E merkure, 24.04.2024, 04:21 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Deklarimet e rrejshme të pasurive

E hene, 25.08.2014, 06:58 PM


Deklarimet e rrejshme të pasurive, akt "patriotik" apo penal ?!

Nga Florim Zeqa

Një thënje e urtë siciliane thotë; Un bugiardo senza memoria, è come un ballerino senza gambe", përkthyer në gjuhën shqipe i bie; " Një gënjeshtar pa memorie, është sikurse një balerin pa këmbë".

Kur njeriu i zakont dëgjonë deklarimet e pasurisë të zyrtarët e lartë shtetëror dhe partiak, domosdo ndodhet para dy dilemave; o të mos ju besoj veshëve të vet çka dëgjon ose të bërtas në kupë të qiellit,...s'është e vërtetë kjo që thuhet!

Kosova është një vend i vogël, secili qytetar di diçka, ndëgjon apo shikon diçka nga burimet e pasurisë së fqinjëve të vet-zyrtar të lartë, liderë shtetëror, partiak apo edhe deputet milionera.

Deklarimet e fundit të pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë, jo që është i pavërtetë, nuk përket aspak me realitetin, si i tillë është i antihuman, antiligjor dhe antikushtetues.

"Mozraku nuk hynë në thesë",  thotë një fjalë e urtë popullore.  Minimizimi, apo më mirë me thënë fshehja e pasurive përrallore të politikajve, mund të ndodhë vetëm para një "Agjensioni", por jo edhe para syve të një popullate të tërë!

Politikajt milionera, identifikohen lehtë dhe në shumë aspekte. Mjafton një vështrim nga e kaluara e afërt,...përveq se një kope të vogël me kafsh të imëta, disa prejt tyre, siq thotë populli; mbanin nga një lopë për bishti e jo më shumë, me shtëpi të vogla e të vjetëruara, pa pasur as biçikletë në shtëpitë e tyre...

E çfarë po ndodhë sot ?

Këta milionerët e ditëve të sotme, pasuritë që kanë sot, po mundohen t'i arsyetojnë me "patundshmeritë" e së kaluarës me nga "një lopë për bishti", apo disa ari apo hektar tokë ndjerrinë që kanë sot !

Këtë "ushqim të kriposur" mund ta hajë vetem Agjensioni "Anti-korrupsion" dhe sistemi Juridik (i korruptuar), por jo edhe qytetarët e ndershëm të këtij vendi.

Për këto vite të paspavarësisë, sa e sa agjensione, taskforca dhe "këshilla" kombëtare janë formuar dhe ushqyer në emër të luftës kundër korrupsionit.

Sa e sa milion euro, para të taksapaguesve të varfër të këtij vendi janë gëlltitur për vite të tëra nga këto agjensione (grupe të interesit), pa e dhënë as të vetmin rezultat në luftën kundër korrupsionit dhe dukurive tjera të shumta negative në vendin tonë.

Në fakt, kjo thjeshtë po i bie, se të gjitha këto së bashku, jo që nuk e kanë luftuar korrupsionin,...kanë ndihmuar në zhvillimin dhe konsolidimin tij.

Me një fjalë, Agjensoni Anti-Korrupsion, Taskforca dhe Këshilli Kombëtar i Antikorrupsionit  janë shëndrruar në agjensione për menagjimin e korrupsionit dhe pasurive të zyrtarëve të lartë në Kosovë.

Dikujt edhe mund t'i duket konstatim i ashpër ky, por ske si t'i thaush ndryshe, kur nga themelimi i tyre e deri në ditët e sotme, këto agjensione nuk nxoren para drejtësisë asnjë nga zyrtarët e lartë (të korruptuar) shtetëror apo partiak.

Nuk u bë asnjë kallëzim penal (publik), qoftë për korrupsion apo deklarim të rrejshëm të pasurisë së zyrtarëve të lartë milionera, që në vendin tonë nuk janë të pakët.

Kur kjo nuk ndodhë, atëherë shumë lehtë mund të ndodhë që para (pa) drejtësisë të dali ndokush që thotë dhe deklaronë të vërtetën, qoftë ky milionerë apo i varfër në Kosovë.

Një gjë duhet të sqarohet nga agjensionet "antikorrupsion"; mosdeklarimi apo deklarimi i rrejshëm i pasurive të zyrtarëve të lartë, është akt "patriotik" apo penal ?

Ashtu siq e fillova këtë shkrim dëshiroj edhe ta përfundoj, por me një thënje latine; "Drejtësia nganjëherë flënë, por nuk vdes kurrë".



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora