E shtune, 20.04.2024, 11:45 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Neçaj: Djepi i Eposit të Kreshnikëve

E premte, 22.08.2014, 07:35 PM


NIKAJ MERTURI, DJEPI I EPOSIT TE KRESHNIKEVE

(Kumtese e mbajtur me 08. 08. 2014 ne Institutin Albanologjik Prishtine ne kuadrin e Konferences nderkombetare mbi gjendjen e Eposit te Kreshnikeve ne pese vend ete Ballkanit: Shqiperi, Kosove, Serbi, Mali I Zi dhe Maqedoni)

Dukuri mbi shtratin e eposit nikajmerturas

Nga Gjon NEÇAJ

Mbaj mend se ne femijerine time te hershme, kur akoma nuk isha ulur ne bangot e shkolles, nena ime, ndjese paste, bije e fisit dukagjinas, ne netet e gjata te dimrit, kendonte ninulla kreshnikesh, cka me bente pershtypje abstraksioni i saj , duke i perthyer fjalet dhe emrat e pervecem me nje korde a thua ishte artiste operash. Nder to permendeshin me se shumti Gjeto Basho Muja, Ajkuna, Omeri, Balozi i detit, e vajet ne fund qe perfundonin me oi oi oiiiiiiii.

E ndoshta keto perjetime femijerore qe nuk harrohen kurre, ishin zanafilla e germimit tim poetik.

Keto frymezime qe me kane ndjekur tere jeten,  buronin nga magjia heretike e ambientit ku jetonin dhe ishin rritur te paret e mi, pikerisht ne bjeshket e maleve te egra te veriut te Shqiperise,  qe pernga bukuria magjepnin kedo qe vizitonte ato vend te pazbuluara. E pikerisht mbase ketu vone, shume vone, nje erudite e magjishme, Edit Durham zbuloj virtytet dhe karakterin e ketyre malesoreve te ngjajshem me kreshniket e eposit.

Krahina e Nikaj Merturit eshte e rrethuar nga te gjitha anet me maja te larta,  me bjeshke te bukura alpine dhe me shkembinj te thepisur,  te cilat me pamjet e tyre shpesh here krijojne figura mitologjike. Çdokush qe e viziton perhere te pare kete krahine,  por edhe ka lexuar me pare ciklin e kreshnikeve,  do ta besoje menjehere se ky paska qene vendi ku kane jetuar kreshniket.

Gjithsesi nikajmerturasit jane lindur e rritur me kenget e kreshmikeve ashtu si edhe kenget e kreshnikeve jane lindur e rritur ne Nikaj Mertur.  Kete fakt e gjejme te deshmuar nga studiues te medhenj te folklorit si Kieut , 1737,  Ami Bue , 1836,  G. Majer , 1896,  M. Lamberc,  G. J. Merturi,  Sh.  Gjecovit,  B. Palaj,  D. Kurti,  M. Sirdani,  L. Nosi etj. , e deri te studiuesi me i mire i ketij eposi Qamil Haxhihasani.  Shtepia qe s’kishte lahute,  behej me lahute,  malesori qe nuk dinte kenget,  i mesonte bashke me lahuten sepse ishte i bindur se kenget e kreshnikeve e burrerojne njeriun,  e bejne trim,  i japin zemer te duroje plumbin,  gjakun,  lufterat ku tresin meshkujt.

Eposi i kreshnikeve e pasqyron jetën në forme tablosh të gjera "objektive".  Frymëmarrja e gjere është e pranishme në çdo ind të tij : në përleshjet dhe dyluftimet homerike,  në madhështinë e heronjve dhe të botës që i rrethon,  në përmasat e larta dhe tradhtitë tronditëse,  në ndjenjat dhe mendimet e thella (Muji,  p. sh. ,  kur mendohet "shikon barin kah po rritet"),  në gjatësinë e poemave (mesatarisht dalin me 200,  por edhe me 500,  edhe me 1000 vargje),  në gjatësinë e vargjeve (pëlqehet më shumë dhjetërrokëshi i bardhe - një varg me mundësi të gjera shprehëse) etj.  Por epitetin objektive ne e vumë në thonjëza,  sepse rapsodi shtiret sikur vetëm tregon objektivisht si kanë ndodhur ngjarjet,  kurse në fakt ai mban një qëndrim të caktuar,  qofte edhe duke lënë atë të nënkuptuar.  Në të njëjtën kohë,  në epos janë të pranishme,  do të thoshim,  me shumice,  edhe detajet,  situatat,  trajtimet,  personazhet e një reference lirike : dashuria midis vëllezërve e shokëve,  dhimbja e humbjes së një personi të dashur,  gëzimi i takimeve miqësore,  ngjyrat plot shkëlqim të një peizazhi dhe lektisja para tij,  portreti i një vashe.  Një shembull për shprehës lirizmi është,  fjala vjen,  vajtimi i thekshëm i Ajkunes,  gruas së kryetrimit,  mbi trupin pa jetë të djalit të saj të vetëm.  Veçse le të vihet re që edhe këtu gjithçka përthyhet nëpërmjet prizmit epik,  ruan përmasat epike - dhembja e thelle e nënës,  mallkimi i saj i fuqishëm,  keqardhja e elementeve të natyrës dhe e bishave të malit : Qyqe vetëm rrugën paske marre,  / Kan’ zan’ vend yjt’ vajin me e ndie !/ Kur ka dalë nder Lugje t’Verdha,  / Ather’ nana hanen ka mallkue : / - T’u shkri-mt’ drita ty,  o mori hane,  / Qe s’ na çove atë nat’ nji fjale,  / N’ Lugje,  t’ Verdha shpejt me dalë,  / Bashk’ me hy n’nji varr me djale !. . .  Kur ka shkue te varri i djalit,  / Ka pa hin treqind vjeç ; / Ahi ishte rrema - rrema,  / Nji ma t’bukurin mbi varr po e shtin.  / Mir’ po pshtetet për deg’ t’ ahit,  / Pikon loti mbi varr te djalit.  Kanë lanë kangen zogjtë e malit,  / Kanë lanë kangen me veshtrue ! / - Po a s’e din se kush ka ardhe,  / Qe nuk çohesh për m’u fale,  / More i miri i nanes - o ? / Amanet,  o more bir,  / Dil nji here ksi burgut t’ erret,  / Fol me nanen që t’ka rrite : / S’ m’ ke lan’ kurrë kaq shumë më prite ! .  .  .  / More Omer i nanes - o! / A thue Gjogun me ta prue ? / Dil nji her’ për me lodrue,  / Bjer nder gurra me u freskuè ,  / Kërko majat bashk’ me zana,  / Se ty varrin ta ruen nana,  / More i miri i nanes - o !. . .

Nikaj Merturi kengën e ka pasë bashkëudhetare të jetës.  Festari,  dasmori,  kostari,  çobani,  i vobekti,  zengjini dhe rapsodi të gjithë kanë kënduar dhe janë dashuruar me kengën,  fyellin,  lahutën e çiftelinë.  Atje , në ato vise të largëta ,  ka kënduar i madh e i vogël.  Atje folku buron i pastër dhe i kristaltë si ujte e kulluar te gurrave akullftohte. .  Atje mes atyre kreshtave kryelarta gjer të retë,  ku bukuria e natyrës,  sensualiteti femëror i vashës apo nuses në krue,  netët e acarta me bore e murlan,  plakeshin në odën e miqve me lojra popullore,  më lahutë,  fyell e çifteli,  aty lindi e u rrit dhe mori udhë kenga e këtij populli që zemra i këndonte gjithë gaz e hare.  Gjin Bardhoshi i cili ka jetue rreth 125 vjet më pare,  bën pjesë në çetën e interpërtuesve të pavdekshëm të lahutës dhe rapsodive tona kreshnike.  Atje kanë kënduar si zanat një ansamël lahutarësh e rapsodësh të vjetër si Mëhill Preka,  Mirash Gjoni,  Lekë Curri,  Dedë Sokol Vukaj,  Zef Avdia(Curraj Epër),  Mitër Kola,  Mark Ndou,  Mark Mitri (Lekbibaj),  Dedë Zefi,  Lulash Zefi,  Shan Zefi (Curraj) , Ndue Delia (Tetaj),  Mark Deda,  Dedë Sokoli,  Kolë Thiri (Shëngjergj).  Pal Kola Bushat, Nikë Çuni (Btoshë),  Pal Progni,  Ndue Gjeloshi (Salcë),  Prelë Qerimi( Palç),  Prënd Kukeli (Mserr),  Dedë Rrustemi (Mulaj),  Kacol Nika,  Mark Gjoni,  Gjon Uka (Rajë) etj.

SOKOL MARTINI DHE PASAARDHESIT E TIJ

Sokol Martini i Brisës ka qënë mjeshtri i mjeshtrave të lahutës në Nikaj- Mërtur dhe një nga interpretët më të shquar të këtij instrumenti që i këndon brumit të vjetër të burrërisë së maleve,  magjes së zakoneve bujare të shqiptarisë.  Sokol Martini ka lindur në vigjilje të shekullit të kaluar në Brisë të Mërturit,  në atë fshat të thatë shkëmbor të varfër për toka dhe të pasur në kullota,  atje ku mes barinjve tingëllon e shëmbëllen zani melankolik i fyellit së bashku me fëshfëritjen e gjetheve të ahut.  U lind dhe u rrit në një ambjent mitësh dhe legjëndash,  mësoi prej të moshuarve mijra vargje rabsodish kreshnike,  të cilave u dha jetë me zërin e ëmbël në akord me tingujt që lëshonte përmallshëm zharku i lahutës shqiptare.  Sokol Martini ka qënë këngtari më popullor i kohës në Nikaj –Mërtur,  gjithnjë i pranishëm në dasma,  gëzime e festa në odat e malësisë.  Aty ku burrat shtruar,  këmbëkryq kuvendonin urtisht gjendej gjithmonë edhe Sokoli,  të cilit i drejtohej i pari rendit: Merre atë lahutë o Sokol Martini se t’ tanë ky rreth po don me ta nigjue kangën e burrave të burrnisë së motit! Merre atë lahutë të këndoftë zemra se me kënë nata 100 sahat nuk mërzitna duke t’a ndigjue zanin!

Sokol Martini,  siç e kish zakon e përkëdhelte jaraneshën e vet gjithë dashuri,  ia gicilonte zharkun dalëngadalë dhe ja fillonte kënges herë me nota elegjike,  herë me tinguj entuziast e krenar,  ndërsa burrat mustaqegjatë e kapucbardhë pinin duhan e meditonin me ndjenjë zbutjen e trajtave shpirtërore që buronte nga këndimi i lëgjendave të madhnueshme të “Mujt e Halilit”, ”Gjergj Elez Alisë”, ”Martesa e Gjeto Basho Mujt”,  “Rozafati”,  “Ago Ymeri”,  ”Halil Garria”,  “Martesa e Plakut Qefanik” etj.  Sokol Martini ka qënë jo vetëm një kengëtar i gdhendur mirë por edhe një aktor që i ka dhënë gjithë dramacitetin e duhur rapsodisë gjatë interpërtimit të saj.  I mirnjohuri lahutar Sokol Martini ka arritur të bënte mrekullinë e kohës e të mbante mend mbi 3000 vargje rapsodish që këndoheshin me lahutë.  Sipas kujtimeve të bashkekohesve te tij, Sokoli ka qënë një mësoburrë mustaqepërdredhur,  i zeshkët në fytyrë dhe i veshur hijshëm . Goja i prsite mbarë por i avashtë në kuvend.  Flokët e thinjur,  rrudhat në ballë,  buzqeshja e embël,  lahuta e mbështetur në prehër, e gishtat i rrëshqisnin vetvetiu me zhdërvjelltësi mbi telin dhe kënga gjithë mall i gufonte nga shpirti e pastër si lulebjeshke në lëndinë.  Ai ka mahnitur në dasma e festime 200 -300 burra me ligjërimin e vet.  Tek Sokol Martini lahuta kishte gjetur ustain virtuoz me pamje fisnike,  këngëtarin me dhunti dhe vokal special,  rapsodia e maleve kishte gjetë iterpretin legjendar me kujtesë të jashtëzakonshme.  Sokol Martini e lnurte kengën,  prandaj ua ka harxhue fishekët e pishtoleve burrave më të përmendur të Nikaj- Mërturit,  Shalës,  Shoshit,  Berishës,  Iballës kur perpiqeshin në festa e gëzime, thone adhuruesit e tij.

Sokol Martini së bashku me Mëhill Prekën e Currajve të Epër do të befasonte At Benardin Palajn i cili do të theksonte se sa herë që i lypa rishtas diktimin e ndonjë rapsodie,  s’u shmangën,  as me thanë asnjë frazë,  prej kallzimit të mëparshëm.  Për tu theksuar eshte edhe ky fakt,  se kur marrin lahutën në dorë,  e kanë një publik interesant,  n’at kohë fantazia e gjallë e tyne i endë rapsoditë fort me bukur se ku diktojne.  Një nga ish nxënësit e tij,  rapsodi i njohur i Nikaj Mërturit Mark Mitri, ndjese paste,  duke kujtuar Sokol Martinin , ka thene se Sokoli ka qënë një rapsod popullor i shquar dhe i papërsëritshëm i rapsodive tona, ku zerin dinte ta dridhte me lehtësi, e ishte aq i zoti sa gjithë natën nuk lodhej së kenduari mijera vargje,  të cilat askush si ai nuk i mbante mend aq saktë.  Sokoli nuk ka kënë krijues kengësh po interpretuesi dhe njohësi me i mirë i rapsodive tona.  Kengët më të mira që kam kënduar me lahutë i kam mësuar nga ai.  Kur isha i ri nuk kam ditë me ndejtë sa duhet afër tij,  por me vonë,  kur Sokol na la,  unë e kuptova se vendi i parë i Sokol Martinit në çetën e lahutareve të Nikaj-Mërturit ishte i pazëvendësushëm.

Çdo katund në Nikaj- Mërtur ka pasë këngtarët e vet me të cilët mburrej ,  ndërsa të gjithë së bashku i kanë dhënë Nikaj –Mërturit vendin e kreut në viset e Alpeve tona.  Në vitet 60-të te shekullit te kaluar , e në vazhdim,  kënga me çifteli mori një hov të ri duke kapërcyer kufijtë krahinor të trevës në fjalë.

Në vijimesi do të shquhej një brez më i ri ku spikasin Ndoc Marku e Pjetër Ymeri si dhe këngëtarët më të formuar me çifteli, ku dallohen fylltarët Lazër Mitri,  Dedë Ymeri(Lekbibaj),  Beqë Çuni,  Mark Gjoni,  Martin Prendi e Simon Gjoni (Rajë).  Rapsodët,  instrumentistët dhe valltarët e Nikaj-Mërturit nuk do të mungonin në asnjë nga festivalet Kombëtare folklorike,  madje kanë poseduar çmimet më të larta edhe trofe si Syk Papleka,  Gëzim Nika,  Zef Beka etj.  Syk Papleka, djali I Mark Mitrit,  ka qënë rapsodi më i talentuari në gjeneratën e re të viteve tetëdhjetë,  vigan në skenë,  me një timbër dhe vokal të mrekullueshëm me diapazon të lartë artistik,  interpret i perlave të epikës dhe lirikës të trevave të Dukagjinit dhe të Tropojës,  fitues në festivalin folklorik të Gjirokastrës me 1982 me këngën “Ka pa andërr Sulltan Murati” të kënduar së bashku me Zef Bekën e Xhevahire Malajn.

Në udhën e këngës ecën të sigurta edhe femrat si Shkurte Marku (Mserr),  Bore Papleka,  Dila Geci (Palç),  valltarja e talentuar nga Raja Bubë Dedë Mici iterpërtuese nga më të spikaturat e vallës tropojane,  pjesmarrëse në disa festivale kombetare.  Traditën e pasur të Sokol Martinit dhebashkohësve të tij e vazhduan e pasuruan dhe ngritën në nivelet më të larta artistike nje plejade te tere nga djaepi I eposit te kreshnikeve, nga Nikaj Merturi.

PERMBYLLJE

Hulumtimet dhe gjurmimet tona per Nikaj Merturin ne shtartin e te cilit kane bashkejetuar historia, eposi I kreshnikeve dhe dimensioni njerezor I pakrahasueshem me virtytet me te cmuara te races se saj njerezore prej shekujsh nen trysnine e perhershme te evazioneve te ndryshme gjakatare per te permbysur jo vetem racen e tyre, por zakonet dhe mbase edhe jeten ne keto regjione te Shqiperise veriore.

Karakteristike e vecante e krahines Nikaj mertur eshte se banoret e ketyre aneve jo vetem I ruajtjen traditat shumeshekullore te te pareve te tyre, diten t’I kultivojne ato tek pasardhesit e tyre dhe ne koherat me te zymta te pushtimeve te shumta, thuren kenge , vsaje e rapsodi dhe aedet e mrekullueshem te krahines I ruajten te paprekura deri ne ditet e sotme.

Kenget , vajet dhe rapsodite e kreshnikeve I bene ata qe te personifikohen me Gjeto Basho Mujin, Halilin, Gjergj Elez Aline, Ajkunen, Omerin, duke treguar heroizma dhe virtyte te pashoqe gjate rrjedshjave te histories se ekzistences se tyre. Ndaj jo rastesisht kane lidhur dhe u kane kenduar kreshnikeve kenfgetare te tille si Sokol Martini Mehill Preka,  Mark Mitri, prend Kukeli, etj. etj.

Ne ditet e sotme, krahina e Nikaj merturit , fatkeqesisht eshte kraktisur nga banoret e saj dhe me 9000 banore qe kishte ne fillimvitet nentedhjete te shekullit te kaluar, aktualisht aty jetojne 300-400 banore, duke krijuar keqardhje per Currajne e Eper, ku bash aty eshte djeli I kreshnikeve,  e tashme nuk ka banore, apo Brisa e Sokol Martinit qe jetojne vetem disa shtepi, e shume e shume fshtra te tjere me kullta karakteristike .

Ne gjurmimet tona te ketyre koheve, kemi konstatuar dhe arritur ne perfundim, se ndonese qe ne vitet 60-te shekullit te kaluar, me Zihni Sakon, Qemal hazhihasanin, e te tjere , jane krijuar ekspedita dhe jane dokumentuar me qindra e mijera vargje tee posit te kreshnikeve, prap ekzisotjne variante te shumellojshme, ndonese tashme pak me vonese, pasi kane ikur nga kjo jete rapsodet qe I kenduar dhe I poseduan si Mark Mitri, Zef Doda, e shume te tjere qe I kemi takuar gjate viteve, na kane dhene vargjet e tyrew qe I kane kenduar. Tashme rralle rapsodet e Nikaj Merturit interpretojne virtuozet Sokol Martini, Mhill Preka, Mark Mitri, ndonese kane trasheguar interpretin e tyre. Mendojme se kantautori Gjoke Mulaj apo disa kengetare te rinj nga krahina e Nikaj Merturit, mund te pervetesojne traditen e kesaj zone , duke vazhduar ne hulline qe lane Sokol Martini, Mhill Preka, Mark Mitri, Dede Sokoli, Prend Kukeli, e shume e shume te tjere.

BIBLIOGRAFI

1.  Shkrime studimore per eposin e kreshnikeve, nga prof. dr. Zymer Neziri, prishtine,

2“Sokol Martini “, monografi nga Anton Papleka,

3.  Shkrim per raposdet e Nikaj Merturit nga Prele Milani, studiues,

4. Per eposin e kreshnikeve ne Nikaj Mertur, material studimor,

5. Biseda gojore me Zef Doden, Mark Mitrin, Gjoke Mulajn, etj.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora