E premte, 19.04.2024, 02:52 PM (GMT+1)

Mendime

Preç Zogaj: Kundër armikut dhe kundër turpit

E diele, 24.08.2014, 09:25 AM


Kundër armikut dhe kundër turpit

Nga Preç Zogaj

Një prej tezave më të përdorura prej aty re që kanë dashur të pengojnë me çdo kusht lirinë dhe pavarësinë e Kosovës ka qenë ajo se jashtë suazës së Serbisë ky vend i vogël, “pa resurse dhe kapacitete shtetformuese”, do të bëhej një vatër e terrorizmit ndërkombëtar dhe krimit të organizuar, një avanpost i fondamentalizmit islamik në Europë, një çerdhe e të gjitha të këqijave që do ta dety ronin NATO-n dhe Perëndimin të pendoheshin për investimin e ty re të madh ushtarak, politik dhe diplomatik për një Kosovë të pavarur. Por thirrja e historisë, e bashkuar me jehonën e shtypjes dhe gjenocidit serb kundër popullit shqiptar të Kosovës, ishte ngritur mbi alarmizmin e fallxhoreve të vjetra të Ballkanit të vjetër. NATO dhe Perëndimi shkuan përpara. Kosova e re po përligj prej disa vitesh investimin e pavarësisë dhe po përgënjeshtron kasandrat. Pavarësisht zigzageve dhe probleme të shumta me të cilat përballet demokracia dhe zhvillimi në shtetin më të ri. Nga ana e saj, gjatë së njëjtës periudhë, Republika e Shqipërisë ka merituar e afirmuar anëtarësinë korrekte në gjirin e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe ka marrë e merr pjesë në disa misione paqeruajtëse të NATO-s në Irak, Afganistan e tjerë.

Por si për të provuar se armiku nuk është dorëzuar edhe pse është mundur dhe se e keqja ia ka dalë ta lërë litarin jashtë edhe pasi është varrosur, është shfaqur në skenën kombëtare e ndërkombëtare, gjithnjë e më bujshëm, gjithnjë e më ligsht e më turpshëm për racën tonë, kjo historia e shqiptarëve nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia që po luftojnë herë si xhihadistë, herë si militantë, herë si terroristë dhe më shpesh si vrasës barbarë në formacionet e një hordhie që synon krijimin e një shteti të ri islamik midis Sirisë dhe Irakut. Bëmat dhe krimet e ty re

të përbindshme ndaj civilëve të pambrojtur sirianë dhe irakianë, që i reklamojnë edhe në rrjetet sociale, janë të tilla që t’i ngrenë mornica dhe të refuzohen deri nga organizata terroriste më famëkeqe e dy dekadave të fundit, Al Kaeda. Ç’janë këta shqiptarë? Nga dolën, kush i polli, kush i prishi, kush i marrosi, kush ua dorëzoi urrejtjes së verbër si vegla të saj?

Ç’punë kanë këta në teatrin e ndërlikuar të konflikteve dhe luftimeve në Siri dhe Irak, kush i ka thirrur, kush i ka nisur, kush i financon, kush i komandon?

Përgjigjet, sigurisht, janë komplekse. Institucionet e ligjit dhe të drejtësisë, qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri, që janë përballur e po përballen me këtë shfaqje të papritur të terrorizmit me stampë shqiptare, do të hedhin dritë mbi të vërtetën. Një debat shoqëror më i organizuar e më i thellë është ndërkaq shumë i nevojshëm për të kuptuar e ndaluar këtë gjëmë. Në pamje të parë, me aq sa jemi informuar deri tani, merret vesh se këta të ashtuquajtur xhihadistë shqiptarë nuk janë luftëtarë ndërkombëtarë, si ata që shkuan, fjala vjen, për të luftuar në brigadat internacionale në vitin 1936 për Spanjën republikane. Nuk janë as mercenarë sepse mercenari shkon në luftë për lekë dhe nuk e tregon identitetin. Nuk janë as prej aty re që mjerimi i hedh në rrugët e botës dhe

nuk e dinë ku përfundojnë. Nuk janë madje as terroristë në kuptimin politik që ka kjo fjalë, por janë më shumë se terroristë: kriminelë të manipuluar, vegla të verbra, mish për top, viktima, fëmijë të humbur të një fuqie të errët që argëtohet me krimet e ty re të llahtarshme dhe me fundin e ty re që nuk mund të jetë ndry she veçse një shëmbëllim i gjakut që kanë derdhur. Do të humbin të gjithë. Me ambicien për të prishur rendin botëror, për të kthy er prapa rrotën e historisë, për të krijuar një “shtet islamik” midis dy shteteve të pavarura, siç janë Siria dhe Iraku, apo një “shtet islamik” në arkipelagun e dhjetëra shteteve islamike ose me popullsi të fesë islame, IRIS ka lindur për t’u mposhtur. Gjithë anëtarët e saj që kanë ly er duart me gjakun e civilëve dhe njerëzve të pafajshëm do të përgjigjen para drejtësisë. Por me sa është bërë shumë e qartë nga reagimet e komuniteteve të fesë islame dhe feve të tjera, as Zoti nuk i qas në ahiret e veta këta vrasës. Përkundrazi. Ndëshkimi i epërm për ta do të jetë edhe më i madh se ndëshkimi i ligjit.

Megjithatë, edhe me kaq sa kanë bërë deri tani, fuqia e errët që qëndron pas ty re – ku nuk besoj se mungojnë armiqtë tradicionalë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe kombit shqiptar – ka arsy e për të qenë mjaft e kënaqur me shqiptarët e IRIS. Me krimet që kanë bërë dhe me promovimin e gjuhës shqipe si gjuhë e frontit të barbarisë, këta i kanë bërë një dëm të pallogaritshëm imazhit tonë kombëtar. Duke vrarë e dëbuar nga vendbanimet e ty re pjesëtarë të komuniteteve dhe sekteve të tjera fetare, ata kanë dhunuar bashkëjetesën fetare si një vlerë të madhe kombëtare dhe ndërkombëtare. Edhe pse injorantë në gjithçka, përfshirë çështjet e fesë, ata i kanë bërë një dëm të madh fesë islame dhe librit të shenjtë të Kuranit duke masakruar civilë të pafajshëm në emër të Allahut!

Ata, edhe pse nuk e kanë menduar – veglat nuk mendojnë, vetëm përdoren – e kanë ushqyer si askush tjetër stereotipin e shqiptarit të egër, të pashpirt, të pamëshirshëm, barbar, që “ul armën e zjarrit dhe të vret me sfurk”, siç na kanë përshkruar ata që nuk na kanë dashur. Do të duhet të kalojnë përsëri vite për të shpëlarë sadopak këtë turp, për të hequr ketë njollë që xhihadistët shqiptarë na kanë vënë të gjithëve. Nuk përjashtohet mundësia që takime të parashikuara të axhendës së Shqipërisë dhe Kosovës për integrimin europian të pësojnë spostime për këtë shkak, edhe pse nuk do të na thuhet kurrë.

Kjo situatë pesimiste mund të ndry shojë, madje të keqen mund ta kthejmë në të mirë duke ndërmarrë Shqipëria dhe Kosova veprime dhe akte të mëdha, jehona e të cilave jo vetëm do të balancojë e mby së jehonën e krimeve të shëmtuara të shqiptarëve në Siri e Irak, por do t’i vendoste dy vendet tona në pararojë të luftës kundër terrorizmit dhe kriminalitetit ndërkombëtar. Shqipërisë dhe Kosovës u shkon të bëjnë në këtë rrafsh diçka që shkon në lartësinë e nderit, pse jo, lavdisë. Qoftë edhe për të kthy er sadopak çfarë kanë marrë nga Demokracia dhe NATO.

Me ketë vetëdije, policia dhe institucionet e shtetit të ri të Kosovës kanë intensifikuar goditjen kundër bazave dhe individëve të përfshirë në vepra kriminale terroriste në Siri dhe Irak. Vala e arrestimeve të fundit numëron dy zet të dy shuar. Sipas mediave, të tjerë të dy shuar janë në shënjestër për t’u dërguar para ligjit. Kjo që po ndodh në Kosovë është një ngjarje e madhe për shoqërinë, shtetformimin dhe vetë imazhin ndërkombëtar të Kosovës. Një akt që forcon pozitat e saj në klubin e miqve dhe nga ana tjetër djeg mjaft karta të keqdashjes ndaj saj.

Është verë, është gusht, periudhë e një vakumi të dy fishtë për Kosovën, që lidhet me pushimet në mbarë Perëndimin dhe me vështirësitë e brendshme për të krijuar qeverinë e re. Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Jahjaga, është dëgjuar shpesh të deklarojë si nga “rrethimi” se Kosova nuk është vetëm në luftën pa kompromis kundër terrorizmit me origjinë nga vetë shoqëria kosovare. Është shumë e vërtetë. Mbështetja për Kosovën është e madhe e do të jetë akoma më e madhe sapo zinxhiri i institucioneve perëndimore të vihet në punë me ngarkesë të plotë me të filluar shtatori. Por mbështetja parësore shtetit të ri duhet t’i vijë nga Republika e Shqipërisë, nga partitë politike dhe shoqëria civile e mbarë kombit. Nuk ka rëndësi është në ikje apo në

ardhje qeveria që ndërmerr këto veprime; nuk ka rëndësi i ndërmerr për pragmatizëm politik apo për bindje, i merr për të kapërcy er një situatë apo me vizionin konstant të shtetit ligjor. Lufta kundër terrorizmit është përtej këtyre hollësive, përtej politikës së cicmiceve. Është një luftë kundër armikut dhe kundër turpit. Një gjë është e sigurt: kush është arrestuar kot do të lirohet pa iu prekur qimja e flokut. Kush është përfshirë dhe ka lyer duart, do të dënohet dhe duhet të dënohet sipas ligjit. Shteti ligjor nuk është proporcional me barbaritë e xhihadistëve.

Po më mirë kështu.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora