E enjte, 25.04.2024, 11:16 AM (GMT+1)

Mendime

Prifti: Kush kërkon të prishë Harmoninë Fetare?

E hene, 25.08.2014, 07:30 PM


Kush kërkon të prishë Harmoninë Fetare?

 (ose përçartjet e A.Bidos dhe Kori Anti-orthodoks po tenton të prishë harmoninë fetare në Shqipëri)

Nga Pirro Prifti

Përkujtimi e Shenjtorit Kozma i cili sipas kalendarit ortodoks  e ka perkujtimin me dt 24 gusht është shqoëruar si zakonisht me përplassje të forta midis pseudo-patriotëve të Shqipërisë të kryesuar nga ateistë, radikalistë, dhe qelepirxhinj dhe komunitetit orthodox i cili e ka përkujtuar çdo vit në muajin gusht të dt. 24 Shën Kozmain e Etolisë ose Shën Kozma Kolkondasi .

Në kalendarin Orthodoks është shënuar në këtë mënyrë:

``24. .  D.     11  MATEUT.  Hierod. Kozmai nga Etolia në Kolkondas (Fier)``.     Goditja e rradhës nga pseudo-patriotët e Fierit të cilat sigurisht nuk janë të besimit orthodox por janë të kategorive që përmënda më sipër, është vazhda e goditjeve të njëpasnjëshme që i bëhen çdo vit K.O.A.SH.-it, Komunitetit Orthodoks shqiptar, dhe në veçanti Kryepeshkopit Anstas. Preteksti? Është avazi i zakonshëm : meqënëse ëhtë një Peshkop me origjinë nga Greqia i lindur në Preveze, atëhere dueht sulmuar sepse ai kërkoka të greqizojë Shqipërinë e Jugut. Këtë rradhe sulmi u iniciua pikërisht për shkak të shënjtorit Shën Kozma i cili njihet mirë në Shqipërnë e Jugut dhe është i pranuar nga Kisha Autoqefale e Shqipërisë si një shenjtor që ka datën e tij të caktuar të përkujtimit cdo 24 gusht. Akuzat halucinante kësaj rradhe ishte se në Kolkondas shkoi vetë Kryepeshkopi Anastas për të përkujtuar ditën e e vrasjes së një shënjtori grek, që quhet gjithashtu edhe dita e lindjes së tij (për shkak sepse një vdekje e tillë e shënjtorit quhet rilindje e tij në qiell).

Korit të luftës për të shkatërruar edhe atë vlerë  që i ka mbetur Shqipërisë në kohën e demokracisëpa u prishur  –Harmonia fetare, krahas ateistëve P.Xhufi, Sh.Delvina, priftit maqedonas Nikolla Marku, dhe disa radikalistëve që nuk kanë asgjë të përbashkët me komunitetin e respektuar mysliman i u bashkua me përçartjet e tij aspak të kuptueshme edhe A. Bido i cili në shkrimin e tij në gazetën Shqiptare të dt. 24 gusht `Sulmi anastasist ndaj Shën Kozmait të Kolkondasit`përmëndëte se:…. Për ta plotësuar këtë rishpikje, çdo botim i kolegëve teologë të Kryepiskopit Anastas në universitetet ku ai ka punuar në Greqi, rendën ta pagëzojnë si "helenizues", "pararendës i kombit grek", "rilindas" e të tjerë. Kështu, Shën Kozmai i Kolkondasit, simbol i paqtimit mes myslimanëve dhe ortodoksëve të Myzeqesë, frenues i islamizimit e përhapës i ortodoksisë, që në mendësinë e tij bëhej edhe nëpërmjet greqizmit, pas vitit 1961, u bë Shën Kozmai i Etolisë, rilindasi i madh i kombit grek, që ishte shenjtori më i madh i Shqipërisë, nëpërmjet greqizimit të saj, e mundësisht ungjillëzues i shqiptarëve. Komunizmi ateist shqiptar i dha mundësinë nacionalizmit grek që këtë shenjtor ta ulte e ta fyente duke e rishpikur. Prej vitit 1990, kur në krye të Kishës Shqiptare erdhi Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, solli me vete këtë shenjtorin e ri, greqizuesin, antishqiptarin, më të madhin e të mëdhenjve, të barabartin me apostujt e më të madh dhe se Shën Pavli``.Merreni mend se si ky aspirant për dr. shk, shkruan jë përçartje të tillë që edhe do të shajë Kryeeshkopin, edhe do të tregojë se Shën Kozmai ishte greqizues por edhe se Shen Kozmai `është i joni…`.

Ky pafillo kërkon që t`ju thotë anti-orthodoksëve se jam me ju, por nga frika që të mos mallkohet nga shënjtori…… e lavdëron atë?!.

Sulmet kundër një shënjtori orthodox të njohur si Shën Kozmai jo vetëm nga popullsia e krishterë e jugut të Shqipërisë por të pranuar edhe nga Kisha Autoqefale e Shqipërisë përkatësisht nga Peshkopët Fan. S. Noli, dhe Kristofor Kissi,dhe historikisht edhe nga Ali Pashë Tepelena i cili pas vrasjes së Shën Kozmait nga Vrionët e Beratit me shpifjet se ishte spiun i katolikëve dhe i çifutëve,- i bëri një manastir në Kolkondas.

Sulmet dhe provokimet e disa shoqatave pseudo-patriotike shqiptare,shkrimet e pavërteta të një historian si P.Xhufi, një farë A. Llalla, disa radikalistë, dhe përcartjet e aspirantit A. Bido me ambivalencat anormale të tij për shkaqe personale kunder orthodoksve, nuk po bëjnë gjë tjetër përvecse po minojnë të vetmen vlerë të mbetur nga qytetaria shqiptare gjatë këtyre 102 viteve: harmoninë fetare. Askush nga orthodoksët nuk tha një fjalë për festën e bektashinjve në Baba Tomor, askush nga komuniteti mysliman i Shqipërsë nuk tha një fjalë kundër Shën Kozmait i cili është një shënjtor tërësisht orthodox, askush nga komuniteti i respektuar katolik nuk tha një fjalë kundër këtij shënjtori, përkundrazi të tre komunitetet kryesore fetare në vënd, popullata shqiptare si brënda dhe jashtë vendit respektojnë traditat fetare të njeri tjetrit dhe nuk përzihen apo për më tepër të shajnë ritet e njëri tjetrit. Por për fat të keq disa anti-fetarë, ateistë , raadikalistë përpiqen që nën maskën e pseudo-patriotizmit prej 22 vitesh sulmojnë komunitetin ortodoks, e fyejnë atë, fyejnë shënjtorët, fyejnë Krypeshkopin e ligjshëm e të pranuar nga Patrikana e Stambolit, nga shteti shqiptar, të respektuar kudo në botë për kontributet e tij të jashtzakonshme qoftë në ringjaljen e fesë së kishterë ortodokse të dënuar me vdekje nga komunzimi, qoftë në kontributin e tij ndërkombëtar. Këta njerëz me qëllim ngatërrojnë fenë me politikën duke i mveshur kryepeshkopit Anastas gjithë fajet që ka patur historia e shqiptarëve të jugut dhe problemet shqiptaro-greke në vitë. Ngatërrimi me qëllim i fakteve dhe historisë kanë krijuar një klime aspak të favorshme në bashkëjetesën fetare në Shqipëri, dhe kjo për fat të keq jo për shkak të komuniteteve fetare si-motra dhe as nga shteti shqiptar, por dora e fshtë e dikujt që nuk i intereson të ketë harmoni në Shqipëri por të ketë përçarje dhe pse jo.. edhe luftë. Përpjekjet për të ofenduar një Shënjtor orthodox që i njihet mirë historia, dhe përpjekjet për të penguar përkujtimin e tij në Kolkondas të Libofshës duke detyruar të mos bëhet edhe konferenca shkencore për nder të Shenjtorit Shën Kozma, i shërben përcarjes fetare dhe ofendon thellë komunitetin orthodox i cili shpreson të mos ketë më ngjarje të tila në të ardhmen.

Përkujtimi i Shën Kozmait nuk asgjë të përbashkët me të ashtuquajturin greqizim të Shqipërisë  të sotme nga këta armiq të harmonisë fetare, për këto arsye:

-Në atë kohë nuk kishte as Shqipëri dhe as Greqi,

-Nuk kishte gjuhë të shkruar shqip por kishte një gjuhë të shkruar në gjuhë e Bizantit (greqisht) për orthodoksët, dhe turishte e vjetër për myslimanët.

-Shën Kozmai erdhi për të penguar konvertimin në fenë islame të popullsisë orthodokse të Shqipërisë se Jugut dhe të Ballkanit,

-kërkesën për arsimim Shën Kozmai e bëri jo për të greqizuar (sepse vëndi nuk quhej Shqipëri por pashallëku i Janinës, dhe as Greqi por banorët grekë quheshin romanoi), Shqipërinë e Jugut por për të mbajtur gjallë krishtërimin

Për të sqaruar se kush është Shën Kozmai po përmënd më poshtë shkurtimisht disa fakte .

ii

Kosta Esohoriti (1714-1779) i cili do njihej me vone me emrin Shen Kozmai lindi ne vitin 1714 ne fshatin grek Lis i madh (Megalo Dhendro) ne krahinen e Etolise.

Thelbin real të veprimtarisë murgut Kozma nga Etolia, e përbëjnë udhëtimet misionare që ndërmori në “Shqipërinë e poshtme” (Epir), në vitet 1768-1774 dhe 1775-1779.

Historia e njeh Ali Pashe Tepelenen si mikun dhe mbrojtesin e Murgut Kozma. Njohja e tyre u be fare rastesisht kur sipas gojedhanes Aliu e shpetoi Kozmain kur ai mbahej peng prej nje grupi grabitesish. Pasi e liroi prej tyre Pashai i kerkoi si nder murgut qe ti parashikonte te ardhmen, megjithese atehere ai ishte ne fillimet e karrieres se tij. "Do te behesh Pasha i madh, do te marresh Janinen dhe do zgjerosh shume kufijte e pashallekut tende me mjekren e kuqe ne Stamboll". Keshtu ligjeroi Kozmai dhe kur pas disa vitesh theniet e tij u vertetuan Aliu e beri mik ate. Murgut ju lejua qe te predikonte ne çdo cep te Pashallekut te Janines, kudo qe do udhezonte Kozmai do te ngrihet nje kishe dhe popullsia nuk do te inkurajohej ose do ti imponohej konvertimi i fese.

Për herë të dytë erdhi ne moshen 60-vjeçare pikerisht ne 24 Gusht 1779 Suvarinjte e arrestuan Kozma Etolin kur kthehej ne nje nga misionet e tij. Me akuzen e organizimit te kryengritjes se armatosur dhe veprimtarise si agjent i rusise, Suvarinjte e terhoqen ne nje korije buze lumit Seman dhe e ekzekutuan pa gjyq. Kjo ndodhi 3 km ne veri te Fierit ne fshatin Grecalli. Pasi e varen, trupin e tij te zhveshur e hodhen ne lume. Rryma e nxorri fillimisht kufomen 1 km me tej ne vendin e quajtur Mujalli duke e rimarre perseri per ta nxjerre perfundimisht ne bregun tjeter te Semanit ne Kolkondas. Ketu trupi u gjet nga at Markoja, prifti i manastirit te Ardenices, i cili e veshi kufomen me Rrason e vet dhe e varrosi prane kishes se Shen Merise se Kolkondasit.

Pasi u ndertua Manastiri i Shen Kozmait ne 24 Gusht 1815 me urdher te Ali Pashes u be transferimi i kufomes se Kozmait nga kisha e vjeter e Shen Merise per ne kishen e re te Manastirit. Kur u be zhvarrimi i kufomes u vu re se mungonin nje pjese e eshtrave (brinjeve) te cilat si na e pohon edhe Shen Nikodhimi ne librin e tij u moren nga nxenesit e Kozmait se bashku me shume sende personale te tij, qe u perdoren si objekte te shenjta qe sillnin sherimin e njerezve. Sipas deshmitareve koka e "Shenjtit" me porosi te Ali Pashes u vesh me ar dhe se bashku e trupin u fut ne nje arke ne te cilen mund ta vizitonin dhe ta nderonin besimtaret. Por fati i keq e ndoqi trupin e shenjtit edhe pas vdekjes se tij.

Shën Kozmai u shnjtërua. Emri dhe fama e murgut Kozma mbeti ne ndergjegjen e popullit sepse ai vleresohej ne kufirin e legjendes. Kjo per arsyen e thjeshte se parashikimet dhe theniet e tij kishin jehone te madhe ne popull. Nderkohe qe varri i tij u be menjehere vend pelegrinazhi per te krishteret e Myzeqese dhe krahinave perreth. Per respektin qe tregonte dhe ushqente populli ne kujtim te emrit te tij na jep deshmi edhe konsulli francez prane Ali Pashes Pukevili.

Duke nisur qysh ne vitin 1836 per te nderuar figuren e Kozmait organizohej mesha kushtuar martirit. Kisha ortodokse e shpalli shenjtor murgun ne vitin 1853. Por shenjterimi i tij u be shume vite me vone per shkak te presionit te autoriteteve turke sepse Kozmai ishte akuzuar si agjent i Rusise. Shenjterimi zyrtar i njohur dhe i shpallur u be ne vitin 1961 nga Sinodi i shenjte i Patriarkanes Ekumenike te Stambollit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora