E premte, 19.04.2024, 01:13 AM (GMT+1)

Kulturë

Vjollca Pasku: Një margaritar i letërsisë shqipe

E marte, 12.08.2014, 07:32 PM


NJË MARGARITAR I LETERSISË SHQIPE NE AGIMIN E ZËRAVE TE BILBILAVE MËNGJESOR

Nga Vjollca Tiku Pasku

Romani “Pengu i zemrës së lënduar” i shkrimtarit Xhemal Gora rrëfen një copëz qiell që përndizet nga nuancat e zërit të bilbilenjëve të Fierit,në degët e veshtullave të horizontittë viteve 30. Në qendër të romanit është miti i famshëm fierak Kristaq Puro.Tingujt e ëmbël të prodhuar nga kordat e zanoreve të tij e kishin burimin nga dhuntia natyrore e lindur. Në fytin e tij kishte gjithë ëmbëlsinë e zërit të bilbilave në unison me dashurinë për këngën. Atë e thërrisnin në çdo dasmë, dhe zëri i mrekullueshëm myzeqar kumbonte në shpirtrat duke gufuar ndjenjat e dashurisë apo dhimbjes sipas këngës..Një ditë era në udhën e rastësisë e përplas me pranverën e një vajze. Zemra, trupi,sytë, pësuan një tronditje të ëmbël,por më shumë shpirti iu duk sikur kërceu dhe u ngjiz me të. Që nga ky çast ai do të ishte i dashuruar,një jetë të tërë. Emri Rukie u bë një tingull i artë shqiptimi që hyri në gjithë qenien e tij. Ajo hyri në ëndrrat e Kristaqit si një lule ku fara ishte aty, por mjaftoi një prekje sysh që lulëzimi të shpërthente imazhe ajrore në gjumë apo zgjuar. Ishin vitet 1935, vite të turbullta ku ziente pakënaqësia e popullit kundër regjimit zogist. Në këtë periudhë Kristaqi i rënë në dashuri gjendet  mes turmës së luftëtarëve me armë në dorë rrugës për në Tiranë për përmbysjen e rendit në fuqi.Kryengritja e Fierit e paorganizuar mire, dhe e palidhur me qytetet e tjera u shtyp nga forcat qeveritare. Kristaqi plagoset dhe fati e dërgon pikërisht në shtëpinë e ëndrrës. Ajo, lulja e ëndrrave i mjekon plagën në kraharor, dhe një puthje vulos dashurinë, e cila rrit një qiell. Pa mundur të këmbejnë asnjë fjalë për dashurinë e tyre sepse nëna e Rukijes kuptoi diçka, dhe e mbante nën vëzhgim vajzën, Kristaqi largohet për t’u kthyer përsëri në shtëpinë e saj i shëruar.Ishte tepër vonë. Rukijen e martuan pa dëshirë. Të dy nuk u panë më asnjëherë.Qielli i kraharorit te Kristaqit u sëmur nga dhimbja, ndërsa Rukija humbi buzëqeshjen. Fillimet e shekullit të XXI ishin të mbarsura me mentalitetin e vjetër shqiptar, ku e bënin njeriun skllav të kohës dhe zakoneve të shoqërisë,në kundërshtim me protestat e brendshme shpirtërore. Rukija shkruan në ditarine saj :Përse jetojmë? Kur lëndohemi dhe vuajmë kaq shumë, kur nuk themi atë fjalë hyjnore që na do zemra…apo pse nuk linda djalë..Pikërisht në këtë ditar mbështetet edhe shkrimtari Haki Stërmilli për të shkruar romanin "Sikur të isha djalë". Në këtë kohë prej lëngimit të shpirtit artistit lind kënga"Oh,moj goca e berberit"., kushtuar dashurisë së humbur. Kjo ishte kënga më e kërkuar nëpër dasma,dridhjet e jehonës së zërit hapnin dhimbjen e transformuar në melodi. ..Dhimbjen kryeneçe të shpirtit të Kiços nuk ia shëroi dot martesa,e cila ishte e destinuar të dështojë. Një martesë fatkeqe nga e cila nuk do tëkishte asnjë trashëgimtar. Kjo dhimbje zbutet vetëm me njohjen e një vajze kabareje tek e cila shikon sozinë e ëndrrës tij. Ai bashkëjeton me të, pasvdekjes së gruas, si në një dashuri sintetike që luan ndjenjat e tij. Qielli i lagësht i kraharorit sëmur frymën e tij. Degëzat nga të cilat thith ajrin e dëshpëruar në mushkëri helmohet, dhe dënohet me tuberkulozin e vdekjes. I ftohti në shpirt është i ftohti më i madh i kësaj bote. I lodhur dhe i paragjykuar nga miqtë e tij, ai vetizolohet në shtëpi, ku i qëndron pranë gruajae dytë..Askush nuk mund te kuptonte shpirtin e artistit.. Të gjithë miqtë e braktisën, dhe sëmundja nuk e linte të këndonte . Kështu firmos vdekjen definitive të jetës së tij. Një linjë tjetër e romanit është dashuria e Verës me Stavrin që ishte si një diell me rreze magnetike.. Të dy përjetojnë ndjesitë më të bukura që fal vetëm ndjenja e dashurisë. Martohen menjëherë dhe më pas arsimohen në Itali. Nga kjo martesë lindën dy fëmijë e jetojnë të lumtur derinë kohën tragjike të ardhjes në pushtet të regjimit monist. Përjetojnë çaste të rënda ku xhelatët mesjetar komunist torturonin deri në pikën e takimit me vdekjen. Tortura e Stavrit ne sy të fëmijëve është një vepër çnjerëzore që shënon vetëm fillimin e këtij rendi diktatorial. Lavjerrësi i vuajtjeve sapo kishte nisur. Stavri dhe Vera përfaqësojnë të gjithë ata intelektualë të ndershëm,që studiuan në Perëndim dhe vunë pasuri me djersë. Ata u burgosën u internuan dhe u quajtën të deklasuar .Lumturia e tyre u arratis për gjysmëshekulli, pothuaj një jetë të tërë. Origjinaliteti i penës së shkrimtarit sjell tek lexuesi jo vetëm emocionet dhe shijen artistike por edhe filozofinë estetike nëpërmjet personazhit të Çelestes ku shkrimtari përpiqet të japë një kuptim për jetën , gruan dhe dashurinë. I gjithë romani lexohet rrufeshëm, duke të mbajtur në valë emocionesh dhe në ritmin e zërit muzikor të këngës myzeqare.Diku kundërmon një lule, diku një ndjenjë e fshehur, diku imazhe e copëza qiejsh te jetuar në atë periudhë. Ky roman ka meritën sepse është kompozuar njësoj si të dëgjojmë ato dridhje që gjeneron vetëm zëri i bilbilit,të Myzeqesë.Gjithashtu hedh drite vezulluese mbi ata yje qe retë e kohës nuk i përmendën asnjëherë. Historia, arti , filozofia lidhen si ngjyrat e dritës duke projektuar rrjedhën e ngjarjeve në qiellin e jetuar te viteve 30. Një vend të rëndësishëm luan përshkrimi i imazheve natyrore. Lulet janë si flutura vezulluese që i japin ngjyrë skenave te romanit, ndërsa vargjet e këngës japin një ndijim sikuri shikon imazhet e gjalla tek lëvizin para syve dhe dëgjon artin e shpirtit.'Pengu i zemrës së lënduar " është një margaritar i letërsisë shqipe në agimin e zërave të bilbilave mëngjesor.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora