E enjte, 28.03.2024, 08:19 PM (GMT)

Mendime

Visar Duriqi: Merrini seriozisht wahabistët shqiptarë

E marte, 26.08.2014, 07:10 PM


Merrini seriozisht wahabistët shqiptarë

Nga Visar Duriqi

Wahabistët edhe mund të kenë ndonjë të mirë, por i verbuar nga mizoria që ata sot po shkaktojnë në botë në përgjithësi (me ISIS’in, Al-Kaida’n, Boko Haram’in...) e kam të vështirë t’i dalloj. Nëse i gjej ndonjëherë ndoshta do t’i shkruaj, por këtë nuk mund t’ua premtoj wahabistëve, por, ajo që mund të paralajmërojmë është që nëse wahabimzmi nuk merret seriozisht në Kosovë, sikurse bëri Malajzia, ata edhe mund t’i ushtrojnë këtu dijet e tyre praktike për sulme kamikaze. Ata do të shkojnë në parajsën e tyre, kurse për shqiptarët që po tentojnë të ndërtojnë shoqëri demokratike do të hapet një portë e ferrit

Të shumtë janë ata filma fantastiko-shkencor ku eksperimente jo-etike me kryqëzim të qenieve të gjalla nxjerrin bisha që i shkatërrojnë edhe vetë shkencëtarët që guxuan ta bëjnë atë hap, derisa të pafundme janë faktet që çdo importim i qenieve të huaja në një ambient (ekosistem) sjell çrregullime deri në fatalitet - zhdukjen e qenieve vendase.

Whabizmi për shqiptarët myslimanë nuk është fanta-shkencë, por realitet i kombinuar mes këtyre dy fenomeneve: Wahabizmi në thelb është eksperimenti më i rrezikshëm që ndonjëherë është bërë me interpretimet në fenë islame, kurse depërtimi i kësaj lëvizje politike te shqiptarët ka shkatërruar qenien vendase: shqiptarët myslimanë tolerantë ndaj të tjerëve.

Wahabizmin si lëvizje politike të kamufluar si metodologji e shpjegimit të fesë islame e ka krijuar rreth viti 1740 Muhamed Ibën Abdul Wahab, kur ai ishte në moshën afro 40 vjeçare, i identifikuar nga drejtuesi i atëhershëm i fisit të Al-Saudëve si një njëri që mund ta mbështeste kauzën e këtij fisi për kapje të sa më shumë territoreve në gadishullin Arabik.

Në këto vite ata të dy krijuan një tip vëllazërie e cila po atëherë pati një sukses duke kapur mjaftueshëm territore të tribune e fiseve tjera arabe, duke përfshirë këtu edhe marrjen nën kontroll të dy qyteteve të shenjta islame, Mekës dhe Medinës, derisa ofensiva e tyre nuk e kurseu qytetin kryengritës kundër tyre- Taifin, qindra banorë të të cilit, mysliman sunnij u masakruan.

Vëllazëria Wahabi&Al-Saud do të zgjaste për një kohë, por Al-Saudët u mundën dhe u përzunë nga Al-Rashidit, por kjo humbje e përkohshme e territoreve do të shërbente për të ri-krijuar formacionin dhe forcuar atë, dhe kur Al-Saudët u kri-kthyen në tokat e shenjta në fillim të shekullit të XX nën udhëheqjen e Abdul Aziz Al-Saudit themeluan mbretërinë e Arabisë Saudite që vazhdon edhe sot e fuqishme financiarisht dhe me ndikim në krejt botën islame.

Marrëveshja mes Whabit dhe Al-Sauditëve ishte e thjeshtë dhe funksionon edhe sot: Al-Saudët do të merreshin me punët e shtetit sa i përket menaxhimit të pasurisë, kurse pasuesit e Abdu-Whabit (jo me doemos nga vija e gjakut) merren me çështjet e shtetit në aspektin fetar- drejtojnë policinë fetare. Edhe sot policia fetare dhe komitete e ndryshme për “ruajtjen e moralit” drejtohet dhe përbëhet nga fanatikë fetarë wahabinj, në këtë mbretëri që është modeli më tipik i bashkë-jetesës së kapitalizmit të egër dhe islamit radikal.

Abdul-Wahabi, themeluesi i wahabizmit, në perëndim sot citohet si mësuesi i cili bëri një interpretim fundamentalist të fesë islame, por ai nuk e bëri këtë.

Në shekullin e parë të islamit ishin krijuar dhe pranuar botërisht katër shkolla juridike kryeso: Hanefitët, Shafinjtë, Malikinjtë dhe Hambelinjtë (në bazë të dijetarëve islam që i themeluan ato). Praktika e perandorive islame, por edhe e shteteve të vogla e mbretërive të krijuara islame herë pas here ishte që shteti vendoste që ta zbatonte vetëm njërën prej tyre, dhe ky rregull ka vazhduar deri në viteve 1740, kur Abdul Whabi vendos që të bëjë eksperimentin më të rrezikshëm dhe atë në laboratorin krejtësisht jo-steril të shkretëtirës Arabe: kryqëzimin e shkollave juridike islame.

Ai bëri një bashkim të të tria shkollave: Malikive, Shafinjve dhe Hambelinjve në doktrinën e tij të re- whabizmin, duke lënë jashtë vetëm shkollën juridike Hanefite (atë që zyrtarisht Bashkësia Islame e Kosovës-BIK’u e ka në zbatim). Me këtë hap ai në praktikë i kishte dhënë në dorë vetës tri kushtetuta, hap me të cilin ai do të arsyetonte tutje çdo veprim të grupit të tij, binomit Whabi&Al-Saudët, pasi që pa qare njëra nga tri shkollat do të ishte në favor të veprimit që për momentin politik u duhej te merrte Arabia Saudite dhe wahabinjtë ku do që u shpërndanë në tokë.

Dallimi esencial në mes shkollës Hanefite dhe tri të tjerave që përzgjodhi Abdul-Wahabi është i thjeshtë: Tri shkollat tjera nuk e lejojnë logjikën në zgjidhjet e problemeve juridike, por pranojnë vetëm tekstet (citate nga Kur’ani ose fjalë a vepra të profetit Muhamed-hadithe). Abdul-Wahabit i duheshin pasuese që marrin urdhra nga imamët, jo që debatojnë në mënyrë logjike me ta- dhe të tillë janë edhe pas kaq shumë shekujsh wahabinjtë. Një nga pyetjet e whabinjve shqiptarë ndaj një imami shqiptarë në Maqedoni ka qenë edhe kjo: A më lejohet ta kapi për dore gruan?

Wahabizmi si fe e re dhe doktrinë e terrorizmit

Sot me të dejtë whabizmi njihet ehe si fe e re, dhe më as nuk llogaritet si sekt i fesë islame.

Si fe e re, wahabizmi nga dijetaret sunijë mysliman konsiderohet për faktin që: për nevojat e politikës ditorë lejon te ndaluarat me tekste nga Kura’ni (haramet). Wahabizmi lejon vetëvrasjen (sulmet kamikaze), gjymtimet seksuale (synetin e femrave), martesat e përkohshme (prostitucion, por që për aq kohë sa e ke në dispozicion prostitutën e futë nën një kontratë si grua), vrasjen e të pafajshmëve në grupin e fajtorëve, vrasjen e myslimanëve, nxjerrjen e njerëzve nga feja (duke i cilësuar “murted”) dhe mbi të gjitha - lejon terrorin.

Al-Kaida, Xhematu Al-Islami, Xhabhatu Al –Nusra, Boko Haram ... e së fundi edhe Shteti Islam i Irakut dhe Shamit (ISIS) janë grupet terroriste që funksionojnë mbi doktrinën wahabiste: Terror dhe lejim i gjërave të ndaluar me Kur’an në emër të një të mire të përbashkët: vendosje së Sheriatit Islam (teoria tashme shumë e njohur në shkencat politike- Makiavelizmi: Qëllimi e arsyeton mjetin).

Bexhat e wahabistëve

Wahabistët e sotëm, në të shumtën e rasteve, përjashto një numër prej mbi 20 % të sauditëve (kryesisht anëtarë e familjarë të të ashtu-quajturës Policia e Moralit dhe anëtarë të familjeve të këtyre ‘policëve’) dhe pak grupeve në Sanxhak të Serbisë, nuk pranojnë të quhen wahabinj: Ata e thërrasin veten “selefistë”. Selefistë në kuptim të zbatimit të islamit siq e zbatuan tri gjeneratat e para islame, përfshirë edhe gjeneratën e Profetit Muhamed.

Prandaj dhe identifikimi i tyre nuk duhet kërkuar nga askush me prova materiale: të gjemë bexhat e wahabinjve, por identifikimi i tyre bëhet kryesisht mbi bazën e dijetarëve dhe imamëve që ata ndjekin.

Wahabinjtë, pos mësimeve të Abdul-Whabait që i ka sjell në shqip dhe në Kosovë shoqata “Gjurmët” ku hisedarë është edhe krye-imami i BIK’ut në Pejë, Enes Goga, argumentojnë kryesisht me idetë e Ibni Tejmijës-nga dijetarët e hershëm, kurse nga të më vonshmit, me idetë dhe librat e Nastrudin Albanit, dijetar me prejardhje shqiptar (muhadith- studiues i fjalëve dhe traditës së Profetit Muhamed) dhe njëri nga dijetarët më të mëdhenj wahabinjë të shekullit të kaluar dhe mësimet e Bin-Bazit. Edhe librat e Nastrudin Albanit janë shpërndarë falas në Kosovë në gjuhën shqipe nga shoqata që kanë hise në to imamë të Naim Tërnavës. Wahabinjtë më shumë argumentojnë dhe merren me bazamentin e dytë të jurispodencës islame- hadithin, se sa me të parin- Kur’anin.

Depërtimi i wahabizmit ndër shqiptarë

Wahabizmi si rrymë e interpretimit të fesë islam, ashtu siç shfaqet jashtë Arabisë Saudite, tek shqiptarët në Përgjithësi dhe në Kosovë në veçanti besohet të ketë depërtuar që pas viti 1990, atëherë kur nga Kosova shkuan për të studiuar me bursa arabe studentët e parë shqiptarë në Universitetin e Medinës në Arabinë Saudite. Në këtë universitet, por edhe në disa universitet private me nga dy-tri dhoma (si universitet e para private në Kosovë) në Kajro të Egjiptit ishin rekrutuar në wahabizëm shqiptarët e parë që teorinë e tyre wahabiste e shpërndanë nëpër xhamitë e Kosovës duke ligjëruar kur ktheheshin në pushime. Ata shpesh vinin me dhurata të çmuara prej atje, por pa harruar me vete edhe aparatet fotografik për tu bërë poza “nxënësve” të tyre që i mësonin nëpër xhamitë e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Vrulli i përhapjes së wahabistëve në Kosovë shtohet sidomos pas luftës, pas qershorit të vitit 1999, ku ishte një dyndje e madhe e shoqatave islamike që shpërndanin bashkë me ndihmat dhe kurset e tyre falas, edhe literaturë wahabiste falas. Aktiviteti i tyre u rrit me ndërtimin e xhamive, ofrimin e konvikteve falas për studentë jo-fetarë në Prishtinë e qytet e mëdha kosovare, nga ku rekrutonin më të “devotshmit” që më vonë do t’i çonin për studime me bursë në Medinë a Kajro.

Paratë e tyre nuk lanë pa prekur edhe mediat, e sidomos mediat lokale (radiot e televizionet) të pakontrolluara gati nga askush, ku në emër të emisioneve propagandistike të fesë islame ata fusnin në ligjërim imamë që shpjegonin wahabizmin dhe atë vetëm në dy drejtime: sulmi ndaj islamit tradicional dhe krijimi i bindjes se të gjithë në Kosovë janë mëkatarë të mëdhenj (ligjëronin vetëm për të ndaluarën-haramin në islam) dhe se shpëtimi ishte te kthimi në fundamentalizëm, që ata e quajnë selefizëm.

Sulmi ndaj islamit tradicional u bë kryesisht me anët te termit “bidat” (risi), ku po thuajse çdo gjë që ishte bërë si traditë e zbatimit të fesë islame nga shqiptarët ishte klasifikuar si “bidat”- që në fakt ishte konsideruar edhe e ndaluar. Imamët wahabi thanë që erdhën për ta pastruar fenë islame në këto troje nga “bidatet’, dhe madje bidat e quanin edhe mënyrën e ndërtimit të xhamive. Në fshatin tim, të afërm të mi wahabinj, kanë marrë guximin që të shkatërrojnë edhe pjesë të xhamisë, si fjala vije, pjesën e ngritur me dërrasa në qendër të xhamisë ku ligjëron e falet imami, pasi që e quajnë bidat, hedhjen e librave të vjetër afro 200 vjetarë dhe largimin (ndoshta përvetësimin) e krejt dhuratave që qytetarët kishin bërë për xhaminë.

BIK’u nën drejtimin e Naim Tërnavës avancoi imamët wahabistë

Megjithëse nuk ka prova që kreu aktual i BIK’ut, Naim tërnava është vetë wahabiste, ka prova ë ai ka ngritur në detyrat më të larta në BIK, kryetarë Këshillash Lokal e krye-imamë nëpër komuna kryesisht imamët wahabinj, derisa ka nxjerr nga pozitat, e shpesh edhe nga BIK;u (puna si imamë) krejtësisht ata që haptazi alarmuan për wahabizmin, që janë sot të grumbulluar kryesisht në Sindikatën e BIK’ut.

Imami prizrenas që merret me ndërtim xhamish në tërë Kosovën, Mazllëm Mazllëmi, i cii siç ka raportuar Express kohë më parë e kishte përkrahur haptazi Abdul-Wahabin në një vidoe që është edhe ne youtube, u stabilizua në punën e tij vetëm pasi që në krye të BIK’ut erdhi Naim Tërnava

Imami kryesor që ndoqi rrugën e wahabzimit në Kosovë: sulm ndaj islamit tradicional dhe ligjërim vetëm për haramet, Shefqet Krasniqi vazhdon të mbetet imami kryesor në vend-drejton Xhaminë e Madhe në Prishtinë, dhe po ashtu ligjëron te studentët e fakultetit të Studimeve Islame (FS), një organ i BIK’ut. Ky imam në një video në youtube e cilëson si fatkeqësi familjare faktin që një shqiptari mysliman i është martuar vajza me një të krishterë shqiptar, gjuhë për të cian e ka kritikuar ashpër edhe Departamenti i Shtetit i ShBA’ve.

Në vitin 2009, për kuriozitet, si student i gazetarisë, për disa javë rresht pata shkuar në ligjëratat e së mërkurës të Shefqet Krasniqi, në konviktin e tij për femra afër Komunë së vjetër të Prishtinës. Ajo që bënte aty imami Krasniqi ishte tipike jetë saudite e wahabizmit: Ai na merrte neve meshkujve në studion e tij, ndërsa në bodrumin e këtij konvikti grumbulloheshin si në kafaz ‘motrat myslimane’- femrat që banonin në atë konvikt, dhe ndiqnin ligjëratën e Krasniqit përmes televizorit. Kjo praktikë aplikohet në shkollat saudite të femrave kur u duhet të punësojnë ndonjë mësues mashkull, i cili mund të jetë prezent në klasën e femrave vetëm virtualisht.

As sot nuk dihet se si e ndërtoi Krasniqi atë konvikt; si zhvillohej jeta aty; si përzgjidheshin femrat përfituese të konvikti; ku ankoheshin për ndonjë ngacmim eventual... sikurse nuk dihet se me çfarë parash po ndërton Krasniqi një tjetër konvikt, po ashtu për femra.

Në BIK vazhdon të jetë krye-imam Enes Goga i cili po hetohet për dhunim të varrezave të vjetra të stilit osman në një xhami në Pejë, një nga aktivitetet shtesë të wahabistëve në trojet shqiptare: shkatërrimi i trashëgimisë së Perandorisë Osmane.

Me diktatin e Naim Tërnavës në krye të BIK’ut në Kaçanik, ‘kryeqytetit të xhihadistëve shqiptarë’ është vendosur tashmë me vite Florim Neziraj, i cili kishte organizuar aktivitete në këtë qytet me ndihmën e shoqatës së Lavdrim Muhahxerit, terroristit shqiptarë në ISIS.

Imami i arrestuar gjilanas, Zekirja Qazimi punoi deri atë ditë me një autorizim nga BIK’u, siç kishte punuar me të tilla dokumente të BIK;ut edhe Ridvan Haqifi, tash komandant i shqiptarëve në ISIS.

Pasojat nga wahabizmi dhe sulmet kamikaze

Krejt kjo përkrahje e hapur e BIK-ut ndaj imamëve wahabistë çoi në prishjen e asaj me të cilën kohë më parë ekzistonte ndër shqiptarët me së paku tri besime të ndryshme: toleranca fetare. Ligjëratat si ajo e Shefqet Krasniqit kundër martesave të myslimaneve me të krishterë, veç sa e acarojnë këtë situatë, e cila tashmë ka filluar të dal nga kontrolli edhe vetë brenda sekteve të islamit në Kosovë.

Paradoksale por në Kosovë sekti shiitë (të njohur te ne si bektashitë.. dervishët) kishin vendosur që të rrinin nën BIK’un sunnij, por së fundi, së paku në botën e internetit, ka nisur një sulm i hapur ndaj tyre nga imamë shqiptarë që i quajnë jo-mysliman, dhe nj kundër-sulm i shiitëve, duke i quajtur injorantë sunnitët. Ndoshta kjo luftë virtuale një ditë do të dalë edhe në terren.

Ky fakt po injorohet, siç u injorua edhe alarmimi për radikalizmi të islamit me anë të wahabistëve vite më parë, para se të shkonin shqiptarët e parë në xhihad. Madje edhe kur shkuan të parët, që ishin motivuar edhe nga një qarkore e BIK;ut, siç raportoi Express, që qe obligim që të ligjërohej në tërë xhamitë e Kosovës e që fliste mbi të gjitha për faktin që “vetëm të mirët qëndrojnë në Sham... ajo është toka e engjëjve..”, kjo bashkësi fetare heshti. Ajo reagoi vetëm pasi që numri i shqiptarëve në krah të terroristëve islamik mbi 150 dhe pasi edhe vet i biri i Tërnavës, Harisi bëri thirrej që t’iu bashkuar asaj lufte dhe lëshoi një qëndrim që nuk bënë të shkohet në atë luftë.

BIK’u nën drejtimin e Naim Tërbavës kishte përkrahur ngritjen në detyrë të imamëve wahabistët, por ishte e çuditshme se si autoritet kosovare të rendit po heshtnin para atij fenomeni. Arrestimet e fundit të 40 kosovarëve ët dyshuar për terrorizëm në një grup prej 57 personash, dhe deklarimet se ka edhe të tjera raste terrorizmi nën hetim, të lënë më shumë shijen e operacioneve për ngutë të bëra nën presionin e ndërkombëtarëve.

Duke qenë se baza e krejt terrorizmit islamik (nga sunitët, pasi që shiitët kanë bazament tjetër, atë që e ndjek ‘Hezbollahu’) vije nga wahabizmi, edhe shqiptarët që sot luftojnë krah ISIS e Al-Nusra, janë rekrutuar nga imamë wahabinj shqiptarë nga Kosova, Shqipëria e më së shumti nga Maqedonia- ata janë fillimisht whabistë e pastaj edhe xhihadistë.

Për më keq, imamët shqiptarë wahabistë në Maqedoni, që vijnë për ligjërata edhe në Kosovë, po propagandojnë që shqiptarët të deklarohen myslimanë (krijimin e një etnie të re në Maqedoni për të ulur numrin e shqiptarëve atje) dhe largimin e tyre nga institucionet (Imami Omer Bajrami u tha se është haram që të punohet në polici dhe ushtri).

Wahabistët edhe mund të kenë ndonjë të mirë, por i verbuar nga mizoria që ata sot po shkaktojnë në botë në përgjithësi (me ISIS’in, Al-Kaida’n, Boko Haram’in...) dhe te dëmet që po lënë te shqiptarët në veçanti (ku xhihadistë grabisin edhe fëmijët e tyre për t’i marrë në luftë), e kam të vështirë t’i dalloj ata. Nëse i gjej ndonjëherë ato të mira ndoshta do t’i shkruaj, por këtë nuk mund t’ua premtoj wahabistëve, prej të cilëve marr në vazhdimësi kërcënime për prerje koke e që në fund vendosa edhe t’i denoncoj në polici.

Por, ajo që mund të paralajmërojmë që këtu është që nëse wahabimzmi nuk merret seriozisht në Kosovë, në rastin më ideal të ndalohet sikurse bëri Malajzia - siç raportoi Express, gjenerata të reja të “Lavdrim Muhaxherëve” do të dalin. Ata edhe mund t’i ushtrojnë këtu dijet e tyre praktike për sulme kamikaze (pasi që ua lejon wahabizmi vetë-vrasjen) në vendet ku ne grumbullohemi.

Ata do të shkojnë në parajsën e tyre, kurse për shqiptarët që po tentojnë të ndërtojnë shoqëri demokratike do të hapet një portë e ferrit.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora