E marte, 16.04.2024, 04:05 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhevat Muqaku: Jeta dhe mërgimi përmes vargut

E diele, 24.08.2014, 09:42 AM


REFLEKTIMI I JETËS DHE I MËRGIMIT PËRMES VARGUT POETIK

?Një vështrim i shkurtër, librit "JETA YLBER NGJYRASH" të autorës së re Teuta Sahiti

Nga Xhevat Muqaku

Në shkurt të këtij viti erdhi i freskët nga shtypi në dritë libri me poezi "JETA YLBER NGJYRASH". Unë e kisha notuar " të mrekullueshëm", vështrimin e shkruar prej Xh.P., për këtë libër. U ndjeva i nderuar ditën kur në postën time më arriti kjo dhuratë e çmueshme nga miku im i mirë M.H.

Tek nisë fluturimin para syve të lexuesit, nëna me të birin e saj në krah, kërkon: drejtimin e përcaktuar për jetën, për të vërtetën, bukën e kripën për mikun, kujtimet e kohës se kaluar, barë i Qoftëlargut të mos mbijë në tokën Dardane, shumë rreze të diellit  që // të freskoj birin me dituri, të pushtoi Olimpin dhe labirintet e jetës//.

Duke i vu dhimbjet e jetës në kornizë, Teutë e sotme, përkujton: amanetin e mbretëreshës Teutë, fjalët e gjyshit për jetën, dhimbjen dhe therrjen e trupit që pakkush/ askush sja din, zemrën e zogut të plagosur, nënën e guximshme që s'deshti të dëgjoj për dorëzimin, këngën e jetës së saj, shtëpinë nën ujë, frigën për pabesinë e kohës, dhimbjen e shpirtit tek // hedh vallen e trishtimit//.

Me Erollin- Princin Dardan- dhuratën e lumturisë së saj, ajo rrugëton me: lindjen e diellit në gji, dëshmorët e kombit- yjet që ndizen e fikën si //dielli i ditës dhe ylli i natës//, pushkën e Legjendës // në tepihun e kuq/ në altarin e yjeve/  në krahët e shqiponjës dhe Shotë Galicës/, kurbetin që e ka përvluar, këngën e pambaruar dhe frymën që e mban zgjuar.

Për yllin dhe ngjyrat e ylberit që ia dërgoi perëndia në krahëror, Teuta, i falënderon prindërit e saj, familjen e gjerë dhe miqët, Xhevdetin që me shokë u flijuan për të mos vdekur kurrë dhe ëndrrën shekullore e bënë realitet.

Autorja e këtij libri përmes poezisë e flijon pa hamendje Kanunin, ndërsa pranon të flijohet edhe vet pa mendue shumë për dy nënat e sajë: Dardaninë/ Sadijen si dhe për Erollin që //buzëqeshjen me shkëndijë flakë e ndezë// dhe //kur syrin ia mbyllë, brymën e shkrine, ngjallet dhe vdes//.

Përmes vargut, rrëshqasin nga zemra e mërgimtares së re, emocione, mallë, fllad, dashuri dhe oksigjen për dheun, plisin, dhe copëza dashurije për dajën e kullave tona.

Derisa në çaste të caktuara në njëren anë lufton për ajr, për dhe me trofeun e gjallë kundër sëmundjes, tej për tej kufijve të njerëzores, në anën tjetër me thonjë i shembë kurthet e kohës së mikes së saj që // terri e kafshoi dhe shtaza e dhunoi//.

Mesazhet: // me urrejtje, zemërim e hidhërim kurr mos u shoqëro//, mos e duaj njeriun zemër zi që të kafshon dhe të vajton, pasurohu vazhdimisht me dituri, realizo dhe jetoje ëndrrën, shkojnë për krah vargjeve // ti Perla ime në kërkim/ flakë i jep vargut tim// ylber ngjyrash në kaltërsi//.

Me shpresën se nesër do të lindë një jetë me dritë, më e mirë me ribërjen e trollit të saj, vargjet tjera mbjellin:  lisin e buzëqeshjes, rrespektin për gjyshin Ali, dashurinë për prindërit e saj deri në përjetësi, ngrohtësinë e zemrës për vëlla- Flamurin dhe motër Shqiponjën, pikturën në Galerinë e shpirtit dhe kopshtin e parajsës.

Duke lexuar, në vazhdim sikur dëgjoj me veshët e mij klithmën e Etnikumit, parafytyroj fëmininë e poetes në vendlindje dhe rininë e saj në mërgim, bisedojmë shtruar me shoqërinë saj, vrojtoj hudhjen e shigjetave të Amorit.

Përfundimisht e përgëzoi Teuta Sahitin, që formëson/ i ngritë si një Arkeologe e denjë, një Monument në zemër: Klinës, dajës Haxhi, dashurisë së flaktë kur trupi i dridhej e pushtohej nga aromë e trëndafilit të vendlindjes, pushimeve atje ku dordoleci e trumcaku gjumin ia trazuan.

Huazuar nga libri

-------------------

Teuta Ahmet Sahiti, u lind më 15.02.1980 në qytetin e Klinës, Kosovë. Në moshën dy vjeçare u shpërngul me prindërit në Slloveni. Atje mbaroi me sukses shkollimin fillorë dhe të mesëm. Me poezi merret që nga fëmijëria. Aktualisht, jeton, punon dhe krijon në Zvicër.

"JETA YLBER NGJYRASH", Autore: Teuta Sahiti, Redaktor/ Realizimi kompjuterik: Berat Batiu, Recensent/ Lektor: Naim Çejku, Biblioteka: “Rrapi”, Botuesi: Fidani, Prizren, 2014.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora