që kohëve të fundit po konvertojnë nga islami në krishterim, pse jo është edhe një kërcënim direkt për mua, përndryshe, pse do duhej që kjo thirrje të  dërgohej në adresën time private. Me keqardhje e them se kërcënime të ngjashme, fyerje, sharje nuk kanë munguar as më parë, edhe nëpër faqe të ndryshme interneti.

Është momenti, që institucionet tona të merren më seriozisht me organizata të dyshimta për veprimatrinë e tyre, por edhe me të gjithë ata individ që promovojnë mungesë tolerance për çfarëdoqoftë e, kërcënim të të drejtave njerëzore.

Kosova është shtet, dhe si i tillë do ecën përpara, pavarësisht qëllimeve rrënuese e antikombëtare.  Në rrugën e saj drejt vënies në jetë dhe forcimit të ligjit e rendit, por edhe të thellimit të demokracisë, nuk do ketë vend për organizatën islamike “Xhihadi thërret”.

Kosova është Evropë dhe do sillet konform  demokracisë, lirisë së saj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora