E enjte, 28.03.2024, 06:02 PM (GMT)

Kulturë

Gjon Keka: Të lindësh si demokrat

E marte, 19.08.2014, 05:30 PM


Të lindësh si demokrat

Nga Gjon Keka

Gjenerata që jetonë në Kosovë nuk i është dhënë mundësia që të shohin zhvillimin e jetës pozitive me një pasuri dhe madhështi të civilizimit,të forcimit të shtetit dhe rithimit të tij në familjen europiane.Por ky brez ka mbetë duke pritur,duke parë se si vendi po zhytet në dekadencë dhe po shembet rruga e filluar nga paraardhësit duke shpikur rrugës aziatike dhe barbare të cilat jo vetëm e fundosin vendin në humnerë por edhe me tendenca të shkatërrimit të tij.

Tani shihet tepër qartë se Kosova gjendet në një udhëkryq,ajo duhet sa më parë të pastroj faqet dhe brendësin e saj nga armiqtë që i njollosën me ideologjitë e huaja barabre.Thjeshtë tani të gjithë në Kosovë duhet të kuptojn se armiku i tyre është brenda dhe për ta dëbuar atë duhet forca e ligjit ,prandaj edhe arrestimet e fundit të ideologëve të errësirës duhet të jenë vetëm fillimi i pastrimit të Kosovës ,por edhe i trojeve tjera nga këta ideologë të errësirës.

Kështu që është shumë e rëndëishme që Kosova të filloj të marrë rrugën e mbarë ,sepse sic kam thënë shpesh ne qofte se nje shtet hidhet me vetedeshire ne humner te thelle nga pushtetaret e pandergjegjshem ,mos te pres askush qe fati do ta nxjerre nga aty.

Me pak fjalë tani Kosova mundet ,dhe ka kapacitet të ndërtoj të ardhmen e saj, këtë duhet filluar menjëherë pasi të pastroj mbeturinat që pengojn atë ,ajo duhet të kuptoj se vetëm aty ku sundon ligji dhe rendi një vend ka të ardhme të sigurt ,në të kundërtën ai vend bëhet streh e nepërkave të llojlojshme të politikës dhe ideologjive barbare.

Puna është shpirti i demokracisë, këtë duhet ta kuptojn pushtetarët dhe të gjithë ,puna dhe përgjegjshmëria në udhëheqje sjell zhvillim dhe dritë për brezat e nje vendi ,sepse puna e mirë sjell fryte të dobishme.

Sic dihet ne Amerike dhe ne Unionin Europian nje njeri lind si nje demokrat, dhe qe nga femijeria ai merr fryme ,leviz e jeton ne pluralizem ,liri dhe shtet ku sundon ligji dhe rendi.

Ndersa ne Kosove por edhe ne disa vende tjera te rajonit, demokracia duhet te mesohet dhe rruga e mesimit dhe berjes realitet te keti fakti eshte e gjate sic edhe po shohim sot, pra ne Kosove dhe vendet tjera te rajonit njeriu nuk lind si demokrat ,por mundohet te behet i tille, a thua kur do te behet qe edhe tek ne njeriu te lind si nje njeri demokrat sic lindin te tille ne amerike dhe europe.

Me pakë fjalë është koha që vendi të luftoj të keqen brenda tij,të shembë perandorinë e errësirës dhe gënjeshtrës, të luftoj me anë të ligjit të keqen madje edhe deri në farën e fundit të asaj të keqe,sepse populli shqiptar nuk ka lind për t'u bërë fushë e mbetjeve osmane as e ideologëve të errësirës,as e pushtetarëve të verbër,por ka lind për të përmbushur misionin e tij dhe këtë duhet ta realizoj duke ruajtur të pastër gjenezën e tij ,identitetin dhe kulturën kombëtare europiane.

Sepse çdo popull ka misionin e vet, sepse prejardhjen dhe gjuha i jep çdo popull një fond të kapitalit intelektual(shpirteror), nevojën për zhvillimin uniform; d.m.th., populli shqiptarë ka një mision shqiptar dhe nuk duhet nuk guxon të ketë asnjë mision tjetër pos shqiptarë ,vetëm tradhëtarët kanë mision tjetër ,misionin e tradhëtisë duke i shërbyer të tjerëve.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora