E enjte, 28.03.2024, 06:49 PM (GMT)

Kulturë

Ramiz Lushaj: Rrok Nikçi si një yll

E enjte, 28.08.2014, 05:22 PM


RROK NIKÇI SI NJË YLL, ISHE BURRË, MBETE NJERI I MIRË

 

Edhe yjet shuhen ne Qiell

Po Rrok Nikçi mbetet Rreze

Bahet Prill...

Ishe Burrë,

Mbete Njeri i Mirë.

 

Lanë sytë me ujët e Limit e te Cemit

Rrok ' guret e maleve te Kelmendit

Të qesh syni skej Vermoshit e Plavës...

Të rreh zemra me të Jusuf Gërvallës.

 

Rrok Nikçi e hape kullën mes Nju Jorkut.

N’emër të Kombit, me të Drejtë të Zotit.

Aty hynin e dilnin misionarë si malet

Shqiptarët e klubit të Jusuf Gërvallës.

Idealistë pë Shqipërinë e të Nesërmes,

UDB-ja i kishte në maje të shënjestrës.

 

Kisha e madhërishme: Zoja e Mirë e Shkodrës

Po të pret për Meshën e dritës,

Po të përcjell tek Qielli, tek Yjet.

Po na ik si Burrë i Rrallë,

Kelmendas Vigan.

Me dy Flamuj Kombëtar: Shqiptar e Amerikan.

Njëri ka Shqipen, tjetri ka Yjet.

Në 100 vite me këto dy flamuj mbrojtëm vatrat,

Hodhëm hapat,

Ngritëm lartësi.

Mbajtëm Kosovë e Shqipëri.

Nga koha e Ismail Qemalit e Wilsonit,

Nga koha e Prek Calit e Klintonit...

Nga koha e Nanë Terezës e Bushëve e Obamës,

Në mes Uashingtonit e Nju Jorkut dhe Gucisë, Shkupit,

Preshevës, Tuzit, Prishtinës, Camërisë, Mitrovicës, Tiranës

Hark i madh Triumfi mbi Atlantik

Miqësia Shqipëri Etnike – Amerikë.

 

E nga Qielli po vjen një Yll,

Po kërkon ditë me Diell...

Ai erdhi...kurrë nuk iki..

Mirë se erdhe o Rrok Nikçi...

S’po të flenë syni e të rri zgjuar shpirti yt atdhetar.

Gurët e kullës po rrijnë si shkëmbinjtë e trollit amtar.

Kemi detyra pa krye për Kombin Shqiptar.

Tungjatjeta, Rrok Nikçi, Burrë i Kelmendit, yll i ri.

Jusuf Gërvalla i shekullit XXI.

Fjalë, vepra e jetë – dritë për Shqipëri!

 

Ramiz LUSHAJ

Guci, 13 gusht 2014



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora