E enjte, 25.04.2024, 01:17 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Hoxha i arrestuar, mësuesi i Lavdrim Muhaxherit

E enjte, 14.08.2014, 06:50 PM


Hoxha i arrestuar, Zekirja Qazimi është mësuesi i Lavdrim Muhaxherit dhe shefit të tij

NGA VISAR DURIQI

Zekirja Qazimi, imami i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) është arrestuar nën dyshimin se ka rekrutuar xhihadistë për në grupet terroriste ISIS e Al-Nusra. Ai ka vite që bënë thirrje në ekstremizëm islamik, por vazhdon punën i papenguar nga BIK’u. Nxënës të tij janë Lavdrim Muhaxheri e tash shefi i Lavdrim Muhaxherit, komandanti i shqiptarëve në ISIS, Ridvan Haqifi. Express sjell rrëfimin për Hoxhë Qazimin

Videot e tij janë të mbushura me ligjërata-ftesë për t’iu bashkuar xhihdistëve në Siri, publikime personale në youtube që tash kaun nisur që të ‘zhdukën’. Zekirja Qazimi imami i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) në një xhami periferike në Gjilan është arrestuar nën dyshimin se ka rekrutuar xhihadistë për në grupet terroriste ISIS e Al-Nusra.

Ai vazhdon për vite që të ligjërojë jo vetëm në xhaminë e tij, dhe të jetë imam i BIK’ut, pavarësisht predikimit radikal të tij. Ai ishte mësues i terroristit Lavdrim Muhaxheri- ligjëronte në shoqatën ‘Rinia Islame-Kaçanik”, OJQ e paregjistruar që ishte krijuar nga Muhaxheri, përderisa e pati “talebe”-nxënës special, Ridvan Haqifin, tash komandant i shqiptarëve (pozitë që e ka mbajtur më parë Lavdrim Muhaxheri) në organizatën terroriste Shteti Islami i Irakut dhe Shamit (ISIS).

Gazeta Express ka provuar që të flas me këtë hoxhë, pak javë para se të arrestohej, por ai as nuk na foli në telefon e as nuk na priti në xhaminë e tij, ku na pritën disa të rinj radikal të gatshëm për konflikte.

Ky imam, nga Prokuroria dyshohet si lidhje e disa prej 40 të arrestuarve për terrorizëm në një hetim ku janë të përfshirë 57 persona si të dyshuar për pjesëmarrje në grupe terroriste (17 janë në arrati). Express raportoi se në intervistimin policor me një shabllon pyetjesh, mbi 70 sosh, të dyshuarit u pyeten nëse njiheshin me Zekirja Qazimin.

Zekirja Qazimi bënte haptazi thirrje për xhihad- BIK’u u bë se nuk po e dëgjonte

Në videot e ligjëratave të Zekirja Qazimit shihet përkrahja e tij për luftëtarët e ISIS. Ai në janar të këtij viti në një deklarim para kamerës (video që pas raportimit të Express e ka larguar nga youtube) në shtëpinë e tij i sulmoi hoxhallarët që folën keq për ISIS’in duke i quajtur “injorant e majmunë”, derisa tha ata që po bëjnë xhihad në Siri janë duke e zbatuar fenë islame dhe po i mbrojnë myslimanët nga ‘shejtani’ Bashar Al- Asadi. Ai i quan vëllezër ata që po luftojnë për të vendosur sheriatin në Siri.

Në xhaminë e Zekirja Qazimit ka mbajtur ligjërata edhe Ridvan Haqifi, komandanti i shqiptarëve në ISIS, gjë për të cilën drejtuesit e BIK në Gjilan patën deklaruar për Express se nuk kanë njohuri. Ata thanë se nuk kanë njohuri edhe pse nuk e mohojnë që kanë internet në zyrë.

Angazhimi i dyshimtë i Zekirja Qazimit nga BIK’u

Por ky imam i BIK’un në Gjilan është thjeshtë një person i cili del në xhami e nuk është imam zyrtar, por punon me një autorizim të lëshuar kohë më parë. Kryetari i BIK’ut në Gjilan, Sylejman Osmani pati deklaruar për Express se Zeqirja Qazimi nuk ka kontratë me BIK’un, e për më shumë, as që i japin ndonjë pagesë për shërbimet që kryen në xhaminë nën juridiksionin e BIK’ut të cilin e kanë ndërtuar banorët që marrin shërbime aty.

“Ka shumë njerëz që s’marrin rrogë, por mbijetojnë”, arsyetonte imam Osmani për Express.

Si për çudi, edhe ai i tha gazetës se ka pranuar ankesa se imam Zeqirja Qazimi nxit ekstremizëm, por thotë që askush nuk i ka sjell prova për këtë. Thotë edhe që nga ligjërata e tij që i ka dëgjuar, ato janë në rregull.

Pavarësisht kësaj, Sylejman Osmani tha për Express se fakti që ka ankesa ndaj Zeqirja Qazimit nuk e kanë lënë atë që ti bëjë një kontratë të rregullt imami.

Ai tha se banorët që e ndërtuan atë objekt fetar e kërkuan Zeqirja Qazimin imam, derisa BIK nuk bartë përgjegjësi financiare për të. Megjithëse nuk e paguajnë, në BIK as që e kanë idenë se ku merr para Zeqirja Qazimi dhe si mbijeton ai.

Imami Zekirja Qazimi është lidhja e Lavdrim Muhaxherit e Ridvan Haqifit

Ridvan Haqifi , siç ka raportuar Express, e ka zëvendësuar në komandë mbi shqiptarët në ISIS që janë mbi 150 sosh, Lavdrim Muhaxherin, një terrorist që ditët e fundit është bërë temë nga temat kryesore në vend për shkak të një krimi morbid që ka kryer.

Sikurse Haqifi, edhe Muahxeheri kishin marrë ligjërata nga i njëjti imam, imam i BIK’ut, Zekirja Qazimi.

Express e publikoi këtë fakt në një hulumtim mbi xhihadistët kosovarë në luftën e Sirisë e Irakut, i përqendruar kryesisht në Kaçanik. Zekirja Qazimi kishte qenë njëri nga ligjëruesit e rregullt të shoqatës së pa regjistruar në shtet të cilën e krijoi Lavdrim Muhaxheri, shoqata ‘Rinia Islame-Kaçanik’.

Dy anëtarë të saj, Ilir Berisha e Jetmir Kyçyku, siç ka raportuar Express janë arrestuar para një muaji në një aksion policor anti-terror me informacionet e Agjencionit Kosovar të Inteligjencës (AKI). Gazeta raportoi se Prokuroria e Shtetit po lyp edhe dy muaj tjerë paraburgim. Lavdrim Muhaxheri, që po zëvendësohet në komandë nga Ridvan Haqifi ishte zgjedhur në vitin që shkoi komandant i shqiptarëve që janë pjesë e krahut të rebelëve anti regjimit të Bashar Al-Asadit, por jo i pjesës që kërkon demokraci për Sirinë, por i krahut që lyp një Siri me sheriat – grupet e afërta me “Al-Kaida’në”.

Së paku një i intervistuar nga Express, i kthyer nga llogoret e luftës në Siri, kishte mohuar që ai është komandant. Ai tha që është vetëm garantues për shqiptarët që hyjnë në mesin e xhihadistëve.

Komandat ose jo, lidhjet me terroristin Lavdrim Muhaxheri dikë e çuan në burg në Kosovë.

Organet e ndjekjes kanë çuar prapa grilave llir Berishën, Jetmir Kyçykun dhe Sedat Topjanin, kurse në kërkim është shpallur Burim Ballazhi. Të gjithë dyshohen për veprimtari terroriste, derisa nuk mohohet se po mbikëqyrën edhe persona të tjerë të lidhur me këtë grup.

Vitin e kaluar u arrestuan edhe 6 persona të tjerë të dyshuar po ashtu për terrorizëm me bazë fetare-islamike dhe një i shtatë ka mbetur ende në arrati.

Organizata terroriste ISIS ku komandonte Lavdrim Muhaxheri e tash edhe Ridvan Haqifi paraqet rrezik të drejtpërdrejt edhe për Kosovën.

Ndryshe, Gjykata tashmë ka caktuar një masa arresti prej 30 ditësh për 40 kosovarë të dyshuar si pjesëtarë të grupeve terroriste Shteti Islam i Irakut dhe Shamit (ISIS) dhe krahut zyrtar të Al-Kaida’së në Siri, “Xhabhatu Al-Nusra”, që rrjedhimisht del se të njëjtit, pjesa më e madhe e tyre, kanë luftuar nën komandën e terroristit terroristit Lavdrim Muhaxheri i cili u publikua nga gazeta Express duke prerë një kokë fëmije.

Lavdrim Muhaxheri, deri pak kohë më parë, siç ka raportuar Express, ka qenë lidhej i krejt shqiptarëve në ISIS, grup terrorist ky që herë lufton e herë bashkëpunon me “Al-Nusra’në”. Ai më vonë u pasua në komandë nga Ridvan Haqifi, një ish-imam i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), dhe “talebe”- nxënës special i Zekirja Qazimit.

Prokuroria që të gjithë të mbajturit nën arrest dhe ata që janë në kërkim i ndjek për presë-marrje në organizata terroriste, dhe disa prej tyre edhe për rekrutim në organizatat terroriste.

Kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale të Kosovës deklaroi se janë duke u hetuar edhe disa imamë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora