E shtune, 07.12.2019, 08:07 PM (GMT)

Komente » Xharra

Fahri Xharra: Kolona e tradhtisë jemi vet ne!

E premte, 15.08.2014, 07:04 PM


Kolona e pestë  (kolona e tradhtisë ) jemi vet ne !

Nuk mund ta lexosh qyetin tim

Nëse nuk di të lexosh gjurmët e vjetra e të reja

Që kanë lënë vetëtimat në telajon e natës

Dhe nëse nuk i kupton mesazhet që të parët kanë lënë

Për pasardhësit e tyre, mesazhe që nata i fsheh

Dhe dita s’ka kohë të na i japë… (Rexhep Shahu)

Nga Fahri Xharra

Ne ishim “gjarpërinj torturues të njerëzve, që kishin mbirë në atë vend të fëlliqur” (kronisti turk Kemal Pashazade, 1468-1534) prej nga “gratë e tyre (shqiptare) të bukura si hyritë e parajsës i morrën si plaçkë“ (kronisti turk Idrisi Bitlisi, 1453-1520). “Të gjitha pushtimet e sulltan Mehmetit u plotësuan me marrjen e Shkodrës. (Ashik Pashazade 1400-1481), “u bë një luftë e madhe dhe një gjakderdhje e pamëshirshme sa nuk ishte parë ndonjëherë nëhistori… e në këtë mënyrë ai vend (Arbëria) i pashkelur u bë toke islame” (kronisti Tursun, 1426-1491). “Në kalanë e Shkodrës nga të gjitha anët fluturonin gjylet e mëdha prej guri, përsëri u zhveshen shpatat për tëkthyer mëlcitë e arnautëve në qebap, për të carë armiqtë nëdysh. Ushtria islame vërshoi si deti. I kapën si rob, i shpuan me shpatë, i copëtuan dhe ishte një panaromë e jashtëzakonshme“ (kronisti turk Kevami, shek. XV), dhe “gratë e tyre (shqiptare) të bukura si hyritë e parajsës i morrën si plaçkë”. ( nga Marin Barleti ). Tmerr !

Pas luftës së Kosovës (1999), shpëtimtari Z. Bill Klinton na pat porositur që të falim por që të mos harrojmë. Kronistët e kohës na bëjnë me dije se për ta pushtuar Shkodrën me 1479 erdhen mbi 100.000 ushtarë turq. Pes herë brenda 40 vjetëve kundër shqiptarëve posacërisht erdhen edhe dy sulltane ( en personne fxh) me ushtritë e tyre. Mbrenda 60 vjetëve nga Arberia u detyruan ta leshojnë vendin mbi 500.000 shqiptare.U vranë me mijëra e mijëra të, iu morën pronat, kishat iu prishen, kultura na u prish dhe ( F.C)…. ne falim, por nuk harrojmë.

“Nuk mund ta lexosh qyetin tim, nëse nuk di të lexosh gjurmët e vjetra e të reja që kanë lënë vetëtimat në telajon e natës. Nuk mund ta lexosh vendin tënd nëse nuk i kupton mesazhet që të parët i kanë lënë për pasardhësit tonë, mesazhe që nata dhe dita po mundohen të na i fshehin…. thotë poeti, i vetëdijshëm se çka është duke u përgatitur.

Kërkesa e diplomatëve dhe e zyrtarëve të lartë shtetërorë të shtetit turk për rishikim të teksteve shkollore të historisë me arsye se ato përmbajnë elemente fyese ndaj shteti turk janë të paarsyeshme dhe me prapavijë të rrezikshme. Kështu ka thënë në bisedë për “Kosova Sot”, historiani Hakif Bajrami. Një kërkesë të tillë, sipas tij, është atentat ndaj historisë kombëtare të shqiptarëve. Ku është prapavija ? Prapavija dhe pasojat përgatitën më herët. Ato as që mirren vesh nga masa e gjërë, sepse shpërlarja e trurit bëhët në mënyrën më perfide, ashtu që as vet nuk je i vetdijëshëm se diçka e tmerrshme po përgatitet. Ku ishe ti ? Dhe ,ja pasojat

Është thënë se BIK -u, së bashku me Ministrinë e Arsimit të kosovës janë të gatshëm që të përcaktojnë një lloj të veshjes, sipas parimeve islame. (Mrekulli! Jemi apo nuk jemi me kushtetutë shtet sekular?). Në anën tjetër, kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora ka deklaruar më herët për Telegrafin se është e qartë se shamia nuk është uniformë fetare, siç identifikohet në raste të caktuara. Atëherë, nëse s`është fetare, ç`punë ka kryeimami me shamijat? Shpërlarje trurit. .  Politika heshti! E filluan me shami , dhe ja poresim koka!

Si mund ta ëmbëlsojmë Historinë… duke e shtrembëruar atë, dhe duke e bërë atë më të shijshme për masën e popullit i cili me vetëdije po shkonë drejt zhbërjës së tij?

Do të ishte diçka shumë e mirë sikur të gjithë ne, në këtë anë të botës, ta konsideronim Historinë si një mësuese jete dhe shërbëtore të së vërtetës. Është e nevojshme të dihet se një popull pa histori është jetim si nga nëna ashtu edhe nga baba, e gjithashtu duhet të mbajmë mend se një popull shërbëtor nuk ka asnjë të ardhme përparimi të vërtetë e nuk mund t’ua garantojë atë fëmijëve të tij. Një komb krenar për origjinën e vet dhe për ngjarjet historike që i përkasin, duhet të përfaqësohet dhe të qeveriset nga burra krenar dhe jo renegat të bindjeve dhe ndërgjegjes së tyre. (Vincenzino Ducas Angeli Vaccaro – pasardhës i familjes aristokrate shqiptare mesjetare Duka- Engjëlli).

Zonja e Nderuar, halla e Kosovës Madeleine Albright, kur e shpjegon simpatizimin e Çekosllovakëve për Gjermanët dhe narcizmin gjerman në vitet e pata të Luftës së Dytë Botërore, ajo shprehet se i rezervon vetës të drejtën që përgatitje e pushtimit Gjerman: të përgjigjet me: “Shumë, ndoshta edhe shumica e parabindjeve nga armiku prej kolonës së pestë” (Albright, Madeleine (2012). Prague Winter: A Personal Story of Remembrance and War, 1937-1948. NY: HarperCollins. pp. 102.)

Po si duket kjo kolona e pestë? Kolona e pestë është shprehje për një grup të madh njerëzish, grup i cili në mënyrë të fshehtë, por masovikisht në mënyrë të organizuar dhe të koordinuar i kryen disa veprime subversive kundër shtetit apo rendit shtetëror, duke u paraqitur në mënyrë të rrejshme si dashamirës dhe qytetarë të devotshëm të atij shteti e në të vërtetë duke e përkrahur apo mbështetur të huajin, të jashtmin apo armikun. Zakonisht kolona e pestë ç’frytëzohet në kohëra të luftës dhe si e tillë e shpjegon qëndrimin e individëve apo grupeve të cilat i ndihmojnë armikut duke i dhënë informata, shënime apo lëvizje. apo duke bërë sabotime ,përhapur fjalë të cilat krijojnë turbullirë dhe ç’moralizim në rendet e mbrojtësve. Me këtë fenomen, luftëtarët e UÇK-së janë ballafaquar vazhdimisht.

Shprehja e kolonës së pestë ka lindur me fillimin e luftës qytetare në Spanjë, por kolona e pestë si fenomen është e njohur prej se ekzistojnë pushtimet dhe luftërat gjatë historisë së njerëzimit.

Gjenerali nacionalist Emili Mola 1936 në radio-paraqitjen e tij për qytetarët e Madridit thoshte që nëpër kryeqytet marshojnë 4 kolona nacionaliste por që në qytet është edhe kolona e pastë- simpatizantët nacionalist të cilët do ti sulmojnë republikanët nga shpina.

Ai kërcenim nuk u materializua, sepse qeveria republikane e kishte bërë pastrimin e thellë të kuadrove të dyshimta. Shprehja, filloi të përdorët më tutje si e tillë por u bë e famshme nga shkrimtari amerikan Ernest Hemingway, nga titulli që i dha dramës së tij Kolona e pestë. Termi si i tillë e ka marr botën.

A mos ka kolonë të pestë në Kosovë?A mos jemi të gjithë, që me heshtjen tonë dashje pa dashje pjesëtar të kolonës së pestë antikombëtare?    PO!

Të mos harrojmë se mendohej ndryshe për të ardhmen tonë: “Memorandumi për Shqipërinë”, i shkruar nga princ Vidi nga mbarimi i vitit 1917, e i mbetur vetëm si dorëshkrim në Bibliotekën e Këlnit, paraqet më shumë se një rrëfim të një personaliteti të rëndësishëm, i cili në një kohë tepër kritike për fatet e Shqipërisë, do të pranojë të vihet në krye të saj me qëllimet më të sinqerta që t’i ndihmojë bërjen e saj shtet evropian. Kështu shkruan Jusuf Buxhovi në librin e tij: “Nga Shqipëria osmane te Shqipëria evropiane”.

Të bën përshtypje të madhe kur princ Vidi këtu kërkon përveç tjerash edhe bërjen e shkollave të mira. I njoftuar mirë që ishte dhe i bindur se mund të ketë grindje të brendshme fetare kërkonte që shkollat të mos bëhen vatra të përhapjes fetare.

Nuk guxojmë që me mënyrën tonë individualiste të jemi një xeherore e pafundme për të sjellë egoizëm: egoizëm fetar. “Nuk jemi popull i vogël” thotë Kadareja; jemi shumë të mëdhenj që të mbesim ata që jemi. Çfarë parafytyrimi kanë shqiptarët për vetveten? Fytyrën e mirë ose të keqe për ne nuk mund ta bëjnë as zyrtarët tanë, por as pështjelluesit tonë, as nacionalizmi i tepruar por as mohuesit e tij, as diplomatët mendjelehtë e as gazetarët e opinionistët e porositur, të gjithë të etur për lavdi e para pa marrë parasysh mënyrën.

Ku mbet historia e jonë? T`a zhbëjmë?  Ku ishe ti?



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT