E premte, 19.04.2024, 01:39 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Ditari i Jetës 2008

E shtune, 28.06.2008, 08:40 PM


Kadri Mani
Mr. sc. Kadri Mani

 

DITARI I JETËS 2008

 

23.6.2008

Zgjimi si zakonisht, mot i mirë, me diell.

Dola në qytet, u ndala përpara Katedrales në ndërtim e sipër: është në përfundim vetëm ndërtesa e ifrasturkturës, trekatëshe, pastaj fillon Katedralja:

NDËRTIMI I KATEDRALES

Investitori:

IPESHKVIA E KOSOVËS

Firma zbatuese:

Ndërmarrja Ndërtimtare Shërbyese

VËLLEZËRIT DODAJ- VD

www.vellezeritdodaj.com

Në qytet takohem e rinjihem me shokun tim Mexhit Hasani nga Vushtrria, nëpunës në Komunë (jemi njohur në Tiranë në vitet ’90); në tavolinën tonë ishte qëlluar dhe u njoftuam, profesori i gjuhës dhe i letërsisë shqipe nga Theranda: në shtator ai na e organizon shfaqjen tonë “Balada e urtisë” dhe i sjell nxënësit e Gjimnazit, e ka Grupin e Dramaturgëve! (044/343-750.-). Pastaj erdhi Ismajl Bunjaku, po ashtu nga Vushtrria.

Te hotel Grandi më ftuan në tavolinën e tyre mbesa dhe nipërit tanë: Sanija, Mitati e Nexhati, ky i fundit ka ardhur nga Zvicra në provime të gjuhës gjermane. Sapo pimë birrë dhe pas një bisede u ndamë, në tavolinën tjetër më ftuan: Islam Veliu, Ramush  Tahiti, Ymer Avdiu dhe Bedri Sadiku: edhe këtu zhvilluam një bisedë interesante për gazetari e për shkencë dhe bëmë humor! I këmbyem adresat e elektronike...

Haga akuzon Serbinë se ka sfiduar autoritetin e institucionit dhe KS

23-06-2008

  Një gjyqtar i lartë në Gjykatën e Hagës akuzoi Serbinë se ka sfiduar autoritetin e institucionit të tij dhe Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Presidenti i gjykatës Fausto Pocar tha se qeveria serbe në mënyrë të përsëritur nuk ka ndihmuar për thirrjen e një dëshmitari kyç në gjykimin e ish presidentit serb Milan Milutinoviç.

Gjyqtari Pocar i bëri komentet në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit javën e kaluar.

Zoti Milutinoviç dhe pesë ish-zyrtarë të lartë serbë po gjykohen për dëbimin me forcë të 800 mijë shqiptarëve etnikë nga shtëpitë e tyre në Kosovë midis viteve 1998 dhe 1999.

Të gjashtë të pandehurit, aleatë të ngushtë të ish presidentit jugosllav Slobodan Milosheviç kanë deklaruar pafajësinë.//lk

24.6.2008

Zgjimi si zakonisht, moti i mirë, me diell.

Në orën 9 tok me gruan time shkuam në Pro Kredit Bank: ajo i tërhoqi dy pensione 83.- euro.

Pastaj shkova te fotograf Iliri ku i incizova disa fotografi dhe një letër nga burgu për fotomontazh të librit tim: NGA BURGU NË BURG.

Në Hotelin GRANG e takova redaktorin tim Sabit Jaha, i cli ma ktheu dorëshkrimin për ribotim dhe shtesa tjera: FALË TË QOFTË GJAKU! Dhe një vjershë të gjatë satirike: KËNDON LAHUTA E ÇIFTELIA! Dhe vjersha për fëmijë e për të rritur. Telashe është botimi?- por detyra ima është ta përgatis!

Redaktori Sabit Jaha e paska kryer detyrën me seriozitetin më të madh- i lumtë!

Pastaj takova edhe Xhavit Kastratin, Fadil Gecin... jua tregova barsoletën se çka është politika, u gajasën! Shkova edhe në Bibliotekën e Qytetit “Hivzi Sulejmani” ku i kërkova dy libra, nga Kadri Halimi:”SHKËNDIJË E LIRISË”, Prishtinë 2006; dhe nga Richar Appigmanesi:”Rrokullia”, Prishtinë, 2006- nuk i gjeta!

25.6.2008

Zgjimi si zakonisht, moti i mirë, me diell.

Shkova në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare, e bëra parapagimin e më kishte dalë afati dhe shfletova revistën EKSKLUZIVE për vitin 2004, nuk gjeta gjë për Dr. Mlan Shufflay.

Më telefonoi Agim Gashi dhe më porositi ta takoja në Radio Imer Kllokoqin, por ai kishte dalë.

U ktheva në shtëpi i lodhur sa s’ka dhe sapo hëngra drekë, u shtriva në shtrat sa gjerë e gjatë!

Shkova te dentisti se po më dhemb një dhëmballë, më tha se duhet të shkoj në Shtëpinë e Shëndeti e ta nxjerr.

Në rrugë te Posta e takova Enver Agajn, dhe e shtrova çështjen e historisë të Nuhi Berishës: ka banuar tek ata dhe ia dhashë nr. E celularit në mënyrë që kur t’i vijnë vëllezërit nga mërgata më 20 korrik, të më ftojnë për bisedime.

Prokurorët boshnjakë hetojnë një ish-kryeministër

25-06-2008

Prokurorët në Bosnje thonë se po hetojnë lidhur me një ish-kryeministër, mbi transferimin e 4 boshnjakëve në qendrën Guantanamo të Kubës.

Çështja ka të bëjë me vendimin e ish-kryeministrit Lagimxija, për dorëzimin e 4 burrave autoriteteve amerikane në vitin 2002, megjithëse ata nuk kishin dalë fajtorë ndaj akuzave lidhur me planifikimin e sulmeve kundër ambasadave amerikane dhe britanike në Sarajevë.

Edhe vendime të tjera gjykate, thoshin se transferimi i të burgosurve nuk ishte vendimi i duhur, por ata ende mbeten në qendrën amerikane të ndalimit.

Hetuesit thanë se vendimi për autorizimin e transferimit të tyre duket se ishte bazuar tek origjina algjeriane e burrave.

26.6.2008

Zgjimi si zakonisht, moti i mirë, me diell.

Kam fjetur keq, nga dhembja e dhëmbit! I vura fik e pastaj raki, por kot! O se si harrojmë sa të lumtur jemi kur s’kemi dhembje!?

Shkova në Shtëpinë e Shëndetit te Posta, te Dr. Orhan Olluri dhe ekipi i tij: ma nxorën dhëmbin e prishur me injeksion, pa dhembje e pa telashe; dhe sa po pritja efektin e injeksionit, parafytyroja skenat e burgjeve fashiste serbe: Në burgun e Nishit, dentisti më merrte në pyetje duke ma gërryer dhëmbin!

-Sot kam ardhur për mjekim, për biseda politike ditëve tjera jam i gatshëm të bisedoj 24 orë!

-Përgjigju në pyetjen time: a je me Halit Tërnavcin apo me Ali Hadrin?

-As me njërin  dhe as me tjetrin!

-Jo! Ti je politikan i angazhuar dhe duhet të jesh patjetër me njërin!?

-Mirë! Ali Hadrin e njohim si një ndër profesorët tanë më të mirë, kurse për Halit Tërnavcin kurrë s’kam dëgjuar, deri para do kohe kur doli e disa artikuj kundër interesave më vitale të popullit tonë shqiptar!

-E cilat na qenkan ato “interesa vitale”!? (darët si sqep sorre po m’i mbante pezull përpara fytyrës, sa që nuk dija në do të ma gërryente dhëmbin apo të m’i nxirje sytë!?)

-Interesat vitale janë mirëqenia e popullit: shëndetësia, shkollimi në gjuhën amtare... dhe në vend të dhëmbit të prishur, ma nxori dhëmbin e shënosh!! Dhe i poshtri i botës as m’i vuri tampon!! Gjithë natën e lume mbeta në lajtore duke pështyrë gjak nga goja e nga fyti!! Të nesërmen në orën 8 u paraqita duke m’u dridhur duar e këmbë e gjithë gjymtyrët e trupit, ngase kish humbur 50% të gjakut të trupit, pa fije turpi krimineli më tha:

-Aha! Paskam harruar t’i vë tampon!!

Ja se çka është Prishtina e çka është Nishi, alias çka është liria dhe robëria!!

Më erdhi mysafir zotni Hazbi Lalinca, arsimtar i gjuhës dhe i letërsisë në Suedi, nga fshati Uglar: do t’i shkruaj dy monografi, për dëshmorin Vehbi Ibrahimi dhe për shkollën: ka bërë intervista me disa nga mësimdhënës, dhe po e kërkonte Nazmi Reçicën- Llugaxhiu?- interesohet për çdo mësimdhënës, të gjallë o të vdekur: edhe i vdekuri duhet të futet në Monografi me përkujtim, me pietet.

Ja njeriu i devotshëm zotni Hazbi Lalinca, do ta zinim ngoje një burokrat që e katranosi Monografinë e vet, Rraham Latifi- doraci: RREZET E DITURISË (që burojnë vrushkuj errësire!): ku janë përfshirë spiunët e UDB-ës me plloka në xhep e me revole në brez! Por janë përfshirë dobët ose nuk janë përfshirë fare mësuesit më të mirë!!

Dhe në vërejtjen përse nuk i ka përfshirë të gjithë mësimdhënësit komplet, paska deklaruar me fodullëk: ashtu m’i kanë dërguar informatat!! Domethënë se burokrati i rrënjosur (drejtori i përjetshëm!!) as e ka lëviz bythën prej karrigeje, porse vetëm i ka angazhuar bakejtë e vet servilë e rezilë!! 

27.6.2008

Zgjimi si zakonisht, moti i mirë, me diell.

Shkova në Shtëpinë e Shëndetit te mjekja ime, zonja Hana Deshishku: më dha antibiotik “Eritromicin”, për ta parandaluar ndonjë komplikim pas nxjerrjes të dhëmballës:

sa të çlirohem nga kjo dhëmballë

edhe të mos e trazoj një mëhallë!

Më mburri se kam  prirje për vjershërim, dhe i premtova që do t’ia thur edhe mjekes Hana një vjershë!

Hana është nga Tupalla, bashkëshorti i saj, Agimi, nga Llapi: Toplica-Mavriqi, dy treva historike!! Kanë katër fëmijë: Butrinti, Aurela, Nora, Lisa. Mjekja e zellshme Hana ka 10-vjet përvojë pune.

Pastaj shova në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare dhe gjeta atë që kërkova kot një ditë më parë: te revista EKSKLUZIVE e lidhur komplet e vitit 2002: fotokopjova 70 faqe dhe pagova 3.70.-(tri euro e 70 centi); o perëndi, sa lehtë është të bëhesh shkencëtar kur paraprakët tu të zellshëm t’i kenë bërë të gatshme, me qokë e me begeni, e ti i ke si piten në tepsi! Për Prof. Dr. Milan Shifflay, por edhe për Skënderbeun... nga: Etleva Lala, Shaban Sinani, Skënder Blakaj, Musa Ahmeti, Mustafa Feriizi, Musa Ahmeti, Dr. Musa Ahmeti dhe mr. Etleva Llala, Arben Llala, dr. Luan Malltezi, Dr. Shaban Sinani... ta kanë përgatitur katapultën dhe ti bëhesh kërcimtar- akrobat, as pa pasur nevojë të shkosh në arkivat e Kroacisë, Italisë...

Serbi: Presidenti Tadiç emëron Mirko Cvetkoviçin në postin e kryeministrit

27-06-2008

Një deklaratë presidenciale vinte në dukje se zoti Cvetkoviç do të kryesojë koalicionin që do të përbëhet nga Partia Demokratike e Presidentit Tadiç, Partia Socialiste e ish presidentit Sllobodan Millosheviç dhe disa grupe të tjera të vogla.

Koalicioni i Presidentit Tadiç, fitoi shumicën në zgjedhjet e muajit të kaluar, por jo numrin e mjaftueshëm të vendeve në parlament për të formuar qeverinë. Në fillim të javës Partia Socialiste votoi për t’u bashkuar me koalicionin pro-evropian, në se ai do të kishte nevojë për shumicën në parlament.

Javën e kaluar socialistët vendosën t’i ndërprisnin përpjekjet për të formuar një qeveri koalicioni me Partinë Radikale ultra-nacionaliste dhe me Partinë Demokratike të Serbisë të udhëhequr nga kryeministri në largim Vojisllav Koshtunica.

Qeveria e mëparshme e koalicionit në Serbi, u prish për shkak të mosmarrëveshjeve rreth Bashkimit Evropian, pas shpalljes së pavarësisë nga Kosova.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora