Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halil Haxhosaj: Zbrite nga ëndrrat

| E marte, 26.08.2014, 06:50 PM |


Halil Haxhosaj

 

ZBRITE NGA ËNDRRAT

(Ali Ibër Nezajt)

 

Zbrite nga ëndrrat madhërishëm

Erdhe në Gjakovën e dashurisë

Erdhe në Gjakovën e rinisë

 

Gjoksi plisi shoka xhamadani

Koburja ta shtojnë krenarinë

Në qendrën e Gjakovës

Në zemrën e saj trimëreshë

 

Sytë i kanë drejtuar kah Ti

Shkëlzeni Gjeravica Pashtriku

Zanat e Malësisë këngës ia thonë

 

Me ujë të Valbonës ta freskojnë

Fytyrën faqet ballin e sytë

Krenaria të shkëlqen e praruar

 

Në qendër të Gjakovës

Në zemrën e shpirtin e saj

Merr frymë lapidari i krenarisë

 

Të madhëruan e të përjetësuan

Trimëria Kosova e Shqipëria

Ali Ibër Nezaj të përtëriu historia