E enjte, 25.04.2024, 06:05 AM (GMT+1)

Mendime

Kim Berisha: Xhihadistët janë të tmerrshëm

E diele, 24.08.2014, 08:26 PM


Kimete Berisha:

Xhihadistët janë të tmerrshëm e të frikshëm pikërisht pse janë të 'dashuruar në vdekjen', dhe vdesin pa problem, me kënaqësinë më të madhe.

S'i ta frikësosh xhihadistin, me çfarë ta frikësosh e ta kërcënosh njeriun që 'mezi s'pret të vdes', duke vrarë të tjerët, për Zotin!

Ne kujtojmë se ai që nuk frikësohet nga vdekja, nuk frikësohet nga asgjë tjetër në këtë botë.

Por, s'ish ashtu, madje-madje edhe xhihadistët e kishin frikën e tyre të madhe, e kishin 'thembrën e Akilit'.

E 'thembra e Akilit' të tyre është femra!

Ata po çmendeshin nga frika mos vriten nga ana e femrave.

Xhihadistët janë të bindur se kush prej tyre përfundon i vrarë nga dora e femrës, nuk shkon në Parajsë!

Këtë 'pikë të dobët' të tyre, pra faktin se xhihadistët nuk duan të luftojnë me femra, për çështje parajse, po e shfrytëzojnë me sukses në Irak e Siri, luftëtaret femra të Kurdistanit, që i quajnë 'Peshmerga', për të cilat thuhet se po bëjnë kërdi!

Të frikësohesh më shumë nga gjinia e vrasësit, pra të frikësohesh më shumë prej vdekjes që të vjen nga femra, sesa nga vetë vdekja - ky është xhihadi!

Luftës ligjore kundër xhihadistëve shqiptarë po i prinë 'Peshmerga' jonë, Presidentja Atifete Jahjaga, dhe gjinia e saj u pengon atyre më shumë sesa vetë burgu që e vuajnë!

__________

Po na i marrin të gjitha, edhe religjionet!

Në njërën anë, ekstremistët ortodoksë shqiptarë, të prirë nga Kryepeshkopi Janullatos, po bëjnë kërdi kundër kulturës, kundër fesë, kundër gjuhës dhe kundër traditës shqiptare.

Të frymëzuar nga indiferenca dhe letargjia e popullit shqiptar, dhe të mbështetur nga politika zyrtare shqiptare, Greqia plotësisht e tjetërsoi Kishën Autoqefale Ortodokse Shqiptare në Kishë antishqiptare, ku mbidhen të gjithë shovenistët grekë e serbë për të bekuar e shenjtëruar të gjithë ata popë që luftuan kundër kulturës shqiptare.

Tani, Janullatos do të 'nderojë' Shën Kozmain, në 300 vjetorin e lindjes së tij, për kontributin që e ka dhënë ai në luftë kundër shqiptarëve, që përmblidhet në këto thirrje të tij:

'Raca shqiptare është greke. Më mirë, vëllai im, të kesh shkollë greke në vendin tënd se sa të kesh burime dhe lumenj. Cilido i krishterë, burrë apo grua, që më premton se brenda në shtëpi nuk do të flasë shqip, le të ngrihet në këmbë dhe të më thotë këtu. Unë do t’i marr atij të gjitha mëkatet në qafë time, që nga dita e lindjes së tij, deri më sot…”

Shën Kozmai është martir, por jo i shqiptarëve, por i grekëve. Prandaj Kryepeshkopi antishqiptar, ka gjetur metaforë mitologjike kur ka vendosur që ta shënojë si datë të lindjes së Shën Kozmait, datën e vdjekes së tij, më 24 gusht 1779, në fshatin Kolkondas, ku është vrarë si spiun dhe antishqiptar.

Pra, ai s'ka vdekur kur ka vdekur, por Shën Kozmai ditën kur vdiq, u lind!

2.

Në anën tjetër, imamët ekstremistë në Kosovë ftojnë myslimanët të bëhen muxhahidë, të vdesin për xhihad, të japin jetën për shtetet islame, dhe të mohojnë përkatësinë kombëtare shqiptare, të mohojnë shtetin perendimor të Kosovës, të mohojnë vlerat dhe kulturën perendimore, të mohojnë dhe të urrejnë personalitetet më të mëdha të kulturës e kombit, dhe të shkelin në fyt të gjithë ata që mendojnë ndryshe!

3.

Veç klerikët katolikë shqiptarë, gjithmonë kanë qëndruar 'kokëulur', indiferentë, të butë, të urtë, të pagojë, të largët, të frikësuar, të painteresuar, joimponues, joindoktrinues, inferiorë, jabanxhi, si mysafirë në shtëpitë e tyre, si 'të humbur' s'po e çojë më larg.

Të ngjalleshin pak, të mbanin ndonjë ligjeratë, ndonjë meshë për gjuhën, për kulturën shqiptare, të bënin ndonjë fushatë sensibilizuese për jetën e kësaj toke, boll na lodhën vetëm për botën tjetër, me gjithmonë të njejtin rrëfim.

P.S. Para syve, në kohë rekorde, grekët, arabët, serbët, po na i marrin edhe kishat, edhe xhamitë.

Por, kurrë s'kemi mbetur më shqiptarë se tani!

__________

Këqyre pashë Zotin, qysh ka marrë pozë epike, qysh duket i çoroditur e qysh e 'rrit morrin' para xhematit fukara, hoxha pejon i ulur në karrige të dukatit.

Qysh nuk i vjen marre me pa kush, ulur për së gjëri në karrige që i zë tre veta, pamje kjo si të 1001 netë në gojëdhëna e legjenda!

A je ti 'Sheherzadja' a kush je ti që nuk sillesh si mashkull, modest e i përunjur, mbasi jo para Zotit, së paku para fotoaparatit!

A është ky kryeimami i Bashkësisë Islame të Pejës, Enes Goga, ithtar i vehabizmit, mbasi që ai po hetohet nga Prokuroria e Shtetit për rrënimin e varreve mbi 400 vjeçare në Pejë!

Unë i garantoj hoxhës se shumë varre duken më bukur se sa kjo fotografi e tij e shëmtuar që e bën të duket si Lenini në mauzoleum dhe 'i varrosur' për së gjalli në luks e në shpenzime të shfrenuara të kësaj bote kalimtare!

Unë e shoh hoxhën, thashë, si te 1001 netët me qilim magjik, po ky kah fluturon edhe më me komoditet, bashkë me karrige përtej qiejve, te krijuesi!

Hoxha si duket di diçka mbasi që mbledh dukat e pasuri për vete, ndoshta ky e di (po e mban fshehtë) se nuk është bash e vërtetë se 'asgjë s'marrim me vete në botën e përtejme'!

Që është më e keqja, i marrim me vete të gjitha mëkatet, kujtimet dhe faturat e shpenzimeve, përfshirë faturën e kësaj karrige!

Ky gjithçka ka thënë edhe për Presidenten, e ka quajtur 'Zarife', por koha po dëshmon se 'Zarifja' po e lë 'ulur'!

Merre me mend çifti i këtij karikature i indoktrinon të rinjtë, kur flet me kompetencë, me mendjemadhësi dhe me 'të drejta autoriale' në emër të Zotit, atij i qofshim falë!

P.S. Më falni, por në këtë pozë ky po duket i paktë, sikur ju ka përvjedh dikush nën tavolinë, sikur nën iPad e ka një vehabiste (apo dy) që po e trajtojnë si 'emir'!

__________

Koha për t'u zbutur!

Tash ka ardhur momenti që 'blloku' të 'zbutet' dhe të lëshojë pe ndaj kushteve të Vetëvendosjes për koalicion, por të hapet edhe ndaj PDK-së!

Populli shqiptar, sikurse Ambasadori britanik Ian Cliff, nuk e dëshiron një qeveri me 'Listën serbe' si parti vendimtare!

Po, edhe ne, sikurse Ambasadori britanik, e duam një qeveri me shumicë shqiptare!

'Blloku' i ka menduar deputetët e 'Listës serbe' si numra, jo si njerëz të Serbisë, si faktorë vendimtar në çështje të rëndësishme dhe të ndjeshme për Kosovën, të cilët si numra, kanë kujtuar se mund t'i zëvendësojnë me shqiptarët e Vetëvendosjes!

Nëse blloku do të shkonte aq larg në prepotencën dhe dogmën e tij që të bashkohej me 'Listën serbe' kundër PDK-së, e ta bënte qeverinë e Kosovës që në momente të vështira të varej drejtpërdrejt nga qeveria e Beogradit, atëherë do ta rrezikonte sigurinë kombëtare, do ta çonte vendin në krizë të madhe e në bllokadë, sepse ata duhet ta dinë se kurrë nuk kanë shans që të kenë autoritet mbi 'Listën serbe', që u krijua dhe që vepron me urdhërat dhe diktatin e politikës zyrtare të Beogradit.

I vetmi adut i Ramush Haradinaj, që i ka dhënë (deri para disa ditëve) përparësi ndaj Hashim Thaçit, ka qenë qëndrimi i prerë dhe shumë domethënës i tij kundër ekstremistëve dhe vehabistëve shqiptarë, që i quajti 'flliqana'.

Por, pas shumë viteve heshtje, Hashim Thaçi në çastin e duhur ia mori edhe këtë adut perendimor Ramush Haradinajt, dhe nuk ia mori këtë adut me fjalë, por me veprime ligjore, duke arrestuar 40 e kusur shqiptarë të dyshuar për terrorizëm, dhe duke u pozicionuar fuqishëm kundër tyre!

Kështu, asgjë tjetër, asnjë tipar i vetëm (për të mirë) nuk e dallon Ramush Haradinajn nga Hashim Thaçi!

I vetmi dallim që unë e di qind për qind është se Hashim Thaçi së paku e aktron mirënjohjen e respektin, ndërsa Ramush Haradinaj është absolutisht jomirënjohës dhe indiferentë ndaj atyre që e kanë ndihmuar dhe e kanë bërë milioner (pa punuar kurrë kurrgjë hiç).

'Lista serbe', qet kushte gjatë rrugës, në proces, ndërsa LVV i ka kërkesat e qarta.

Albin Kurti e quante 'Listën serbe', formacion çetnikësh, prandaj nuk i merr me mend të bashkuar me 'çetnikë' në qeverinë e 'bllokut'!

Pra, nëse 'blloku' e zgjedh 'Listën serbe' në vend të LVV dhe PDK-së, atëherë këta do të kenë shkalluar!

Prandaj, Doris Pack që e donte një qeveri të Kosovës me shumicë shqiptare, e para tha se më së miri që qeveria të bëhej nga koalicioni PDK-LDK.

'Blloku' opozitar, s'di a po e kupton se nuk është koha për të zgjedhur, por koha është për të mbledhur!



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora