E premte, 29.03.2024, 06:36 AM (GMT)

Mendime

Shefqet Dibrani: LDK-ja merret me punët e kojshisë

E marte, 26.08.2014, 05:42 PM


KUR LDK-ja MERRET ME PUNËT E KOJSHISË?!

Shkruan: Shefqet DIBRANI

1.

Kohëve të fundit kryetari i LDK-së Isa Mustafa, është bërë i padurueshëm me paraqitjet e tij publike, sidomos me ato në Facebook, ku gazeta dhe televizione nuk po përtojnë për t’ia përtypur mendimet e tij. Megjithatë si njohës i mirë i koncepteve politike brenda LDK-së dhe sidomos i mentalitetit komunist të Isa Mustafës po më vjen neveri kur ai merret me punët e “kojshisë pa i parë ato të shpisë”, ndryshe nuk kuptohet përpjekja e tij për ta pastruar vetën duke ia hedhë fajin PDK-së e cila qenka “krijuesja e bllokadës dhe duhet ta paguaj dëmin që po i shkaktohet Kosovës”, ndërsa unë mendoj se për bllokadën brenda LDK-së, për humbjet e njëpasnjëshme në tri palë zgjedhje, nuk ka askush përgjegjësi më të madhe se vet ai. Pastaj sikur Isa Mustafa të fliste me personalitetet e shquara që e themeluan LDK-në ashtu siç po flirton tani me Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, me Jakup Krasniqin dhe Albin Kurtin, sigurisht bllokadë nuk do të kishte Kosova, pasi LDK-ja do t’i fitonte zgjedhjet. Por Isa Mustafa nuk u ngop me humbjen e Prishtinës por e humbi edhe Kosovën. Tani ai brenda LDK-së e ka krijuar bllokadë dhe nuk e sheh vetën për dëmin që ja ka shkaktuar Kosovës. Natyrisht, atij i ka shkuar kungulli mbi ujë dhe mendon se të gjithë të tjerët duhet të paguajnë dëmin që ia bëjnë Kosovës, por dëmin që po ua shkakton vet Isa Mustafa proceseve, duke e bërë LDK-në parti e vizionit komunist dhe duke e larguar nga shtrati i koncepteve demokratike evropiane në njërën anë dhe në anën tjetër edhe duke e larguar LDK-në  nga interesi amerikan, ai nuk duhet të jap llogari. Prandaj konstatimi i tij është qesharak dhe primitiv, të cilin e shpjegon vetëm proverbi popullor kur “dhia e përqeshte delen se ia pa, në kohën kur bishti i saj vazhdimisht rrinte lart”, përkatësisht ne mendojmë se z. Isa Mustafa moti nuk e paska parë vetën në pasqyre, përndryshe bllokadën e reformave partiake në LDK dhe për largimin e tij nga LDK-ja, jo që i ngulfasin proceset por Ai është fajtori themelor për tërë ngërçin politik që ka ardhur tani Kosova.

Të merret udhëheqja e shtetit nga një kastë komuniste, prej të cilëve ka deputet të LDK-së që dikur për dhunën kundër “irredentizmit shqiptar” janë shpërblyer nga presidentët serb të Jugosllavisë, është vetëm vazhdimi i agonisë, dhe një tendencë e dukshme për shtrirjen e ndikimit serb mbi Kosovën.

Po sikur garnitura e bllokut LDK-AAK-NISMA, dhe deputetët nga këto parti të ishin personalitete pa asnjë njollë, dhe pa asnjë dështim në udhëheqje e tyre të mëparshme do të përpihej për ta ndërruar një “Bakall për ta vënë një Çatall” ndonëse është tejet tragjike, përkatësisht më duket një përpjekje për t’i zvarritur proceset të cilat nëse drejtësia do të merrej ndonjëherë, do të ketë çfarë të flet edhe për këtë grup.

S’ka dyshim, gjendja konfliktuoze në PDK, për të cilën rol themelor ka vet Jakup Krasniqi, është bartur me pasoja edhe në udhëheqjen shtetërore për të cilën tashmë edhe qytetari më i rëndomtë e ka marrë vesh, por janë të pa kripë përpjekjet e dr. Isa Mustafës që ta mbuloj diellin me shoshë?! Ashtu sikurse nuk mund ta mbulojë veten për bllokimin e reformave partiake brenda LDK-së, kurse gjendja politike në nivel Kosove, nëpër degë dhe nëndegë, është e nder, pa perspektivë dhe në prag të shpërthimit.

Dr. Isa Mustafa duhet t’i merr përgjegjësitë politike e juridike për bllokadën e brendshme në LDK, dhe fajtorin të mos e kërkoj askund tjetër pos tek filozofia komuniste që vjen nga shkolla e Kumrovcit, e cila tashmë është e tejkaluar. Por si duket Isa Mustafa nuk e sheh vetën se është bërë bllokuesi i të gjitha proceseve, partiake e institucionale. Si duket ky është i prekur nga sindromi komunist që nuk pranon dështimin, dhe sikur ai të jepte dorëheqje siç pat premtuar disa herë, dhe sikur LDK-ja ti shikonte së pari punët e veta, dhe sikur ti analizonte arsyet e dështimit, për t’u hapur udhë reformave të brendshme partiake, Isa Mustafa nuk ka pasur nevojë të bënte koalicione paszgjedhore dhe vet të bëhej bllokuesi i të gjitha proceseve.

 

Secili qytetar mundet edhe Isa Mustafës t’ia adresoj disa pyetjet identike të cilat ai i ka shtruar në Facebook, kuptohet në dëm të kojshisë, prandaj unë si njeri i shtëpisë po ia bëjë një transkriptim në formën e lirë: “Po e pyes kryetarin e LDK-së z. Isa Mustafa: Kush i bllokoi reformat në LDK? Kush i riktheu në LDK, elementet prokomuniste dhe ato fundamentaliste, kundër të cilave  qe diferencuar dr. Ibrahim Rugova? Kush e injoroi  elitën politike e intelektuale të LDK-së, e cila nuk përfundon me nr. 83 persona, por është mbase 83% e litës intelektuale që ka LDK-ja? Kush ia pamundësoi historianit dhe themeluesit të LDK-së Jusuf Buxhovit të jetë në kreun e LDK-së? Kush mori pjesë nga kreu i LDK-së në promovimet e Historisë së tij nëpër Kosovë? Kush i eliminoi intelektualët dr. Rexhep Gjergji, dr. Zejnullah Rrahmani, mr. Gani Mehmetaj, etj. etj. të cilët shumë vite para Ises e kanë dhënë betimin për LDK-në? Kush po abuzon me programin dhe statusin e LDK-së? Kush të solli në krye të LDK-së, pa qenë anëtarë i LDK-së? Kush i diferencoi Degët e LDK-së në Diasporë? Kush e keqpërdori Huan Popullore e mbledhur në Diasporë? Kush... kush... dhe padyshim kështu zgjatet në pambarim. Prandaj apeloj tek anëtarësia e LDK-së, tek intelektualët që nuk mungojnë, tek strukturat e ndërgjegjshme të LDK-së, që para se ti shikojnë “punët e kojshisë le të merren njëherë me punët e shpisë!”

2

Nënkryetarja e LDK-së Teuta Sahatqia, nuk është mirë të flet asgjë në emër të LDK-së, ajo i takon shtresës intelektuale që për të gjallë ia patën qitur veremin dr. Ibrahim Rugovës. Si askush tjetër ajo ka qenë e zëshme në fyerjet, injorimet dhe kundërshtimet që ia bënte dr. Ibrahim Rugovës. Tani nuk e di ku e gjen atë forcë morale për t’u bërë zëdhënëse e proceseve në  LDK-në.

Pasi ajo është nga Gjakova do ta pyesja nëse ajo ka kontaktuar ndonjëherë me Jusuf Buxhovin, dhe nëse po, a ka fuqi ti shet dokrra edhe atij për dashurinë e saj që ka pasur qoftë për dr. Rugovën, qoftë për LDK-në, po më shumë  për demokracinë që e ka kultivuar kjo parti sa ai ishte gjallë Rugova, e që Teuta e urrente shumë. Edhe kjo do të duhej sa më shpejt ta lironte LDK-në dhe ajo të funksiononte tamam me frymën që e kultivoi dr. Ibrahim Rugova, jo me dokrrat komuniste siç është mbytur demokracia e brendshme e LDK-së.

Unë mund të besoj se blloku paszgjedhor mund të forcohet siç thotë ajo, por autoriteti i tyre moral, politik dhe qytetar kurrë,  ashtu sikurse autoriteti i Teuta Sahatçiut që po bie vazhdimisht.

3.

Kryetari i Sindikatës së BIK-ut, Idriz Bilalli në një intervistë për transmetuesin publik i ka fajësuar krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës, për të cilët thotë se, duhet të japin dorëheqje nga funksionet e tyre.

Çështja e dorëheqjeve edhe në këtë institucion fetar ngjason me dorëheqjet morale në politikë dhe institucionet e Kosovës. Prandaj, “fshati le të digjet dhe kurva le të kridhet” thotë një urti popullore, e cila si koncept është bartur  edhe në BIK. Pra, as në udhëheqjen në BIK s’ka veprime humane e morale nuk do të ndodhin dorëheqjet kurrë sepse edhe ata janë Kosovë?!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora