E shtune, 20.04.2024, 04:50 PM (GMT+1)

Mendime

Skënder Shala: O popull, a duam vetëshkatrrim?

E diele, 24.08.2014, 08:00 PM


O POPULL!- A DOJMË VETËSHKATRRIM, A PO ORGANIZIM, ZHVILLIM DHE JETË MË TË MIRË?

FTESË

Nga Skënder Shala

Të rrespektuar qytetarë të Republikes së Kosovës! Ka mbaruar koha tranzitore e të ,,merituarve”!

,,Partitë“ e vendit kanë dështuar duke humbur besimin në popull, prandaj vendi ka nevojë për një riorganizim sa më parë me intelektualet e mirëfilltë në kërkim të institucioneve të duhura për në vendin e duhur. Populli i Kosovës meriton ta shijoi lirinë më në fund dhe të ketë jetë më të mirë.

-Kosova ka nevojë për një fillim të mbar!

-Prandaj të dashur e të respektuar intelektual shqiptarë të çfarëdo profesioni qofshi, ka ardhur koha që të thoni fjalën tuaj me peshë në dobi te vendit dhe popullit tonë, nëse jeni dakord me këtë nismë  bashkohuni pa humbur kohë të diskutojmë dhe ti përvishemi punës për të mirën e vendit tonë!

Qytetarë të nderuar, ka ardhur koha që të mendojmë dhe të analizojmë kolektivisht të gjitha këto papërgjegjësi institucionale në vazhdimësi që po na fundosin për çdo ditë.

Kur dihet se ka mundësi të kemi një organizim dhe jetë shumë më të mirë, më të lumtur  e të sigurt për të ardhmen e vendit dhe popullit tonë, për hirë gjeneratat të reja.  

-Prandaj për ta përmirësuar të sotmen dhe të ardhmen e sigurt, varet nga ne, populli.

 Shteti duhet të udhëhiqet nga vizionarë profesional, që kanë njohuri strategjike ekonomike e politike. Ta udhëheqësh një shtet, apo edhe një institucion është përgjegjësi, e cila kërkon të kesh diapazon dhe sens organizativ, duhet te jesh menagjues i shumë çështjeve të rëndësive më të larta që kërkon koha sot dhe nesër.

Çka nuk guxon të ketë udhëheqësja: - Kjo që po ndodhë me vite deri me sot?!

-Lakmi për pushtet, naivitet, korrupsion, karrierizëm, familjarizim, provincializëm, egoizëm, bajraktarizëm e plot izma tjera.

Pse ka nevojë Kosova për një fillim të mbarë nga mbar masat popullore?

 -Dihet se Kosova është shumë e vogël, dhe me të gjitha këto parti ose me mirë më thënë bajraqe me krushqi provincialë, nuk po ia del të arrije udhëheqje të një cilësie të lartë që të sjell përmirësime zhvillimore në asnjë lami. Madje kur analizojmë situatën e përgjithshme, në këtë shtetin tonë të vogël, llogaria del shumë e pa sigurt. Gabimet që s’kanë të ndalur peshojnë shumë, dhe populli për çdo ditë po i vëren këto mangësi të cilat po reflektojnë shqetësim për të ardhmen. Ky zhgënjim ka arritur kulmin e pakënaqësisë. Prandaj populli ka arsye të mllefoset për sjelljet e papërgjegjshme institucionale, gjithashtu dhe i befasuar për shumë sjellje tjera të ulta. Nuk dua të flas për asnjë parti, sepse zgjedhjet e fundit gjatë votimet kanë thënë shumë kur shumica e popullit nuk del në votime. Kjo pasqyron shumë fakte aktuale sot.

-Populli i din të gjitha. Ata flasin për ditë dhe çdo kund. Por, populli e din se edhe ka mundësi të udhëhiqet krejt ndryshe, me mirë, por vetëm me forca të mirëfillta.

Fatkeqësisht ata që dinë më se miri kanë mbetur të injoruar e pa u përfillur vite me radhë. Mandej kur dihet se kemi ekspertë të mirë në të gjitha profesionet, kemi intelektual të niveleve më të larta si kurrë më parë të cilët janë shkolluar gjithandej nëpër Evropë, Amerikë, të cilët janë të gatshëm të kontribuojnë për të mirën e vendit, sikur do të iu jepet mundësia.

 

1

 

 

 

 

 

 

 Mendoj se kjo elitë për një kohë të shkurtër do ti riparojë në mënyrë shkencore defektet që i ka lënë koha e robërisë se egër, qoftë ajo turke apo shekulli i fundit nën robërinë sllave, madje edhe vet devijimi që po i shkaktojmë veti në vazhdimësi. Jam i sigurt se në anën tjetër kjo elitë, me aftësitë e veta moderne shumë shpejt do të bëj zgjedhjen më të mirë të mundshme për zhvillim ekonomik, social dhe politik në të mirë të vendit tonë. Çështja madhore kërkon një karakter të fort sfidon çdo gjë për këtë çështje. Kam bindjen se vetëm intelektualet e mirëfilltë do të dinë ta luajnë rolin e faktorit shqiptarë në hapësirën evropiane, ku ka nevojë për të rritur shkallën e njohjes së kulturës tonë të stërlashtë që e kanë përvetësuar popujt tjerë shekuj parë, dhe njëkohësisht për të ngritur nivelin e kontributit tonë si qytetarë evropianë, gjithashtu në anen tjetër edhe për të rritur kujdesin në shkallën e komunikimit me shtetet tjera dhe me popujt fqinjë, në mënyrë që me dinjitët ti mbrojmë dhe ti unifikojmë të drejtat tona kombëtare.

-Vetëm atëherë rritet shkalla e integrimit kombëtar në nivelin evropian.

-Vetëm atëherë do te arrijmë të kemi një organizim, komunikim, koordinim, sinkronizim, vetëdijesim me nismë të mbarë plot mirëkuptim ashtu si e kërkon koha sot dhe nesër.

- Ky do te ishte evolucion kombëtar!

Fillimi i mbar që premton një përfshirje gjithë popullore në krye me intelektualet e zgjedhur që ka synim vetëm interesin madhor të vendit, fton qytetarët e nderuar ta përkrahin me angazhim të organizuar në të gjitha qytetet e Kosovës, në çdo lagjë dhe çdo fshat ku do qoftë në mënyrë që secili ta jap kontributin e vet që i kemi borxh kësaj toke dhe këtij populli në të mirë të ardhmes tonë.

Për të arrit sukses duhet të zhvillojmë një aktivitet cilësor e profesional të organizimit, i cili duhet të shtrihet territorialisht në tërë Republikën e Kosovës. Po ashtu duhet ta informojmë diasporën tonë të lavdishme, atdhedashëse, të cilët duhet të formojmë urat e lidhjeve midis nesh për një bashkëpunim dhe organizim të mirë dhe të përgjithshëm. Shkëmbimi i mirë organizuar me lidhjet e ngushta me  mërgatën, padyshim se rritë interesin e objektivave me perspektivë mbar shqiptare, duke rritur mundësitë e cilësisë së lartë konkuruese. Gjithashtu promovon lidhjet inteligjencës shqiptare si përparësi për interesa madhore.

Fillimi i mbar nga mbar populli e udhëhequr nga Elita e të Merituarve e vizionar, natyrisht që ofron mundësi për zhvillimin social, ekonomik dhe kulturor për vendin tone. Kësaj nisme të mbarë duhet ti përgjigjet mbarë populli ynë, në radhë të parë inteligjenca jonë e mirëfilltë, akademikët, studentet, shkollarët e moshës që i përket për mbështetje, dhe të gjitha institucionet. Mandej fshatarësia, punëtorët e përgjithshëm, pensionistët dhe mërgata e jonë kudo që janë. Mërgata jonë e respektuar me një shpirt patriotik e avangardist do të qëndrojë në bazën e veprimtarisë të angazhimit për të mirën e përgjithshme kombëtare. Kështu do tu afrojmë faktorëve politik vendimmarrës të vendeve evropiane realitetin tonë shqiptarë të shëndosh në mënyrë që të ndërtojmë imazhin pozitiv të vendit tonë, dhe për të plotësuar boshllëkun e krijuar të dyshimet e vetë krijuara, por edhe nga sulmet për mes fesë e kanaleve tjera nga qendrat antishqiptare që ende janë aktive në këtë etapë transitore që po kalojmë. 

Fillim i mbar nga mbar populli, duhet të jetë komplet në shërbim të popullit e cila ngërthen brenda vetës një veprimtari të shumëllojshme dhe te gjërë në aspektin hapësinor ku i përgjigjet kërkesave të kohës me një frymë tjetër bashkëpunimi nga kjo sot, pra ma cilësor dhe supërior për nga devotshmëria dhe profesionalizmi në shkallë të koordinimit modern. - Dhe kurrsesi jo si keto sot.

 

 

2

 

 

 

 

 Pra ti bashkojmë forcat tona intelektuale në formën e një strukture aktive gjithëpërfshirëse popullore në Kosovë, por edhe ato forca nga mërgata. Vetëm në këtë mënyrë qëllimi ynë i mirë, orientohet drejt qëllimeve tona të shenjta. Jam i bindur së nga ky hendikep sot siç mund ta quajmë, mund të shpëtojmë vetëm atëherë kur vendi ynë udhëhiqet me forcat e mirëfillta intelektuale dhe më përkrahjen e vetëdijesuar të popullit, vetëm atëherë mund të jemi të sigurt. Pra kështu do të kapërcehet shpejt amullija e krijuar nëse e marrim në dorë këtë nismë të mbar. Vetëm atëhere do të ngriten strukturat e nevojshme territoriale, mandej në një kohë të përshtatshme do të rregullohen të gjitha institucione që i kanë hije vendit.

Populli duhet të filloi mbar me krejt potencialin e tij, sepse duhet patjetër të forcohet ekonomikisht që të jetë rrezistënt ndaj sfidave të kohes.Thuhet së historia përseritët! Kurse ne gjithmonë të papërgaditur!!! Tani nuk mund tè mbesim nè meshiren e fatit! – Nesèr do t`na bèhèt tepèr vonè!

-Ngasë rreziku është shumë i madh nga përtrirja e aleancave të vjetra.- Dhe kjo èshtè shumè e natyrshme! Prandej kujdesi i shtuar dhe pa humb kohè, na shpeton nga rreziku fatal.

Kosova kërkon rimëkëmbje ekonomike, zhvillim të hovshëm, kërkon që secili individ të angazhohet për një punë sa do e vogël në të mirë të vendit, i vetëdijshëm së po e ndërtojmë jetën e tonë familjare dhe po e sigurojmë ardhmërinë e vendit tonë.

Mundësit janë, sepse Kosova ka kuadro të mirëfillta, që nuk janë nëpër parti, por ata duhet ftuar që të angazhohen në kryerjen e obligimeve morale dhe detyrave qytetare ndaj vendit dhe popullit.

-Prandaj duhet ftuar për një bashkim të fuqishëm gjithë popullin e Kosovës, gjithë ata të zhgënjyerit, gjithë të interesuarit intelektual, studentë, shkollarë, rini, punëtorë të arsimit, të administratës, gjitha institucionet, dhe qytetaret që ti bashkojmë forcat në shërbim të përgjithshëm të vendit tone. Me angazhimin e përgjithshëm, do të bëhen reforma dhe standarde që i kërkon koha, do të planifikohet një arkitekturë e re vizionare mbi një doktrinë që përfshin të gjitha lëmit e politikave zhvillimore të cilat do ti përgjigjen vërtetë vendit dhe kohës sot e nesër për forcimin e shtetit.

 Dhe mbi te gjitha do te rritet vetëdijesimi për te cilin kemi nevojë shumë! Mandej, Fillimi i Mbar do tè lindè nga vet populli një parti të re me njerz të rinjë.

-Kjo  duhet të organizohet gjithandej ku jetojnë populli ynë, si në Shqipëri, Maqedoni, Toplicë dhe Malësi (Mali Zi)!

Mosangazhimi ndaj këtyre dukurive shumë të rrezikshme do ta paguajmë shumë shtrenjtë, sepse vet jemi nënshkrues të fatit tonë dhe pasigurisë!

- Populli ka nevoje për vetëdijesim!

 Në këtë fazë të parë të ngritjes së grupit të punës, i cili do projektojë këtë strukturë e fton popullin të marrin kontakt me ne, në adresen e më poshtme dhe na dërgoni aprovimin dhe angazhimin tuaj të shoqëruar me një informim në formë biografisë të shkurtër personale. Për këtë qëllim ne do krijojmë një forum dhe një faqe Facebook, ku kushdo dashamirës shqiptarë mund të na ofrojë sugjerime dhe propozime konkrete lidhur me këtë nismë.

Duke përfituar nga rasti, ju urojmë një fillim te mbar në këtë vit, ku do konkretizohen të gjitha idetë e mirëfillta në të mirë të vendit tonë për rritjen e prosperitetit dhe sigurisë  familjeve tona.

Me respekt i juaji

Skënder Shala

E-mail: sshala@gmx.ch



(Vota: 8 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora