E enjte, 28.03.2024, 08:41 AM (GMT)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Politikë me xhufka

E merkure, 27.08.2014, 05:18 PM


Skicë humoristike

Politikë me xhufka dhe politikani qeros

Nga Xhevahir Cirongu

I gjori Zylal, atë mëngjes uzgjua herët.  Mori rrugë për në qytet. Domosdo, për pazar shkoi.  Shkuli prasët në kopsht,mori koshat e ngarkoi gomarin. U kthye i kënaqur në shtëpi. Pazari i kishte ecur mirë atë ditë. Drekën e hëngri në një restorant, aty afër ku tregëtohësh fruta- perime.

Porositi paçe koke të shoqëruar me një birrë. Oh, ç‘kënaqësi- tha me vete. Eh',kështu e ka jeta:Disa digjen nga dielli duke punuar në arë, e të tjerët rrinë e fryhen si kungulli nën hije. - More, edhe ju këtej nga qyteti nuk keni energji elektrike?! Sa çudi!. . .  I foli kamarierit. -Pse, nga fshati ka me bollëk? Pse nuk na solle këtu në qytet një ngarkesë gomari?!.  Fshatari u mendua pak. Ktheu një gëllënjkë birrë në gurmazin e thatë e shtoi:-More, për fshatin nuk pyet askush. Pastaj,këtej nga qyteti kanë dalë barkëfryrë e gushdalë soj e llojë deputet apo qeveritarë .

-Kujdes vëlla,kujdes se….

…. . po flet deputeti !. .

Të pranishmit dëgjuan këto fjalë e  plasën gazit. Vetëm njëri nuk foli,as nuk qeshi. Ai,brkaleci atje në fund të lokalit.

-More,po ti,ç'hall të ka zënë? Apo je në mort?!. Në këtë kohë erdhën dritat.

-Epo,shyqyr që erdhën se kush e duronte këtë palo fshatar. I shkëlqeu fytyra. Në lokal u dëgjua një zë si e bërtitur ariu në shpellë. -Ndize televizorin zotni! Ora shkoi dumbëdhjetë. Ka parlament sot?! Dhe ja,në ekran dollën baballarët e kombit. Unë, hodha sytë drejtë ekranit. Kisha kohë pa i parë deputetët. Ata, ngriheshin e uleshin sa nga karrigia tek mikrofoni. Diskutonin gjatë.

Ndonjë herë edhe grindeshin. Por, kishte nga ata, që e kishte "seriozisht". Domosdo, për "popullin" flisnin.

-Ja, ku është deputeti i lagjes së qytetit tim,-foli barkaleci. Si shpirt është! -More,ti e gjete, po ai imi ku do të jetë vallë?!. . . -foli fshatari.

- Mos vrisni mendjen kotë. Aty janë të gjithë. E ku dallohen më ata tani. Kanë vënë shëndet nga "meraku" për ne,- foli qytetari i tretë. Shiko, shiko,- bërtiti Zylali.

Ja ky,që po flet në mikrofon është deputeti i zonës sime.

Më kishte marrë malli. Kam tre vite pa e parë. Qysh në zgjedhjet parlamentare. Këto fjalë i tha si me shaka.  E kishte edhe nga fshati. Epo,kur bëhesh deputet e politikan i harron të gjitha. Kështu e pësoi edhe djali i Latifit sa u bë politikan. Nga zëri e njohu. I hante pak llafet kur fliste. Nga xhepi nxori syzet. Pasi ivendosi mbi hundë, hodhi shikimin drejtë ekranit. Veshët nuk e kishin gënjyer. -Po,po,ky qënka! Pa dale, dale. . . . sa qënka shëndoshur!?. . .  Dikur ishte i hollë e i gjatë. Kurse tani me gush të varur e bark të fryrë si voze e mbushur me dhallë dhie.  La mikrofonin, e u ul në vendin e vet. Asgjë s'mori vesh se për çfar foli nga podiumi. !. . . E nxora mallin. Por,edhe të tjerët, rrumba poce flisnin. Sa për taksat,apo rritjen e çmimeve,-pëshpëriti prapë xha Zylali. Kishte të drejtë fshatari,-tha me vete Pal Barkaleci. Të tjerët u ngrysën në fytyrë. Pse do thoni ju?

Po ja,qeveria na premtoi ulje taksash, punësim, ujë e drita 24 orë!. E të tjera, e të tjera. . . . . Mos u nxito - vëllacko. Duro edhe pak- ndërhyri Kamberi. Kamber Pilafin e njihnin të gjithë në qytet për shakat e holla që thoshte.

Kur dëgjoi për rritjen e rrogave e pensionet të fshatit e të qytetit me "përqindje"si dikur në monizëm u shpreh:

"Politikë me xhufka dhe politikan qeros kemi me bollëk sot". Dikush thotë  jam i majtë, tjetri jam i djathtë e forca e gravitetit të fjalëve rrotullohet e gatuhen në parlament apo në qeveri.  Kurse,poshtë zyrtarët bëjnë "mbrekulli". Epo, pse mos të bëjnë?! Sotë për nesër janë në karrige. Pastaj. . . ku i dihet e nesrmja. "O Mete për vete-thotë një fjalë e urtë". Në të gënjeva , nuk është bërë hataja, more derman. Pastaj politika kështu e ka. Po flokët pse u kanë rënë politikanëve? Nga që mendojnë për ne,more Pal Barkaleci. E di ti përrallën e qerosit?!. . .

Ta ka treguar gjyshi apo gjyshja!? Sa herë gënjen qerosi?

Nëse nuk e di ,do e mësosh.  Kamber Pilafi piu kafenë, mori shkopin që kishte varur në karrige;e rëndë- rëndë mori udhën për në shtëpi.

Dosja e premtimeve elektorale të partive .

-Urraaa ! Erdhi deputeti e këngën e ndali këndezi…

-Premtime,fjalë sa dhe kos u bë deti !. . .

Rrezet e diellit binin pingul.

Vapa e qërshorit shtërngoi më shumë, pas një shiu të imët që ra. Ishte kohë dreke.  Politikani qeros vazhdonte të fliste nga ekrani i telivizorit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora