E merkure, 24.04.2024, 10:54 AM (GMT+1)

Kulturë

Remzi Salihu: Fluturim në qiell të vrazhdë (2)

E hene, 25.08.2014, 07:12 PM


FLATRA TË BRISHTA FLUTURIMI

2

NGA REMZI SALIHU

Tani, në këtë amulli të turbullt kohe, kur politika dhe etika kanë kundërshtitë e veta të mëdha, nuk dihet më kush han e kush pinë dhe cili paguan në këtë shoqëri postmoderne. Kthetrat e së keqes përgjakin harmoninë e kohës. I marri shkordhen të përhumburin. Loja me zjarr vringëllon kamxhikun e tmerrit në hapësirë. Dhuna bëhet ushqim i përditshëm i njeriut të pa mbrojtur. Para syve tanë adaptohet e shëmtuara e përditshmërisë së hidhur. Atentate shpirtërore godasin jetën e qytetarit. Padrejtësitë e shumta varrosin humanizmin. Zezona merr vrull e fuqi. Ditët e mira kanë vonesë, pritja në udhëkryq e humb drejtpeshimin shpresës. Intoleranca dhe shpifja marrin fuqi marramendëse të  mos durimit. Secili kundër secilit. Para fytyrës ta bëjnë pozicionin e fituar kala veprimi, pas shpine edhe Bruti ta ngul thikën, dhe gjëma merr tatëpjetën e trishtimit, kurse plagët marrin helmim thashethemesh në lëndinë shqetësimi. Çastet e vështira të ambientit arnohen me dekor postmodernizmi. Drejtim i mirëseardhur për individë që i kryejnë punët shpejtë e shpejtë. Pluralizëm, arnim, intertekstualitet në hambar të thellë mendimi. Hallvë e lezetshme për intelektual të pa përgjegjshëm, që detyrat i kryejnë shpejtë e shpejtë, në prehër të kësaj etape turbullt. Kopi pas punimesh të shtruara nëpër sofrat promovimesh. Improvizime vlerësimesh të njëanshme e llomotitjesh ‘’patriotike‘’ të egra vërshojnë vendin ane mbanë. I pari del në fund, i fundit del në krye. Kohezioni artistik sentimental i tallavave të shumta artistike bëhet ritual nate e dite. Bëhet ritëm tronditës që akordon njëanshëm papërgjegjësitë sistemore të shoqërisë. Klithma zërash të përhumburish amputojnë trishtimin ditës në kornizë kohe. Në skenë dalin orekse të shtuara individësh, për përfitime të shpejta e të pa merituara. Tollovi e madhe resh nëpër stereotipa ëndrrash, që egërsisht dalin nëpër turmë e sistem. Kakofoni e tmerrshme përmbytë jehonën e harmonisë. Vërshime sociale individësh kurorëzohen me servilizëm nëpër institucione. Ku jeta individit të shkapërderdhur bëhet një piskëllimë e vetmuar, në veshin e shurdhët të turmës që jeton me shund e kiç. Kalamendje dëshirash të pa frenuara gjezdisin nëpër tufane mbrapshtish. Besimi kërkon shpëtim nga grilat thumbuese të lirisë së pa liruar nga prangat klanore. Mobingu bëhet tendencë vjelljeje e shërbimeve të etshme të padronëve të rrejshëm. Disharmoni e koklavitur morali pështillet brenda Pensionit kulturor. Durimi i skajshëm merr ndarje në horizont. Rrotullime dhe vetëm rrotullime centraliste brenda këtij soji rrëshqitës kulturash të këqija, të amputuar shtrembët në ne. Rrënjë jeniçerësh të azdisur, nëpër këtë situatë të tmerrshme anarkie, akordojnë tekno-ritmin e shpifjes së përditshme. Vendi i mrekullueshëm ku jetojnë shqiptarët trandet për shkak të qeverisjes së dobët. Jeta e njeriut vështirësohet me përmasa marramendëse. Me motive të këndshme përfitimesh ngjallen orekse rastesh të mundshme jetësore. Njëri prej pëllumbave të vendosur në Pension, i cili ndiheshe tërësisht i huaj në çerdhe ishte bërë gati për shtegtim fluturimi kreativ nëpër qiell të hapur sprovash. I përbetuar për fluturim të shpejtë konsumi kulture të derdhur pa hiri në lartësi, papandehur ishte larguar nga çerdhja herët në mëngjes. Ai, tanimë, sa hap mbyll sytë kishte mbërritur në një largësi të çuditshme të dëshirës së tij të lakmuar, për fluturim të lirë mbi eter të dendur. I inspiruar me kondicion karriere të shpejtë dhe i stimuluar njëanshëm nga përkrahës të rrejshëm për kapje largësish e mburrjesh të përkohshme në turmë. Shtegtim i gjatë nëpër humbëtirë kërkesash, për tejkalimin e normës së durimit të gjatë të anonimitetit, që bëhej me afat të shkurtë shprese në Pension. Bëhen lëvizje të shumta flatrash dalluese të këtyre shpezëve në lartësi, që stërviten ngutshëm për fluturim, mu nën këtë saç të nxehtë e të brishtë të indigos së vrazhdë hapësinore, pikërisht ku shpalohet qielli i mugët e i hapur ‘’demokratik’’. Pasi një rrugëtim i tillë fluturues, i menjëhershëm, i skaduar nga standardi i maturisë së pranuar nga të gjithë të pranishmit, kishte mbetur me plot stihi e rreziqe matanë kureshtjes së përdalë. Me përmasa të pa parashikuara vinin ndryshimet kohore gjatë zbritjes nëpër zapurinë zaptuese të zezonës qeverisëse, që, tani për tani, mezi e kap ndokush nga ne, këtë lëngim largimi të langavitur lehtë nëpër lustrim lidershipi politik të lansuar ditor të papritur. Krejt kjo rrethanë adaptimi mbetet e mbuluar keq nga thashethemet e shumta dhe pret ditën e agimit të mundshëm për shqyrtim gjykimi afatgjatë e të drejtë. Për liberalizim ndjenjash përmbi hapësira të burgosura vetish. Dhe të gjitha këto regrutime të shpejta, të këtyre shpezëve, bëhen në kontekst të këtij manovrim vëzhgimi të dukshëm afatshkurtër, ku ndahet e mira nga e keqja ditore, bashkë me katandisjet e serta të tyre të ushtruar me stil përfitimi në Pension. Secili nga të pranishmit nget ashpër nëpër interes të majmë, mu nëpër këtë qiell të hapur shpresash të ndrydhura, gjegjësisht duke e humbur kredibilitetin e duhur të mbetjes vonë në hapësirë shkencore të pa verifikuar. Tani pas të gjitha këtyre anomalive kërkon leverdi aplikimi përfitues të shpejtë, në kozmosin e pa zbuluar tërësisht nga enigmat e shumta ekzistuese. Vardiset nëpër barkun e rënduar të këtij nën qielli, për të marrë pjesë në procese të reja që i sjell koha dhe jeta. Sot mund të vërehet kthjellët lindja e arsyes së ndodhisë dhe e fenomeneve ekzistuese, që tanimë shëmbëllejnë me kuptim tërheqës, e që mbështeten tërësisht në ne, si tharm frytdhënës i motiveve të akumuluara, në diskurs kuptimi analitik nga studiues të veçantë, kryesisht nga individë të guximshëm e të adaptuar mirë në shkencë, në kërkim të së vërtetës, për ta parë sa më bukur këtë mënyrë të përshtatshme të këndimit alternativ në jetë. Kjo detyrë e kërkimit të zellshëm mund të arrihej vetëm nga studiues serioz, të përkushtuar e të përqendruar vëmendshëm në ide të shëndosh shqyrtimi, posaçërisht për t’i kuptuar dallimet ekzistuese dikotome midis të bukurës dhe të shëmtuarës, midis errësirës dhe dritës, midis harmonisë dhe disharmonisë ekzistuese. Kjo mënyrë e qasjes do të kishte sukses vetëm me ata njerëz analist të ndritur, të kohës së pritur të rendit të ri shoqëror, që i kuptojnë dhe i kultivojnë gjërat drejtë dhe realisht. Të gjitha fluturimet që vihen në sprovë vlerësimi, kanë peshën e vet të kuptimit bazë. Por pëllumbi i papërgjegjshëm iku nga konteksti i paragjykimeve anësore që mbretëronte tani në Pension, për të përmbushur në vete zbrazësinë e lirisë së modifikuar të kohës, që përplaset keq majtas-djathtas, nëpër monopolin interesit nebuloz të integrimit shoqëror. Ai iku bashkë me detyrat e tij të pa kuptimta dhe pa kriter verifikues e bindës nga rojtarët e dijes, duke lënë gjurmët e veta gugaste, të paarsyetuara me kohë në çerdhe. Fshehurazi mori arratinë kërkimit të tejskajshëm në qiell metaforash. Të zë vend midis yjesh vezulluese, për shkëlqim momental të mundshëm në errësirë, me syrin e kodifikuar mprehtë në memorie artistike të pa qartë karriere, duke rrahur me ngut flatrat e thyera njëanshëm në kujtesë. Mori vrull të hatashëm  nëpër dëshira të brishta të përfitimit të këndshëm. Krejt ky veprim i ndërmarrë prej tij bëhej tani me vonesë drite në errësirë kohe. Ai kërkon shteg të dukshëm matanë vendimit të pranuar teorik shkencor, gjegjësisht, duke kërkuar vlerësim të drejtë për sakrificën e tij nëpër ndriçim sinjali stilistik të pranuar kalimthi nga të tjerët. Mbase këtë mënyre jetese nuk e gjeti në Pension, nga aleatët e tij që gugatjen e tyre e kanë të koordinuar në kor lokal të zëshëm dhe në refren të tmerrshëm alarmimi të përkohshëm.  Me buton të rrejshëm akraballëku i afroi gjërat rreth vetes dhe kjo amulli e derdhur adaptimi të shpejtë në kohë, e përshtatjeve të karaktereve të shtruara në sofrën e interesit, bëhej gjithandej kureshtjes së përdalë të tyre. Veti e pranuar me shumicë kërkesash klanore, që ngjizen me kujdes të veçantë në shikim perceptues te ne, për nevojë sqarimi e mbulese havalesh politike të zeza në klan. Të kredituar vrerët me aksione apelesh të tollovitur nga koha e turmës së përshtatur, që tanimë gjendet e mbërthyer hermetikisht në kornizë adaptimi e vëzhgimi të mbyllur në kohë, nga pa përgjegjësia e salduar keq. Me pleksiglas të tejdukshëm kuptimi bëhet grishja e mesazheve nga distanca. Përmbi siluetë dallimi të brishtë flirtohet serviliteti i përndjekjes së hijes së imponuar në sistem. Sot, përkundrejt këtyre anomalive të shumta ekzistuese shoqërore, atmosfera e qasjes së ngjarjeve dhe veprave të dobëta, të ardhura në skenë kulturore, përcillen me seriozitet më të madh nga perceptues serioz të koncentruar në ide përqendrimi adekuat, për prurjen e vlerave të reja e të mirëfillta për të ardhmen. Dhe ata këtë e bëjnë me vëmendje në mënyrë të jashtëzakonshme midis veprave të çmuara, gjegjësisht të ngjeshura gjatë nëpër vetëdije refleksive të sistemuara, me kod kulturor racional të kësaj norme kulturore të dukshme gjeostrategjike shoqërore. Hulumtuesit bëjnë verifikime dijesh të shumta nëpër hapësirën e pa zbuluar kulturore të kësaj ane për të përmbushur sadopak nevojat elementare që kërkon shoqëria dhe vendi. Përkundrejt kësaj mënyre të adaptuar punësh të dukshme individësh, përplasen edhe fenomene tjera të shumta shqetësuese, të pa durueshme, nëpër rrethe vëzhgimi të pa kultivuara sa duhet, sidomos, në ndonjë shoqëri të ngulfatur pluraliste, si kjo e jona me plot diverzitete të pa pajtueshme. Ky veprim i lakmuar fluturues i njëanshëm, i këtyre qenieve lakmitare, të adaptuara mjeshtërisht rrejshëm në kohë, mbetet një largim i skajshëm i fluturimit të shëmtuar, që merr përmasa të tmerrshme, çintegruese shoqërore. Kjo anomali ngulitet deri në thellësinë e përhumbur të individualitetit të pa formuar moralisht e tërësisht në kohë. I kryqëzuar bindshëm në sheshin e interesit të përfitimit lokal të tij, me dëshirën pretenduese për t’u ngritur sa më lartë, krah hapur, kah kupa e sfondit të pa fund qiellor, madje këtë arratisje e mbarështonte për të përfituar më vonë nëpër çaste të rezervuara privilegji, për intriga e padrejtësi të shumta të plasura nëpër kohën ndjellakeqe, që tani për tani, ky sindromë i pëlqyer enigmatik është shndërruar në klishe adaptimi të keq, i dergjur rëndë me degjenerim të gjatë nëpër vite, kryesisht duke i ngufatur të gjitha të arriturat dhe duke mbetur në një sistem social të njëmendësuar nga klasa politike, e cila tani është e pa standardizuar sa duhet. Ky lëshim bëhej mu në tollovi integrimi të brishtë në regjion, të komprometuar nga pa ligjësitë e shumta, që sjellin demonët e pa ftuar të natës, për ta parë të mirën dhe të keqen e vetes në interes, mu në portretin e adaptuar të njeriut, që pastaj nga pavendosmëria e tyre e fshehtë,  të mos jenë në gjendje për ta luftuar të shëmtuarën e përgjithshme ekzistuese në qenie. Sepse si të këtillë profiterë të bezdisshëm që janë, do të mbeten viktimë e gjallë e kohës së manipuluar në të ardhmen, e cila vjen e pa frenuar nga trazirat e shumta e të pa kontrolluara, të çasteve ndjellakeqe nga jashtë. Të gjitha këto pasoja të hidhura shoqërore tatuazhohen sot në zgrip të vëmendjes së arnuar keq nëpër hapësirë të errësuar mendore, gjegjësisht, si refren monoton parësor i shumë shoqërive të devalvuara që kalojnë nëpër sheshin e pa begatshëm të sistemeve  transitore.

Kjo ngjitje e rastësishme e pëllumbave në zenit të kohës e përvodh edhe kujdesin e vlerësimeve tona të pavarura, për t’i kuptuar drejtë këto ngritje e zbritje të këtyre shpezëve fluturuese, që janë të pranishme një decenie në sistem të improvizuar keq dhe në lartësi të pakuptimtë privilegji të adaptuar, si mundësi e rrallë etike e veprimeve të pa drejta vlerësuese të klaneve, të cilët, sipas punëve që bëjnë, në vete nuk mbajnë asnjë kriter bindës përgjegjësie, për të shkuar përpara me vlera, ashtu siç kanë kriter bindës shoqëritë e civilizuara, humaniste të botës, për fenomenet ekzistuese shoqërore. Këto rrethana të dukshme të kriterit të standardizuar të vlerësimeve, imponohen spontanisht nga vështrimet e bujshme ideore, të përqendruara stoikisht në përplasje kuptimesh të shumta brenda konkurrencash të pranishme të kohës. Me bindje e fakte të verifikuara nëpër ngjarje e fenomene të caktuara që na e imponon vendi dhe koha. Pasi sot kemi të bëjmë me shtytjen e mëtejme të jetës së vrullshme të përshtatjes njerëzore, në ritingllimin e marrëdhënies së universalizmit dhe relativizmit në shoqëri, por jo nga adaptimi utopik i rrotullimit të keq në rreth, kryesisht duke u alivanosur në trans të këndshëm me përfitime afatshkurta, me individë që kanë neglizhencën e trashëguar nga e kaluara e rënduar sistemore. E mbushur me plot plagë të zeza individuale nga diktaturat ekzistuese, posaçërisht nga ato politika anësore të sofistikuara keq në sistem, dhe të plotësuara spontanisht rrjedhshëm me teknika njëmendësie sherri, të ngarkuar gjatë kohë në vete, por duke u shpërndarë vrullshëm në uzurpim, me interes kërkimi nëpër shtegtimet e labirinteve të vrazhda të provave interne, të përjetuara këndshëm në klan. Në Ballkan liderët partiak, tani për tanë, janë gjenitë më të mëdhenj të kohës, që nën dirigjimin e tyre adekuat mbajnë peng formacione të shumta politikanësh mediokër, kurse militantët e dobët, të pa ditur, me postet e shpërblyera nëpër institucione, nëpër sisteme të improvizuara keq, dhe me veprimet e tyre të pa suksesshme në punë, mund të jenë atentatorë të mundshëm të liderëve të vet partiak. Prandaj këtu në këtë segment jete kreative ngjizen argumente të shumta, domethënëse, për verifikim e fakteve dhe ngjarjeve. Të dëshmive ekzistuese në kohë, bashkë me soditjen e vëmendshme të kriterit alternativ, bindës, në largësinë e shtegtimit kritik e analitik të njohjes dhe qëllimit të veprimit artistik gjykues, për kultin e pëlqyer nga masa e standardizuar. Pas të gjitha këtyre shëmtive që veprojnë në ne, për t’u mbrojtur nga kjo e keqe, duhet afruar ata individë të devotshëm që bëjnë kërkimin e dijes së vërtetë, e që janë të kërrusur gjatë kohë në punën serioze të dukshme, me fakte e argumente, gjegjësisht me të arriturat e tyre brilante, duke sjellë suksese të shumta nëpër lëmi të ndryshme shkencore e shoqërore. Kjo duket qartë nga niveli dhe nga përvoja kulturore që na rrethon në vend, si dhe nga nxitja krahasimtare, atraktive e prurjeve të vlerave të shumta botërore nëpër stadin e merituar kulturor të qasjes serioze. Mbase sot, këto ndodhi bastarde të kiçit dhe shundit janë vepra dhe fenomene jashtëqitjesh të trishta bashkëkohore, që ngufatin tmerrshëm perspektivën shoqërore të pa standardizuar, e që nga dita në ditë na mbërthejnë kohën, si vepra të pa arrira artistikisht. Të tilla janë me shumicë nëpër kontejner hedhurinash truhmosëse që përmbytin ane mbanë rrethin hapësinor me kiç e shund. Ato janë shtegtime kreative shumë të dobëta dhe tejkaluara nga koha, me përmasa kuptimi zhgënjyese kulturore, gjegjësisht ofenduese për një kolektivitet me traditë të lashtë e të begatshme. Kjo prani e këtij lloj arti të keq, të të jetuarit artistikisht rrejshëm, bart edhe fenomene politikash të shëmtuara kulture nëpër këtë qiell të hidhur ballkanik. Dhe pikërisht këto anomali të mbrapshta të kiçit vardisen sot me ngulm nga e keqja e andejshme e djallëzuar dhe imponuar keq, nga turma e vardisur, që me çdo kusht për t’u paraqitur si trashëgimtare e dobishme e vlerave të bartura nga e kaluara. Por ato janë hedhurina të shumëzuara kulture të dukshme, që tanimë me të shëmtuarën e tyre motivojnë bindshëm, njerëzit e ditshëm, për të ikur nga kjo e keqe e vardisur dhe e përgjithësuar. Njeriu i informuar mirë anon nga standardi i risive të pranuara të kohës sonë, që tanimë janë shpallur me shkas nëpër kuluare profesioniste, si vepra të arritura. Ato madje në fokusin e dijes sonë, tanimë, na duken si vlera të rralla dhe si grishje arti i nevojshëm për të ardhmen e qytetërimit standard shoqëror. Prandaj veprat e mira sot merren si shembull adekuat për kriter arti të mirëfilltë njerëzor. Këto prurje të mira, me forcën kreative imagjinare që kanë në vete, mund t’i bëjnë ballë kohës, duke plasuar barriera mesazhesh të forta e dijesh të thella alternative, kundrejt të gjitha shkarkesave e shkalavitjeve të shtresave të shtrembëruara artistike, të pranuara njëanshëm dhe gabimisht nga individë të pa informuara sa duhet. Bile këto raste të imponuar të artit të keq, që zënë frymën e kulturës sonë, do të lëçiten tërësisht në të ardhmen, nga vlerësuesit e mirëfilltë e të pa varur të kohës. Ato vepra të pa vlefshme tanimë evidentohen bindshëm dhe  plasohen si stereotipie të veçanta, të pa shërbyera nëpër analet e kohës, sepse veprat e arrira artistikisht hyjnë përherë në kërkim kriteri të posaçëm, duke u kontrolluar me vetëdije nga shkencëtar, nëpër labirintet e vazhdimësisë së përkushtuar për kontaminim letrar të përhershëm kritik, gjegjësisht duke ua kthyer vëmendjen të tjerëve për art të mirëfilltë dhe vlerësim adekuat. Këto mundësi mund të zbatohen duke i shqyrtuar mirë e mirë të gjitha të arriturat në laboratorin verifikues të dijes së vërtetë, bashkë me shkaqet e shumta kundërshtuese, të pranuara shkencërisht edhe nga studiues të njohur të botës. Sot, me kujdesin më të madh kontrollohen arsyet e dhëna të ndodhive e të fenomeneve të shumta, të cilat janë të apostrofuara dukshëm, për të keq, nëpër kokat e turbullta të klanit, subjektit, kur ndodhin ngjarje dhe fenomene të pa pritura në vend.



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora