E shtune, 20.04.2024, 09:05 AM (GMT+1)

Kulturë

Ismet Azizi: Historia e lashtë shqiptare e Peshterit

E shtune, 23.08.2014, 06:49 PM


Historia e lashtë shqiptare e Peshterit

Nga Ismet Azizi

Të gjeturat më të vjetra(rreth 3000 vite) për popullsinë e Rrafshnaltës së Peshterit rrjedhin nga vendbanimi Delimexhë. Sipas mendimit të shumë shkencëtarëve dhe hulumtuesve, banorët më të vjetër të kësaj treve në tërësi kanë qenë të fisit Iliro-Dardan. Janë toponimet e shumta të kësaj treve që na i përkujtojnë Ilirët. Emërtimet: Ras, Ibar, Pešter, Biševo, Vapa, Lim etj. janë me prejardhje shqipe (rrasë-plo?a, lumi Ibër-Ibar-i bardhë, Lum-Lim, Vapa-vapë, Pešter-Peshë-težina, ter-terrësi,thatësi.

Gadishulli ballkanik ka qenë në ballë të ekspansionit romak duke filluar nga shekulli i VII-të. Dihet mirë që Romakët shumë herët e kanë eksploatuar minierën e hekurit në Glluhavicë. Pra, Peshteri ka qenë pjesë përbërëse e provincës së Dardanisë, e cila ka përfshirë një pjesë të madhe të Maqedonisë, në jug të Shkupit, Kosovën dhe territorin shqiptar deri në Nish, ndërsa në perëndim tërë Sanxhakun. Në këtë kohë gati e tërë popullata ilire pothuajse ka qenë e romanizuar. Në kohën e ndarjes së Perandorisë Romake, në atë të Lindjes dhe Perëndimit, territori i Sanxhakut është gjetur në kufirin e ndarjes në mes këtyre dy Perandorive.

Depërtimi i sllavëve të jugut në këto hapësira është bërë gjatë shekullit të VII-të kur u okupua popullsia autoktone dhe për një kohë gjatë një numër i konsideruar është sllavizuar, duke ndërruar edhe fenë.  Edhe në këto anë popullsia është ndarë në katolikë dhe ortodoksë (Aleksiqët nga Borikovci afër Bajevicës, Jakovljeviqët nga Znushe, Qurqiqët nga Rogozna, Glloxhoviqët nga vendbanimi Bijelih Voda dhe Prekiqët nga Dolova).

Diku rreth 100 vite para ardhjes së osmanëve pjesa më e madhe e territorit të Sanxhakut i ka takuar Bosnjës. Me ardhjen e osmanëve popullsia vendase shqiptare, dhe siç thonë disa historianë boshnjak, popullsia bogumile, pranuan islamin si shpëtim nga depërtimi i misionarëve katolikë dhe ortodoksë, megjithëse bogumilët shumë çka në besimin e tyre fetar kishin pika të përbashkëta me besimin islam. Okupimi i Sanxhakut dhe Malit të Zi ka zgjatë gati 100 vjet.

Dokumenti i parë i shkruar në histori është i vitit 1396 dhe ka të bëjë me Glluahavicën ku gjendej Kadiu i cili i kishte shkruar sundimtarit të Dubrovnikut. Kjo letër nuk është ruajtur, por është ruajtur përgjigjja e sundimtarit të Dubrovnikut dërguar kadiut të Glluhavicës me datën 28 mars 1396.

Lufta në mes Austro-Hungarisë dhe Turqisë, e njohur si Lufta e Vjenës, e cila ka zgjatë nga viti 1683 deri në vitin 1699, ka shkaktuar ndryshim të madh në strukturën etnike të popullsisë së Sanxhakut. Lufta ka shkaktuar shumë viktima dhe shkatërrime, ku si rrjedhojë pason shpërngulja e popullsisë së Sanxhakut në shumë drejtime. Në drejtim të  Bullgarisë dhe  Azisë së Vogël është shpërngulur popullsia e besimit islam ndërsa ajo katolike e fisit Kelmend në drejtim të veriut në Srem  (Hrtkovci, Nikinci, Pllatiqevo dhe Jarak) dhe Shumadisë (prej nga është gjyshi i Karagjorgjes, Xhin Marash Klimenti) . Përkundër vështirësive, në këto vise arritën të mbijetojnë fiset Shkreli, Hoti, Gruda,Shala, Kuqi, Kastrati, Muriqi, Lajqi, Gucia, Plakiqi etj. Këto fise, deri vonë, nuk pranuan islamin. Ndërsa një shkrim i vjetër, i cili përmend vendbanimin Tutin, një ndër vendet më të mëdha të Peshterit, është ai i udhëpërshkruesit Irbi dhe Mekenzi, nga viti 1868.

"Roja e Sanxhaklinjëve na e tërhoqi vëmendjen,  posaçërisht në një  kodër, dhe na tha se në këtë trevë janë dhjetëra fshatra të cilat nuk e kanë pranuar sulltanin dhe as që kanë paguar taksat deri par disa viteve. Ne e pyetëm;" po tash fshatarët a paguajnë taksa"? "Jo në tërësi”, na u përgjigjën. " Por nuk mundën më t’i sundojnë fqinjët e tyre  dhe se më nuk po shkon si ka shkuar më parë". Dialogu që pasoi është me rëndësi pasi që zbulon fakte në lidhje me përbërjen etnike dhe religjioze të popullsisë të asaj treve. "A janë ata fshatarë boshnjakë apo shqiptarë?" "Janë të përzier. Kufiri i vërtetë në mes tyre është Rozhaja por do të gjeni shqiptarë të përzier me boshnjakët gjithkund këtu pari deri në Sjenicë". "A ka të krishterë këtu pari"? kishin pyetur kalimtarët. Përgjigja ishte: "Ka, por pak, shumë pak".

Pas okupimit të Bosnjës dhe Hercegovinës që ndodhi në vitin 1878 dhe pas dëbimit të popullsisë boshnjake,së pari nga Nikshiqi dhe Kollashini, në Peshter u vendos një numër i madh i muhaxhirëve boshnjakë nga Bosnja. Kjo shpërngulje e muhaxhirëve nga Bosnja dhe Hercegovina dukshëm ka ndikuar në forcimin e strukturës etnike boshnjake dhe në zhvillimin e vetëdijes së sanxhaklinjëve musliman - boshnjakëve të Sanxhakut. Në këtë kohë, pra në vitin 1877, vjen edhe te ndarja, përherë të parë,e Sanxhakut nga Bosnja.

Nga Kongresi i Berlinit  (1878) deri te Luftërat Ballkanike,Sanxhaku ka qenë pjesë e Vilajetit të Kosovës me qendër në Shkup. Kjo është periudha e sulmeve dhe terrorit të cilat i kanë kryer grupet paramilitare serbe dhe malazeze. Një situatë e tillë i ka detyruar sanxhaklinjtë që të mbrojnë jetën dhe qëndrimin në vendin e tyre. Periudha më e vështirë ka qenë ajo e  okupimit të Sanxhakut nga serbët dhe malazezët në vitin 1912. Ky terror është bërë me pretekst të dorëzimit të armëve që është udhëhequr nga Boško Boskovi? . Për këto arsye, gjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës s I-rë Botërore, ka pas humbje të popullsisë, gjegjësisht shtim negativ të popullsisë, për herë të parë dhe të fundit.

Me krijimin e  Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene ( 1918) pozita e popullsisë së Sanxhakut në këtë shtet vështirësohet edhe më tutje. Pa të drejta elementare, të nënçmuar dhe të pa pranuar si komb dhe si krahinë historike. Sanxhaku vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, për pak kohë, ka arritur të krijoj autonominë, të cilën komunistët në fund të luftës e suprimuan. Rol të rëndësishëm në mbrojtjen e popullsisë së Sanxhakut ka luajtur Xhemal Koniqanin në Peshter ndërsa  Aqif Blyta në mbrojtjen e Pazarit nga shfarosja  prej çetnikëve të Drazha Mihailoviqit.

Gjatë gjithë periudhës së diktaturës komuniste, Sanxhaku e sidomos Peshteri, i banuar me shumicë shqiptare, ishin në vazhdimësi të terrorizuar. Sidomos gjatë periudhës së Rankoviqit kjp popullsi ishte nën presion të paskrupullt të asimilimit. Rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe në ndriçimin e të vërtetave historike dhe etnografike kanë lujatur intelektualët e kohës, siç ishin dr. Ejup Mushoviq, Rizvan Reshoviq dhe disa të tjerë.

Në vitet e 90-ta, dhe me shpartallimin e Jugosllavisë, nga terrori me përmasa  të gjenocidit, Sanxhaku pothuajse pas 100 vite të vakuumit zhvillimor në aspektin kulturor dhe nacional, arrti të trasoj rrugën e krijimit të institucioneve politike, kulturor dhe humanitare. Me krijimin e Këshillit Kombëtarë Boshnjak të Sanxhakut, në maj të viti 1991, në të gjitha institucionet u vunë themelet e autonomisë së Sanxhakut. Në tetor të vitit 1991 në Sanxhak është zhvilluar një referendum popullor ku është votuar për autonominë politike dhe territoriale me të drejtë bashkimi me Shtetin e Kosovës, apo B dhe H. Rreth 98 % e votuesve janë deklaruar në favor të kësaj çështjeje të referendumin. Peshterasit, gjatë gjithë këtyre periudhave ka luajtur rolin kryesor në rrugëtimin e autonomisë së popullit të Sanxhakut.

Nëse i citojmë të gjitha burimet dhe autorët perëndimor, që flasin në favor të faktit se Sanxhaku ishte gjithmonë pjesë e pandashme e Shqipërisë etnike, do të duhej hapësirë shumë më e madhe. Të dhënat nga e kaluara e deri më sot janë shembuj të pakt që gjenden në një oqean të madh faktesh. Në punimet e mëvonshme  do të mundemi t”i përmendemi faktet që përfundimisht vërtetojnë se  Peshteri asgjë nuk ka të bëjë me emërtimet artificiale “Stara Serbija” apo “ Stara Rashka” të prodhuar në shekullin e XIX nga propaganda serbe.

Në këtë treve jeton në vazhdimësi shekullore popullata shqiptare Në asnjë periudhë kohore historike kjo trevë nuk ishte pa shqiptarë. Shqiptarët mbijetuan në Ukrainë, Siri, Egjipt, Itali, Dalmaci, pse mos të mbijetojnë edhe në Peshter, gjegjësisht në Sanxhak,territor ky i ngjitur me popullsinë shumicë shqiptare të Kosovës .



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora