Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Tefik Selimi: Bislim Pireva, portreti i tij krijues

| E enjte, 28.08.2014, 08:00 PM |


Mr. Bislim Pireva, portreti i tij krijues

Portreti i një studjuesi dhe publicisti të zellshëm e punëtor...

Nga Tefik Selimi

Nuk ka më mirë se kur  vepra (puna) flet. Flet, e autori i gëzohet punës e jetës. I gëzohet dhe s’ka më bukur se puna e tij adhurohet nga të gjithë. Ajo është vlerë e rrallë dhe çmohet. I tillë është Mr. Bislim Pireva profesor dhe publicist i ditëve tona. Ai është njeriu që pak flet, por shumë punon. Kur e takon njeriu, ai mezi flet dhe, fytyra e tij sikur “flet” për një njeri fort të përkushtuar dhe të zhytur thell në shkencë e dijes. Pse jo? Ai e do gjuhën, letërsinë, por i do edhe fushat tjera të dijes. Tërë talentin e tij e hudh mbi letër duke shkruar libra e tekste të tjera nga fusha e albanologjisë e të tjera. Ai, kur fillon të flas, sikur nuk ndalet dhe i gjen referencat ku i ka të lexuara. I përmend Dr. Idriz Ajetin, njeriun e merituar dhe albanologjun më të mirë të kësaj kohe. Bislim Pireva ka të drejtë kur i referohet dijetarëve, sepse me ta është çdo ditë i “shoqëruar” dhe flet e merr “udhëzime” për punë shkencore e publicistike. Si dihet, Bislim Pireva është i lindur në Tugjec, komuna e Kamenicës. Shkollimin fillor e kreu pjesërisht në vendlindje e Koretin. Shkollën Normale e e Fakultetin e Filologjisë – Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, i mbaroi pas shëkputje nga puna, më 1975. Në këtë vazhdimësi jete, ai magjitroi më 1985 në temën “E folmja shqipe e Jabllanicës së Epërme të Metvegjës”. Mësojmë se, si normalist, filloi të punojë nga viti 1968 në vendlindje. Më 1971 diplomon në SHLP dhe, pas kësaj kohe, ai filloi të punojë në Shkollën fillore “Thimi Mitko” në Gjilan. Një kohë punoi si lektor i programit informativ të TVP-së. Nga shtatori i vitit 1989 është me gradën “profesor” i Gjuhës dhe letërsisë shqipe në Shkollën Ekonomike “Marin Barleti” në Gjilan. Jo vetë kaq. Mr. Bislim Pireva nuk rrin duarkryq. Ai edhe më herët ishte i interesuar të vjelë fjalë të rralla e të urta popullore, këngë lirike dhe epike të vendlindjes së tij. Fjalët e rralla e urta popullore i botoi në disa numra të revistës pegagogjike “Shëndija”, ndërsa te gazeta “Flaka e vëllazërimit”, e cila botohej në Shkup 1971, botoi punimin “Bota subjektive e të rinjve në këngët e dashurisë. Në tetor të vitit 1988 e botoi në revistën “Shkëndija” punimin “Gjuha e teksteve në përdorim”, ndërsa në dhjetor mori pjesë në Simpoziumin e organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës në temën “Folklori dhe të arriturat” me kumtesën “Këngët dhe ritet e martesës në Malësinë e Kamenicës, të cilin punim e botoi në revistën “Koha”. Edhe ky, si shumë shokë të tjerë të arsimit, u akuzua nga forcat e errta serbe, të cilat e diferencuan se i ka shtypur telegramet përkrahës për ish KK LK të Kosovës, për kërkesat e minatorëve të Stan Tërgut etj. Thuhet se, në vitet e ’80-ta, ndonëse B. Pireva u ka dërguar punime për botim, nuk janë botuar. Tek më vonë, në vitet ‘90-ta, ai ka filluar të botojë artiku publicistikë e shkencorë, por edhe polemika e reagime në shtypin këtu në Kosovë. Mr. Bislim Pireva është një K. Kristoforidhi i ditëve tona. Ai çdo ditë bart me vete një çantë me libra e “sende” të tjera. Endet andej e këndej për të gjetur jo vetëm ndonjë punë shkrimore për të hartuar ndonjë libër, por, si i palodhur e me entuziazëm të fortë vjelë nga të moshuarit fjalë të rralla e dije të tjera të natyrës së gjuhës shqipe. Kur rri njeriu me këtë punëtor të vyer të dijes, sikur e heton se po e shpalos krejt dijen. Më tepër Mr. B. Pirevës është interesuar ta ndriçojë vendlindjen e tij, Tygjecin dhe këtë anë të Malësisë së Kamenicës. Gjer më tani ka botuar këto tekste: “Këngët dhe ritet e martesës në Malësinë e Kamenicës” (1992), “Mësojmë gjermanisht” (1993) – Prishtinë; “Shënime nga teoria e letërsisë për nxënës të shkollave të mesme (Lirika), 1994; Gramatika e shkurtër e shqipes dhe e gjermanishtes, Prishtinë (1996); “Fjalor shqip-gjermanizht, Gjilan (1997), “E folmja shqipe e Jabllanicës së Epërme të Metvegjës, Prishtinë (1997); “Shkolla shqipe në komunën e Metvegjës” - Prishtinë (1998), “Xhemë Osmani – Tupalla - Prishtinë (2001); “Nga lirika popullore e Gollakut”, “Dhuna shekullore serbe në Gallap - Prishtinë (2014), dhe tekstin e fundit me titull “Falsifikimet, trillimet dhe krimet serbe” - Prishtinë (20014). Kjo veprimtari e tij është jo vetëm një përkushtim dhe interesim për dijen, por është edhe një zell dhe dashuri ndaj prezentimit në letër të jetës në përgjithësi të kësaj ane të vendlindjes. Në monografinë “Shkolla e Tygjecit”, autori flet për historikun e kësaj vatre shkollore, e cila, datëlindjen e ka nga viti 1948. Bislimi, duke ndjerë detyrën e parë se intelektuali duhet të japi nga veta diçka, ai nuk hezitoi fare, por me zell e përkushtim ia doli librit në fjalë, duke i vjelë biografitë e mësuesve dhe arsimtarëve të  parë të kësaj shkolle, ku shton: “Për herë të parë shkolla ia ka filluar punës në nëntor të vitit 1947. Mësues i parë ishte Ukë PLakiqi nga Negoci, fshat i Drenicës. Në vitin 1947/48 ishin të regjistruar 274 nxënës të moshave të ndryshsme, kurse prej tyre 66 ishin femra”(f.3). Libri është i shoqëruar me shumë fotografi, të cilat e ilustrojnë këtë libër dokumentar dhe e bëjnë shumë të plotë e tërheqës. Në pjesën e parë, autori flet për shkollën e Tygjecit, të Meshinës, Ggmicës, Sfircës, Zajçecit dhe aktivitetin kulturor dhe sportiv. Në pjesën e dytë, autori flet për këto shkolla, por për një kohë të vonshme. Dhe pjesa e tretë, është kaptina që janë paraqitur doktorët e shkencave, magjistrat dhe krijuesit. Po kështu, libri “Jabllanica e Epërme e Metvegjës – Voskopojë e dytë shqiptare”, autori Mr. Bislim Pireva ndalet tek hitoria e popullatës shqiptare të kësaj ane, pra të Jabllanicës së Epërme. Pra, në këtë libër dokumentar, autori flet për të kaluar të popullatës shqiptare, i cili ka jetuar në trojet e veta, por që, herë pas here, janë detyruar të shpërngulen nga zullumet e pushtuesve turq e serbë, ku kanë gjetur strehë në vendet tjera të Kosovës. Kështu, njëfarë Mita Rakiqi, i cili kishte shërbyer atë kohë nën komandën supreme të ushtrisë serbe, duke folur për shqiptarët, se ishte i interesur të shkruajë të “vërtetën”, ai në një vend të librit, shton: “Patriotizmi apo më mirë të them, shovinizmi nuk na lejont’ia pranojmë vetit më të mira fisit të cilin e urrejmë. Shqiptari, shtoi ai – e punon tokën, ruan bagëtitë, plehëron arat, ujit livadhet. Shqiptari është i racës më të  fortë, më të zhvilluar dhe më të pashme. Ai është më i pastër. Në shtatin e tij, të gruas dhe të fëmijëve gjithnjë janë rrobat e pastra, kurse rreth kokës mbështjell shallin e bardhë të pastër. Është më mikpritës. Gjatë udhëtimit nëpër këto treva vetëm dyert e shtëpive të shqiptarëve janë hapur dhe na kanë ofruar bukë, djathë e qumësht. Përkundrazi, në Prekopqelicë, fshat më i madh serb, edhe pse isha i uritur, as në shtëpinë e kmetit nuk kam mundur të marr një copë bukë e djathë as me para, e lëre më ndryshe”(f.7). Pra, Bislim Pireva ka bërë hulumtime dhe e ka ndriçuar një pjesë të jetës së hershme të popullatës shqiptare të kësaj ane të Metvegjës. Edhe ky libër është i ilustruar me shumë fotografi të njerëzve të kësaj ane, të cilët janë dëshmi e fortë kësaj jete e kohe. Jo vetëm kaq. Mr. Bislim Pireva, si kronikan i ngjarjeve, ai, duke hulumtuar arhiva e tekste më të ndryshme, sikur i ranë në sy gjenocidin serb mbi shqptarët. Kështu, duke parë se ka shumë ngjarje tragjike, ku janë vratë e masakruar me qindra e mijëra njerëz të pafashëm në një kohë të hershme, nga viti 1912 e gjer në ditët e vonshme të luftës së fundit në Kosovë, ai voli shumë ngjarje, data, emra të të vrarëve, të cilat janë dëshmi e “gjallë” e një kohe të rëndë të shqiptarëve. Këto viktima janë të dhunës serbe që kanë bërë mbi shqiptarët, më të vetmin qëllim që të dëbohet popullata shqiptare nga troje e veta dhe pushtuesi të shtrihet gjer ku ka dashur. Në librin “Dhuna shekullore serbe në Gallap”, i cili libër është me shumë të dhëna e dokumente, autori flet jo vetëm nga një kohë e dhunë së hershme, por edhe të dhunës serbe në vitet e më vonshme. Ja si shton autori: “Vetëm nga marsi ivitit 1981 dhe deri në në maj të vitit 1989, nëpër dyer të UDB-së kanë kaluar 583 mijë shqiptarë, që i bie se për çdo ditë janë burgosur nga 200 shqiptarë. Gjatë asaj periudhe janë dënuar 3 mijë e 500 shqiptarë, kryesisht të rinj me masetaren 7.1 vjet, që do të thotë se janë dënuar 24 mijë 140 vjet burg” (f.3). Po ashtu, edhe libri tjetër, i botuar këto ditë nga autori, B. Pireva, “Falsifikimet, trillimet dhe krimet serbe” (2014),  është një libër dokumentar dhe shumë me interes për masën shqiptare. Redaktori i librit Mehmetali Rexhepi, pos tjerash, shton: “Ai në këtë libër kritik, argumentues e demaskues, nxjerr konstatimin e tij të qëndrueshëm, që e vë në ballë të librit të shkurtër, por të dendësuar me logjikën e fakteve, si: krimet i bën shteti, kurse shteti dhe pushtetin prej 1912-1999 i ka pasur Serbia”. Krimet i ka bërë Serbia me aparatin shtëtëror” (f.6). Pra, libri në fjalë është i karakterit polimizues, ku autori i kundërvihet serisë së gjatë të qindra e mijëra librave, trajtesave etj., të autorëve serbë, të cilët, pa kurrfarë turpi, trilluan, falsifikuan historinë tonë, me të vetmin qëllim që të dëbohen shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit e trojet tjera autoktone shqiptare. Por, e vërteta, ndonëse vonohet, ajo, herdo kur del në dritë.

Gjilan, 24 gusht