E enjte, 25.04.2024, 05:15 PM (GMT+1)

Mendime

Rrezart Kalaja: Të ndalohen partitë islamike

E diele, 24.08.2014, 09:47 AM


Predikuesit e ekstremizmit  islamik përmes  fesë tradicionale që kemi si popull!Këto figura janë përgjegjësit kryesor për  gjendjen aktuale në Kosovë të ballafaquar më  terrorizëm!

Të ndalohen se vepruari partitë,   LISBA, PD,“Nisma për Drejtësi dhe Zhvillim” (NDZh), pro  kalifatit turko-arab-sllav!

Nga Rrezart Kalaja

Në Kosovë tashmë janë tri parti që me aktivitete e tyre  janë me orientim fetar islamik që  e nxisin ekstremizmin. Është “Partia e Drejtësisë” (PD) e Ferid Aganit ishte nën strehën e qeverisjes së korruptuar të Hashim Thaçi, ku vet kryetari Ferid Agani ka qenë ministër i shëndetësisë. Në këtë ministri pati disa skandale te njëpasnjëshme. “Nisma për Drejtësi dhe Zhvillim” (NDZh) e e cila po  ashtu punon me  intensitet të pa ndërpre në shërbimin e   huaj  kundër Kosovës . “Lëvizja Islame Bashkohu” LISBA e Arsim Krasniqit dhe Fuad Ramiqit,  ky i fundit  i   zbuluar si agjent i UDB-ës jugosllave  qe disa vite, po edhe ish  ushtarak i     ushtrisë jugosllave që bëri  terror kundër   Kosovës  , sa ishte nën okupimin e saj. Që të tria  veprojë kundër Kosovës dhe   sovranitetit të saj .

Një shumicë e anëtarëve të këtyre tri partive janë praktikues të fesë dhe kanë orientime fundamentale islamike   me theks    veçantë  ekstremizmin,   vrasjen , prerje kokësh  dhe terror,duke  e kultivuar  ekstremizmin   islamik në Kosove .Kjo u pa ma së miri  si pasojë e kësaj  ishte   arrestimit  i 40   terroristeve të këtyre ditëve. Po  sikur të mbetet me kaq  , kishte me qenë  gjysma  e të keqtit!...

-Medalja  është se    deri me tash nuk po dihet saktë  numri  i pjesëmarrësve në Siri ,Irak e Iran , që po luftojnë gjëja në  kuadrin e kalifatit në kornizat e shteti islamik?.

Në këtë luftë  që vdiqën  po i afrohen edhe  100 djemve tanë të manipuluar nga këto parti dhe  imamët-hoxhallarët   mashë  e   huaj. Partitë islamike nën ombrellën e ish kalifatit osman të regjistrohen si parti, të  formuara  nga  Rexhep Taip Erdogani  nga Turqia , së   bashku me ndihmën e parlamentit turk,  BIK-ut ,forcave  serbe  me financë nga Moska dhe Shtetet arabe,  me moton  të rreshtohen kundër   ish liderit shqiptar Ibrahim Rugovës  dhe orientimit të tij shqiptaro-evropian dhe shqiptaro -amerikan.

Si parti   me    shumë ndikim dhe me   influencë ne formimin e tyre dhe  përkrahje ne mënyra  direkete dhe indirekte  është edhe   AKR-ja  e udhëhequr  nga Behxhet Pacolli i cili ka financuar ndihmuar dhe  organizuar    rritjen e  ekstremit  islamik me veprime xhihadiste .Pompozitet  i madh se do ta ndihmoj Kosovën ky biznesmen kanë rënë në ujë!

Nuk përjashtohet edhe   aktiviteti negativ i VV qe i përkrahë në  formë verbale  këto forca për inate të PDK-së së Hashim Thaqit! Kjo e fundit   me aktivitet të tilla vetëm sa do ta izoloj vetveten  dhe  me këtë politikë do të  shkojnë drejtë   vete flijimit !

Çka  do të humb Kosova përmes ekstremizmit  xhihadist   dhe terrorit? t

1 . Imazhin  e vet ndërkombëtar!

2. Humbjen e djemve  tanë  në luftërat e  huaja   pa kurrë far kriteri!

3. Humbjen e  trendit politik  në frontin e hapur me Serbinë!

4. Aktivitetet  e tilla   kërkon te hyjnë në sferën politike  pa  fakte  vetëm me  një   libër të shenjt kuranit  që u botuar  që 1000 vite , pa u  thelluar në   lëmit e shkencës , kulturës dhe artit!    Lind pyetja se me çka mundet me dal  si konkurrente    në baraspeshim me popujt tjerë!!!

5. Me politikën  e  tillë të këtyre forcave Kosova po i humb edhe pak miq qe i ka në  shtetet islamike   që ndikojnë edhe në ftohjen e marrëdhënieve, po edhe  mos njohjes së Kosovës edhe ma  tutje!

6 . Qëndrime të këtyre partive dhe  ekstremit islamik  po e shtyn     Kosovën ne liberalizimin e  vizave për në shtete e perëndimit  dhe integrimit të saj në familjet  e mëdha  të Evropës, që na ndihmuan me çliruar vendin nga okupatori serb!

7. Aktivitetet  e ekstremizmit dhe  xhihadizmit ,  po i shkojnë për shtati  Serbisë  me një tezë të vjetër së shqiptarët janë     "pjellë e terrorizmit islamik" dhe  popull me bishta  etj.

8. Po që vazhdon kështu ne, vetëm do ti sjellim mund vetvetes ,kur dihet se ShB-aja nuk lëshon  pe,  kur ka harxhuar me miliarda euro  me  çliruar  Kosovën !

9. Duhet të  dihen se këto grupe terroriste, po gjykohen edhe nga vet popujt e  Sirise , Irakut ,Iranit  dhe Egjiptit qe është   duke u derdh gjak, prandaj ky gjykim duhet të jetë   aktual edhe të ne !

10. Për ta   rehabilituar    gjendja në Kosovë, duhet që  me dekretligj të ndalohen këto parti  me   orientim    religjionit islamik. Vetëm e vetëm në Kosovë  u praktikua një gjendje e tillë  dhe askund tjetër në  botë. Këtu u lejuar partitë  islamike të regjistrohen dhe të veprojnë politikisht  kundër Kosovës ,  pran   syve të popullit   në shekullin e21-te, shqiptaret po shkojnë drejt vetëvrasjes. Zgjohuni  sa nuk është bërë  vonë!!!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora