Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Durim Daka: Poshtë Basescu!

| E marte, 12.08.2014, 07:22 PM |


POSHTË BASESCU!

Nga Durim Daka

Të mllefosur nga regjimi i Basescut dhe abuzimeve të tij, mbi 15 mijë qytetarë marshuan të dielën (10 gusht 2014) anembanë Rumanisë, në shenjë solidariteti me postin e Televizionit Antena 3. Disa mijë vetë marshuan përrreth selisë së presidentit Traian Basescu në Kotroçen. Zgjohu Rumani se të vdes demokracia, Poshtë Basescu, bërtisnin qytetarët si pasojë e abuzimeve të panumërta të një presidenti të padëshiruar që ka uzurpuar pushtetin, njësoj si në kohën e diktatorit Çaushesku. “Iesh afara zhavra ordinara!” (Dil përjashta maskara ordinere!), bërtasin rumunët e diskriminuar përmes krasitjes së pagave e të pensioneve nga një diktator me biografi komuniste. Të panumërt ishin edhe ata që patën ardhë nga provinca. Të gjithë shprehnin solidaritet me postin e televizionit Antena 3. Në shëtitje dolën edhe gazetarët e famshëm, si Mircea Badea, Dana Grecu, Mihai Gadea, Rayvan Dumitrescu, europarlamentari Mircea Diaconu, senatorja Cristiana Anghel etj. Të pranishmit militonin për drejtësi dhe demaskimin e një sistemi diktatorial të një presidenti rumun me një biografi të dyshimtë.

Diktatura e Çausheskut është zëvendësuar me diktaturën e Traian Basescut që nuk e njeh Kosovën. Protestuesit marshonin me flamuj rumunë në shenjë revolte kundër një diktatori që manipulon me “njerëzit” e tij për të montuar procese politike kundër kundërshtarëve të tij, madje edhe kundër lirisë së shtypit dhe mendimit të lirë. Njerëzit dolën në shëtitje në shenjë solidariteti me postin e televizionit Antena 3 edhe në qendra tjera të Rumanisë, me parrollat “Poshtë Bësesku”! Konsiderojmë se është një vendim abuziv konfiskimi i ndërtesës së këtij posti televiziv. Shpirti i solidaritetit ishte i hatashëm. Është e drejta jonë për mbrojtjen e demokracisë nga një diktator me një të shkuar të turbullt, theksonin disa nga pjesëmarrësit. Traian Basescu mbetet në historinë e Rumanisë si një njollë e zezë. Sipas Liana Voiculescu-t, Traian Basescu i ka sjellë shumë kë këqija popullit rumun. Antena3 është një post kombëtar që ka miliona shikues. Antena 3 militon për një kauzë të drejtë, i vetmi post që ka guximin ta demaskojë Basescun dhe kamarilën e tij.