E merkure, 24.04.2024, 06:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Halimi: Festivali Kombëtar i Letërsisë për të Rinj

E diele, 24.08.2014, 09:38 AM


-NE PODUJEVE PERFUNDUAN TAKIMET LETRARE TE FESTIVALIT KOMBETAR TE LETERSISE PER TE RINJ, EDICIONI I TRETE (III)

NGA FATMIR HALIMI

Cmimin kryesor te Ores së madhe letrare për Diasporën :”CMIMI I DIASPORËS” shkoi te poeti me vendbanim në Gjermani, z. Hasan Qyqalla

Ndërsa tre çmimet e para në tre gjinitë letrare te konkursit letrar për të rinj , juria profesionale në përbërje: Milazim Kardiu, Shefqete Gosalci dhe Fatmir Halimi ua ndau krijimeve, për dramë vendi i parë i takoi “Fjala e njërit nga ata” shifra:” Heshtja”, tregimit të shkurtër vendi i parë :”Vjeshta e trishtimit” shifra “Lufta” dhe per poezi vendi i pare i takoi “Henë e çdo muzgu të krahërorit tëndë” shifra “Vjeshta17”.

22/08/2014 – Podujevë, Festivali Kombëtar i Letërsisë për të Rinj që filloj më 20 gusht 2014 në Podujevë me një program të larmishëm  dhe çdoherë të përcjell  me tingujt e kitares së Shkollës së Kitares “Mirela” nga Podujeva, së pari nisi me promovimin e librave të shkrimtares së mirënjohur nga Shqipëria Rajmonda Maleçka- ‘Mbollën gjak, mbijnë këngë” , MIRADIE AVDULLAHI – “Shtigjeve të heshtjes”, MILAZIM KADRIU – “Tri shkronja”, QENDRESE HALILI – “Përsëri  përsëritet”.

Për të gjitha keto vepra folen referuesit  e tyre si  Nexhat  Rexha, Milazim Kadriu, Fatmir Halim, ndersa per librin ‘Mbollën gjak, mbijnë kenge” u lexua edhe recensioni i publicistit te njohur Dëfrim Cani.

Në sallën e mbushur plotë si asnjëherë më parë në qytetin e Podujevës filloi ora e madhe letrare për diasporën, ku merrnin krijues  shkrimtarë të shumtë nga të gjitha shtetet e Evropës si nga Gjermania , Zvicra, Italia, Austria, Franca por edhe nga Zelanda e Re, shkrimtarë me emer të madh në letrat tona shqipe si Musa Jupolli, Hasan Qyqalla, Dan Kosumi, Rozata Kreste, Miradie Avdullahi, Rajmonda Maleçka, Silva Tërnava por performuan edhe krijues nga Kosova si Ali Prebrza, Dibran Fylli, Asllan Qyqalla, Sadie Ilirida, Bislim Aliu Edona Haliti, Dan Ibrahimi e shume të tjerë. Gjatë kësaj ore letrare u bë një garë e fortë për çmimin e Diaspores dhe juria e përzgjedhur drejtpërdrejt nga publiku në përbërje të: Lan Qyqalla, Dibran Fylli, Edona Haliti dhe Arsim Halili unanimisht vendosën që vendin e parë t’ia ndajnë  shkrimtarit me vendbanim ne Gjermani z. Hasan Qyqallës, ndërsa vendin e dytë poetit dhe krijuesit të ri , i cili është duke trasuar një rrugë të dënjë letrare me vendbanim në Auistri z. Dan Kosimit.. Juria një zëri i vlerësoi si poezi te arrira, me vlera ideore, artistike, poetike e letrare, edhe poezitë të  Hasan Qyqalla,Dan Kosumi, Arlinde Baftiu, Arjana Bytyqit, Dan Ibrahimit, Ali Prebrezes, etj.

Mandej festivali i … vazhdoi me rezultatet e konkursit  letrar, i cili kishte qenë i hapur për një muaj rresht  për krijuesit e rinj anekënd trevave tona shpiqprare. Vlersimin e jurisë të konkursit letrar e lexoj Shefqete Gosalci , ku sipas saj në ketë edicion me poezi kishin konkuruar 143 poetë  me tregim te shkurter mbi shtatëdhjetë (70) dhe tetë (8)me dramë.

Gosalci sqaroi se konkurimi kishte qenë me shifër dhe se juria ka vlerësuar krijimet artistike të poetëve e shkrimtarëve të rinj e jo emrat e autorëve. Dhe sipas saj për çdo vite kemi një ngritje të vlerave artistike dhe prurje më të mëdha  në të tre gjinitë letrare, dhe vlen të theksohet se gjinia e dramës në fillimet e këtij festivali nuk kishte pasur ndonjë konkurim kurse këtë vitë vrehet një ngritje sin ë kualitet ashtu eshe në kuantitet. Dhe më në fund juria profesionale pas një konkurence jashtëzakonisht të madhe kishte vendosur kështu:

Për poezi vendi i parë i takoi “Henë e çdo muzgu të krahrorit tëndë” shifra “Vjeshta17”, ku në skenë  me dorëshkrimin e poezisë në dorë para audiencës u ngrit vajza e re që u prezendua Edonë Haliti nga Vitia, vendi i dytë iu nda: “Dua të udhëheq në horizonte…” shifra”deti i Kalter” autor Ruzhdi Berisha, dhe vendi i tretë “Ti nuk je ai” shifra “Jana-jana” me autore Arijana Bytyqi.

Ndersa për tregim të shkurtër juria kumtoi këto rezultate, vendin e parë ia ndau :”Vjeshta e trishtimit” shifra “Lufta” të autores Hyrmete Morina nga Rahoveci, vendi i dytë i takoi “piano” shifra “Primavera” të autores nga Elbasani Migena Arllati, dhe i tretë  “Larg atdheut” me shifrën “Atrdheu 12 “ të krijueses së re llapjane Kosovare Pajaziti.

Dhe qershia mbi tortë ishte ndarja e çmimit të dramës :”Fjala e njërit nga ata” shifra:” Heshtja”, ku në skenë u ngrit një vajzë e re por artiste e madhe që u prezentua Artiola Nasufi nga Struga e Maqedonisë , vendi më i bukur dhe i artit të shqiptarëve.  Sipas jurisë për shkak të konkurencës ende të vogel  në dramë, kishin vendosur  të ndanin vetëm një çmim.

Organizatori, ojq-Prokult i Festivali Kombëtar i Letërsisë për të Rinj, përveç kësaj ndau edhe disa mirënjohje me të cilat nderoi këto institicione, si Ministrinë e Kulturës  Ministrinë  Diasporës , të cilët edhe ishin sponzotët kryesor, dhe këta njerëz Elmi Shalën familjar i dëshmorit Bedri Shala, Xhemshit Gashin , Kryetar i Shoqatës së familjeve të Dëshmorëvë , drejtuesin e Shkollës  së kitares “Mirela” Ymer Musa e të tjerë. Prokult pas gjithë kësaj të pranishmit i gostiti me një darkë në restorantin e hapur buzë parkut të qytetit dhe lumit Llap.

Festivali Kombëtar i Letërsisë për të Rinj përfundoi me premtime se në edicionet e ardhshme do të vjenë me ide e kreacione të reja.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora